AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kostandin Kristoforidhi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 234
Age : 33
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Kostandin Kristoforidhi   Tue Mar 25, 2008 12:11 pm

Kostandin Kristoforidhi (1827 - 1895)



Lėvrues dhe studiues i shquar i gjuhės shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombėtare, i arsimit dhe i kulturės. Lindi nė Elbasan, ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea tė Janinės, ku ndihmoi J. G. Hanin pėr tė studiuar shqipen e pėr tė hartuar njė fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi nė Stamboll mė 1857 dhe pėr tė treguar nevojėn e njė pune tė re me pėrkthimet shqip hartoi njė Memorandum pėr gjuhėn shqipe. Qėndroi nė Maltė deri mė 1860 nė njė seminar protestant, ku ndėrkohė pėrfundoi pėrkthimin e Dhjatės sė re toskėrisht e gegėrisht. Paraqiti disa nga idetė e rilindėsve pėr njėsinė e Shqipėrisė autonome, pėr lashtėsinė e virtytet e shqiptarėve, si edhe gjendjen e arsimit e tė dialekteve tė shqipes nė punimin Shėnime mbi Shqipėrinė, gjuha dhe pėrkthimi i shkrimeve tė shenjta (1860). U vendos mėsues nė Tunis deri mė 1865, kur hyri nė marrėdhėnie me pėrfaqėsuesin e Shoqėrisė Biblike tė Londrės nė Stamboll. Botoi mė 1866 pėrtkhimin e parė gegėrisht Katėr Ungjijtė dhe punėt e Apostujve dhe vijoi pėr shumė vjet pėrkthimet: Psallmet (1868 toskėrisht, 1869 gegėrisht), Dhjata e re (gegėrisht 1869, toskėrisht 1879), Tė bėrėt dhe tė dalėt (toskėrisht 1880), Nomi i dytė (toskėrisht 1882) Fjalėt e urta tė Solomonit dhe Vivla e Isaisė (toskėrisht 1884). Ka lėnė dorėshkrim Krijesa dhe tė dalėt gegėrisht, si edhe disa shkrime tė tjera qė nuk janė gjetur. Udhėtoi disa herė nėpėr Shqipėri qė nga viti 1870 pėr tė mbledhur fjalė e shprehje nga goja e popullit, pėr tė pėrhapur librat e vet dhe pėr t'u mėsuar bashkatdhetarėve shqipen letrare. Shoqėria Biblike i ndėrpreu marrėdhėniet me tė mė 1874 pa paralajmėrim, sepse u vėrtetua qė ai nuk besonte nė frymėzimin hyjnor tė Biblės. U detyrua tė shiste dru e qymyr e tė hapte njė pijetore nė Tiranė, por jepte fshehurazi mėsime tė shqipes. U vendos pėrfundimisht mė 1884 nė Elbasan, ku vijoi tė jepte shqipen fshehurazi derisa vdiq.

Veprimtaria e tij themelore ishte nė dy fusha tė lidhura ngushtė: pėr gjuhėn dhe pėr shkoIlėn shqipe. Botoi mė 1867 Abetaren gegėrisht, mė 1868 toskėrisht dhe libra tė vegjėl pėr nxėnėsit. Bashkė me atdhetarė tė tjerė mori pjesė nė Komisionin pėr alfabetin e pėr arsimin mė 1867 nė Stamboll dhe i vazhdoi mė pas pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr alfabetin. U pėrpoq me Hasan Tahsinin e tė tjerė tė ngrinte shkollėn shqipe. Idetė mė tė rendėsishme i ka shprehur nė njė letėr Nikolla Naēos mė 1888.

Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, pėr tė cilėn punoi gjithė jetėn, ėshtė Fjalori i gjuhės shqipe . Mė 1882 botoi Gramatikėn e gjuhės shqipe sipas dialektit toskė; ka lėnė edhe disa dorėshkrime me shėnime gjuhėsore. Pėrkrahte teorinė pėr prejardhjen pellazge tė shqipes. Nxori nė dritė vlera tė shumta tė visareve tė gjuhės sė popullit, dha ndihmesė tė veēantė pėr pastėrtinė e gjuhės dhe dėshmoi se dialektet e shqipes nuk kishin dallime tė mėdha. Me lėvrimin qė i bėri gjuhės shqipe nė pėrkthimet e nė veprat e tjera ndihmoi pėr themelimin e gjuhės letrare kombėtare. Provoi prozėn me tregimin e shkurtėr Gjahu i malėsorėve (botuar mė 1902). Punoi pėr njė sistem arsimor kombėtar, tė mbėshtetur nė njė pedagogji e didaktikė pėrparimtare demokratike.

Nė pikėpamjet politiko-shoqėrore Kostandin Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Shpresėn pėr lirinė e Shqipėrisė e mbėshteste te vegjėlia, si rrugė kryesore shihte zgjimin kombėtar nėpėrmjet shkollės e kulturės dhe gjuhėn amtare e shihte si mjetin mė tė rėndėsishėm pėr pėrparimin kombėtar. Ishte ndėr pėrfaqėsuesit e parė qė u bėnė shprehėsit ideorė tė lėvizjes kombėtare dhe bėri pėrpjekje pėr ta vėnė nė jetė programin e rilindėsve nė fushėn e kulturės e tė arsimit.

_________________
ADMIN ALBANIA FORUM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 234
Age : 33
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Re: Kostandin Kristoforidhi   Tue Mar 25, 2008 12:11 pm

Titujt e veprave

Mernorandum pėr gjuhėn shqipe (1857)
Shėnime mbi Shqipėrinė, gjuha dhe pėrkthimi i shkrimeve tė shenjta (1860)
Katėr Ungjijtė dhe punėt e Apostujve (pėrkthim: gegėrisht 1866)
Psallmet (pėrkthim: toskėrisht 1868, gegėrisht 1869)
Dhjata e re (pėrkthim: gegėrisht 1869, toskėrisht 1879)
Tė bėrėt dhe tė dalėt (pėrkthim: toskėrisht 1880)
Nomi i dytė (pėrkthim: toskėrisht 1882)
Fjalėt e urta tė Solomonit dhe Vivla e Isaisė (pėrkthim: toskėrisht 1884)
Krijesa dhe tė dalėt (dorėshkrim: gegėrisht)
Abetare (gegėrisht 1867, toskėrisht 1868)
Alfabeti i Stambollit - anėtar i komisionit (1870)
Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Kostandin_Kristoforidhi"

_________________
ADMIN ALBANIA FORUM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.yoo7.com
 
Kostandin Kristoforidhi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Elita kombėtare-
Kėrce tek: