AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skandali, trafik municionesh nė Gėrdec

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 234
Age : 33
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Skandali, trafik municionesh nė Gėrdec   Wed Mar 19, 2008 12:23 pm

Ēmontimi i municioneve nė Gėrdec, pėr tė mbuluar tregtinė ilegale tė fishekėve. Tė gjitha dėshmitė e punėtorėve

Punėtorėt: Paketonim fishekė nė arka tė vogla. Trailera me targa tė huaja i merrnin nė mbrėmje


Djaloshi qė nuk i ka mbushur tė 14-at, Arif Celami, nuk ėshtė i vetmi minoren qė ka punuar nė fabrikėn e Gėrdecit. Nga tė gjitha dėshmitė e siguruara, nuk ka mė asnjė dyshim se kanė qenė njė dyzinė fėmijėsh qė shfrytėzoheshinnė fabrikėn qė mbolli vdekjen nė fshatin 10 kilometra larg Tiranės. Por shfrytėzimi i minorenėve dhe mungesa e kushteve tė sigurisė ėshtė vetėm maja e "ajzbergut" nė aktivitetin e fabrikės. Paketimi dhe eksporti i fishekėve duket se ka qenė misioni primar i kompanisė sė Mihal Delijorgjit. "Shekulli" ka mbledhur gjatė kėtyre ditėve dhjetėra dėshmi tė punėtorėve tė fabrikės, nga tė cilat mėsojmė se njė proces shumė i rėndėsishėm, por disi i fshehtė nė fabrikė ka qenė paketimi i arkave me fishekė, tė ngarkoheshin nė kamionė me targa tė huaja mbrėmjeve dhe i drejtoheshin portit tė Durrėsit. Mėngjeseve, mbi 50 makina tė ushtrisė kalonin pėrmes Gėrdecit dhe shkarkonin municion nė fabrikė, ndėrsa mbrėmjeve, kamionė tė tjerė tė mėdhenj me ngjyrė tė bardhė dhe me targa tė huaja i ēonin ngarkesat nėdestinacionin e duhur. Punėtorėt thonė se Durrėsi ka qenė pika e zbarkimit tė trailerave, por nuk pėrjashtohej as Tirana, apo njė pikė afėr Fushė- Krujės."Na thoshin se kamionėt trasportonin barut apo edhe gėzhoja, por ne paketonim fishekė nė arka tė lehta, tė cilat stivoseshin nė fabrikė",-thonė punėtorėt.


------------------------------------------------------------------------------

Nė fabrikėn e Gėrdecit paketoheshin fishekė, tė cilėt i drejtoheshin portit tė Durrėsit.

Bukurie Aliaj: Paketonim 270 arka me fishekė nė ditė

TIRANĖ- Bukurie Aliaj, njė nga gratė e mbijetuara pėr shpėrthimet e sė shtunės rrėfen pėr "Shekullin" se puna e saj nė fabrikėn e Gėrdecit nuk ishte ēmontimi i predhave, por paketimi i fishekėve. Thotė se ka parė vdekjen me sy, gra qė humbisnin gjymtyrėt dhenjerėz qė merrnin arratinė nga predhat qė binin si shi mbi fshat.Bukuria pohon kushtet e vėshtira nė fabrikė, ku punohej si nė mesjetė dhe aktivitetin qė zhvillohej ilegalisht, pėr sistemimin dhe paketimin e fishekėve.

Bukurie, ku keni qenė ju kur ka ndodhur shpėrthimi?

Atė ditė kemi parė tmerr me sy. Shpėrthimi disa herė na ka hedhur mbi 100 metrapėrtokė dhe mė ka ruajtur zoti qė jam gjallė. Kam parė gra, fėmijė dhe plaka qė ecninme vrap pėr tė gjetur njė strehė pėr tė futur kokėn. Gjithkund dėgjoheshin vetėm ulėrima. Pleqtė mbetėn prapa, nėn predhat qė binin si shi. Tė gjithė u munduam tė ndihmojmė njėri –tjetrin. Kam parė njė grua qė predha e hodhi pėrmbys dhe nuk e di nėse ka shpėtuar. Ndėrsa njė vajzė rreth tė 18-taveka humbur dorėn. Edhe pse e mbuluar nga gjaku, sėrish vraponte. Nė atė moment, njerėzit kanė braktisur shtėpitė dhe kanė marrė rrugėn pėr nė tunele apo edhe bunkerė. Pas nja 10 minutash ndodhi dhe shpėrthimi mė i madh, qė pėrflaku gjithė zonėn. Pas kėsaj, i gjithė fshati u bombardua nga predhat, sikur po zhvillohej njė luftė.

Ju keni punuar nė fabrikė?

Po. Para 6 muajsh kam punuar aty, por e lashė sepse puna ishte shumė e lodhshme, pothuajse e papėrballueshme. Unė kam punuar, kur nė fabrikė bėhej ēmontimi i fishekėve 12. 7 mm. Mė pas e lashė dhe pse shkova aty pėr bukėn e gojės. Fabrikaishte e vetmja mėnyrė e punėsimit dhe pothuajse i gjithė fshati ka punuar nė kėtė fabrikė.

Cila ishte puna qė ju kryenit?

Unė hapja arka me fishekė,i zbrazja nė tokė. Mė pas i hiqja nga letra dhe i vendosnim sėrish nė arka. Mė pas i dėrgonim nė depo, ku ishin edhe makineritė. Kishte dy tė tilla nė depo. Punonim me normėdhe nuk dilnim qė aty pa e pėrfunduar. Grupi ishte mekatėr vetadhe duhet tė bėnim270 arka me fishekė nė ditė . Keni qėnė tė siguruar?

Ku bėhej fjalė pėrt'u siguruar. Punonim nga mėngjesi nė darkė pėr 12 mijė lekė nė muaj.Kur nuk ke mundėsi tjetėr edhe kėtė punė do ta bėsh nga halli. Tė gjithė aty ishin pėr bukėn e gojės.

Kush ju mori nė punė?

Mjaftoje tė shkoje aty dhe tė merrnin nė punė. Unė kam shkuar aty dhe ishte njė person qė vetėm na shėnonte emrat. Kushdo qė shkonte pėr tė kėrkuar punė, merrej. Mjafton tė kishte fuqi pėr tė punuar. Nė kohėn qė kam qenė unė ishin mbi 150 veta qė punonin nė turn, ndėrkohė qė fabrika punonte nė tre turne

Elion Kurti: Ngarkoja arka fishekėsh nė trailera

TIRANĖ- Elion Kurti, njė tjetėr punonjės i fabrikės sė vdekjes rrėfen aktivitetin e vėrtetė nė Gėrdec.

Kur ke filluar punė?

Kam punuar tre muaj, edhe nėkohėn kur punohej me fishekė.

Ēfarė detyre kishit?

Detyra ime ishte nė pirun. Ngarkoja arka fishekėsh.

Sa arka ngarkoje nė ditė?

Pa numėr. Nuk e di sesa.

Dhe i ku vendosje?

Nė trailera.

Ēfarė trailerash ishin?

Ishin trailera privatė dhe me targa tė huaja. Mesa kam vėnė re unė, kishin targa angleze.

Sa kamionė ngarkoheshin nė ditė?

Njė trailer nė ditė.

I gjithė kamioni ngarkohej me fishekė?

Shumica po.

Sa arka ngarkoheshin?

Shumė, por kush i numėronte.


Ēfarė drejtimi merrninin trailerėt?

Pėr nė Durrės, me aq sa unė di.

Njė kamion, sa arka merrte?

Ndodhte qė i vendosnin edhe nė thasėdhe njė trailer merrte24 thasė dhe njė prejthasėve peshonte rreth 3 kv.Ndėrsa njė thes merrte 17 arka me fishekė.

A ishit tė siguruar?

Jo. Ne punonim me njė rrogė prej 120 mijė lekėsh nėmuaj dhe kjo vetėm nga halli.


Kurti: Nė ditė vinin 50 makina me municion


Sa kohė keni qė keni punuar nė fabrikė?

Qė kur ėshtė hapur reparti,nė nėntor tė vitit 2006.

Ēfarė pune bėje?

Ngarkim dhe shkarkimarkash me municione.

Sa makina vinin nė ditė pėr t'u shkarkuar?

Rreth 50 makiname municion.

Sa ngarkoheshin?

Trailerat ngarkoheshin me arka dhe nė to kishte barut dhe gėzhoja. Po kėshtu, kishte edhe diegore nė to.

Po fishekė keni ngarkuar?

Po, edhe fishekė kemi ngarkuar.

Sa arka mund tė kesh ngarkuar ti?

Nuk mbahet mend sa kam punuar.

Sa grupe pune ishin?

Rreth 40 grupe. Madje unė ka qenė nė punė, kur ka ndodhur tragjedia. Ka qenė ora 12 pa 5, ku ka nisur flaka e parė dhe ne po hanin bukė. Kemi parė flakėn dhe qė nga ky moment nuk kemi parė asgjė. Nė atė moment kanė qenė nė fabrikė rreth 120 vetė.

Keni qenė i siguruar?

Jo. Dhe kemi punuar me 120 mijė lekė nė muaj.

Enver Aliurailera me targa tė huaja pėr fishekėt

Kur keni filluar punė nė fabrikėn e Gėrdecit?

Qė nė fillim dhe kam punuar njė javė. Por duke parė kushtet e punės,ika sepse nuk kishteasnjė masė sigurie, madje ēmontimin earmėve e bėnin fėmijėt qė nga mosha12 vjeē e lart.

Ēfarė paketonit?

Fishekėt dhe barutin.

A kishte fishekė tė paketuar nė kuti tė tjera?

Po, kishte pa hesap.

Kutitė me fishekė si vinin?

Vinin me arka tė mėdhadhe tė vjetra. Qė aty nė fushė, i nxirrnin grupe tė mėdha punėtorėsh, duke i vendosur nė arka tė tjera, mė tė vogla, qė ishin prej druri.

Sa peshonte njė arkė?

Peshonte mbi 35 kile.

Po pastaj ēfarė bėhej me fishekėt?

Paketoheshinnė arka kartoni dhe druri.

Sa peshonte kjo kuti?

Peshonte rreth 15 kile.

Kėto pako tė reja ku futeshin?

Futeshin nė depo.

Po ē'bėhej mė pas me kėto arka me fishekė?

Transportoheshin me makina private,ishin trailera me targa tė huaja.Trasporti i tyre bėhej zakonisht pasditeve.

Cili ishte drejtimi i kėtyre trailerave?

Pėr nė Durrės. Ishin trailera privatė qė i ngarkonin punėtorėt.

Sa makina nė ditė ngarkoheshin?

Si tė them, varej nga ditėt. Sapo mbushej makina, nisej.

Traileri sa arka merrte?

Si tė them, 700-800 arka tė paketuara.

A ishit i siguruar?

Jo, as qė bėhej fjalė.

Kur ishit ju nė punė, sa punėtorė kishte?

Mbi 200 punėtorė dhe askush nuk ishte i siguruar.



------------------------------------------------------------------------------

Mirush Koēi: "Makinat ngarkoheshin vetėm pasdite"


Sa kohė keni punuar nė fabrikė?

Punova 40 ditė dhe nuk e pashė tė arsyeshme tė vazhdoja mė.Kjo pėr shkak tė kushteve. Nuk kishte asnjė lloj siguracioni.

Ēfarė pune bėje ti?

Unė punoja nė makineri. Ēmontoja fishekė.

Sa ishte sasia e fishekėve qė ju ēmontonit?

Unė kam qenė tek makineritė e vogla dhe ne bėnim 150 kg barut pėr 8 orė.

A kishte sasi tė mėdha arkash me fishekė qė ju nuk arrinit t'i ēmontonit?

Sigurisht dhe kjo as qė bėhej fjalė.

Sa mund tė ishin?

Ishte i pallogaritshėm numri. Sepse ēdo kohė vinin dhe shkarkoheshin me municion.

A ngarkoheshin makina me arka tė vogla me fishekė?

Po dhe kėto vinin t'i merrnin firma tė huaja.

Ēfarė tip makinash vinin?

Makina tip maune. Ngarkoheshin ēdo ditė makina, por gjithmonė mbasdite.

Sepse prisnin qė gjatė ditės tė bėhej municioni.

Kush i ngarkonte maunet?

Ishte njė grup mė vete qė punonte pėr kėtė punė. Pėr ngarkim -shkarkimin ishin punėtorėt apostafat dhe nuk merreshin me punė tė tjera pėrveē fishekėve.

Ku shkonin makinat?

Njė sasi nisej pėr Tiranė dhe njė sasi tjetėr shkonte drejt Durrėsit.

Sa makina ngarkoheshin?

5 -6 makina ēdo pasdite.

Me ēfarė ngarkoheshin makinat?

Fishekė tė ēdo lloj kalibri, madje me kalibėr 125

Njė arkė, sa fishekė mbante brenda?

45- 71 kile.

A ishe i siguruar?

Jo

------------------------------------------------------------------------------

Klodi Prini "Makinat me fishekė shkonin drejt Durrėsit"

Sa kohė kepunuar nė fabrikė?

4 muaj, gjatė periudhės sė verės. Asaj kohe ka qenė puna me municion tė lehtė.

Ēfarė pune bėje ti?

Unė punoja nė makinerinė e ēmontimit tė fishekėve.

Sa ishte sasia emunicioneve qė vinte nė ditė?


_________________
ADMIN ALBANIA FORUM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 234
Age : 33
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Re: Skandali, trafik municionesh nė Gėrdec   Wed Mar 19, 2008 12:24 pm

Ishin50 makina ushtarake, qė vinin ēdo ditė. Njė makinė kishte 200 arka . Njė arkė kishte 100 fishekė. Mė pas i fusnin brenda nė fabrikė, ku edhe duhet tė ēmontoheshin nėmakineri tė posaēme pėr kėtė punė.

Kur vinin makinat ēfarėbėhej?

Ishinpunėtorėt qė i hapnin arkat e mėdha apo dhe hekuri dhe kjo punė bėhej me dorė.

A ngarkoheshin makina pasdite?

Ne e dinim qėbėhej ngarkim baruti,se sasia ishte e madhe.

Po sa arka mbante njė makinė?

180-200 arka tė mėdha.

Sa veta punonit nė makineri?

Dy, njė para dhe njė prapa makinės.

Kjo makinė pėrballonte tė gjithė punėn e municioneve qė vinte nga 50-60 makina tė ushtrisė.

Nė njė turn bėhej pėrpunimi i 500 arkave.

A mbetej sasi tjetėr fishekėshqė nuk pėrpunohej?

Ngelte, por zakonisht kur isha unė perpiqeshin qė nė darkė tė mos mbetej asgjė pėr tė nesermen. Tė gjitha ngarkoheshin nėpėr makina.

Dhe ku shkonin?

Te gjitha shkonin pėr nė Durrės.

Sa makina ngarkonin?

5- 6 makina qė ngarkoheshin me barut, gėzhoja dhe me arka fishekėsh.



------------------------------------------------------------------------------



Hane Hakaj " Arkat me fishekė mbaheshin nė fabrikė"

Sa kohė keni punuar nė fabrikė?

Kam punuar kohėt e verės, katėr muaj. Tani qė ndodhi gjėma kisha njė muaj qė kishafilluar sėrish.


Ēfarė pune bėnitkohėt e verės?

Hapnim fishekė. Burrat i hapnin me leva, sepse ishin nė kuti hekuri, ndėrsa ne, gratė i merrnim, i pastronim dhe i hidhnim nėpėr arka druri. Mė pas i merrnim dhe i vendosnim nė fabrikė me karrocė.


Sa makina vinin?

Mbi 50 makina ushtarakeqė sillninēdo ditė.

Po pasdite a ngarkoheshin makina?

Po, ato ishin makina private tė mėdha. Ne na thoshnin qė ishin makina qė ngarkoheshin me barut.

Sa makina ngarkoheshin nė ditė?

Ngarkoheshin 2 deri nė 4 makina.

Ēfarė makinash ishin ?

Ishin tė bardha, tip maunesh.

Po fishekėtku i vendosnin?

Kryesisht ishin arka druri dhe me tė njėjtat arka ngarkoheshin.

"Nė fshat kalonin 50 makina nė ditė"

Keni punuar nė fabrikė?

Jo. Por kam patur shtėpinė mė afėr fabrikės, qė ėshtė shkretuar krejtėsisht.

E shikonit ēfarė bėhej nė fabrikė?

Po. Punohej si nė kovaēane dhe papushim kalonin vetėm makina.

Sa makina kalonin ditė?

Kishte rreth 50 nė ditė. Ngarkoheshin dhe shkarkoheshin ēdo ditė.

-----------------------------------------------

Roza Nexha: "Pastronim fishekėt dhe i fusnim nė arka druri"

Kenipunuar nė fabrikė?

Po nė korrik, pėr 50 ditė. Atė kohė punohej me fishek tė vogėl. Kam qenė unėme dy vėllezėrit dhe motra. Pas kėsaj kohė na ka hequr vėllai nga puna, semori flakė baruti dhe ai nuk e quante vend tė sigurt pėr tė punuar.

Ēfarė pune bėje?

Unė punoja nė procesin e pastrimit tė fishekėve. Vinte arka e fishekėve, i hapnin burrat dhe ne gratėi pastronim me dorė. Kishte letra dhe ne i ndanim nga letrat.

Sa makina vinin nė ditė ?

Mbi 40 makina.

Po si i paketonit?

Po ne, si grup kishim pėr t'i hapur dhe pastruar dhe i vendosnin nė arka mė tė vogla prej kartoni dhe druri.

Sa ishte norma qė ju bėnit?

Ishte 150 arkatė mėdha. Fishekėt ishin me letra brenda dhe ne duhej t'i hiqnim qė aty dhe i vendosnim nė arka druri dhe e ēonin nė fabrikė.

Pastaj ku shkonin kėto arka?

Di qė vinin kamiona dhe ngarkoheshin aty. Po ata vinin pasi mbaronim ne punė.Por ne nuk dinim gjė. Dhe ngarkimet ishin pa orar.

Burim: SHEKULLI
--------------------------------------------------------

Letėr e hapur Kryeministrit, pėr njė material kompromentues

Nga Adrian Thano / Drejtor i Gazetės "Shekulli"

Kryeministėr!

Nuk po tė drejtohem me Zotėri, sepse i tillė nuk je. Nuk pėrfaqėson as zotėrinjtė e vėrtetė dhe as qytetarėt e kėtij vendi. Ti e di shumė mirė kė pėrfaqėson, ndaj nuk po tė pyes pėr kėtė.


Nuk do tė tė pyes as nėse ndjen ndonjė pėrgjegjėsi pėr banorėt e Gėrdecit, Vorės, Tiranės etj., sepse nė kėto tre-katėr ditė dėrdėllitjesh nė media, kuptoj se ti pėrgjegjėsi prapė nuk ndjen.

Nuk po tė pyes nėse pas kėsaj qė ndodhi nė Gėrdec, tė del ndonjėherė para syve trupi i copėtuar i 3-vjeēarit Flavio; as nėse mund tė pėrfytyrosh si e ka ngritur befas nė ajėr vala goditėse atė fėmijė, ndėrsa luante nė oborr tė shtėpisė, se si ėshtė bėrė njėsh me tokėn pas ca sekondash ajo fytyrė vocėrraku e gjakosur; as nėse mund tė pėrfytyrosh sytė e njė 3-vjeēari tė copėtuar qė jep shpirt pa askėnd pėrreth, nėn predha e nėn tym tė zi, si nė bombardim. Do tė mjaftonte vetėm kaq, qė tė mos dukeshe mė nė TV e gazeta. Por ti del dhe artikulon shfajėsime; pas '97-ės ty ndoshta nuk tė bėjnė mė pėrshtypje as kufomat.


As pėr premtimet e pambajtura me tė cilat more votat, nuk po tė pyes, as pėr performacėn tėnde prej karagjozi nė kėtė vend ku dua tė rris djemtė e mi, qė ti nuk e lėshon thonjsh, anipse pikėrisht ky vend qė ka politikanė si ty, ėshtė mė i varfri, mė i izoluari, mė i parsimuari, mė i pashėndetshmi nė Europė; as pse nė marrėdhėnien normale mes meje si qytetar e drejtues gazete dhe teje si Kryeministėr, ti nuk arrin kurrė tė mė bėsh njė fije krenar, sepse sillesh si burrec dhe jo si burrė shteti...

Nuk po tė pyes as pse njė burrė nė moshėn tėnde bėn gėnjeshtarin patetik, sepse e di pėrgjigjen pėr tė gjitha kėto: ėshtė dėshira jote e panginjur pėr pushtet, qė tė shtyn tė jesh i tillė. Dhe kur them dėshirė pėr pushtet, nuk gjykoj tė drejtėn tėnde pėr tė bėrė profesionin e politikanit, por kam parasysh qė tipa si ty, nuk janė politikanė, por ca gėrmuqė tė marrė fund, qė nuk e duan pushtetin pėr ta menaxhuar por thjesht pėr ta shijuar.

Nuk tė pyes, pra, pėr kėto, sepse ėshtė e kotė. Pyetja ime ka tė bėjė me njė material qė ndodhet nė redaksinė e "Shekullit" prej dhjetorit tė vitit tė kaluar.

Nė kėtė material ekzistojnė disa biseda telefonike tė regjistruara mes njė biznesmeni shqiptar dhe njė biznesmeni amerikan. Regjistrimet ndodhen gjithashtu edhe nė zyrėn e Kryeprokurores sė Republikės dhe nė disa zyra tė tjera hetuese jashtė vendit. Bisedat hedhin dritė mbi njė aferė korruptive trafiku armėsh qė kap shifra pėrfituese hipotetike pėr protagonistėt, deri 100 milionė dollarė amerikanė. E dimė mirė tė gjithė qė ka shumė gangsterė rrotull, qė nuk do ta kishin pėr gjė tė vrisnin njerėz pėr kaq shumė para.


Personat qė pėrmenden nė kėto biseda, janė pikėrisht dy tė arrestuarit e ditėve tė fundit pėr ngjarjen e Gėrdecit Por jo vetėm kėta. Nė kėto biseda pėrmenden edhe tre-katėr emra tė tjerė, mes tė cilėve, ministri i Mbrojtjes i Shqipėrisė, Kryeministri i Shqipėrisė dhe djali i Kryeministrit tė Shqipėrisė.

Kur mendoj qė kėto regjistrime ndodhen nė tė njėjtat duar hetuesish tė huaj, qė hetojnė trafiqe tė tilla edhe nė Afrikė (merreni me mend perceptimin) dhe ku renditja e personazheve (Ministri, djali i Kryeministrit etj.) ėshtė po aq nepotike dhe skandaloze sa tė kujton sėrish Afrikėn, mė beso, ndjej Turp. Nuk dua tė qeverisem nga "afrikanė" tė korruptuar nėse duhet tė jem mė i qartė… Ndaj, me gjithė forcėn e shpirtit, do tė doja qė emrat e kėtyre institucioneve tė nderuara tė vendit tim dhe familjarėve tė atyre qė janė pėrkohėsisht nė kėto zyra institucionesh, tė jenė pėrdorur thjesht si koperturė gangsterėsh…

Por "koincidencat" janė tė shumta; sjellja jote e ditėve tė fundit, kur pėrpiqesh jo tė nxjerrėsh pėrgjegjėsitė dhe tė kėrkosh sė paku ndjesė, por tė mbrosh vrasėsit e Gėrdecit, mė bėjnė tė dyshoj fort.


Lojėrat me kontrata dhe VKM-tė, kompanitė fantazma "amerikane" tė "kontraktuara", etj., etj., ku firma dhe roli yt si Kryeministėr janė primare, prapė mė bėjnė tė dyshoj fort.

Nėse Gėrdeci nuk do tė kishte ndodhur, nuk do ta shkruaja kėtė qė po shkruaj. Nuk jam as nga ata qė shkruaj shpesh, ndaj vėru veshin mirė kėtyre qė tė them! As "Shekulli" nuk do tė botonte pa thėnė fjalėn e fundit Prokuroria, ato regjistrime kompromentuese, tė cilat gjenden nė zyrėn time prej tre muajsh.


Por tashmė jemi tė gjithė borxhlinj tek fėmijėt e vdekur tė Gėrdecit! Duhet bėrė ēdo gjė, pėr tė dhėnė Drejtėsi pėr ta. Boll mė! Tė vdekurit, tė mbijetuarit dhe tė gjallėt e tjerė nė kėtė vend kanė nevojė urgjente pėr Drejtėsi. E meqė jemi kėtu, mos pėrmendni dėmshpėrblimin pėr ta, akoma pa mbledhur kufomat nėpėr rrugė dhe tunele. Ėshtė e neveritshme, Kryeministėr, qė e vetmja mėnyrė qė tė ka mbetur pėr tė vazhduar t'i shohėsh ata nė sy, ėshtė Paraja. E kupton sa poshtė kemi rėnė tė gjithė?

Kryeministėr! Pėr hir tė kėtij detyrimi pėr Drejtėsi, "Shekulli" dhe Shekulli Online duke nisur nga nesėr do tė fillojnė t'i botojnė ato regjistrime dhe materialet sqaruese mbi to. Pėr hir tė kėtij detyrimi pėr Drejtėsi, Prokuroria le tė nxjerrė shpejt njė pėrfundim mbi to.

Pėr hir tė kėtij detyrimi pėr Drejtėsi, ti duhet t'i pėrgjigjesh publikisht pyetjes: Emri yt dhe i djalit janė pėrdorur si koperturė gangsterėsh apo jo?

Kėtė detyrim e ke jo thjesht sepse po ta kėrkon gazeta mė e rėndėsishme e kėtij vendi. As pse ky skandal do botohet kėto ditė edhe nė shtypin amerikan. Kėtė detyrim e ke ndaj atyre qė e mbyllėn jetėn pa faj nė 15 mars, nė Gėrdec; e ke ndaj atyre qė do mbeten pėrjetė tė gjymtuar nga shpėrthimi; e ke ndaj qytetarėve tė kryeqytetit qė paaftėsia e qeverisė tėnde pėr tė garantuar sigurinė fizike, pėr pak u shembi tė gjithėve shtėpitė mbi kokė.

Kohėn pėr t'u pėrgjigjur zgjidhe vetė, para ose pas botimit. Kėtu nė kėtė gazetė, nė media tė tjera apo nė Prokurori. E ke detyrim. Ngule mirė nė mendje, qė ato poste pėr tė cilėt silleni qenēe, kanė jo vetėm tė drejta dhe privilegje por edhe detyrime tė tilla. E ke detyrim, Kryeministėr! Jo vetėm ndaj tė vdekurve e tė mbijetuarve qė pėrmenda mė lart. Por edhe pėr tė gjithė ata qė edhe pse ndodhi '97-a, tė ribesuan pushtetin, jetėn dhe mirėqenien e tyre, tė dhanė votėn.


Sa pėr mua si qytetar, pėrgjigja nuk mė duhet. "Garancitė" e tua Kryeministėr janė kaq skarse sa tė sjellin zorrėt te goja. Ti e ke provuar qė fjalėt e tua i merr flladi, e jo mė era. Atė qė thua sot me zjarr e pathos, e mohon pas njė muaji me po aq pėrvėlim. Ndaj, jam i prirur mos tė tė besoj mė asnjė fjalė.

_________________
ADMIN ALBANIA FORUM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.yoo7.com
 
Skandali, trafik municionesh nė Gėrdec
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek: