AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Studiues tė gjuhės shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 234
Age : 32
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Studiues tė gjuhės shqipe   Thu Mar 20, 2008 1:30 pm


GOTFRID VlLHELM LAJBNIC ( 1 646- 1717)

Nė historinė e studimeve rreth gjuhės dhe popullit shqiptar, ndoshta filozofi i njohur Lajbnic ishte i pari qe u mor me lidhjen e shqipes me gjuhėt e tjera. Nė letrėn e tij tė 10 dhjetorit 1709, e cituar me 1897 nė revisten rumune Albania, deklarohet se studiinet e tij te librave shqip, midis tė cilėve edhe nje fjalor, e bindėn se "shqipja ėshte gjuha e ilireve tė lashtė".

HANS ERIK TUNMAN (1746-1778)

Ky historian suedez, profesor nė Universitetin e Halles, Gjermani, ishte njė nga albanologėt e pare, qė studioi shkencėrisht origjinėn e gjuhės dhe te popullit shqiptar. I cuditur nga prania e njė populli jogrek e josllav nė Gadishullin Ballkanik, ai bėri kėrkime nė burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhesh tė Theodhor Kavaljotit (greqisht, sllavisht e shqip) tė botuar me 1770. Nė veprėn e tij "Hulumtime per historinė e popujve te Evropes Lindore" (1774) arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, tė cilėt as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mevonshme.


JOHAN GEORG FON HAN (1811-1869)

Ky austriak, i diplomuar per drejtėsi nė Universitetin e Haidelbergut, shėrbeu si gjykates nė shtetin e sapo cliruar grek, ku arvanitėt shqiptaro-grekė e mahniten me gjuhėn e tyre shqipe, qė ishte aq e ndryshme nga greqishtja. Nė vitin 1847 u emėrua si nėnkonsull i Austrise nė Janinė, ku iu fut edhe studimit tė gjuhės shqipe, se bashku me gjuhėtarin Kostandin Kristoforidhi, dhe bėri udhetime tė shumta anekend Shqipėrisė. Me 1854 ai botoi veprėn e tij themelore, me tre vėllime, "Studimet Shqiptare", mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė shqiptare. Burimet antike e bindėn se ilirėt, epirotėt dhe maqedonasit nuk ishin grekė, por ishin me tė vjetėr se ata dhe e kishin prejardhjen nga pellazgėt e lashte.
Ai ishte, ndoshta, i pari qe studioi fjalorin e ilirishtes sė vjetėr. Ai vėrtetoi se shume emra vendesh tė viseve shqiptare ishin vazhdlm i drejtpėrdrejtė i emėrtimeve tė dikurshme ilire dhe hartoi rregulla per shpjegimin e ndryshimeve fonetike, qė kishin ndodhur tek emrat e vendeve me kalimin e shekujve. Kjo bėri qė tė arrinte nė pėrfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e drejtpėrdrejtė e ilirishtes, kurse vetė ilirishtja rridhte nga pellazgjishtja.


FRANC BOP (1791-1867)

Gjuhėtari i shquar Frane Bop ishte profesor ne Universitetin e Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhėsise krahasuese historike indoevropiane. Ne moshėn 25 vjecare ai botoi veprėn e tij tė pare "Mbi sistemin e zgjedhimit tė sanskritishtes nė krahasim me greqishten, latinishten, persishten dhe gjermanishten".
Kur u njoh me shqipen, ai vuri re njė ngjashmėri midis saj dhe sanskritishtes nė gramatikė, nė rrėnjėt e fjaleve, si edhe ne tingujt e diftongjet. Ai analizoi numėrorėt dhe pėremrat e shqipes dhe, me pas, bėri njė analizė tė strukturės se saj gramatikore dhe tė fjalorit. Ai vėrejti ngjashmėri midis fjalorit tė shqipes, nga njėra anė: dhe atij te armenishtes ose tė gjuhėve balltlke, letonishtes dhe lituanishtes, nga ana tjetėr, vecanėrisht ne kėto fusha: pyllėtari, bujqėsi, punim druri, prodhime blegtorale, ekonomi shtėpiake, emėrtimet e bimėve, tė kohės, kafshėve, bagėtisė, sėmundjeve, pjesėve tė trupit, si edhe termat sociale e juridike.
Bopi e botoi veprėn e tij me 1854, duke vėrtetuar pėrfundimlsht se shqipja ben pjese nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjė gjuhė tjetėr simotėr nė kontinent, si edhe greqishtja.


DHIMITER KAMARDA

Kamarda, njė filolog italian me origjinė shqiptare, ne librin e tij "Njė ese e gramatikės krahasuese rreth gjuhės shqipe", tė botuar ne Livorno me 1864, vėrtetoi me dokumente lashtėsinė e gjuhės shqipe. Duke ecur ne gjurmėt e Hanit, ai bėri, gjithashtu, edhe njė krahasim tė rendėsishėm filologjik te rrenjėve nė sanskritisht, persisht, latinisht, greqishten klasike dhe shqip. Nga analiza kritike e dhjetra burimeve shkeneore ai arriti nė pėrfundimin se gjuha e popullit shqiptar ishte nder me te vjetrat e tė gjithė popujve tė Evropės.


GUSTAV MAJER (1850-1900)

Majeri, njė profesor austriak ne Universitetin e Gracit dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Vjenės, u specializua nė fushėn e studimeve historike tė gjuhėve indoevropiane, greke, turke e shqipe. Botimi i tij thernelor "Mbi pozlten e gjuhės shqipe ne rrethin e gjuhėve indoevropiane", i vitit 1883, u pasua nga tetė a me shumė punime shkencore, si ai mbi formimin e shumėsit tė emrave, studimet krahasuese rreth numėrorėve tė shqipes dhe tė gjuhėve tė tjera indoevropiane, si edhe ato rreth historisė sė Shqipėrisė, gramatikės, fonetikės historike, gojėdhėnave, poezlsė dhe proverbave popullore, te mbledhura nė dialektet e krahinave tė Shqipėrisė dhe nė ngulimet arbėreshe nė Itali e Greqi. Ai njihet vecanėrisht per hartlmin e Fjalorit etimologjik te gjuhės shqipe, me 1891. Ne sajė tė studimeve tė thella shkencore ky albanolog i shquar arriti nė pėrfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe pėrbėnte njė degė me vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane.


EDUARD SHNAJDER (187-19?)

Shnajderi, njė studiues francez qe shėrbente nė qeverine osmane tė Shkodrės, shtoi nė librln e tij mbi "Pellazgėt dhe pasardhesit e tyre" (1894) njė lekslon tė hollėsishėm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet sl "tingėllimi me i pastėr e me besnik l gjuhės pellazge".


HOLGER PEDERSEN (1867-1953)

Gjuhėtarl i shquar danez, Pedersen, punoi 35 vjet si profesor i gjuhėsise krahasuese indoevropiane ne Universitetin e Kopenhagės. Intereslmi i tij pėr gjuhėt indoevropiane bėri qė, fillimisht, tė pėrqendrohej te shqipja e, me pas, edhe te keltishtja e armenishtja. Pas vizitės qė bėri ne rivierėn shqiptare, me 1893, per 15 vjet me radhe ai botoi njė varg punimesh shkencore mbi gjuhėn shqipe, duke dhėnė analiza tė vlefshme rreth aspekteve tė vėshtira tė gramatikės historike te shqipes, si: problemet fonetike me gjininė asnjanėse, tingujt grykore dhe struktura gramatikore. Gjithashtu, ai mblodhl e botoi folklorin shqiptar. Njė studim i tillė shkencor e bindi atė se gjuha shqipe rridhte nga pararendėsh e saj indoevropiane e ilire.


KRISTIAN SANDFELD-JENSEN (1873-1942)

Ky nxėnės i Pedersenit i mbaroi studimet nė Universitetin e Kopenhagės dhe ne sajė te talentlt tė tij nė fushėn e gjuhėsise u emėrua si profesor i romanistikės, punė qė e bėri deri sa vdiq. Ai ishte ndėr tė parėt qė shpjegoi afėritė midis gjuheve ballkanike, pjesėtare te grupeve tė ndryshme gjuhėsore, si rrjedhojė e bashkėjetesės sė kėtyre popujve qė nė kohėt me tė lashta, por vecanėrisht gjate pushtimeve romake, bizantine dhe osmane. Ai e pėrcaktoi shqipen si nje nga gjuhet me te vjetra te Ballkanit dhe burimi i nje vargu tiparesh tė pastra gramatikore e sintaksore nė Ballkan, si: pozicioni prapashtesor i nyjės, zhdukja e paskajores dhe zėvendėsimi i saj me lidhoren, formimi i kohės sė ardhme me foljen ndihmėse dua etj. Gjithashtu, ai pranoi mundėsinė e prejardhjes se shqipes nga ilirishtja.


NORBERT JOKLI (1877-1942)

Jokli, gjuhėtar austriak me origjinė gjermano-cifute, bibliotekar nė Universitetin e Vjenės dhe studiues i shquar i gjuheve indoevropiane, ia kushtoi gjithe jetėn e tij studimit tė gjuhės shqipe. Ai shquhet per lėvrimin e fushave tė ndryshme, si ajo e etimologjisė dhe e fjalėformimit, e marrėdhėnieve tė shqipes me gjuhet e tjera tė lashta jogreke nė Ballkan, e fonetikes dhe e morfologjisė historike tė gjuhės shqipe, tė cilėn e pėrcaktoi si gjuhė indoevropiane. Para se tė shpėrthente Lufta II Botėrore atė e ftuan tu mėsonte albanologji studiuesve tė talentuar shqiptarė, mirėpo vdekja e tij nė nje kamp pėrqėndrimi nazist e privoi Shqipėrinė nga shėrbimet e kėtij studiuesi tė madh.


MAKSIMILIAN LAMBERC (1882-1963)

Gjate nje udhėtimi neper Greqi, Lamberci dėgjoi disa barinj shqiptarė duke folur nė gjuhėn e tyre amtare, e cila i ngjalli kureshtjen shkencore per tė hulumtuar dialektin e arbėreshėve tė Italisė sė Jugut. Pas vizites qė bėri nė Shqipėri si emisar i Akademisė sė Shkencave tė Vjenės, ai menjėherė u shqua si studiues i folklorit dhe i mitologjisė shqiptare. Si u vendos nė Laipcig, i vazhdoi studimet nė fushėn e albanologjisė, mbajti leksione rreth saj nė universitet dhe ne vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Kursin e gjuhės shqipe, nė tre vėllime. Studimi i tij per emrat e pėrvecėm dhe besimet popullore mbėshteti tezėn e prejardhjes se shqiptarėve nga ilirėt dhe tė gjuhės shqipe nga ilirishtja.


ZEF SKIROI (1865-1927)

Ky filolog i shquar italian, ashtu si Kamarda, ishte me origjinė shqiptare dhe, sė bashku me mikun e tij tė ngushtė, Joklin, ishin frymėzuar nga Gustav Majeri. Ndėr studiuesit e huaj tė kėtij shekulli, Skiroi, Jokli dhe danezi Pedersen janė konsideruar si tri albanologėt me tė shquar. Hulumtimet e profesor Skiroit nxorėn nė dritė librin e tij Gjuha Shqipe, botuar nė Rome me 1932.


TE TJERE

Nje varg studiuesish arbėreshė, duke pėrfshirė edhe Jeronim De Radėn (1814-1903), pohuan origjinėn e shqipes si nje gjuhė indoevropiane me prejardhje nga pellazgjishtja pėrmes ilirishtes. Disa shkrimtarė tė hershėm shqiptare ishin shumė krenare per lashtesine e gjuhės sė stėrgjyshėrve tė tyre. Vaso Pasha, gjuhėtar katolik, i emėruar guvernator i Libanit nėn perandorinė osmane, shkroi studimin e tij tė njohur "E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptaret", botuar nė Londėr me 1879. Ai argumentoi se perėnditė e lashta greke ishin huazuar nga stėrgjyshėrit pellazgė tė shqiptarėve dhe tregoi se emrat e tyre nuk rridhnin nga greqishtja, por nga shqipja. Ky pohim ėshtė mbėshtetur nga studiues tė mevonshėm shqiptare si Kostandin Qekrezi dhe Kristo Dako.

Gjuha shqipe ėshtė pėrcaktuar si nje nga pjesėtaret me tė vjetra tė familjes indoevropiane edhe nga filologė tė tjerė tė njohur. Njėri prej tyre ishte francezi Antuan Meje, i cili botoi nė Paris, me 1918, "Gjuhet ne Evropen e re". Nje tjetėr ėshtė anglezi Jozef Suajer, i cili me 1929, pas pese vjet kėrkimesh tė gjithanshme nė Shqipėri e gjetkė, botoi librin e tij Shqipėria: Lindja e nje mbretėrie. Ai arriti nė pėrfundimin se raca shqiptare e ka prejardhjen nga emigrantėt e hershėm ariane dhe gjate kohės historike ėshtė pėrfaqėsuar nga trako-ilirėt dhe epirotėt ose pellazgėt, tė cilėt dikur patėn populluar tė gjithe Gadishullin e Ballkanit, qė nga Danubi deri nė detin Egje. Ai vuri ne dukje se shkrimtarėt e vjetėr grekė i cilėsonin epirotėt si johelenė dhe se banorėt e Maqedonisė, Ilirisė dhe Epirit flisnin gjuhė tė njėjtė dhe kishin zakonte tė ngjashme.
Me tej, gjuhėtari shqiptar Leonidha Ndrenika hulumtoi rreth 60 burime historike, filologjike e letrare nė bibliotekėn e Vatikanit dhe gjetkė ne Itali. Me 1936 ai botoi nė Shkodėr rezultatet e kėrkimeve tė tij nė librin / Pelasgi e la Loro Lingua (Pellazgėt dhe gjuha e tyre). Nė te ai hartoi, ndoshta, tė parin fjalor krahasues nė llojin e vet, i cili vėrteton praninė e fjaleve pellazge-shqipe ne greqishten dhe latinishten klasike.

Vetėm nė vitet pas Ēlirimit u bė e mundur qė gjuhėtarėt shqiptare ti pėrqėndronin studimet dhe kėrkimet e tyre nė kėto cėshtje gjuhėsore dhe ti pėrdornin ato si mjet per zgjidhjen e misterit tė origjinės parahistorike tė gjuhės dhe tė popullit shqiptar.


EQREM CABEJ (1908-1980)

Profesori shqiptar Eqrem Cabej, pa dyshim, ėshtė figura me e shquar nė fushėn e gjuhėsisė. Studimet e larta i mbaroi nė Austri, ku u specializua per gjuhėsi krahasuese indoevropiane. Per gati gjysmė shekulli ai bėri studime, botoi e dha mėsim nė fushėn e gjuhėsisė shqiptare, ndonėse bėri hulumtime edhe nė lėmin e etnograflsė, folklorit dhe historisė sė letėrsisė. Ndihmesa tė shquara ishin studimet historike nė fushėn e etimologjisė dhe te leksikologjisė. Gjithashtu, ai bėri nje punė tė vyer per fonetikėn dhe gramatikėn shqipe, per origjinėn e gjuhės shqipe, marrėdhėniet e saj me gjuhet e tjera indoevropiane dhe njėsimin e normės latrare. Ai ishte njė specialist ne vėrtetimin e faktit se emrat e lashte te vendeve, te lumenjve dhe te maleve ndryshojnė nga emrat e sotem shqiptarė ne perputhje te plote me ndryshimet fonetike qe ka pesuar gjuha shqipe gjatė shekujve. Ky fakt zinte nje vend qėndror ne zhvillimin e tezės se tij se shqiptaret janė pasardhesit e sotem tė ilirėve dhe te banorėve tė pare indoevropianė ne Ballkan. Kumtesa e tij gjuhėsore ne Kolokuiumin e Pare mbi Studiniet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime te tjera te shumta "vertetuan ne mėnyrė bindėse origjinėn ilire te gjuhes shqipe dhe
autoktoninė e popullit shqiptar".


ANDROKLI KOSTALLARI DHE KOLEGET E TIJ

Profesor Kostallari, ish-drejtor i Institutit te Gjuhėsisė dhe te Letėrsisė, arriti po tė njėjtin pėrfundim si edhe kolegu i tij Ēabej. Gjithashtu, ai ishte specialist ne fushėn e onomastikės. Prof. Aleks Buda, ish-kryetar i Akademisė se Shkencave nė Tirane, nė nje konferencė qe drejtoi, me 2-4 korrik 1982, theksoi "vazhdimėsinė iliro-shqiptare dhe autoktonine e shqiptarėve ne trevat e tyre". Kėto trova historike, rastėsisht, shtrihen thellė nė ish-Jugosllavi e nė Greqi, prandaj odo diskutim i kėsaj natyre i nervozon fqinjėt. Nje tjeter pjesemarrės ishte prof. Mahir Domi, i cili foli mbi origjinėn ilire dhe zhvillimin e gjuhes shqipe.


SHABAN DEMIRAJ

Pa dyshim, trajtimi me i plote i origjines sė gjuhes shqipe ėshtė Gramatika historike e gjuhes shqipe, botuar kohėt e fundit nga prof. Shaban Demiraj. Ky vėllim prej 1200 faqesh ndahet nė 27 kapituj. Duke hulumtuar tekstet me tė vjetra shqipe, si edhe te gjitha dialektet, Demiraj vėrtetoi se kontaktet e shumta tė shqipes me gjuhėt e tjera gjatė shekujve patėn ndikim nė fjalorin e saj, por nuk e prekėn strukturėn e saj gramatikore. Nė mėnyrė shkencore autori pėrpiqet tė kapėrcejė problemet e shumta, tė ndėrlikuara, tė gjuhėsisė historike dhe arrin nė pėrfundimin se struktura gramatikore e shqipes e pėrcakton kėtė gjuhė si nje degė me vete nė familjen e gjuhėve indoevropianė. Studiuesit e huaj, me siguri, do tė cmojnė pėrmbledhjet e gjera te autorit nė anglisht. Demiraj trajton me hollesi domethėnien e te ashtuquajturave ballkanizma, qė gjenden ne shqipe dhe nė disa gjuhe tė tjera fqinje. Keto ballkanizma pėrfshijnė pėrdorimin e nyjės sė shquar si prapashtesė, pėrdorimin e foljes ndihmėse "dua" nė" formimin e kohės sė ardhme, zėvendėsimin e paskajores me lidhoren, pėrsėritjen e kundrinės se drejtė e tė zhdrejtė nėpėrmjet trajtave te shkurtėra tė pėremrave vetorė etj. Gjithashtu, ai vuri ne dukje se te gjithė studiuesit e gjuhėsisė historike pajtohen me mendimin se fjalėt greke nė shqipe janė huazuar nga dialekti dorik dhe, me siguri, kanė depėrtuar nė gjuhen ilire gjatė shek. VII deri IV p.e.s. nėpėrmjet ngulimeve korintase pėrgjatė bregdetit Adriatik dhe Jon. Po kėshtu, huazimet nga latinishtja u pėrfshinė nė gjuhen ilire gjatė shekujve tė pushtimit romak. Keto huazime tė fjalorit, qė gjurmohen fare mire nė shqipen e sotme, dėshmojnė per praninė e vazhdueshme te folėsve shqiptare nė te njejtat treva qė nga lashtėsia deri me sot.

_________________
ADMIN ALBANIA FORUM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.yoo7.com
 
Studiues tė gjuhės shqipe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek: