AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ahmet Zogu

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:19 pm

Ketu me poshte do te gjeni skeden e A. Zogut, ashtu sic eshte botuar
ne *Fjalorin
enciklopedik te politikes*. Eshte nje veshtrim personal mbi (mbase)
shqiptarin me te suksesshem te shekullit te kaluar.


*Zogu Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit. Pati
funksione te ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne fillim si
minister i Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u emerua
kryeminister i vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita e mbledhur
rrotull priftit e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne fuqi rreth gjashte
muaj me vone, gje qe do te cilesohet si triumf i legalitetit. Atentatet,
pabesite reciproke, merite e familjeve te medha, mungesa e stabilitetit dhe
rivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte, sikunder kishte ndodhur me
Bonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i pushtetit do rriste autoritetin
e do ta bente me te larget per lakmite e te tjereve. Drejt ketij vendimi do
ta kete shtyre edhe nje realitet tjeter i natyres gjeopolitike: Ne perendim
ai kishte nje nga mbreterite me te shkelqyera te kohes, ate te Savojes, ne
juge vendi tij kufizohej nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri po ashtu
gjendej Jugosllavia, por edhe ne lindje kurorat bullgare e rumune
mbreteronin prej qindra vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e monarkise se
fundit ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund nje
gjendjeje "anormale". Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do te
qendroje ne fronin e Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te vitit
1939, kur vendi do te pushtohet nga trupat e Italise fashiste. Zogu ne
politike do te bente ate qe ben cdo kryetar shtetit qe njeh mire dobesine,
prapambetjen, e mbi te gjitha nevojat e medha te nje populli qe nuk kishte
nxjerre ende nje klase politike qe te dinte te formulonte nevojat e tij. Si
nje monark i ri e dinamik, ai se pari pajisi vendin me nje Ligj Kushtetues,
me Kod Civil, Penal e Tregtar, qe edhe sot cilesohen nga me interesantet e
kohes. Por vendi nuk kishte nje borgjezi te vertete qe te financonte nje
industri per te qene. E duke mos patur ate industri e as nje bujqesi qe te
meritonte te quhej e tille, atij, mbretit, detyrimisht qe do ti mungonin
parate per te vene ne jete projektet e tij. Dhe sic behej shume kohe para
tij e sic behet edhe sot, shume kohe pas tij, ai kerkoi borxhe e per kete
trokiti te fqinja me e pasur, te mbreteria italiane. Eshte nje kohe kur vete
italianet nuk e dinin se cfare u kishte rezervuar e nesermja, por heperhe
kane mendimin se ajo de te jete e shkelqyer. Por pak kohe me pas AZ do te
jete nga te paret burra shteti qe do ta ndjeje se ne Rome qielli po behej
gjithnje e me kercenues. Mbreti i ri i shqiptareve kishte mundur ti vinte
fre banditizmit e kusarise rrugeve malore te Shqiperise, por ndaj banditeve
te rinj te Evropes ishte i pafuqishem. Por, jo aq sa tu trembej atyre.
Keshtu ai nuk iu perkul as kerkeses per kontrollin italian te doganave
shqiptare, dhe as kerkeses per vendosjen masive te koloneve italiane etj.
Shkoi edhe me tej mbreti i shqiptareve. Per te ulur prepoderancen e Romes,
nenshkroi Marreveshje ekonomike me Greqine e Jugosllavine, gje qe i kushtoi
nje demonstrim force te trupave te Musolinit perballe portit te Durresi.
Por mbreti i shqiptareve (dhe kjo harrohet gjithmone) paralajmeroi gjerarket
e larte fashiste se trupat e tij do te hapin zjarr kunder cdo ushtari
italian qe do te vinte kemben ne token shqiptare. Roma u terhoq e kerkoi
falje duke thene se nje nepunes i Ministrise se Jashtme kishte harruar te
paraqiste kerkesen per nje vizite miqesore... Mbreteria e brishte shqiptare
rezistonte ne nje kohe kur fuqite evropiane si Franca apo Anglia nuk po
kundershtonin asnje nga manovrat politike te fashizmit e nazizmit ne arenen
nderkombetare dhe kaluan ne heshtje Marreveshjen e Munihut, qe copetoi
Cekine apo manovrat e Stalinit per aneksimin e vendeve baltike. Harrohet
shpesh se shtete shume me fuqishme nuk i rezistuan presionit dhe u bene
pjese e Aksit (*shih*) si Bullgaria, Hungaria, Finlanda, Rumania etj.. Vete
A. Zogu, ne fjalimin e fundit para parlamentit te vendit jep nje fakt teper
komprometues per fuqite e kohe: " *Britania e Madhe, sic ua kam shpjeguar,
me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashke me Ministrin e
akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet haptazi me thane per t'u marre
vesh me Italine se jeni krejtesisht te izoluar*". Por ne te vertete,
pavaresisht nga kjo atmosfere pragqameti, ne kete periudhe Shqiperia nuk
krijoi terren per krijimin e asnje partie fashiste, ndonese nga qarqet
fashiste u bene perpjekje te ethshme ne kete drejtim. Per te kuptuar
perpjekjet e tij te kesaj periudhe ne fjalimin e lartpermendur merr vlere
edhe ky paragraf: "...*qysh ne Nentorin 1926 e kam kuptuar haptas qellimin e
erret te Musolinit kunder Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne ta. .. Nuk
kam lene mjet pa perdorur per sigurimin e Shqiperise, qysh ne vitin 1934. I
kam propozuar ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene edhe
Shqiperia brenda. I jam lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri Greqise e
Jugosllavise, qe kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej edhe
Shqiperia*." AZ., megjithate vazhdoi me hedhjen e themeleve per nje
administrate funksionale shqiptare, per bazat e nje arsimi modern, diskutoi
mundesite e projekteve te zhvillimit me plane pesevjecare, per fuqizimin e
nje banke qe do te lehtesonte transaksionet e brendshme e te jashtme, nxori
ligje qe synonin qyteterimin e shoqerise shqiptare, madje per kete periudhe
studiuesi R. Elsie (libri "Nje fillim dhe nje fund") thote se ka patur edhe
nje "pranvere te arte te kultures shqiptare", ku ishin te pranishme e
diskutoheshin rrymat me te ndryshme kulturore-letrare e madje edhe ato
sociologjike e filozofike. E gjitha kjo kur nderkohe, p.sh. Karoli i II-te i
Rumanise merrte frymezimin nga Roma dhe vendoste ne vend nje diktature
korporatiste. Shpenzimet e oborrit te mbreterise shqiptare kurre nuk e
kapen 2 % e buxhetit te shtetit, perqindja me e ulet midis familjeve
mbreterore evropiane. Por atij cdo dite i duhej te blinte grure, per te
shmangur zine e bukes (regjimi komunist do te vazhdoje te importoje edhe per
me shume se 30 vjet te tjera), e nganjehere, per te mbajtur te lidhur pas
vetes feudalet e pabese, ndonjerit duhej edhe ti premtonte se do ti merrte
vajzen per grua. Dhe kur kjo pune po shtyhej si shume, ai e degjoi si
kerciten mekanizmat e atentateve dhe komploteve kunder tij. Per ate qe
ndodhi me 7 prill 1939, veprimtaria e AZ. nuk kishte lene asnje shkas ne
gjysme fushen e politikes shqiptare. Kriza e fundit me Italine ishte
kapercyer nga qeveria e M. Frasherit rreth dy vjet me pare. Katastrofa e 7
prillit, pushtimi i vendit, ishte pasoje e zhvillimeve nderkombetare qe e
tejkalonin se tepermi rolin e tij modest. Ceshtja se po te mos kishin
nderhyre aq shume italianet ne strukturat e shtetit shqiptar, ngjarjet do te
kishin marre zhvillim tjeter, ka te ngjare te jete vetem nje menyre per te
genjyer vetveten, sikunder i tille eshte edhe mendimi se perseri do te
kishin zhvillime te tjera po qe se Zogu vete do te vihej ne krye te
qendreses ne portet shqiptare. Ai, ne kushtet e njohura, iku nga vendi. Te
njejten gje pas tij beri edhe mbreti norvegjez Hakon, sapo nuhati pushtimin
e vendit nga gjermanet, ai madje mori edhe te gjithe qeverine me vete. Pas
tij rrugen per ne Londer e mori edhe mbreteresha e Holandes, ndersa familja
e Dukeshes se Madhe te Luksemburgut gjeti nje lloj strehimi ne Portugali.
Pjetri i Dyte i Jugosllavise beri te njejten gje ne prag te pushtimit
fashist, gje qe do te shfrytezohet mire nga Tito, i cili do ta shpalle ate
dezertor. Ndersa mbreti Leopoldi i II-te i belgeve fitoi urrejtjen e
popullit te tij dhe pas L2B., vuri ne medyshje vazhdimesine e monarkise,
sepse duke ndenjur ne vend gjate pushtimit (duke mos ikur me qeverine) ai u
detyrua te nenshkruaje kapitullimin e vendit te tij e pastaj u internua ne
menyren me ordinere ne Gjermani nga Hitleri. Ne kete veshtrim marrin nje
kuptim profetik fjalet e P. Evangjelit, kryetarit te Parlamentit shqiptar, i
cili duke iu lutur mbretit te largohej tha: "... *ky vendim nuk eshte marre
per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht*". Po te mos
kishte ndodhur kjo shqiptaret nga ana e tyre, ne vend te varrit te nje
mbreti rob ne Itali (Gentit), do te kishim dy. Dhe asgje me shume.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:20 pm

HMET ZOGU, MBRETI DHE KRIJUESI I VERTETE I SHTETIT SHQIPTAR

Nga: Astrit KOLA

Mbreti Ahmet Zogu I, lindi me 8 Tetor te vitit 1895, ne Burgajet te Matit. Tete vitet e para te feminise se Tij i kaloi ne vendlindje. Ne vitin 1903, vit ne te cilin vdes i helmuar edhe babai i Tij, Xhemal Pasha, merret peng, ne Stamboll, nga Sulltani. Atje ai fillon studimet ne Liceun Perandorak, te cilin e mbaron shkelqyeshem dhe me pas vazhdon studimet ne Akademine Ushatarake Perandorake, te cilat i nderpret ne vitin 1912, kur niset per ne Atdhe per te marre pjese ne ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavaresise ne Vlore. Gjate gjithe kohes se studimeve ne Stamboll, ai mbajti kontakte te ngushta me te gjithe rilindasit, shoqatat dhe rrethet patriotike, me te cilat babai i tij, Xhemal Pasha, kishte lidhje te fuqishme dhe kish mbeshtetur aktivitetet e tyre, qe u bene shkas edhe per vdekjen e dyshimte dhe te parakohshme te tij. Pas largimit nga Stambolli, Ahmet Zogu, ne krye te 20 mije luftetareve, hyri triumfalisht ne Shkup dhe, me pas, u kthye ne vendlindje, prane familjes. Por kur me 2 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe hyri ne Shkoder, Ahmet Zogu ne krye te 2 mije matjaneve dhe dibraneve, marshoi ne drejtim te Shkodres dhe, ne kodrat e Rrenzit e Kakarriqit, luftoi heroikisht kunder malazezeve, duke i thyer ata. Por, pasi hyri ne Shkodren e cliruar, u detyrua te largohet me gjithe ushtrine per ne Mat, i cili ishte sulmuar nga serbet. Ne lufte kunder tyre, ai udhehoqi shqiptaret ne beteja te pergjakshme por te lavdishme, duke i thyer serbet ne Shkalle te Desheve te Macukullit, ne Lure dhe ne Kalane e Dodes. Ai luftoi heroikisht kunder te gjithe pushtuesve gjate Luftes Ballkanike, deri ne ardhjen e Princ Vidit, te cilit i ofroi sherbimet dhe armet e Tij, per te mundesusr stabilitetin e shtetit shqiptar, sovrani i te cilit, Vidi, kishte mbeshtetje nderkombetare. Pas shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Ahmet Zogu luftoi kunder gjithe pushtuesve, duke perfshire edhe austriaket, te cilet pretendonin se ishin aleate te shqiptareve. Me 16 mars te vitit 1916, Zogu vendosi te mbledhe ne Elbasan nje kongres mbareshqiptar dhe nje asamble kushtetuese, per te cilen ftoi parine e gjithe viseve te Shqiperise dhe delegate nga te gjitha kolonite e shqiptareve jashte atdheut. Austriaket e sabotuan kete tubim dhe, me kete rast, i deshperuar, Ahmet Zogu i shkroi August Karlit, Komisarit te Larte Perandorak Austro-Hungarez ne Shqiperi: ... Ne vendosem qe nje Kongres Kombetar te mblidhet ketu ne Elbasan, me 18 mars, me qellim qe te sigurojme nje njesim bashkepunimi te te gjitha fiseve shqiptare dhe per te vendosur se c'duhet te bejme qe vendi yne te mund te ece ne rrugen e perparimit dhe te gezoje lirine qe iu dha nga Armata e Perandorise Austro-Hungareze, prej nga ne presim shtyrjen dhe zgjerimin e kufijve tane, ne baze te parimit te kombesise dhe popullates . Austro-Hungarezet e shperndane me dhune administraten shteterore shqiptare dhe vendosen pushtetin ushtarak te pushtimit, ne Elbasan dhe ne te gjitha territoret shqiptare te okupuara prej tyre. Austro-Hungarezet e ftuan Zogun ne Spalato, ku e priten me nderime mbreterore, por nuk harruan ta ftonin ne nje parade te madhe ushtarake per ta frikesuar dhe per ta bindur qe te hiqte dore nga lufta kunder tyre. Ata e mbajten peng Zogun ne Viene, deri ne mbarim te Luftes se Pare Boterore, te cilen Blloku Qendror e humbi. Sapo u kthye ne atdhe ne fillim te vitit 1919, Zogu mori armet dhe luftoi kunder serbeve, malazezeve, italianeve dhe Qeverise se Durresit, qe kish pranuar nje Protektorat Italian dhe nje Komisar te Larte te Italise, sipas vendimeve te Konferences se Paqes. Por Zogu dhe patriotet shqiptare mblodhen ne Lushnje Kongresin famemadh, i cili vendosi bazat e shtetit shqiptar dhe perzenien e te gjitha ushtrive armike nga Shqiperia. Ne Lushnje, Zogu u zgjodh mminister i Brendshem i qeverise se Tiranes. Ne mars te vitit 1920, Zogu hyri me ushtri ne Shkoder dhe nuk lejoi qe trupat franceze t'ia lironin Shkodren serbeve dhe malazezeve, sipas planit qe kishin hartuar. Ne prill 1920, Zogu, ne krye te ushtrise qeveritare, perzuri greket dhe italianet nga Jugu i Shqiperise. Tashme vetem Vlora kish mbetur e pacliruar ne duart e italianeve, te cilet Ai i perzuri perfundimisht nga Shqiperia pas nje operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare e drejtuar prej tij, e perbere nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1921, shpertheu Kryengritja proserbe e Mirdites, e cila u ndihmua ushtarakisht edhe nga ushtria serbe. Pasi e shtypi kete kryengritje, Zogu i dergoi ultimatum Lidhjes se Kombeve, qe te urdheronte largimin e ushtrive serbe nga Shqiperia, cka edhe u arrit, por, fatkeqesisht, Tirana ishte pushtuar nga rebelet proserbe dhe parlamenti ishte shperndare. Zogu u kthye ne Tirane ne krye te ushtrise qeveritare dhe rebelet iken te shpartalluar. Por rebelet arriten te riorganizohen dhe ne mars te vitit 1922 sulmuan Tiranen, ku u zhvillua nje beteje e pergjakshme midis tyre dhe trupave qeveritare te drejtuara prej Zogut. Ne kete kasaphane, ku rruget e Tiranes u mbushen me qindra kufoma, trupat qeveritare arriten t'i perzene rebelet dhe te rivendosin rendin brenda ne Tirane, por rebelet sulmuan perseri ne Kashar, ku u zhvillua nje beteje qe shenoi shpartallimin perfundimtar te tyre dhe arratisjen ne Jugosllavi te krereve te rebelimit. Pas zgjedhjeve te ligjshme te 27 dhjetorit te vitit 1923, Ahmet Zogu u emerua kryeminister. Me 23 shkurt 1924, Beqir Valteri i beri atentat Zogut ne Parlament dhe e plagosi rende ate. Zogu dha doreheqjen dhe kryeminister u emerua Shefqet Verlaci. Me 23 prill 1924 u vra Avni Rustemi, perfaqesues i opozites dhe nje nga organizatoret e atentatit te valterit kunder Zogut. Organizatat terroriste Dora e kuqe , Dora e zeze dhe banda te tjera, te drejtuara prej agjentuarash te huaja, serbe, greke e italiane, nen drejtimin e opozites me prirje bolshevike, bene Revolucionin Demokratik te 10 qershorit te vitit 1924, qeverine e dale prej te cilit e njohu vetem Rusia bolshevike. Ne dhjetor te vitit 1924, Zogu hyri triumfalisht ne Tirane, ne krye te trupave te qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e Dhjetorit te vitit 1923, cka u quajt edhe Triumfi i Legalitetit. Ne janar te vitit 1925, Zogu u zgjodh President i Republikes, ndersa ne shtator te vitit 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli ate Mbret i Shqiptareve. Ne vitin 1926, Zogu shtypi Kryengritjen proserbe te Dukagjinit. Ne vitin 1931, atij iu be atentat ne Viene. Ne vitin 1932, Zogu shtypi Kryengritjen e Vlores, organizuar nga serbet. Ne vitin 1935, Zogu shtypi kryengritjen e Fierit, te organizuar nga serbet dhe italianet, ndersa ne vitin 1937, Zogu shtypi Kryengritjen e Delvines, te organizuar nga italianet. Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u detyrua te largohet ne mergim, ku nuk e pushoi veprimtarine politike dhe aksionin diplomatik ne favor te zgjidhjes se Ceshtjes Shqiptare dhe restaurimit te Monarkise, deri kur mbylli syte me 9 Prrill 1961.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:20 pm

Biografia zyrtare e Ahmet Zogut, mbretit te Shqiperise

Ahmet Zogu lindi ne Burgajet me 8 tetor 1895. Mbas vdekjes se babait te tij Xhemal Pasha Zogu ai u be kryeja e shtepise se tij duke u mbeshtetur nga nena e tij, Sadije Toptani qe me pas u be nena mbretereshe. Ne kete kohe 13 vjec Ahmet Zogu behet keshtu shef i krahines se Matit.

Qe i ri dergohet ne liceun Francez te Gallatasarait ne Turqi per te kryer studimet.

Ne vitin 1912 Zogu largohet nga Turqia per tu kthyer ne Shqiperi, mbas lajmeve alarmante qe vinin nga vendi i tij.

Ne moshen 17 vjecare Zogu rrok armet dhe ne krye te 2000 njerezve te besuar shkon e lufton per te mbrojtur Shkodren e rrethuar nga serbet e Malazezet.

Megjithe moshen e re Zogu eshte i ftuar te marre pjese ne ceremonine e shpalljes se Pavaresise ne 28 nentor 1912.

Zogu merr pjese ne luftimet kunder serbeve ne Kruje ku arrin nje fitore me njerezit e tij duke refuzuar ndihmen e Austro-Hungarezeve.

Ne 1917 nje komision imperial i drejtuar nga Princi Windischgraetz dergohet ne Mat dhe i ofron Zogur graden e Kolonelit te ushtrise Imperiale dhe e fton qe te lidhet me forcat austriake. Zogu refuzon duke u shprehur keshtu :
"Austria ka ardhur ne Shqiperi si mike per te smbrapsur ushtrine serbe. Ne te njeten kohe po si mike e jona ajo nuk ka te drejten te nderhyje ne problemet tona te mbrendeshme. Shqiperia eshte nje vend neutral dhe neutraliteti i saj duhet respektuar."

Nen preteksin e vdekjes se Perandorit Jozef nje delegacion i kryesuar nga Zogu niset ne Austri dhe aty Zogu mbahet mbahet ne Austri nen survejim shtepiak dhe megjithe protestat e Zogut ai do te leshohej vetem mbas amnistise se 1918.

Ne kete moment 1919-1920 Zogu kthehet nga ekzili i forcuar dje me pas niset me nje grup njerezish per te marre pjese ne kongresin e Lushnjes.

Zogu deklaron ne kete kongres :
"Ne nuk do t'ju lejome armiqeve tane te futen ne tokat tona si ne nje shtepi pa zot. Pushkeve dhe topave te tyre ne do t'ju kunderveme fortifikatat e trupave tane.

I emeruar nga qeveria Delvina, minsiter i Brendeshem ne moshen 25 vjecare, Zogu arrin ne krye te tripave Shqipetare te thyeje trupat Italiane ne Vlore.

Mbas doreheqjes se kryeministrit Vrioni dhe Pandeli Evangjeli, Emerohet Kryeminister dhe Komnadat i Ushtrise Shqipetare.

Me 2 dhjetor 1922 ai adreson kete mesazh : Jam i bindur se qeveria e re do t'ju pergjigjet deshirave te popullit, njekohesisht deshiren e tij per te krijuar nje shtet Perendimor, plotesisht te civilizuar. Qeveriq kurre nuk do te pengoje te drejtqt e qytetareve dhe lirine e shtypit. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe politika e saj duhet te jete e qarte, transparente dhe e realizueshme. Ne perkrahim shtetet feqinje dhe kerkojme qe keto shtete te respektojne plotesisht e njekohesisht pavaresine dhe suvranitetin e Shtetit tone."

Me 1924 perballe tensionit te krijuar nga opozita e Nolit Zogu strehoet ne Jugosllavi, ne 20 prill.

Me 24 dhjetor Zogu drejto trupat cliruese dhe mberrin ne Tirane ku aklamohet nga populli.

5 janar 1925 Zogu emerohet nga Keshilli regjent i krijuar ne Lusnje, te formoje nje qeveri te re.

21 Janar Zogu paraqet nje projekt kushtetute qe e ben Shqiperine Republike.

31 Janar Zogu shpallet President i Republikes Shqipetare.

1925 mbasi mbledh 540 shefat e Krahines se Shkodres, Dibres dhe Kosoves e ju paraqet programin e tij ata i japin besen se do ta mbeshtesin dhe ti sherbejne dinjesisht.

Me 1 shtator 1928 ndryshime kushtetues e Shpall Shqiperine Manarki dhe Zogun mbret i Shqipetareve.
Kjo behej per ta bere Zogun mbert te shqipetareve ne Kosove dhe Cameri.

27 nentor 1926 dhe 21 nentor 1927 nenshkruhen dy pakte me Italine, keto pakte kane karakter politik, ekonomik dhe ushtarak me nje kohezgjatje 20 vjecare.

2 Maj 1938 Zogu 1 martohet me Zonjushen Konteshen Xheraldine Apollonin, austriake.

5 prill 1939 Zogu therret Asamblene Kombetare per te shpallur gjendej e luftes.

7 prill Zogu largohet nga Shqiperia.

Mbas ketij casti Zogu me familjen kalojne peripeci duke kaluar nga Greqia,Rumani, Poloni, vendet Balte, Suedi, Norvegji per te arritur ne France ne prill 1939 me oborrin e tij te perbere nga 60 vete.


10 maj 1940 me hyrjen e nazisteve ne France peripecite nuk mbarojne per Zogun ai detyrohet te largohet ne Orleans, Royan, Bordeaux, ST Jean de Luz ku niset per ne Angli ku mbreti George 6 i jep azil politik.

I zgjenjuer nga mos perkrahja e perendimoreve ai largohet nga Londra ne Egjipt ne janar 1946 ku pritet nga Mbreti Farouk 1.

7 janar 1947 Zog mbas nje marveshje me Ballistet zgjidhet si President i Juntes Ushtarake dhe duke pasur si zevendes Z.Ermenji dhe Kryeziu. dhe sekrater Gaji Gogo.

Krijon Kompanine 4000 duke pasur qellim stervitjen e patrioteve per te rezuar qeverine komuniste.

1951 ZOg shkon ne USA per te diskutaur dhe bashkepunaura me CIA per rrezzimin e qeverise koministe ne Tirane.

Me urdher te Zogut Kompania 4000 shperndahet mbas disa deshtime dhe vrasjen e ushtareve dhe me vone u morr vesh se nje nga komandantet amerikane KIM PHILBY ishte agjent sovjetik.

Ne 1954 Zog largohet nga Egjipti pas renies se mbretit Farouk dhe ardhjes ne pushtet te Naserit.

Zogu mberin ne Cannes ne France

5 shtator 1957 Zogu shpall Leken Trashgiumtar te Kurores Mbreterore.

9 prill 1961 Ahmet Zogu shuhet ne Spitalin e Sursnes afer Parisit ne oren 16 ne moshen 65 vjecare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:22 pm

Ahmet Zogu, apostull i shqiptarizmes

Nga Murat BASHA*

E veshtire, plot vuajtje dhe sakrifica, rruga nga shtet-formimi shqiptar e deri me sot. Por ne kete segment kohor, lartesohet mbi te gjithe figura dhe, ne vecanti, vepra e Mbretit Zog, te cilat ne labirinthet e erreta te interesave dhe politikave antishqiptare, kane shtruar ate fije te arte drite, neper te cilen kane ecur jo vetem legalistet, por te gjithe shqiptaret, qe e duan kete vend te bekuar. Fije e arte qe e ka zanafillen tek idealet dhe iluminizmi i rilindasve tane te medhenj, tek filozofia e Sami Frasherit, tek poezia e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashes dhe Fishtes, e deri tek fjalet qe Ismail Qemali i thote Ahmet Zogut te gjunjezuar para flamurit: "Ngrihu biri im. Ketu na sollen idealet dhe mesimet e gjyshit tend Xhelal Pashes, amanetin e te cilit po cojme ne vend sot...".

Ne realitet, ajo fije e arte kulturore, edhe sot eshte bazamenti i konservatorizmit europian modern. Sepse ajo fije e arte bazohet mbi institucionalizmin historik, identitetin historik, kohezionin social dhe vlerat me te mira te kombit, shtetit dhe familjes. Madheshtore shpaloset para nesh figura e Ahmet Zogut, luftetar ne moshe te re, politikan, diplomat i shkelqyer, shpetimtar i Kombit ne momentet me delikate - ajo figure u shfaq si nje domosdoshmeri e kohes.

Te krijosh nje veper arti ne muzike, pikture apo skulpture, natyrshen kenaq shijet dhe sentimentet e njerezve, dhe ata, te emocionuar, te etiketojne si gjeni. Po te krijosh nje shtet nga pothuajse asgjeja, te bashkosh fiset e t'i besh komb? Kombin ta besh shtet, shtetin ta ndertosh mbi ligje bazuar mbi te drejten, te konservosh cdo vlere kombetare dhe njekohesisht te jesh koherent dhe modern, duke modeluar kombin dhe duke e drejtuar horizonteve te ardhmerise se begate? A nuk eshte kjo nje veper qe kalon cdo kufi gjenialiteti, drejt legjendes, hyjnores!? Vizionin e tij konservator modern, Ahmet Zogu e sendertoi duke realizuar vepra monumentale si: rivendosjen institucionale te monarkise; nje regjim teper eficient, qe i pershtatet karakterit te shqiptarit, por njekohesisht duke shpalosur mundesi te medha per zhvillim, cka do te thote afrim i natyrshem tek familja evropiane.

Kushtetuta e 1928-es, eshte nje nga monumentet e shkelqyera qe Ai na ka lene. Ajo dhe Kodi Civil, jane bazuar mbi vizionet e apologjetit me te spikatur te lirise dhe te Drejtes private, Benxhamin Kostan-it. Kushtetuta e 1928-es garanton, kundrejt cdo arbitrariteti, lirine e individit, besimit, prones, opinionit dhe shprehjes, duke i demonstruar botes se shqiptaret kane aftesi shtet-formuese, por edhe se mund te jene nje faktor tejet i rendesishem paqeje ne Ballkan.

Cdo veper e shkelqyer e ngre vete monumentin e saj, prandaj jane monumentale veprat e Mbretit Zog. Sic mesojme nga librat e Historise, dy rrymat e medha politike te shekullit te 19 dhe fillimit te shekullit 20, kane qene individualizmi humanist dhe nacionalizmi romantik. Keto dy rryma, ne format me te percudnuara, tek e mbramja pollen komunizmin dhe fashizmin: i pari si trashegimtar i pabese i internacionalizmit liberal te shekullit XIX-te, ndersa i dyti si apogje dhe njekohesisht si deshtim i patriotizmit mistik qe frymezonte levizjet kombetare te kohes.

"Nje vend ku nuk ka siguri jeta, prona dhe nderi, nuk mund te perparoje me idena bolshevike", - do te thoshte 79 vjet me pare Mbreti Zog. Pergjigje e shkelqyer per ata qe na akuzonin dje, dhe na akuzojne sot si "bashkepunetore dhe flirtues me te Majten".

E njejta gje vlen edhe per fashizmin. Sepse Musolini shkoi tek Partia Fashiste nga Partia Socialiste italiane, me bagazhet e se Majtes.

E veshtire rruga neper te cilen eci Mbreti Zog! Mbi te gjitha, e veshtire per te ruajtur ekuilibrin politik midis dalldise qe ngjallnin ideologjite totalitare, tejet ne mode ne vitet 20-30 te shekullit te kaluar. Aq me teper qe ato gjeten shtrat per t'u zhvilluar ne vitet 1929-1933, vite te krizes mbareboterore qe nuk arriten te destabilizojne substratin shteteror, familjar e fisnor te shoqerise konservatore shqiptare, sepse ajo bazohej ne traditat dhe vlerat me te mira te Kombit, te trasheguara brez pas brezi, si dhe ne dy nga vlerat me te medha te shqiptareve, te ngritura ne institucione: ne nderin dhe besen, te cilat bashkohen ne nje rezultante - atdhedashurine.

Tradita qendron ne vetedijen e grumbulluar nga e kaluara, dhe sherben si udherrefyese per ardhmerine. Per konservatorin reformator, ose njeriun e tradites dhe njekohesisht bashkekohor, pra modern - idealet dhe identiteti ecin perkrah, por levizja e tyre shkon kah progresi. Si me pare, edhe sot, koincidon qe historia dhe progresi te ndodhen ne udhekryq. Ne keto kushte ato kane nevoje per figuren e konservatorit, i cili me vizionet dhe veprimet e tij, bazuar ne filozofine kombetare, vjen ne kohe per te transformuar ne agim te shkelqyer fundin e nje faze te erret te historise. Vazhdimesia e tradites eshte ne qender te idese se konservatorizmit. Dhe kjo ka qene pjesa thelbesore e filozofise kombetare dhe etatiste te Mbretit Zog. Pra filozofi konservatore per te konservuar vlerat me te mira te kombit, por edhe moderne, sepse tradita e konservatorizmi, pa te verteten, modernen dhe kohezionin - do te ishin vetem nje gabim i vjeteruar, dhe Ahmet Zogu ishte i pagabueshem!

Sot klasa politike aktuale vjen ne skene me bagazhet e se majtes enveriste, duke rrezikuar dhe diskretituar totalisht pseudopluralizmin aktual. Ne keto kushte, braktisja e filozofise kombetare, politike e shoqerore, te plazmuara nga Rilindja dhe rilindasi i fundem, Mbreti Zog, qe i zbatoi ne ngritjen dhe konsolidimin e pervojes qeverisese dhe etatiste, na shtyjne te rikujtojme Bernd Fisherin qe thote: "Zogu duhet te konsiderohet si figura me e rendesishme politike ne historine e Shqiperise moderne. Krejt i vetem, Ai mundi te krijoje kushtet qe mundesuan ekzistencen e Shqiperise si shtet i pavarur. Mbreti Zog ishte nga te paktet politikane shqiptare qe mendonte sipas modeleve perendimore. Nje prej rezultateve me pozitive, pervec stabilitetit politik unikal, ishte krijimi i nje mjedisi ideal per rritjen e ndergjegjes kombetare. Nje kontribut te jashtezakonshem dha edhe politika e Jashtme e Zogut. Kontributi i tij eshte i nje rendesie shume te madhe. Ata qe e zevendesuan ate si sundimtare te Shqiperise, duke trasheguar nje shtet modern, gjeten nje terren te gatshem dhe te mbushur me ndjenje nacionale, per te cilat merita e padiskutueshme i perket Ahmet Zogut".

Kushtet e katastrofes politike, ekonomike e sociale qe perjetojme, natyrshem na diktojne rikthimin ne vitet 80-te, ne grahmat e fundit te sistemit diktatorial komunist mbareboteror, fundin e te cilit e afruan ngjitja e Reganit ne krye te Shtepise se Bardhe dhe e Zonjes se Hekurt, Margaret Thecer ne krye te qeverise se Madherise Saj ne Britanine e Madhe. Kjo dyshe e shkelqyer shenoi triumfin e konservatorizmit politik modern anglo-sakson, qe e nxori komunizmin nga skena, tek varrosi sistemin me gjakatar qe polli shoqeria njerezore, duke hapur horizonte te pafundme per zhvillim dhe duke i rikthyer lirise dimensionin e munguar. E Djathta e Re, e themeluar nga Regani, dhe filozofia konservatore e Thecerit, jane ato qe na lipsen sot, dhe kete e them per ata qe e njohin dhe e besojne pak Mbretin Zog, sepse filozofia zogiste dhe ajo konservatore anglo-saksone, e kulmuar nga binomi Regan-Thecer - jane ne rezonance te plote ne te gjitha planet. Edhe e Djathta e re italiane, eshte ne nje linje filozofike me idete e Mbretit Zog, pasi ne themel te filozofise se saj, eshte kombi dhe qytetari qe i perket atij.

Shqiperia ka nevoje per nje permbysje per t'u kthyer ne zanafillen tone etiko-politiko-kulturore te konservatorizmit modern.

Babai i filozofise se konservatorizmit modern, Edmond Byrke, do te thoshte dy shekuj me pare: "Konservatorizmi eshte vetedija e Kombit". Pra ketu qendron edhe madheshtia e Mbretit Zog, sepse ne qender te mendimit dhe aksionit politik, Ai gjitheheret vendosi filozofine e konservatorizmit modern ne sherbim te Kombit. Gjithmone mbeten profetike porosite e Mbretit Zog, qe thoshte: "Per ta forcu kombin ashtu sic i ka hije dhe per me e ngjit nalt ne kulture, per nje te ardhme te shkelqyeshme, duhet qe popullit t'i japim kulture - kulture europiane. Por nuk duhet harrue krijimi dhe mbajtja e kultures kombetare. Kultura kombetare eshte vecoria e nji kombi. Ajo e ngren nalt ate, tue i dhane randsine e meritueshme. Historia na jep shembulla se, shume kombe te medha jane zhduk nga faqja e dheut, vetem per shkak te humbjes se kultures kombetare. Kam bindjen se kombi, tue qene i vogel, por i lire e vet'urdhnues, ka nji karakter aq te nalte sa ai i kombeve te medhenj. Une u rrita me Kombin tem, po e kaloj jeten me te, dhe e njoh mire karakterin e tij".

Kjo eshte profecia qe trasheguam nga rilindasi i fundit i shqiptareve.



* Fjala e nenkryetarit te PLL-se ne jubileun e 80 vjetorit te Triumfit te Legalitetit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:22 pm

Letra e Zogut pėr Mehdi Frashėrin

Kam fillue pregaditjen e memoarve, natyrisht kam shėnime, porrė dot' mė pėlqente: njė Autoritet qi ka ndodhė nė ē'ashtjet mbrenda, tė mė japė sa shpjegime ma tė gjona. Pra' nė asht se do tė keni mundėsi tė mė jepni sė hollėsina mbi kėto pika qė po ju rendoj ma poshtė. Kėto nė ka posibilitetin t'mi shkrueni gjanėsishtė se, dot dishroshe qi nji personalitet qi i ka dhanė Shqipnis shėrbime tė shkėlqyeshme". Kėshtu shkruhet nė mes tė tjerash nė njė nga letrat e panjohura tė Mbretit Zog, qė mban datėn 20 janar tė vitit 1960, kur ai kalonte muajt e fundit tė jetės sė tij nė qytetin Kanė tė Francės, e cila i drejtohet ish-kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehdi bej Frashėrit, qė asokohe jetonte si azilant politik nė kryeqytetin italian Romė. Siē del edhe nga letrat e Mehdi Frashėrit, nė atė kohė Mbreti Zog kishte vendosur qė tė shkruante kujtimet e tij nė lidhje me disa nga ngjarjet mė kryesore tė historisė sė Shqipėrisė. Por, pėr tė bėrė atė punė, Zogut i duheshin dėshmi e tė dhėna tė ndryshme nga persona qė kishin qenė vetė aktorė kryesorė nė ato ngjarje, dhe njė prej tyre ishte dhe Mehdi Frashėri, i cili, pėrveēse kishte mbajtur postin e kryeministrit tė Shqipėrisė pėr disa vjet, kishte pėrfaqėsuar qeverinė shqiptare nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kufijve nė vitin 1914. Po ēfarė shkruhet mė tej nė atė letėr tė Mbretit Zog dhe ēfarė i kėrkon ai Mehdi beut? Pėr tė gjitha kėto bėhet fjalė nė njė sėrė letrash e dokumentesh origjinale qė janė pjesė e korrespondencės sė plotė nė mes tyre, tė cilat janė ruajtur me kujdes nė arkivin familjar tė Mehdi bej Frashėrit nė Romė. Duke u nisur nga rėndėsia qė paraqesin ato letra e dokumente (tė cilat nuk ndodhen nė arkivat e shtetit shqiptar), ku flitet pėr disa nga ngjarjet mė tė pėrfolura tė historisė sė Shqipėrisė, si: Protokolli i Korfuzit nė 1914, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Lidhjes sė Kombeve nė Shqipėrinė e Jugut, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj., njė pjesė tė tyre ne po i botojmė tė plota nė kėtė shkrim, duke i sjellė nė gjuhėn e sotme, pa e prekur fare brendinė e tyre.


Korrespondenca e Zogut me Frashėrin

Nė fillim tė letrės sė tij pėr ish-kryeministrin Frashėri, e cila mban datėn 20 janar 1960, pasi e pyet pėr shėndetin dhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes, Mbreti Zog ndėrmjet tė tjerash i bėn tė ditur Mehdi beut se ai ka filluar tė shkruajė kujtimet e tij sipas shėnimeve qė ka mbajtur pėr vite me radhė. Por pėr tė shkruar ato kujtime, Zogu i kėrkon Frashėrit qė ai ta ndihmojė atė duke i sqaruar me hollėsi disa nga ngjarjet mė kyēe tė historisė sė Shqipėrisė, si: Protokolli i Korfuzit nė 1914, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Lidhjes sė Kombeve nė Shqipėrinė e Jugut, veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj. Pasi i pėrshkruan tė gjashtė pikat kryesore pėr tė cilat brenda mundėsive kėrkon sqarime tė hollėsishme, Mbreti Zog e mbyll letrėn e tij duke i kujtuar ish-kryeministrit Frashėri shėrbimet e mėdha qė ai i ka bėrė Shqipėrisė. Ndėrsa nė pėrgjigjen e ish-kryeministrit Mehdi Frashėri, e cila mban datėn 31 janar 1960, pas fjalėve tė zakonshme tė kortezisė, ai i shpreh kėnaqėsinė Mbretit Zog pėr iniciativėn qė ai ka marrė pėr tė shkruar kujtimet e tij, duke i thėnė se ato janė tė domosdoshme dhe do tė shėrbejnė, veē tė tjerash, edhe pėr tė ndrequr ato shtrembėrime qė i janė bėrė historisė sė Shqipėrisė nė 40 vjetėt e fundit, duke aluduar hapur pėr regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Pasi i shpreh gatishmėrinė e tij Mbretit Zog pėr ta ndihmuar pėr tė gjitha ēėshtjet qė ai ka dijeni, nė fund tė letrės sė tij Mehdi beu i shkruan: "Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme nga Rusija nuk ka se si mos gjej herėt a vonė nji konjukturė politike ndėrkombėtare tė favorshme, qė ti lejoj shqiptarėve me hedh kėtė zgjedhė, qė, nga tė gjitha ēka parė, asht sigurisht ajo ma e tmershmja".

E vėrteta e Protokollit tė Korfuzit

Njė ndėr ēėshtjet e para qė Mbreti Zog i kėrkonte ish-kryeministrit Mehdi bej Frashėri pėr t'i sqaruar, ishte ajo ku bėhej fjalė pėr "Veprimet e Komisionit Ndėrkombėtar nė Korfuz, nė 1914", apo, siē njihet ndryshe nė historinė e Shqipėrisė, "Protokolli i Korfuzit". Lidhur me kėtė pikė, nė sqarimin e tij Mehdi Frashėri ka shkruar: "Nė Konferencėn e Londrės mė 1913, me qenė se ishte vendosur qė Korēa e Gjirokastra t'i mbeteshin Shqipėrisė, Greqia nuk mund t'i sulmonte hapur kėto dy prefektura, tė cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kėrkonte qė indirekt tė gjente njė shkak qė kėto vende fillimisht t'i bėnte autonome, dhe mė vonė, nė njė fazė tė dytė, t'i aneksonte. Pėr kėtė qėllim, guvernatori grek i Janinės mendonte qė derisa ishin trupat greke atje, tė shtynte tė krishterėt ortodoksė tė asaj krahine nė formėn e njė xhandarmėrie kryengritėse, qė kur tė tėrhiqeshin trupat greke, vendin e tyre ta zinte xhandarmėria, e cila do tė luftonte me xhandarmėrinė shqiptare po tė shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritėse me shpirt grek kishte nevojė pėr njė qeveri qė ta quante veten epiriote. Kėshtu, njė person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhėria e Gjirokastrės, me tė kunatin e tij, Karapanon, dhe njė oficer grek me origjinė shqiptare i quajtur Dhulis, formoi njė qeveri autonome tė Epirit tė Veriut (Shqipėrisė sė Jugut). Nė kėtė kohė popullsia myslimane e kėtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftė xhandarmėrisė epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmėrisė shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmėria epiriote filloj tė digjte katundet myslimane, pėr tė detyruar atė popullsi qė tė linte vendin dhe aty tė mbeteshin vetėm ortodoksėt. Pėr kėtė ngjarje, qeveria e Princ Vidit me kryetar Turhan Pashėn u detyrua t'i drejtohej Komisionit Ndėrkombėtar qė pėrbėhej prej delegatėve tė gjashtė fuqive tė mėdha, ku bėnin pjesė: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Pėr tė bashkėpunuar me kėtė komision, nga ana e Shqipėrisė ishte caktuar si delegat Mehdi Frashėri. Nė kėtė kohė, nė Shqipėrinė e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi njė lėvizje nė favor tė Turqisė, me parullėn: "Duam Baba Dovletin". Nisur nga kjo gjė, Qeveria e Princ Vidit mbeti nė njė pozitė shumė tė vėshtirė, pasi fanatikėt myslimanė kėrkonin nė vendin e Princ Vidit njė princ nga Turqia. Pas kėsaj Komisioni i Kontrollit Ndėrkombėtar lajmėroi Zografon se do tė vinte nė Korfuz dhe do tė bisedonte me qeverinė epiriote. Nė mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbėshteti asnjė nga fuqitė e mėdha, nė mėnyrė qė ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit pėr tė marrė vendime nė interes tė Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj, Komisioni Ndėrkombėtar vendosi qė prefekturat e Korēės e Gjirokastrės tė formonin njė qeveri autonome nėn juridiksionin e qeverisė shqiptare, ku oficerėt e xhandarmėrisė sė Epirit Autonom do tė pėrbėheshin prej oficerėsh grekė, me qenė se ortodoksėt shqiptarė tė vendit nė kohėn e Turqisė nuk kishin pasur oficerė. Kisha ortodokse e vendit do tė drejtohej prej klerit grek tė emėruar prej Patriarkanės sė Stambollit. Gjuha e mėsimit nėpėr shkolla tė veēanta tė ortodoksėve do tė ishte greqishtja. Siē shihet, tė gjitha kėto masa parashikonin greqizimin e njė pjese tė madhe tė Shqipėrisė sė Jugut. Pas kėsaj, vendimet e Konferencės sė Korfuzit iu paraqitėn Konferencės sė Ambasadorėve nė Paris pėr t'u miratuar. Nė kėtė kohė qeveria epiriote e Zografos kishte bėrė njė pakt me myslimanėt fanatikė tė Shqipėrisė sė Mesme, gjė e cila e detyroi Princ Vidin tė largohej nga Shqipėria. Nė kėtė kohė epiriotėt e thyen armėpushimin qė ishte lidhur midis fuqisė shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisė epiriote tė Zografos, siē edhe parashikohej, e zuri Greqia. Kėto ngjarje pėrkuan me fillimin Luftės sė Parė Botėrore. Nė kėtė kohė, Italia, me qenė se kishte rivendikime (pretendime) territoriale kundrejt Austrisė, me qėllim qė mė vonė tė hynte nė luftė, pushtoi Vlorėn dhe me forcat aleate firmosi njė traktat tė fshehtė, ku thuhej: Vlora me njė pjesė tė krahinave rreth saj do tė ishte drejtpėrsėdrejti nė administrimin e Italisė dhe Shqipėria e Mesme (myslimane) nėn protektoratin e saj. Ndėrsa pėr Shkodrėn nė Veri dhe Korēėn e Gjirokastrėn nė Jug nuk do tė bėnte asnjė kundėrshtim, nė qoftė se Konferenca Shkodrėn do t'ia jepte Serbisė dhe Korēėn e Gjirokastrėn Greqisė. Mbasi Lufta e Parė Botėrore zgjati disa vjet dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės hynė nė luftė kundėr Austro-Gjermanėve e nė favor tė aleatėve, Presidenti Uillson deklaroi se traktatet e fshehta nuk i njihte. Nė kėtė kuadėr, traktatin e fshehtė tė Italisė me aleatėt nė Konferencėn e Paqes ai e quajti tė pavlerė, por me gjithė kėtė, nė tratativat e konferencės nė fjalė ai propozoi qė Vlora t'i mbetej Italisė dhe ana nė jug tė lumit Vjosė t'i jepej Greqisė. Sa pėr pjesėn qė mbetej, njė zonė midis Vjosės e Liqenit tė Maliqit, do tė bėhej njė referendum dhe pėrfundimi i tij do tė ishte njė provė se kujt do t'i mbetej ajo zonė, Shqipėrisė apo Greqisė. Me qenė se nė kėtė zonė shumicėn e pėrbėnin myslimanėt dhe midis ortodoksėve kishte edhe nacionalistė shqiptarė, shpresa ishte e madhe qė ajo tė mbetej nė Shqipėri. Sa pėr Shkodrėn nuk u bė fjalė, sepse ajo ishte thjesht shqiptare. Nė vijim tė luftės aleatėt panė nevojėn qė nė Selanik tė zbarkonin njė ushtri pėr tė atakuar forcat austro-gjermane, duke pėrdorur dhe mbeturinat e ushtrisė serbe qė pėrbėhej prej 150 000 ushtarėsh, tė cilat nė Korfuz aleatėt i kishin riorganizuar dhe armatosur mė sė miri. Aleatėt i propozuan dhe Greqisė qė ajo tė hynte nė luftė nė favorin e tyre, mirėpo Mbreti Kostandin ishte dhėndri i Kaiserit (Mbretit tė Gjermanisė) dhe pėrveē Venizellozit, njė parti e madhe greke nuk dėshironte tė hynte nė luftė, vetėm nė qoftė se i jepnin Stambollin. Kjo ishte njė punė qė nuk bėhej, pasi ajo pėrkonte me qėllimet e Rusisė. Nė kėtė kohė, francezėt filluan tė dyshojnė se mos Greqia ishte nė favor tė Austro-Gjermanėve, dhe pėr tė ndaluar kontaktin midis Greqisė dhe Austro-Gjermanėve, me ndėrmjetėsinė e nacionalistit patriot Themistokli Gėrmenji, Gjenerali Sarail, komandant i ushtrive aleate nė Selanik, dėrgoi edhe njė batalion ushtarėsh nė Korēė. Kjo forcė pėrzuri ushtrinė greke dhe formoi qeverinė e Korēės, Autonome Shqiptare, me Themistokli Gėrmenjin. Pas kėsaj ajo organizoi dhe dy batalione xhandarmėrie shqiptare. Nė kėtė kohė fuqitė franceze ishin vendosur deri nė katundin Selenicė tė Kolonjės. Ndėrsa territorin nga Selenica e deri nė Sarandė e pushtoi ushtria italiane. Kėshtu, nė Korēė e Gjirokastėr nuk mbeti as ushtri dhe as qeveri greke. Nga zhvillimi i kėtyre ngjarjeve u bė e mundur qė nė Konferencėn e Paqes francezėt tė kundėrshtonin rreptėsisht pėr Korēėn e Gjirokastrėn dhe vendimet e Korfuzit nuk u morėn parasysh, pasi vetė Greqia e kishte prishur armėpushimin". Kėshtu e mbyll Mehdi Frashėri sqarimin e tij pėr Protokollin e Korfuzit, e cila ėshtė dhe njė nga pikat ku ai ėshtė ndalur mė gjatė nė pėrgjigjet qė i ka dėrguar Mbretit Zog.

Ja e vėrteta e Himarės

Dy nga pikat e tjera qė Mbreti Zog i kėrkonte sqarime Mehdi Frashėrit ishin: "Dhenomet (Privilegjet) e Himarės" dhe "Veprimet e Komisionit tė Lidhjes Kombeve nė Shqipėrinė e Jugut", ēėshtje tė cilat edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė krijojnė probleme. Lidhur me kėto, ish-kryeministri Frashėri nė pėrgjigjen e tij pėr Zogun shkruan: "Privilegjet e Himarės janė po ato tė Korēės e Gjirokastrės, me ndryshimin se nė atė kohė, njė person i quajtur Spiro Milo, nga Himara, kishte vėnė njė kryq tė madh nė kraharor dhe kishte shoqėruar Zografon. Spiro Milo kėrkoi njė flamur tė Himarės, gjė qė nuk kishte ndonjė rėndėsi, prandaj iu pranua nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit tė Kufijve. Po kėshtu, nė atė kohė, nisur nga fakti se grekėt gjithmonė ankoheshin qė nė Shqipėri shkeleshin tė drejtat e pakicave greke, Lidhja e Kombeve vendosi tė dėrgonte nė Shqipėri njė komision tė posaēėm tė pėrbėrė prej: profesorit Siderholm (finlandez), Comte de Pourtales (francez), dhe njė oficeri norvegjez. Ky komision lėvizi nė tė gjithė Shqipėrinė, si nė Veri ashtu dhe nė Jug, dhe nė fund konstatoi se pakica greke kishte vetėm nė krahinėn e Dropullit nė Gjirokastėr dhe nė Vurgun e Delvinės, tė cilat nuk pėrbėnin ndonjė rėndėsi. Ndėrsa pėr prefekturėn e Korēės ata konstatuan se nuk kishte as edhe njė grek tė vetėm. Si pėrfundim, komisioni konstatoi se grekėrit quanin grekė edhe shqiptarėt ortodoksė. Pra, siē shihet, ky komision nė raportin e vet tregoi tė vėrtetėn siē ndodhesh". Kėshtu e pėrfundon Mehdi Frashėri sqarimin e tij nė lidhje me pretendimet e grekėve pėr pakicat e tyre nė Shqipėrinė e Jugut.

Frashėri: Telinin e vranė grekėt

Njė ndėr pikat e fundit qė Mbreti Zog i kėrkon Mehdi Frashėrit t'ia sqarojė, ėshtė ajo e vrasjes sė gjeneralit italian Telini, i cili kryesonte Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė Kufijve. Lidhur me kėtė ngjarje, nė pėrgjigjen e tij Mehdi Frashėri ka shkruar: "Komisioni i Kontrollit tė Kufijve e kishte filluar punėn e tij qė pėrpara Luftės sė Parė Botėrore, por me fillimin e asaj lufte ajo punė u ndėrpre dhe u la pėr mė vonė. Pas mbarimit tė luftės, u formua pėrsėri njė komision tjetėr i pėrbėrė prej: gjeneralit italian Telini, kolonelit britanik Jails dhe kolonelit francez Ordillion. Ndėrsa nga ana qeverisė shqiptare fillimisht u caktua Hil Mosi, por me qenė se ky dha dorėheqjen, nė vendin e tij u emėru Dhimitėr Berati. Pas kėsaj, gjeneral Telini dhe Dhimitėr Berati shkuan nė Janinė pėr tė marrė kontakt me autoritetet ushtarake greke, me qėllim qė tė plotėsonin komisionin me delegatin grek. Si delegat grek ishte caktuar kolonel Boēari, i cili ishte njė grek ekstremist dhe stėrnip i suliotit tė famshėm, Marko Boēarit. Me qenė se kolonel Boēari e konsideronte gjeneral Telinin si njė mbėshtetės tė Shqipėrisė, vendosi qė ta vriste atė. Pėr tė vrarė Telinin, ai bashkėpunoi me njė kriminel grek tė arratisur qė quhej Rexhei. Pas kėsaj, banda qė kryesohej nga Rexhei i zuri pritė dhe e vrau gjeneral Telinin, ndėrsa ai po kthehej pėr nė Shqipėri bashkė me pėrkthyesin e tij ortodoks qė kishte me vete. Pėr tė larguar pėrgjegjėsinė politike, qeveria greke kėtė vrasje ua ngarkoi shqiptarėve, dhe sipas versionit tė tyre, ajo gjė kishte ndodhur pėr faktin se gjenerali italian kishte marrė pjesė nė Luftėn e Vlorės. Por ky version i tyre nuk ishte gjė tjetėr veēse njė gėnjeshtėr e shpifje e madhe. Pas kėsaj qeveria italiane, nga raporti qė kishte marrė nga Telini, kishte kuptuar se autoritetet greke nė ēdo mėnyrė ishin shfaqur kundėr gjeneralit, prandaj Musolini dėrgoi njė flotė nė Korfuz dhe qeverisė greke i dha kėtė ultimatum: "Qeveria greke menjėherė do tė shkonte nė flotėn italiane qė ndodhej nė Pire dhe do tė kėrkonte ndjesė pėr ngjarjen e vrasjes tė gjeneral Telinit". Gjithashtu, ajo i kėrkoi edhe 50 milion franga si dėmshpėrblim pėr njerėzit e vrarė. Mbas kėsaj ngjarjeje, si delegat italian nė Komisionin e Kontrollit tė Kufijve, nė vend tė gjeneral Telinit, u emėrua gjeneral Gazzera, dhe nga ana Shqipėrisė, Mehdi Frashėri".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:23 pm

Nostalgjia pėr kohėn e Zogut

Pajtim Melani


Ishte viti 1923, kur Shqipėria do tė eksportonte nė Amerikė plot 2 milionė franga ari dhe do tė importonte qė andej vetėm 63 mijė franga ari, pra me njė bilanc tregtar pozitiv me SHBA. Nė dhjetė vitet nė vijim, eksportet shqiptare u gjashtėfishuan dhe nė vitin 1931 arritėn nė 12 milionė franga ari. Ndonėse Shqipėria zotėronte njė deficit tregtar qė u reduktua, eksportet e asaj kohe ishin domethėnėse pasi pėrfshinin njė numėr tė madh vendesh, duke filluar nga Britania e Madhe, Egjipti, Franca, Greqia, Italia dhe Turqia. Teksa shikon tė dhėnat nga Raportet statistikore tė viteve ’20 (bilanci i tregtisė shtypur nė Shtypshkronjėn “Nikaj”, tė publikuar nga Ministria e atėhershme e Ekonomisė Kombėtare), pyetja ėshtė se ēfarė na pengon sot tė bėjmė, tė paktėn eksportet e mallrave qė i bėnim edhe atėherė. Ndėrsa ne mendojmė pėr avantazhe krahasuese teorike, nė praktikė nuk ndodh kurrė e njėjta gjė. Marrėveshjet e Tregtisė sė Lirė u bėnė pėr tė ndihmuar eksportet, por parimi i ndėrtimit tė marrėveshjeve ishte teorik. Ndėrsa mendonim se kemi mundėsi tė prodhojmė domate tė hershme dhe tė pastra biologjikisht, harruam se nuk ka asnjė tregtar qė tė dijė tė merret me kėtė punė.



Vitet ’30 dhe ....
E vėrteta ėshtė se qė nė vitet ’30, Shqipėria eksportonte djathė cilėsor tė markave tė regjistruara nė vendet pėrkatėse. Eksportonim nė SHBA djathė tė markės italiane “Parmixhan” dhe zviceran “Ementhal”. Prodhuesit e kėtyre djathėrave nuk ekzistojnė mė sot nė Shqipėri, por eksperienca e atyre viteve na detyron tė kėmbėngulim se tradita ėshtė e pazėvendėsueshme nė kėtė Botė dhe se eksportet blegtorale duhet tė riaktivizohen. Nė vitin 1932, eksportet shqiptare u dėmtuan rėndė dhe ranė deri nė nivelin e vitit 1923. Rėnia nė mėnyrė tė menjėhershme nė kohėn e depresionit tė madh botėror ishte shumė e dhimbshme atėherė, por shkaqet qė sollėn kėtė rėnie duhet tė kihen parasysh edhe sot. Sipas tė dhėnave tė ndryshme historike, eksportet shqiptare janė viktima tė antiglobalizimit tė ndėrmarrė nga shtetet e fuqishme nė mbrojtje tė prodhimeve tė veta nė kushtet e krizės. Eksporti i djathit, por jo vetėm i djathit, pėr nė SHBA, ra nė vitin 1932 kur Qeveria Amerikane vendosi tarifa doganore shumė tė larta. Eksporti i gjalpit nė Greqi dhe Turqi ra kur Bashkimi Sovjetik zbatoi njė program shitjesh gjalpi me dumping. Ndonėse kanė kaluar 70 vjet, situata e sotme ka shumė ngjashmėri.



Strategjitė e sotme nė letėr
Por ē’ndodh realisht me produktet “made in Albania” nė tregun shqiptar, rajonal dhe atė global. Strategji nė letėr dhe letra pa fund tė miratuara nga strukturat qeverisėse e ato parlamentare si “Strategjia e nxitjes sė eksporteve shqiptare”, por qė nuk kanė asnjė fuqi
pėrpara ashpėrsisė sė dorės sė padukshme tė tregut. Banka e Shqipėrisė, si institucioni i alertuar kohėt e fundit pėr kėtė problem, vėren se Shqipėria po kthehet gradualisht nė njė vend importues, pra qė konsumon produktet e importit. “Prodhuesit ekzistojnė dhe detyra
e qeverisė ėshtė t’i identifikojė ato dhe t’i mbrojė interesat e tyre nė kuadėr tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė”, - thotė njė drejtues i njė firme shqiptare prodhimi. Nėse i referohemi tė dhėnave zyrtare, importi nė mėnyrė tė vazhdueshme, vit pas viti, periudhė pas periudhe, fiton terren ndryshe nga ē’ndodh me eksportet. Importi zė mbi 82 pėr qind tė fluksit tė tregtisė sė jashtme, gjė qė flet pėr njė ekonomi dhe treg tė brendshėm tė orientuar nga importi. Shqipėria importon mė shumė se 1.8 miliard dollarė mallra nė vit dhe eksporton pak mė shumė se 300 milionė dollarė nė vit, kryesisht rieksporte, duke krijuar kėshtu njė deficit tregtar mbi 1 miliardė e gjysmė dollarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:24 pm

LEKA ZOGU, MBRET I SHQIPTAREVE

Nga: Astrit KOLA

Princi trashegimtar i fronit mbreteror, Leka Zogu, u lind me 5 Prill 1939, dy dite para pushtimit fashist te Shqiperise. Pas largimit te detyruar me 6 prill, Familja Mbreterore, bashke me princin Leka, foshnje dy diteshe, pershkuan itinerarin; Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, France, derisa mberriten ne Britanine e Madhe, ku qendruan 7 vjet. Neper te gjitha keto vende, Mbreti Zog, Familja Mbreterore dhe suita e Oborrit, u priten me nderime te medha, sipas protokollit zyrtar, mbreteror ose jo. Ne janar te vitit 1946, Familja Mbreterore u vendos ne Kajro dhe me vone ne Aleksandri, ku Princ Leka regjistrohet ne kolegjin Viktoria, ne te cilin mesimet zhvilloheshin sipas programeve britanike. Ketu, Princi arsimohet deri ne gusht te vitit 1955, kur Familja Mbreterore niset per ne France, ku Princi regjistrohet dhe ndjek kolegjin Eglon, ne Vilar, mbi Olon. Me 5 Prill 1957, kur Princi Leka mbush plot 18 vjec, Mbreti Zog e shpall ate trashegimtar te kurores mbreterore, ne nje ceremoni te zhvilluar ne prani te figurave me te shquara te emigracionit politik shqiptar ne France dhe te shume miqve te shquar te Familjes Mbreterore dhe te Shqiperise, te ftuar enkas. Pasi mbaroi me rezultate te shkelqyera kolegjin Eglon, Princi tarshegimtar Leka Zogu, regjistrohet ne Akademine Mbreterore Ushtarake te Sand'hersit ne Angli, te cilen do ta mbaroje me rezultate te shkelqyera pas dy vjetesh, ne qershor te vitit 1960, duke u graduar me graden e togerit... Pas vdekjes se Mbretit Zog me 9 prill 1961, me 15 Prill te vitit 1961, ne prani te dhjetra ish deputeteve te Parlamentit shqiptar ne mergim dhe 70 perfaqesuesve te zgjedhur nga e gjithe diaspora shqiptare, ne Hotelin Bristol te Parisit, Princ Leka betohet si Mbret i Shqiptareve. Kujtimet nga jeta e Akademise Ushtarake Mbreterore ne Sand'herst te Anglise, jane nga me te bukurat e jetes se Mbretit Leka. Ne kete akademi, nder me te famshmet ne Bote, studionin pothuajse te gjithe bijte e mbreterve te globit, por Princ Leka lidhi miqesi te ngushte me dy nga studentet me te shquar, qe ishin Mbreti i ardhshem Beduin i Belgjikes dhe Mbreti i ardhshem Husein i Jordanise. Kur Princ Leka arriti per here te pare ne Sand'herst, Ser Xhulian Emeri, ne ate kohe minister ne qeverine e Madherise se Saj, Mbretereshes Elisabeta, organizoi nje pritje madheshtore protokollare per nder te Princ Lekes ne aeroport, ku Princi parakaloi ne reviste para rradheve te Gardes Mbreterore britanike, qe qendronte per nder arme , i veshur me granduniformen Mbreterore te Mbreterise Shqiptare. Ser Xhulian Emeri, i cili ishte mik i ngushte me Mbretin Zog, organizoi per nder te Princ Lekes nje darke madheshtore, ku moren pjese shume oborrtare, lorde dhe politikane, ne mes te te cileve Princ Leka, qe shkelqente, ishte ne vemendjen e te gjitheve. Pas perfundimit te Akademise, duke ndjekur keshillat e Mbretit Zog, Princ Leka regjistrohet ne Universitetin e Sorbones, ku studion Politologji dhe Ekonomi. Njekohesisht, ne kete universitet Ai ndjek me sukses kurset intensive te gjuheve orientale, si dhe te gjermanishtes dhe italishtes. Ne Ceremonine Mbreterore te Kurorezimit, ne daten 15 Prill 1961, para Komisionit te Kurores Mbreterore, Ai deklaroi: Une Leka I - Mbret i Shqiptareve, ne momentin qe po marr ne dore pushtetin mbreteror, betohem para Zotit te Plotfuqishem per te mbrojtur unitetin kombetar, pavaresine e shtetit dhe integritetin tokesor. Do te respektoj Kushtetuten dhe do te veproj ne pajtim me dispozitat e saj dhe ligjet ne fuqi, duke patur gjithmone ne mendje te miren e popullit shqiptar. Zoti me ndihmofte! .
Sapo u shpall sovran, Mbreti Leka filloi aktivitetin politik dhe kontaktet me diasporen shqiptare ne France e Belgjike, te cilat ishin mjaft intensive, sidomos ne kushtet e prishjes se marredhenieve midis Hoxhes dhe Hrushovit. Ne shtator te vitit 1962, Mbreti Leka shkoi ne Spanje, ku kontakton dhe rivendos lidhjet me Princin Huan Karlos dhe Princin Simeon te Bullgarise. Me vone, Mbreti Leka kreu nje turne te shkelqyer ne vendet arabe, ku u prit me ceremoni madheshtore ne Jordani nga Mbreti Hysein dhe ne Arabine Saudite, ku u prit nga Mbreti Fasaid. Si ekspert i shkelqyer i armatimeve te sofistikuara dhe per shkak te njohjeve te reja e lidhjeve te vjetra, Mbreti Leka u be nje nga me te besuarit e Pentagonit, i cili e pajisi me kartabianke per te shkuar ne Vietnam, si vezhgues ushtarak. Ne pranveren e vitit 1969, Mbreti Leka shkoi ne Australi ku u prit ne menyre te shkelqyer nga diaspora shqiptare, si dhe nga autoritetet shteterore dhe nga kryeministri australian, Menzes. Ne kete turne, Ai u njoh me bashkeshorten e ardhshme, Mbretereshen Susane. Pas dasmes, Mbreti, Mbreteresha Susane dhe Nena Mbretereshe Geraldine, zhvilluan nje turne te paharruar ne Kanada dhe SHBA, ku u priten me ceremoni te bujshme nga autoritetet vendase dhe diaspora shqiptare, sidomos ne Toronto te Kanadase, ne Bufalo, Konektikat, Nju Jork, Boston, Detroit, Cikago, Filadelfia, ne Tampa dhe Miami te Floridas, ne Hjuston te Teksasit dhe ne Uashington, ku per nder te familjes Mbreterore Shqiptare u shtruan dy dreka; ne Senat dhe ne Kongres, ne te cilat moren pjese senatore dhe kongresmene te shquar amerikane, shume prej te cileve ishin miq te Mbretit Zog dhe perkrahes te ceshtjes shqiptare. Pas vitit 1979, filluan peripecite e panumerta te Familjes Mbreterore, pas gjuetise se shtrigave te KGB dhe UDB, te cilat u tremben mjaft nga rritja e autoritetit dhe influences politike te Mbretit Leka. Keto dy sherbime u tmerruan nga mundesia e permbysjes se pushtetit te Hoxhes dhe restaurimit te Monarkise Shqiptare, prandaj organizuan kurthe te panumerta kunder Mbretit Leka deri sa influencuan edhe largimin e detyruar te Familjes Mbreterore nga Spanja, ne vitin 1982. Gjate gjithe periudhes, deri ne fund te qendrimit te Tij ne Johannesburg te Afrikes se Jugut, Mbreti Leka thelloi njohurite e Tij ne politologji, diplomaci, shkencat ushtarake, sociologji, ekonomi, marketing, administrim-bisnes, marredhenie nderkombetare, ne politikat e sigurimit dhe sidomos ne gjuhet e huaja. Mbreti Leka flet lirshem afro 15 gjuhe te huaja dhe njeh afro 30 te tilla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 12:25 pm

"Sekretet e Ahmet Zogut nė Angli"

Eshtė folur dhe shkruar shumė pėr mbretin karizmatik tė shqiptarėve, Ahmet Zogu, por ekzistojnė ende mistere tė pazbuluara mbi jetėn e tij.

Gjashtė vitet e jetesės nė Angli janė anashkaluar deri mė tani thjeshtė, duke e pėrmendur si fakt, por kjo nuk ka pėr tė zgjatur shumė. Njė anglez i apasionuar pas historisė sė shqiptarėve, Neil Rees, ka ndėrmarrė njė mision "zbulimi" mbi jetėn e mbretit Zog nė Angli. Sė shpejti, ithtarėt modernė tė mbretit dhe kundėrshtarėt e tij do tė kenė shumė mė tepėr "municione" pėr tė ndezur debate tė vjetra. "Unė kam konsultuar tė gjitha dokumentet arkivore, dosjet sekrete tė shėrbimeve informative, por tė gjitha kėto do tė jenė nė plan tė dytė. Ajo qė mė intereson mė shumė janė vetė dėshmitarėt; ata qė jetuan nė atė kohė dhe qenė pranė mbretit. Pėr fatin tim, disa prej tyre janė ende gjallė dhe pėrbėjnė njė thesar qė duhet tė shfrytėzohet tani. Koha nuk pret", thotė Neil Rees. Nė dhomėn e tij tė pritjes, ai tashmė ka varur njė flamur kuq e zi, dhuratė nga studiuesi Bejtullah Destani. Nė zonėn e Buckinghamshire, ku ai jeton, njė "ushtri" e vogėl ėshtė mobilizuar pėr ta ndihmuar nė projektin e tij pėr tė hedhur nė libėr atė pjesė tė historisė sė Ahmet Zogut nė Angli.

Bucks dhe mbreti

Ahmet Zogu me rrethin e tij mbėrriti nė tokėn britanike mė 26 qershor tė vitit 1940. Greqia e pėrzuri me shpresė se do tė shmangte sulmin e Italisė fashiste, ndėrsa Franca nuk garantonte sigurinė e tij nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore. Ai qė mori pėrsipėr lėvizjen e mbretit nga Franca drejt Anglisė ishte vetė Ian Flemming, agjenti i famshėm britanik dhe autori i librave mbi James Bond. Ai u vendos fillimisht nė hotel "Ritz" tė Londrės, sė bashku me familjen dhe eskortėn e tij prej 35 personash. Pėr sigurinė e familjes sė vet, nė prag tė bombardimit tė Londrės nga nazistėt gjermanė, Ahmet Zogu mori me qira njė shtėpi tė madhe lordėsh nė fshatin e vogėl Frieth, nė zonėn e Buckinghamshire (shkurt Bucks), e cila sot njihet si njė ndėr zonat mė tė pasura tė Mbretėrisė sė Bashkuar, diku mes Londrės dhe Oksfordit. Shtėpia ėshtė e Lordit Parmoor, ish-deputet i Parlamentit britanik tė kohės, i cili sapo ishte ndarė nga jeta. Shtėpia Parmoor kishte 40 dhoma gjumi dhe disa sallone e banja, njė kopsht gjigant me dekor ekstravagant. Pėrveē kėsaj, truprojat e mbretit jetonin nė njė tjetėr shtėpi jo shumė larg tė parės. Kurse nė hotelin "Ritz", Ahmet Zogu mbajti tė bllokuar njė dhomė me sallon pėr takime zyrtare, tė cilėn nipėrit e tij e pėrdornin shpesh edhe pėr zbavitje personale me vajzat lokale. Nė tė gjitha librat e shkruara pėr jetėn e Zogut nuk pėrmendet askund fakti se ai dhe familja e tij jetoi nė Bucks dhe jo nė Londėr.

Ekstravaganca

Mbreti jetonte nė njė shtėpi me 40 dhoma sė bashku me tė shoqen, mbretėreshėn Geraldine dhe princin Leka. Nė rrethin e tij tė ngushtė familjar ishin edhe pesė motrat princesha, katėr nipa e mbesa, princ Tati (Esad Murad Kryeziu - djali i motrės sė mbretit) i Kosovės, tre qen dhe njė dhi. Nė personelin e shėrbimit kishte kuzhinierė, dy infermiere zvicerane, sekretar dhe kėshilltarė politikė. Tetė truproje i mbante pranė nė ēdo moment, por ata jetonin nė njė shtėpi mė vete. Nė Parmmor House mobiliet qė pėrdori mbreti ruhen ende sot e kėsaj dite, pėrveē perdeve e mbulesave tė tavolinės qė i copėtonte rregullisht dhia. Sipas dėshmitarėve vendas, askush prej personelit nuk guxonte ta pėrzinte dhinė nga shtėpia dhe ajo do tė ishte pranė mbretit edhe nė takime zyrtare. Nė njė nga dėshmitė qė nga mbledhur Rees thuhet se dhia e mbretit kishte pėrmbysur nė njė rast tryezėn e ngrėnies tek pėrtypte mbulesėn e saj. Mbreti Zog kishte urdhėruar mobilimin e banjave dhe ndėrtimin e njė banje speciale pėr qentė e tij dhe dhinė. Ende sot, nė Parmoor House, nė njė banjė tė madhe ėshtė vaska e qenve tė mbretit Zog. Njė rinovim i tillė, nė atė kohė ishte tepėr i kushtueshėm. Disa gra tashmė tė moshuara vendase kujtojnė vizitat nė dhomėn e hotel "Ritz", si tė ftuara speciale tė nipėrve tė mbretit. Por, detajet do tė jenė mė tė qarta nė libėr, i cili pritet tė jetė gati nga fundi i kėtij viti.

Dhurata e padėshirueshme

Neil Rees thotė se shumė veta e mbajnė mend ose kanė dėgjuar pėr kohėn e Zogut nė Bucks. "Disa e kujtojnė me adhurim dhe respekt, shumė tė tjerė nuk e donin fare. Ai me eskortėn e tij bridhte rrugėve dhe fshatrave tė Bucks me njė makinė "Mercedes" scarlet (kabriolet) dhe nė sytė e vendasve shihej si bashkėpunėtor i Hitlerit. Nė fakt, nuk ka asnjė provė qė Ahmet Zogu tė ketė bashkėpunuar me Hitlerin. Pėrkundrazi, ai shkėmbeu korrespondencė me Curēillin dhe personalitete tė Rezistencės", rrėfen Rees. Makina i ishte dhuruar mbretit Zog nga vetė Hitleri, me rastin e martesės. Ai ishte i njėjti tip "Mercedesi", tė cilin pėrdorte edhe vetė diktatori nazist. Ndėr tė tjera, Rees ka zbuluar sesi Ahmet Zogu u shmangej taksave tė shtetit anglez dhe marrėveshjen e tij tė heshtur me autoritetet britanike. "Nėse shteti britanik do tė kėrkonte me forcėn e ligjit vjeljen e taksave, atėherė mbreti mund tė ngrite zėrin nė media pėr shtetin qė bėnte shurdh-memecin nė rastin e Shqipėrisė. Shteti britanik ishte i dėrrmuar nga lufta dhe nuk kishte mė as burime as dėshirė pėr t`u angazhuar nė njė tjetėr luftė kundėr komunizmit nė Shqipėri", ka zbuluar Neil Rees nė arkivat sekrete tė MI5. Sipas tij, absolutisht tė gjitha korrespondencat e mbretit dhe njerėzve tė tij tė afėrm me botėn e jashtme perceptoheshin rregullisht. Kjo "marrėveshje e heshtur" e dėmtoi rėndė mbretin dhe kauzėn e tij. Mė 1946, qeveria britanike njohu zyrtarisht regjimin komunist tė Tiranės dhe shtetin e Enver Hoxhės. Shpresat e Zogut shteruan dhe ai vendosi tė zhvendosej drejt Egjiptit, pas ftesės sė vetė mbretit Faruk.

Marrė nga “Albaniamail”

Rees dhe dashuria pėr shqiptarėt

Neil Rees ėshtė njė autor i ri, amator. Historia ėshtė njė pasion i tij, por jo profesion. Libri i tij i parė ėshtė botuar para dy vitesh dhe ka tė bėjė me kryeministrin e parė tė Ēekosllovakisė dhe luftėtarėt ēekė, tė cilėt jetuan nė zonėn e Bucks gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Rees ka udhėtuar pėr herė tė parė nė Ballkan, nė vitin 1998 dhe kontaktin e parė me shqiptarėt e ka pasur nė Maqedoni. Gjatė kėrkimeve pėr tė shkruar njė histori lokale mbi Bucks, Neil gjeti edhe materiale mbi jetėn e Ahmet Zogut nė atė zonė. Ai u tėrhoq nga projekti i parė dhe filloi tė merrej me projektin e dytė; historia e mbretit tė shqiptarėve nė Angli. "U ēudita nga interesi i vendasve pėr kėtė projekt. Pasi mėsuan mbi kėtė, njė miniushtri u mblodh rreth meje dhe tani nuk jam vetėm. Pėrditė mė marrin njerėz nė telefon dhe mė japin informacione tė reja. Kam mbledhur mjaft kujtime, fotografi, madje kam gjetur edhe pasardhėsit e atyre njerėzve qė Zogu la pas", thotė Rees. Sipas tij, nė atė kohė, nė Angli kanė mbetur rreth 40 shqiptarė, nga ata qė erdhėn sė bashku me Zogun, personeli i ambasadės shqiptare tė kohės dhe tė tjerė qė erdhėn mė pas nga Evropa. Pothuajse tė gjithė janė asimiluar dhe humbur me turmėn, por gjurmėt janė ende tė pastra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Sponsored content





Ahmet Zogu Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Zogu   Ahmet Zogu Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ahmet Zogu
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Elita kombėtare-
Kėrce tek: