AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Empty
MesazhTitulli: Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar   Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 1:06 pm

Veprimtaria letrare, sociokulturore dhe politike e Midhat Frashėrit ėshtė shumėdimensionale. Ai ėshtė konsideruar si njėri nga intelektualėt mė tė shquar tė brezit tė vet. Gjatė pesė dekadave tė sundimit tė oktopodit komunist ai mbeti i letuar dhe u quajt "reaksionar", "tradhėtar" etj. E vetmja tradhėti qė kishte bėrė ishte ajo ndaj ideologjisė komuniste dhe ideologėve tė saj.




Salajdin SALIHU



Jeta dhe vepra me pak fjalė



Midhat Frashėri (Lumo Skendo apo Mali Kokojka), ka qenė ministėr i Punėve Botore nė qeverinė e parė shqiptare, delegat i Stambollit dhe "Vatrės" nė Konferencėn e Paqės nė Paris, mė 1920. Ka qenė pjesėmarrės nė Konferencėn e Mukjes (1943) kur mes forcave politike shqiptare u arrit marrėveshje pėr mbrojtjen e atdheut, e cila mė pas u prish, kurse Midhat Frashėri, pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet u arratis nė Amerikė. Komunistėt shqiptarė, kėta kasnec tė internacionalizmit proletar, e futėn veprėn e tij nė regjistrin e veprave tė ndaluara. Nė tė njėjtin regjistėr figuronte edhe emri i Faik Konicės, i cili e ēmoi Midhatin si atdhetar dhe si "njėri nga mė tė diturit e brezit tė ri" ("Parashtresa", 1899).



Midhat Frashėri ėshtė marrė me veprimtari publicistike dhe letrare si dhe ka pėrkthyer disa vepra. Nėn drejtimin e tij janė botuar "Kalendari Kombiar", "Lirija" dhe "Dituria". Ka shkruar jetėshkrimin pėr Naim Frashėrin, novelat "Hi dhe shpuzė", studimin mbi shqiptarėt dhe tė ardhmen e tyre tė pagėzuar si "Pritmi i Shqipėrisė", ese sociopolitike dhe etnike "Plagėt tona" etj. Midhat Frashėri ka botuar edhe disa vepra nė frėngjisht: "L'affaire de l'Epire (1915), "La population de l'Epire" (1915), "Les Albanais chez eux et a la l'Etranger " (1919), "Albanis et Slaves" (919). Midhat Frashėri ka pėrkthyer nė shqip veprat "Guillaume Tell" tė Lamartinit (1898), "Bėje tė mirėn pa hidhe nė det" e Franc Hofmanit (1900), "Robinson Crusoe" e Defosė (1909) dhe "Psikologjia e edukatės" e G. Le Bon (1923).



Midhat Frashėri vdiq mė 3 tetor tė motit 1949 nė Njujork. Mė poshtė do tė pėrqėndrohemi te disa mendime tė tij. Pra do tė bėjmė njė vėshtrim sipėrfaqėsor tė njė pjese tė krijimtarisė sė tij



Pėr shkrimtarėt dhe gazetarėt



Nė esetė e tij Midhat Frashėri shkrimtarėt dhe gazetarėt i sheh nga prizmi i njė romantiku. Ata do tė duhej tė ishin njerėz idealist me ndėrgjegje tė lartė kombėtare. Ai ishte i mendimit se njerėzit e letrave mund tė bėnin gjithēka pėr qytetėrimin e njė populli dhe pėrparimin e tij, ndėrkaq pėr shtypin thoshte se duhej tė ishte "kopshti i njė jete morale, shkolla e sė vėrtetave politike dhe shoqėnore, predikimi pėr zhvillimin mendor dhe shpirtėnor, e njė discipline vullnetare e njė rregulle tė inspiruarė prej amorit dhe dashurisė, duke kupėtuarė drejt dhe vėrtet interesin tėnė". Sipas Midhat Frashėrit, shtypi nuk duhej tė ishte pasqyra e kafeneve dhe vendi i fjalimeve tė zbraztė.



Ai kėrkonte nga gazetari tė kishte patriotizmė dhe modesti dhe tė mos vuanin nga smundja e gjelave tė detit "qė janė mė pakė tė menēmet e shtazėvet, po qė mufaten mė tepėr". Ai kishte bindjen se do tė kishte njė shtyp tė mirrėfilltė vetėm nėse do tė drejtohej nga njerėz tė zotė dhe profesionistė.



"Nė duamė pra qė tė ketė rėndėsi shtypi ynė dhe tė bėjė shėrbim, duhet qė edhe tė jetė nė duar tė denja, nė njerės tė zotėr, tė pajuarė me cilėsi dhe virtute tė naltė".



Midhat Frashėri edhe shkrimtarin e konsideronte si njeri idealist i pajisur me atdhedashuri. Megjithatė duhet tė pėrmendim se arti vlerėsohet me kritere estetike dhe jo ideologjike (qoftė kjo edhe ideologji kombėtare) apo etnike. P.sh. Konica e trajtonte mė drejt kėtė temė. Sipas Konicės atdhedashuria dhe letėrsia janė dy gjėra tė ndryshme, pra letrar i mirė mund tė jetė edhe ai qė nuk ėshtė edhe atdhetar i mirė, gjithashtu edhe njė atdhetar i mirė nuk do tė thotė se ėshtė njėkohėsisht edhe letrar i mirė...



Pėr Midhat Frashėrin "ngjallja e kaqė kombeve ka nisurė me frymėn e poetėve…se ritja dhe lartėsimi i kombevet ka gjetur fuqi nga inspirimi i dhėnė prej vjershėtorėvet".



Gjithnjė sipas Midhat Frashėrit, qė tė bėhet kombi mė i fortė ata kanė nevojė pėr njė ideal qė duhet ta krijojnė shkrimtarėt dhe intelektualėt.



"Ay ideal i bėn qė tė heqin dorė nga rezhionalizma shterpė, nga egoizma misqine, u jep njė hov qė tė rrojnė vetėm pėr vendin e nderuarė dhe tė pandarė".



Pėr intelektualin



Si ēdo njeri idealist edhe Midhat Frashėri nuk ishte i kėnaqur me rolin e inteligjencies nė shoqėri. Kjo ėshtė e kuptueshme pėr njerėzit e artit qė gjithnjė, siē do tė thoshte bashkėkohaniku i Ismet Toto, kėrkojnė forma mė tė pėrsosura mendimi e ndjenje. Nga krijimet e tij shkėputa njė pyetje tepėr aktuale:



'Po tė pyes: ti qė e sheh rrezikun, ē'bėn, si i bėn ballė vdekjesė, cilin miet po pėrdor?…



Gjer mė sot asgjė s'ke bėrė pėr tė mjerėt, pėr ata qė vuajnė…'



Ja edhe njė mendim mjaft aktual: "Jeta intelektuale gjer mė sot ka lojturė njė rol zero ndėr ne. Fuqia dhe kujdesi i tėrė ka qenė varurė ne jeta materiale…Zgjimi i njė orizonti tė mendjėsė dhe tė moralit, me ndjenja mė tė holla dhe me tė lėmuara, mvaretė nga rėndėsija dhe bukurija qė do tė dijmė ne t'i japim jetesė intelektuale, me anė tė shkrimevet".



Pėr shqiptarin



Shqiptari prej natyre, thotė Midhat Frashėri, ėshtė kotėsi-dashės, plot vanitet dhe egoizėm. Nuk i pėlqen kurrė tė shohė dhe tė njohė fajin dhe tė metėn e tij: i pėlqen kurdoherė tė ngarkojė tė tjetri.



"Popullit tėnė mė tepėr se ēdo send i mungon durimi", thotė Frashėri, duke shtuar se "kemi rrojtur pėr orėn, pėr minutėn e tanishme" e jo edhe pėr tė ardhmen.



"Ai qė udhėton nė Shqipėri…habitetė kur vė re se kėta drurė janė tė vjetrė dhe s'gjen as njė tė ri nė mes tė tyre! kush lodhetė qė t'i mbjellė dhe tė presė dhjetė vjet pemėn e tyre". Kėshtu shkruan Midhat Frashėri.



Mbi kritikat ndaj qeverisė



Pėr Midhat Frashėrin qeveria "nuk rrėfen kurrė njė send pozitif". Pėr Midhatin kjo fjalė ėshtė "njė pėrallė, njė hie, njė erė", pranda ai nuk e sheh tė arsyeshme tė kritikohet aq shumė qeveria, sepse ajo ėshtė diēka qė nuk ekziston, qė s'ka trup, qė ėshtė vetėm njė skaje teknike.



Midhati nuk pranon bindjen se me kritika rrėzohet njė qeveri, puna e sė cilės nuk duket te ministrat por te nėpunėsit. "Me tė hequrė shtatė ministrėt, a do tė heqėsh edhe gjithė deputatėt, gjithė nėpunėsit (disa mijė) qė janė kolaboratorėt e qeverisė?". Pra pasi gjithēka del nga populli atėherė duhet pėrpjekje pėr pėrparimin e tij, e ky pėrparim mund tė fillojė nga njė nėpunės i thjeshtė.



Kritika ndaj qeverisė, sipas M. Frashėrit, shkarkon njeriun prej pėrgjegjėsisė, "me qėnė se ēdo faj j'a hedh njė hieje, njė ėndėre".



Ai shton: "Kritika e qeverisė ėshtė puna mė e lehtė e botėsė, dhe prandaj nė atė jipetė ēdo njeri qė s'ka no njė vleftė nė person tė tij, ēdo njeri qė s'ėshtė i zoti tė flasė prej njė sendi me dobi, prej njė subjekti pozitif. Ėshtė si fjalėt e atyreve qė s'gjejnė tjatėr ē'tė thonė, po qahenė nga koha, herė nga vapa dhe herė nga tė ftohtėt".



Duke e pohuar se "ēdo komb ka qeverinė qė meriton", Midhati shton edhe kėtė: "Fuqia e njė njeriu ėshtė e vogėl pėr tė ndrequrė njė qeveri tė tėrė, po e mjaftė pėr tė ndrequrė punėt e tija personale".



Midhati kėrkon qė ēdo kush tė marrė pėrgjegjėsi nė pėrparimin e njė kombi apo shteti e jo vetėm qeveritarėt. Ai ėshtė i vetėdijshėm se nėse gjithēka lihet nė duart e qeveritarėve, atėherė do tė ketė keqpėrdorime.



Para shumė kohėsh pata thėnė se politikanėt nuk janė fajtor pėr gjithēka, sepse duke fajėsuar politikanėt pėr gjithēka zhveshemi nga pėrgjegjėsia personale. Lasgush Poradeci do tė thoshte: "Kur e burgosėm Vincent Prenushin". Pra, e fut edhe veten si bashkėpjesėmarrės nė krim, sepse "poeti mban pėrgjegjėsi pėr gjithēka". Kur gabojnė politikanėt gabojmė edhe ne (duke e futur edhe veten kėtu), sepse ne kemi vendosur qė po ata politikanė tė na udhėheqin. Ē'dobi kemi prej atyre qė me orė tė tėra na flasin pėr politikė dhe patriotizmė, qė bėhen kinse janė ekspertė tė politikės ndėrkombėtare e nuk bėjnė asnjė ndryshim nė konceptin e jetės familjare, nuk i kujtohet sė paku ta pastrojė oborrin e vet nga plehu.



Demokraci d.t.th. tė marrėsh pėrgjegjėsi. Nėse nuk dėshiron tė marrėsh pėrgjegjėsi, atėherė do tė shohėsh fajtorin gjithmonė te tjetri dhe pa e kuptuar je pjesė e kopesė dhe ke nevojė pėr njė bari edhe nėse ai tė shpie nė gojėn e ujkut. A nuk i fajėsuam me vite tė tjerėt pėr gjendjen tonė e nuk bėmė vet asgjė?



"Unė kam parė njė Shqiptar qė kritikonte me orė dhe me javė qeverinė pse nuk godit udhė, dhe ay burrė vetė, me shtatė vėllėzėrit e tij kishte dy pėllėmbė baltė nė oborr", shkruan M. Frashėri.



Midhat Frashėri ishte i mendimit se vetėm zhvillimi kulturor do tė mund tė pėrparonte njė popull:



" Rrojtja e njė populli, mbajtja dhe lulėzimi i njė kombi, i njė Shteti, s'ėshtė vetėm me miete materiale; kėrkon dhe njė shumicė kondita morale, njė fuqi tė mėndjesė dhe tė shpirtit, qė sigurojnė pėrparimin dhe qytetėrimin, qė e bėjnė atė komb dhe atė Shtet tė zėrė njė vėnd tė ndershėm nė shoqėrinė e sotme. Fuqija morale dhe shpirtėnore ėshtė ajo qė siguron edhe pushtetėn materiale mirėshkuarjen fizike".



Dhe diku tjetėr: "Njė popull nuk rron dot pa ideal, pa njė shtytkė, pa njė qėllim qė e bėn tė ecėnj, tė punojė, tė pėrpiqetė dhe tė pėrparojė….pa njė fuqi morale, pa njė pikė drejt sė cilės duhet tė rendin sė bashku, njerėzit dhe popujt vdirenė, shuhenė".



"Reaksionari" Midhat Frashėri



Vepra e tij ėshtė e gjėrė, por deri ajo nuk ėshtė e prezentuar si e plotė. E kemi njohur si "reaksionar", si "tradhėtar". Kė? Birin e Abdyl Frashėrit. E nga ana tjetėr atdhetar mė tė mėdhenj kanė qenė lenkaēukot e pilopelisterat. Midhati kishte punuar pėr tė mirėn e kombit dhe vendit tė tij, si njė njeri idealist. Ai ishte vėnė nė shėrbim tė krijimit tė arketipit tė njė shoqėrie tė pėrparuar dhe civilizuar shqiptare… Dhe u letua.



Fatkeqėsisht njollosjen e tij e bėnė para sė gjithash vet shkrimtarėt. Ajme!



"Puna s'ėshtė shorta e njė njeriu, e njė palė tė njerėzvet: ėshtė piesa e tė gjithėve", thoshte ai. Duke iu referuar kėsaj thėnie do tė shtonim: Ėshtė punė e tė gjithė njerėzve tė shkencės qė tė bėjnė rivlerėsimin e historisė sė tyre, sepse vetėm kėshtu njė popull mund tė ecė pėrpara. Me sentimentalizma, eufori dhe rrahagjokse nuk zhvillohet njė komb. Ai vetėm zhytet nė ėndėrr dhe humb ndjenjėn pėr realitetin.



"Ēdo Shqipėtar gjendetė sot pėrpara gjykatores' sė historisė. Historija po na gjykon: nė mos patmė fatin tė jemė stėrnipė tė lumturė tė stėrgjyshėvet fatosė, kemi detyrėn tė pėrpiqemi qė tė bėhemi, ne vetė, stėrgjyshėr tė ndershmė pėr nipėt tanė".



Dhe kishte tė drejtė ky "reaksionar", pėrkundėr atyre qė kishin detyruar arratisjen e tij nga atdheu, pėr ta bėrė pastaj tė njėjtin njė burg tė madh; pėrkundėr atyre qė kishin bėrė tė vuante njė popull i tė tėrė, tė cilin e kishin afruar afėr humnerės.



Proza poetike tė Midhat Frashėrit



AH, PO BIE SHI PRAPĖ



Eja, mike, se po bie shi.



Mė duketė sikur qan qielli, sikur derdh lote tė hollė. Edhe zėmra ime sot po qan. Jam vetėm, lotėt e qiellit riedhin jashtė qelqevet dhe po ndjej tė ftohtėt brėnda nė zėmėr.



E mban mėnt, mike, kur ishim bashkė sa shum' e donim shinė? E mban mėnt gazin qė ndjenim afrė dritares kur binin pikat e mbėdha tė shiut? Ti i prisnje ato ditė, se e dinje qė mė pėlqenin; i prisnje ato ditė, mė prisnje mua.



Ahere, kur bota mbytėsh nė lot, ne ishim tė gėzuarė; ahere, kur bota mbulohėsh me ujė tė ftohtė, ne kishim nxehtė nė zėmrėt.



Po tani, nga kjo odė gjysm' e errėt, shikoj pikat qė po kullojnė, dhe po mbėrdhi.



SHKRETINA



Nga njė herė jam si beduini nė shkretinė. Mė ēdo anė shoh qiellin tė pshteturė nė ran'e skuqurė: kurrkund njė nisi shprese; tekdo njė qiell i pėrvėluarė, njė tokė shterpė dhe tė diegurė.



Po ndiek udhėn, i prinur prej yllit tė veniturė qė mė rrėfen shpresa ime. Po ecinj, dit' e natė, dhe shumė herė kėmbėt mė gjakosenė.



Ku vete? Atje tej, mė tutje se kjo ran' e shkretė, m'at' anė kėti qielli tė errėt; po shoh njė qėllim; ylli im po mė rrėfen njė udhė.



Po dal! Njė zė mė pyet: Ėshtė njė qėllim ay, a po njė mirazh?



Edhe shumė herė jam si beduini nė shkretinėt.



MOT' I RI



Ikė, ikė. Qofsh'i nėmur ti qė vjen tė mė urosh motin e ri.



Njė mot akoma! Edhe me qeshje nė buzė, me urime, vjen tė mė thuash se m'u pakėsua njė mot, mė thua pėr shumė vjet.



Dy-mbė-dhjetė hėna! si dije mė duketė ay qė shkoj, pastaj edhe ay mė parė, edhe tjetri akoma!



Lumi qė rrjedh lėshon zallin, deleja qė shkon le gjurmėn, flaka qė digjetė le hinė. Po ti, o kohė, ē'na le? A po kėtė hi mi kokėt tėnė!



Qysh pra, gjithė vuajtjet e mėmės s'ime, gjithė shpresat e saja, shpresat e mija, vuajtjet e mija, gjithė kėto kėshtu do tė shuhenė?



Vargu i vdekjes po mbushetė, kur imi ēdo mot po afėron mė tė kėputurė. Edhe s'mund ta ndaloj kėtė lumė, s'mund ta mbaj kėtė jetė!



Edhe ti ironi, me qeshje nė buzė, vjen tė mė urosh. Ikė, ikė kėtej, se s'dua urime unė, jam pėr rėnkim
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar   Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 1:08 pm

Mid'hat Frasheri, nje njeri per Shqiperine

Nga Blendi FEVZIU

Historia e njerit prej njerezve me te rendesishem te historise sone. Djalit te Abdyl Frasherit, nipit te Naimit, firmosesit te pavaresise shqiptare dhe ministrit te Qeverise se pare te Vlores. Biografia e panjohur e themeluesit te Ballit Kombetar, qe nga vitet e para te rinise, deri ne fund te jetes se tij

Bardhyl Quku, 65 vjecar, eshte nder te vetmit shqiptare te Nju Jorkut, qe kujton ende me mall nje kohe te larget. Me nje shqipe te permbajtur, ai tregon per kohen kur babai i tij, Faik Quku, Komandant i Ballit Kombetar, shetiste ne kampin e Barletes ne Itali me nje burre plak dhe fisnik. Burri, qe mbante per dore djalin e vogel, quhej Mid'hat Frasheri dhe e nderonin te gjithe. Femijet ishin ata qe e donin me shume, por edhe ai u kushtonte atyre shume me teper kohe. 50 e ca vjet me vone, i shnderruar ne nje biznesmen te fuqishem i Eall Street, Bardhyl Quku ka deshire te sqaroje akoma me shume enigmat e nje kohe te shkuar. Kuvendon gjate me ish drejtues te rinise balliste, Luan Gashin; ka blere nje pjese te teksteve te Historise se Shqiperise dhe po perpiqet te kuptoje rolin qe ka luajtur plaku i femijerise se tij, ne historine shqiptare. Gjysme shekulli me vone, ai ka kuptuar se njeriu, te cilit i shtrengonte doren duke shetitur ne rrugicat e kampit te Barletes, ka qene nje nder njerezit me te rendesishem te Historise se Shqiperise.

Por, ai, e ka shume te veshtire te kuptoje permasat reale te angazhimit te tij. Pothuaj gjithe tekstet historike te kohes se komunizmit jane te censuruar, ndersa ato te mepasme nuk kane studime serioze. Sic ndodh rendom ne keto raste, fati i keq dhe diktatura e gjate e kane fshire nga kujtesa e shkruar shume nga angazhimet e Mid'hat Frasherit, njerit prej njerezve me te rendesishem te historise se Shqiperise ne gjysmen e pare te shekullit te XX-te. Ose akoma me keq, e kane redaktuar angazhimin e tij, vetem ne nje pjese, ate qe lidhet me Ballin Kombetar gjate luftes dhe aktivitetin ne emigracion pas saj. Pa kujtuar se qe nga fillimet, fund te shekullit te XIX dhe deri me 1940, kur ai u angazhua ne Ballin Kombetar, Mid'hat Frasheri, kishte lene ne historine e Shqiperise gjurme te pashlyeshme. Te mjaftueshme, per ta renditur ate, ne librin e madh te kujteses kombetare.

Mid'hat Frasheri, femijeri e veshtire

Ajo qe komunizmi nuk e permendi kurre, ose qe i'u ruajt me mjaft kujdes ishte prejardhja e Mid'hat Frasherit dhe familja e tij. Pak vete ne Shqiperi e dinin se themeluesi dhe ideatori i Ballit Kombetar ishte djali i Abdyl Frasherit, ideologut te Lidhjes se Prizrenit dhe nipi i Naim dhe Sami Frasherit, ne shtepine e te cileve ishte rritur ne Stamboll. Femijeria, si dhe gjithe jeta e Mid'hatit, kaloi neper po ato veshtiresi dhe vuajtje qe kaloi edhe ndertimi i Rilindjes Kombetare dhe me pas i shtetit shqiptar. Mid'hat Frasheri lindi ne Janine me 25 Mars 1880. Abdyl Frasheri ishte vendosur aty pak vite me pare, si nje nepunes i Perandorise dhe kishte sjelle me vete gjithe familjen. Por, djali i vogel, nuk pati mundesi ta njihte te jatin, qe ne momentet e para te ndergjegjesimit te tij. Ne ato kohe, i jati ishte ne krye te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe se bashku me Mehmet Ali Pashe Vrionin, Iljaz Pashe Dibren dhe Sulejman Vokshin, po perpiqeshin te kundershtonin vendimin e Kongresit te Berlinit dhe te ruanin paprekshmerine territoriale te Shqiperise. Mid'hati nuk pati mundesi ta shihte te jatin as me vone. Pas deshtimit te Lidhjes se Prizrenit, Abdyl Frasheri, u arrestua dhe u denua po ne Prizren, nderkohe qe familja u transferua ne Stamboll. Ende femije, Mid'hat Frasheri, u rrit ne familjen e xhaxhait, Naim Frasherit, poetit kombetar dhe idhullit te te gjithe te rinjve nacionaliste shqiptare. Me pas, ai ka pershkruar ne detaje femijerine e tij prane te ungjit dhe ambjentin ku po ngjizej ideja e nje Shqiperie te pavarur. Fatmiresisht, Mid'hat Frasheri, ka lene shume shenime, libra, kujtime dhe pjese letrare, te cilat hedhin drite mbi angazhimin e tij ne rradhet nacionaliste. Ishte ende adoleshent, kur filloi leterkembimin me disa nga moshataret e tij, qe militonin ne vende te tjera te Perandorise, por edhe me gjere. Me i rendesishmi nder ta ishte Ibrahim Temja, nje djale, qe me pas do te zinte nje rol te vecante ne zhvillimet pro pavaresise. Mid'hati ishte shume i ri kur i vdiq i jati, patrioti i madh Abdyl Frasheri, dhe nuk kishte mbushur ende 20 vjec, kur vdiq babai i tij shpirteror, Naim Frasheri. Ne kete kohe, ai kishte konsoliduar nje profil te qarte politik dhe kishte hyre ne lidhje me shume personazhe, qe me pas do te luanin nje rol te vecante, perfshi Ismail Qemalin dhe Faik Konicen. Por, angazhimi konkret i tij ne levizjen kombetare filloi me 1908, kur ai u be nje nder ideatoret dhe, me pas, nder drejtuesit e Kongresit te Manastirit, kongresit qe hodhi bazat e alfabetit te gjuhes shqipe dhe qe mori vendimin per hapjen e shkolles Normale ne Elbasan. Qe nga kjo kohe, deri me 1911, ai nuk pushoi se luajturi nje rol konkret ne zhvillimet politike ne Turqi dhe ne kanalizimin e tyre ne favor te ceshtjes shqiptare. Angazhimet e tij krijuan shume probleme ne familjen Frasheri dhe ne ate kohe, mund te thuhet se Mid'hat Frasheri nuk kishte me asnje pasuri menjane.

Drejt pavaresise shqiptare

Ai ishte 32 vjecar, kur vendosi te largohet nga Stambolli dhe te udhetoje ne brendesi te vendlindjes se tij. Ne te vertete, ky udhetim i gjate, u be edhe fati i tij i madh. Uran Butka, i vetmi studiues qe ka shkruajtur nje biografi te detajuar te Mid'hat Frasherit, ka dhene shume detaje te ketij udhetimi. Njeriu, qe pak muaj me vone do te firmoste aktin e pavaresise se Shqiperise, udhetoi nga Kosova ne Shkup dhe prej ketej ne Elbasan, ne prag te luftes ballkanike. Ai ishte ne Elbasan, kur lufta filloi me furi dhe po ketu, miku i Aqif Pashe Elbasanit, ra ne kontakt me grupin e patrioteve, qe po pergatiste pavaresine. Elbasani ishte qyteti i pare, qe zgjodhi tre delegate per Kuvendin e Pavaresise dhe nje nder ta ishte edhe Mid'hat Frasheri. Vite me vone, ai ka pershkruar udhetimin e tij drejt qytetit te Vlores, qe pas kontakteve te vazhdueshme, ishte percaktuar si qyteti ku do te mblidhej Kuvendi i Pavaresise. Delegatet e Elbasanit udhetuan ne drejtim te Fierit, kur ne Ardenice ndeshen nje karvan te dyte me te njejtin destinacion. Te hipur ne nje kale te vogel, te bardhe, Mid'hati dalloi Ismail Qemalin, njeriu qe dy dite me vone do te behej Kryeministri i pare i Shqiperise se Pavarur. Duke u endur neper balturinat e Myzeqese, karvani i atyre pak njerezve, qe donin te benin Shqiperine, mberriti ne Mifol. Eqrem Vlora, nje nder te paktet deshmitare, qe ka pershkruar ate kohe, tregon se si qyteti ishte dehur nga entuziazmi dhe se si Kuvendi i krahinave shqiptare deklaroi menjehere pavaresine. Mid'hat Frasheri, 32 vjecar, u be jo vetem firmetar i pavaresise shqiptare, por edhe Minister i Puneve te Pergjithshme ne Qeverine e Ismail Qemalit.

Jeta ne Vlore nuk ishte aspak e lehte. Uran Butka shkruan se Ministri flinte fillimisht ne nje dhome te familjes Vlora, per t'u zhvendosur me pas ne shtepine e Sharrave. Vendosi aty nje tavoline dhe filloi te ngrinte nje strukture, qe nuk do te funksiononte kurre. Shqiperia ishte rrethuar e gjitha dhe territori i Qeverise se Vlores perfshinte vetem qytetin dhe disa fshatra rreth tij. Nuk dihet qarte se cilat qene problemet dhe kontradiktat e djalit te ri me Kryeministrin plak, por pak muaj me vone, me 30 mars 1913, Mid'hat Frasheri dha doreheqjen. Teksti eshte fare i thate dhe motivohet vetem me pamundesine per te kryer si duhet detyren e caktuar. Qe nga kjo kohe, aktiviteti i Mid'hat Frasherit ne Shqiperi eshte i reduktuar. Ne fillim u vendos ne Durres, ku priti me entuziazem Princ Vidin dhe u vu ne sherbim te tij, duke ndihmuar ne Ministrine e Jashtme. Pas fillimit te levizjes esadiste dhe ikjes se Princ Vidit, edhe ai vete u largua nga Shqiperia. Qe nga viti 1914 e deri me 1918 u end neper Ballkan. Me 1916 mberriti ne Bukuresht, ku krejt papritur, u arrestua dhe me pas u internua ne Moldavi. Ne kete qytet rastesisht takoi mikun e tij te vjeter, Ibrahim Temon. Nuk ka te dhena te qarta per levizjet e tij deri me 1918, kur u shfaq ne Lozane, ne konferencen qe po vendoste krijimin e Jugosllavise. Kesaj konference ai i dergoi nje promemorie mbi te ardhmen e Ballkanit, e cila, e botuar 81 vjet me pas, ngjan si nje dokument i ndonje prej institucioneve me te rendesishme te studimeve nderkombetare. Ne te, ai ka bere deklaraten, e cila do te merrte vlere te pashembullt ne fund te shekullit: Pa zgjidhjen e problemit shqiptar, nuk do te kete as Jugosllavi te re dhe as nje zgjidhje perfundimtare te kufijve ne Ballkan.

Me 1920, me qendrim ne Paris, ai pershendet Kongresin e Lushnjes, Qeverine e Tiranes dhe niset per llogari te saj ne SHBA. Mid'hat Frasheri vendos fillimisht kontakte me komunitetin shqiptar ne Amerike dhe me pas udheton ne Paris, si Kryetar i Delegacionit te Qeverise se Tiranes ne Konferencen e Paqes. Per me shume se nje vit, ai zhvilloi nje aktivitet te ethshem diplomatik, per t'i kursyer Shqiperise, humbjen e dy krahinave te rendesishme, asaj te Korces dhe te Gjirokastres. Duket se kete pune e kreu ne menyre te mrekullueshme, perderisa, pas kthimit ne Shqiperi me 1922, u caktua nga Qeveria e Tiranes si Minister Fuqiplote i saj ne Athine. Ne ato pak muaj qendrimi, ai refuzoi te merrte persiper drejtimin e Qeverise pas doreheqjes se Kryeministrit, Iliaz Vrioni.

Mid'hat Frasheri u vendos ne Athine me 9 janar 1923. Qe nga kjo dite e deri me 16 dhjetor 1925, kur i paraqiti Presidentit Ahmet Zogu doreheqjen e tij, Mid'hat Frasheri ka kryer nje nga veprimtarite e tij, me te rendesishme politike. Jo vetem ne vendosjen per here te pare te marredhenieve diplomatike me Athinen, jo vetem ne njohjen e kufijve te Shqiperise nga Greqia, por mbi te gjitha, ne ndalimin e perzenies se popullsise myslymane shqiptare nga ky vend dhe vendosjen e saj ne Turqi. Aktiviteti i Frasherit ne kete drejtim eshte i detajuar dhe ai mund te meritoje nje shkrim me vete. Ai ia arriti te ndaloje nje genocid te hapur, duke shfrytezuar jo vetem presionin tek qeveria greke, por edhe tek Lidhja e Kombeve dhe institucione te tjera nderkombetare me ndikim. Ky akt do te mbetej deri ne fund te jetes se tij nje nder angazhimet, per te cilat ai ishte gjithmone krenar.

Libraria dhe Balli Kombetar

Me 1925, Mid'hat Frasheri i'u rikthye edhe njehere pasionit te pare te tij, librave dhe studimeve. Qe nga viti 1897, ai kishte filluar ngritjen e nje biblioteke personale, e cila me 1925 numeronte me shume se 40 mije volume. Kishte shkruajtur shume libra dhe kishte bere disa perkthime dhe studime albanologjike. I trishtuar dhe i zhgenjyer nga zhvillimet politike ne vend, vendosi te terhiqet ne jeten e tij private. Me 1926 ndertoi ne Tirane, ne ate qe me pas, mori emrin Rruga Mbreterore (me 1945, rruga e Barrikadave), nje librari te thjeshte dhe e shnderroi ate nw qendren intelektuale te Tiranes. Deshmite e kohes shenojne se libraria e tij u be jo vetem institucioni kulturor me i rendesishem ne Tirane, por edhe vendi ku mblidhej ne menyre permanente rinia e kulturuar e kryeqytetit. Miti i Mid'hat Frasherit, veshur cdo dite me frak te zi dhe papijon, ka munduar per shume vite kujtimet e asaj kohe. Ahmet Zogu tentoi disa here ta joshte per t'u perfshire ne jeten politike, por ai refuzonte me delikatese. Librarine e quajti "Lumo Skendo", per nder te nje vellait te tij, qe vuante nga semundja mendore.

Gjate gjithe kesaj kohe, Mid'hat Frasheri, nuk i pushoi perpjekjet e tij per te ngritur ne Tirane nje Institut Albanologjik. Me 1929, ne moshen 49 vjecare dhe i bindur se tashme nuk do te martohej me, ai shkroi testamentin e tij. Nje testament ne te cilin, gjithe fondin e tij te librave dhe gjithe pasurine qe kishte, perfshire dhe mobiljet e shtepise, i vinte ne dispozicion te ngritjes se ketij instituti. Testamenti i tij, pas largimit nga Shqiperia, nuk u ekzekutua kurre, por librat e tij, u bene sidoqofte pjese e fondit te Bibliotekes Kombetare. Pas kerkimeve te Uran Butkes ne vitet 90-te rezultonte se 40 mije volume te kesaj biblioteke jane nga fondi i Mid'hat Frasherit dhe mbajne vulen e tij.

Duket se Mid'hat Frasheri kishte vendosur te mos angazhohej me ne politike, por nuk ndodhi keshtu. Me 1939, pas pushtimit te Shqiperise nga Italia, ne moshe te shkuar ai rifilloi edhe njehere aktivitetin politik. Aktivitet, fillesat e te cilit datonin ne fund te shekullit te XIX-te. Historia e mepasme e tij, megjithese e deformuar ne vitet e Komunizmit, eshte e njohur. Aq me teper qe, ajo ka marre me pas vendin e saj real. Ne vitin 1941, ai u be themelues dhe ideator i organizates se "Ballit Kombetar" dhe me 1942, publikoi programin e saj, "Dekalogun" e famshem.

Ithtar i Shqiperise etnike dhe partizan i demokracive perendimore, Mid'hat Frasheri tentoi ngritjen e nje organizate nacionaliste dhe demokratike. Por, kushtet e veshtira te vendit, lufta qe i bene komunistet dhe pavendosmeria e nje pjese te anetareve te partise se tij, sollen deshtimin politik te saj. Ne shtator 1943, atij i deshtoi mundesia me e mire per te hedhur themelet e nje Shqiperi demokratike. Marreveshhja e Mukjes, e nenshkruar fillimisht nga komunistet, u hodh poshte nga Enver Hoxha pas insistimit Jugosllav. Ne kujtimet e tij, Petro Marko jep nje detaj shume te thjeshte, por domethenes te filozofise se Frasherit. Gjate nje takimi per pajtimin e tij me komunistet, ai vuri nje kusht te thjeshte: "Shko pyeti shoket e tu, jane per bashkimin me Kosoven apo jo? Nese jane dakort, ne bashkohemi me ta, ne te kundert, nuk ka me rendesi". Petro Marko nuk u kthye me.

Deshtimi i Mukjes i shoi shanset e Ballit per te fituar me shume. Pas fillimit te luftes civile forcat e tij humben dhe ne nentor 1944 drejtuesit e tij, me ne krye Mid'hat Frasherin, u larguan nga Shqiperia.

Emigrimi

Jeta e metejshme e Mid'hat Frasherit nuk numeron shume vjet. Ai u vendos fillimisht ne Itali, ne kampin e Barletes, dhe prej ketej, duke levizur nga nje vend ne tjetrin, u perpoq te ndikonte tek aleatet perendimore per te financuar nje zbarkim kunder komunisteve ne Shqiperi. Punoi mjaft per ngritjen e Komitetit, qe u quajt "Shqiperia e Lire" dhe gjate nje vizite ne Nju Jork, vdiq atje. Ishte data 3 tetor 1949 dhe Mid'hat Frasheri kishte disa muaj qe kishte mbushur 69 vjec. Vdekja u shkaktua nga infarkti dhe brenda pak oresh u transmetua ne te gjithe boten. Varrimi u be gjashte dite me vone ne Nju Jork, nen tingujt e muzikes se Beethovenit dhe vajit te bashkeatdhetareve. Atyre qe e kishin ndjekur ne arratine politike dhe qe do ta nderonin cdo pervjetor ne varrezat e Long Island, ku prehet ende. Nen nje pllake te thjeshte bronxi, mbishkrimi i vetem i se ciles eshte: "Mid'hat Abdyl Frasheri, 1880-1949".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar   Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 1:08 pm

Nė Institutin Albanologjik u mbajt akademi pėrkujtimore kushtuar 55-vjetorit tė vdekjes sė Mithad Frashėrit

Prishtinė, 18 tetor - Nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė dje u mbajt njė akademi pėrkujtimore kushtuar 55-vjetorit tė vdekjes sė Mithat Frashėrit. Kėtė akademi pėrkujtimore e organizoi Balli Kombėtar, themelues i tė cilit ishte ky veprimtar i shquar i kombit.
"Mithat Frashėri tėrė jetėn ia kushtoi prosperitetit, lirisė dhe demokracisė sė kombit tė vet", tha me kėtė rast, Uran Butka njėri ndėr njohėsit mė tė mirė tė veprimtarisė sė Mithat Frashėrit, duke folur pėr pėrmasat evropiane tė veprimtarisė sė tij. Butka theksoi se Mithat Frashėri ngjarjen e Lidhjes sėt Prizrenit e quajti si njė risi nė jetėn shqiptare, lindje dhe nisje e njė ekzistence tė re kombėtare dhe mundėsi e njė shpėtimi. Ky kolos i kombit, tha ai, si protagonist i shpalljes sė pavarėsisė dhe ministėr i disa qeverive tė periudhės sė pavarėsisė, Mithat Frashėri u pėrpoq pėr themelimin e njė shteti shqiptar sipas principeve perėndimore.
Nė kėtė akademi pėrkujtimore u bė edhe promovimi i librit "Gjeniu i kombit", tė autorit Uran Butka, nė tė cilėn paraqitet figura e ndritur e Mithat Frashėrit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar   Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 1:10 pm

Midhat Frashėri i ynė*

Prof. Abas ERMENJI


Kush e mendonte dy muaj mė parė, se sot do tė mblidheshim pėr tė kujtuar Midhat Frashėrin e vdekur! Jo atėhere, por s'na vjen t'a besojm as tani; na duket sikur s'ėsht e vėrtetė, sikur Plaku i ynė ndodhet akoma pranė nesh, rreth nesh, na shikon me butėsi, na flet, na jep kėshilla. Fytyrė e ėmbėl flokė-bardhė s'don tė na hiqet asnjė ēast nga mendja, dhe duket sikur na tingėllon vazhdimisht nė shpirt ajo fjali e tij aqė e thjeshtė, siē janė mendimet e mėdha, "DUHET TE JEMI SHĖRBĖTORĖT E SHQIPĖRISĖ".

Midhat Frashėri ; qė ndodhej gjithnjė me ne, nė ēetė, nė mal, nė kėmbė ose hipur nė mushkė, por gjithmonė pranė Flamurit ; Midhat Frashėri qė s'tronditej kurrė, qė ish gjithmonė ai, qė s'nxehej e s'ftohej as kur fuqitė t'ona ecnin ne fitore, as kur armiku na ndiqte me zjarr e vdekje, as kur tėrhiqeshim nėpėr shira e baltra, as kur muarėm udhėt e arratisė. Gjithnjė me ne nė dėrrasat e ashpėra tė kampevet, gjithnjė me ne kur duhej rrojtur vetėm me bukė e ujė. S'e dėgjoi njeri t'ankohej, tė thoshte "u-lodha" ose "s'jam mirė". Ai ish i vetėdijshėm pėr misjonin e tij, ai e kuptonte se ē'fuqi na jepte, se ē'besim na frymėzonte qėnia e tij pranė nesh.

Trashėgimtar i denjė i brezit tė Rilindjes, atij i binte barra tė pėrsillte nė zemrat e reja frymėn e Naimit, t'Abdylit e tė Vaso Pashės. Ai ish burri qė lithte traditėn kryengritse tė shekullit qė shkoi me luftėn e ashpėr qė bėhet sot pėr liri. Ai mbyllte perden e kohės sė perėnduar dhe hapte faqen e historisė s'onė tė re.

Si i tillė, e ndjente edhe Ai vetė se ē'fuqi ushtronte pranė nesh. Nėpėr'tė, nėpėr syt' e tij tė shkėndijshėm, nėpėr atė "krip q'i kish ra bora" na fliste njė shekull histori, na ēfaqej shėmbulli i dy brezave heronjsh dhe bėheshim tri herė mė tė fortė.

Midhat Frashėri ish plak i kėndshėm e i dashur, fjalė e tij ish gjithmonė e kripur me humor tė hollė, qė tregonte kthjellėtinė e njė shpirti delikat, e njė mendjes sė gjerė qė i merr me buzeqeshje kotėsitė e njerėzvet. Por nganjėhere, papritur, humori shuhej nga buzėt e tij, vijat e fytyrės thelloheshin si rrudhat e njė shkėmbi madhėshtor, sytė i lėshonin tjetėr dritė, dhe Plaku ynė merrte njė hije patriarku ; kjo ngjante n'ato raste ku duhej tė tregoheshim Shėrbėtorė tė Shqipėrisė. Punėt e njerėzve, Midhat Frashėri i merrte pėrgjithėsisht me njė tallje tė lehtė filozofi, vetėm njė ish pasjoni i tij, atje ku s'kish vėnd tallja, atje ku lėshohej me misticizmė : - Shėrbimi ndaj Shqipėrisė.

Lindur bashkė me Lidhjen e Prizrendit, n'atė kohė kur lindnin shpresat pėr njė mėmėdhe tė lirė, dhe rritur me frymėn e nxehtė tė Ringjalljes Kombėtare, ish e shpjeguarėshme qė Midhat Frashėri tė bėhej fanatik i njė feje, i fesė "Shqipėri". Dhe kėtij kulti i a kushtoi tė tėrė punėn, tė tėrė jetėn e tij, pėr njė gjysėm shekulli.

Veprimtaria e kėtij fanatiku Shqiptar shtrihet nė tė gjitha drejtimet e jetės kombėtare. Qė kur ish fare i ri, i pėrkėdhelur nga shembulli i t'ungjėrvet Naim e Sami, nga shembulli i Vaso Pashės, i Jani Vretos e tė tjerė burrash pende e mendimi qė pėrpiqeshin, jashtė Atdheut, tė punonin gjuhėn, tė mėkėmbnin idenė kombėtare, t'i tregonin Shqiptarit historinė e tij, detyrat e tij, Midhat Frashėri i u-kushtua mjeshtėrisė sė shkrimit. Bėn pjesė nė Shoqėrinė e Stambollit, nxjerr Kalendarin Kombiar, drejton nė Selanik e Sofie, bashkė me patriotin e ēquar Kristo Luarasi, gazetėn "Liria", tė pėrkohėshmen "Dituria", boton aty-kėtu shkrime me karakter letrar ose shoqėror, si "Hi e Shpuzė", "Plagėt t'ona", merr pjesė mė 1908 nė Kongresin e Manastirit, ku u-bisedua pėr tė funtmen herė abeceja Shqipe.

Midhat Frashėrin e intereson ēdo gjė qė lidhet me jetėn Shqiptare, me gjuhėn, me historinė, me nevojat e vendit, me ēėshtjet e Shqipėrisė. Prandaj edhe shkrimet e tij janė tė shumė-llojshme : aty kallzon prralla me njė kuptim moral ose patriotik, kėtu shėnon ngjarje historie ; atje jep kėshilla se si tė duam atdhenė, se si tė duam njėri-tjetrin, se si tė bėhemi t'urtė e punėtorė. Tė gjitha kėto shkrime janė derdhur me njė thjeshtėsi tė kėndėshme, si biseda rreth vatrės. Lufta me pendė, ish pregatitja e luftės me armė. Mė parė duhej zgjuar populli, duhej shkundur nga letargjija e qindra vjetėve, duhej tė njihte vehten nėpėrmjet tė gjuhės e tė historisė sė tij, pėr tė qėnė i zoti pastaj t'i pėrvishej luftės s'organizuar pėr liri e pamvarėsi. Kėtė nevojė tė ngutėshme e kishin kuptuar mirė flamurtarėt e Rilindjes. E marrim me mėnt se ē'peshė rėndonte mbi zemrat e atyre burrave, kur shikonin njė popull tė humbur nė terr e qė s'njeh dot vet-vehten, kur shihnin gjuhėn Shqipe pa njė abece tė sajnė, Shqipja, gjuhė e Orakujve tė hershėm, gjuha me tė cilėn kumandoi Teuta detin dhe Gjergj Kastrioti hodhi ushtarėt nė sulm.

Dėshpėrimin e atyre zėmrave e kuptojmė nga psherėtima vigane e Vaso Pashės:

"Mori, Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush tė ka qitun me krye nė hi."

N'atė shkollė, n'at'afsh tė zjarrtė dashurie pėr Atdhe, u-mbrujt e u poq shpirti i Midhat Frashėrit. Kėtu kuptohet fanatizmi i tij pėr gjuhėn pėr kombin, pėr historinė, pėr kufitė, pėr ēdo gjė qė prek Shqipėrinė.
Por Lumo Skėndua s'kufizohet vetėm nė shkrime e kėshilla; ai hidhet nė vepėrim, pėrzjehet nė pėrleshjet e kryengritjevet, shtyn popullin nė luftė pėr mprojtjen e kufivet, ėshtė atje ku ngrihet Flamuri, merr pjesė mė 1912 nė Qeverinė e Vlorės, merr pjesė nė kohė tė Wied-it, nė Qeverinė e Durrėsit.

Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, pėrpiqet bashkė me patriotė tė tjerė tė kthjellojė mendimet e errėta qė disa qarqe tė jashtėme kishin rreth Shqipėrisė. Nė mbarim tė luftės shkon nė kuvendin e Paqes, nė Paris, si antar i pėrfaqėsisė Shqiptare, ku mundohet tė mprojė, me energji fanatiku dhe hollėsi diplomati, kufitė e 1913-ės. Pėr tė hedhur pakė dritė nė botėn e jashtėme mbi tė drejtat e Shqipėrisė, shkruan e boton nė frėngjisht "L'affaire de l'Epire", "Les albanais chez eux, et ą l'étranger", "Albanais et Slaves".

Nėpėr konferenca ndėrkombėtare mundohet, me shkathtėsinė e njė diplomati tė regjur, tė kthejė gjykimet e qarqevet tė jashtėme nė tė mirė tė vendit tė tij. Shėrben si Ministėr i Shqipėrisė nė Paris, mė vonė n'Athinė, gjer mė 1925. Pastaj hiqet nga dega e dipllomacisė dhe i kushtohet tėrėsisht misionit t'apostullit.

Zakonin qė kish marrė nė tė ri, qė tė kėshillojė Shqiptarėt tė duanė vendin e tyre, tė bėhen punėtorė tė mirė e t'urtė, tė ruajnė me dhėmbshuri trashėgimin kombėtar, Midhat Frasheri e mbajti pėr tėrė jetėn. Libraria e tij nė Tiranė ish njė shkollė Shqipėtarie, njė vėnd ku bisedoheshin pothuajse vetėm ēėshtje qė kanė tė bėjnė me vendin t'onė, me punėt t'ona, me jetėn t'onė kombėtare. Nxėnės, mėsues, shkollarė tė ēdo dege, njerės tė mėsuar e tė pamėsuar hynin e dilnin nė librarinė e tij, si nė shtėpi tė tyre. Gjithsecilit kish diēka pėr t'i thėnė. Njerit i jepte njė kėshillė, tjetrit i tregonte diē nga ato qė kish parė e dėgjuar, ndokuj i kallzonte sesi dėftehen tė ēkathėt Shqiptarėt jashtė Atdheut. Pastaj binte biseda mbi Kosovėn... Aty rėmohoj plaga mė e madhe e tij; dhe Midhat Frashėri fliste e fliste me orė tė tėra mbi Kosovė e Kosovarė, i tregonte ngjarjet e asaj ane njė nga njė, qė nga Lidhja e Prizrendit. "Shqipėrija Ethnike", thosh me mallėngjim, "duhet tė punojmė pėr tė bėrė Shqipėrinė Ethnike", dhe shpesh herė sytė e thellė tė Plakut mbusheshin me lot.

Rrebeshi i Prillit tė 1939-ės i shkundi edhe njė herė nervat e tij dhe i dha forcė tė riu. E kuptoi se po hapej njė periudhė e re pėr historinė e Shqipėrisė dhe, pa pėrtuar kėmbėn, i pėlqeu t'a hedhė ai ēapin e parė, me hovin e njė djaloshi. Afron patriotėt e vjetėr, afron tė rinjt e ndezur, afron arsimtarėt, u thotė tė shtrėngohen pėr njė luftė tė gjatė. Dhe kėshtu lindi Balli Kombėtar.

Vimė tani nė pikėn-kulm tė jetės sė Midhat Frashėrit, n'atė vijė-mendimi tė tij qė del pėrmbi tė tjerat: Midhat Frashėri i kupton kohėt e reja dhe, nė vėnd qė tė mbetej i ngrirė nė tė kaluarėn, ashtu si ngjan pėrgjithėsisht ndėr pleqtė, ai mori pėrsipėr barrėn vigane t'a kapėrzejė kombin prej njė faze historike nė tjetrėn. Ai i kuptoi arsyet e mėdha tė luftavet tė sotėshme, e ndjeu ēastin historik ku jetojmė dhe, pėr tė qėnė nė pajtim me kohėn, u dolli pėrpara nevojavet tė reja tė Shqiptarėvet me Dekalogun e Ballit Kombėtar.

Me tė vėrtetė, lufta qė bėjnė sot popujt pėr liri politike, pėr njė ndarje mė tė drejtė tė pasurivet dhe tė frytit tė punės, ėshtė pjella e qytetėrimit tė kohės, ėshtė shtytja e shkencės dhe e maqinės, qė i kėputi lidhjet e vjetra ndėrmjet njerėzvet, qė i theu trajtat shoqėrore tė dikurshme, dhe ngjalli nevojat pėr njė ekuilibėr tė ri.

Nė njė kohė kur rrėmbesa e historisė i heq popujt pėrpara, tė duash tė qėndrosh i mbėrthyer nė tė kaluarėn, ėshtė barabar si t'i dalėsh valės nė ndesh, ose siē kėrkon i mbyturi tė mbahet nėpėr rrėnjėt e kalbura.

Midhat Frashėri u-dėftye pėrmbi paragjykime shoqėrore, pikėpamje e mėnyrėra tė menduari qė lidheshin me kohėn e tė rriturit tė tij, u-dėftye nga ata prijsa tė palodhur qė s'mbeten kurrė nė vėnd por ecin bashkė me kohėn.

Ndonėse me moshė i pėrkiste njė brezi tjetėr, njė brezi qė luftonte vetėm pėr pamvarėsinė politike tė Shqipėrisė, me mendime, Midhat Frashėri kapėrceu nė kohėt e reja, dhe u-tregua burrė qė di tė sundojė dy epoka. Dijti tė qėndrojė nė ballė tė luftės kur duhej, qė Shqipėria tė delte zonjė mė vehte, por dijti mė vonė t'iu shėnojė edhe udhėn e pėrparimit Shqiptarėvet, kur erdh koha qė populli i ynė tė dilte nga gjendja shoqėrore e Mesjetės dhe tė merrte ndjenjė e shėndet tė ri. Dijti tė na tregojė shtigjet drejt s'arthmes, me Dekallogun e Ballit Kombėtar. Kėtu qėndron lartėsia e tij.

E dimė tė gjithė se Plakut t'onė i vinte rėndė qė t'i thoshnje plak. Pėrnjėherėsh i mvrenjteshin sytė e shkėndijshėm, dhe t'a kish gati pyetjen : - "Cili ėshtė plak ?" Me kėtė, donte tė thosh se ai, qėkurse rrinte me tė rinjtė, kish mendimet dhe shpirtin e tė rinjvet.

S'mė harrohet ajo mbrėmje e Korrikut tė 1948-ės, n'Athinė, kur hėngrėm darkė me 'tė, natėn e fundit para se tė nisej pėr Turqi. I prekur prej rrethimit t'onė, u-ngrit e foli : - "Ēkėputem me mallėngjim prej jush, se e ndjenj vehten i rrethit t'uaj, e ndjenj vehten njėj me ju, djalosh si ju, me shpirt e me mendime", dhe duke folur, i u-mbushėn sytė mė lot.

Ashtu ish me tė vėrtetė. Midhat Frashėri ėshtė i brezit t'onė, siē qe edhe i brezit tė Rilindjes. Ėshtė njeriu i dy epokave; ėshtė burri qė bashkon shpirtin e Rilindjes Kombėtare me hovin pėrparimtar tė sotshėm. Ėshtė ndermjetėsi qė lith traditėn e vjetėr Shqiptare me idetė sociale tė reja. Luftoi atėhere pėr ēlirimin e Shqipėrisė, luftoi tani pėr ēlirimin e popullit Shqiptar. Kur ish afėr fitores, komunizmi gjakėsor i a preu udhėn. U-pėrpoq t'a thyejė me armė, nuk mundi. Ranė me mijėra Dėshmorė n'atė dyluftim epik. Burrat mė tė ēquar tė Shqipėrisė dhanė jetėn pėr t'i sjellė vendit liritė demokratike. Rreth Ballit Kombėtar, ndėnė urdhėrat e Midhat Frashėrit, vrapoi lulja e djalėrisė. Njė pjesė e saj u-korr duke mprojtur traditėn e Shqipes. Tė tjerėt delnin, nėpėr ato gjurma gjaku, qė vazhdonin punėn, vazhdonin luftėn.

Ballanca e fuqisė anoi nga ushtėria e tmerrit, pse ajo pėrfitonte prej peshės sė komunizmit ndėrkombtar. Atėhere Midhat Frashėri u-shtėrngua tė tėrhiqet, por jo tė thyhet. Mori udhėt e mėrgimit, me flokė tė bardhė, ku u-tregua aqė i fortė e i patundur sa kish qėnė edhe me flokė tė zes. Tė gjithė mėrziteshin pėrveē atij. Tė gjithė tronditeshin pėrveē atij. Nga muret e errėta tė kampevet u-mundua, me fjalė e shkrime tė ndriēojė botėn e jashtėme mbi Shqipėrinė, mbi ēėshtjet Shqiptare.

Si udhėheqės i Ballit Kombėtar, nė bashkėpunim me patriotėt e grupeve tė tjerė formoi tani vonė Komitetin "Shqipėria e Lirė", akti i fundit i jetės sė tij. Tek po mundehej tė ngrinte zėrin e Shqipėrisė ndėr popujt e botės sė lirė, ndėrhyn vdekja e i tha "mjaft" - dhe Midhat Frashėri ra madhėrisht nė mes tė betejės ashtu si bjenė shampionėt e idevet. Atė, qė s'mundi t'a shqepė nga rreshti i luftės as lodhia as pleqėria, e shqepi mė nė funt vdekja.
Ky qe Midhat Frashėri i ynė.

Por, si bėhet qė neve na duket sikur ėshtė gjallė akoma, sikur ndėgjojmė akoma zėrin e tij, dhe e kemi shpirtin gjithnjė tė mbushur me fytyrėn e ėmbėl flokė-bardhė ?!

Kjo kuptohet po tė mendojmė se tek ne, Midhat Frashėri s'kish vetėm vleftėn e njeriut, por na sillte me vehte kujtimin e njė shekulli histori. Nėpėr 'tė, nėpėr sytė e tij tė shkėndijshėm, nėpėr atė "krip q'i kish ra bora", na fliste koha qė nga Lidhja e Prizrendit, na fliste Ali Pasha i Gucisė, na fliste Hoti e Gruda, na fliste Vaso Pashė Shkodrani, na fliste Naimi, Vretua, De Rada, Fishta, na fliste Kryengritja e Kosovės, na fliste Flamuri i Vlorės, na fliste lufta e djeshme, na fliste lufta e sotėshme.

Nga fjala, nga shikimi i Midhat Frashėrit derdhesh nė shpirtrat t'onė i tėrė ky varg kujtimesh historike, qė na nxehte, na dehte, na mėsonte t'a lidhim luftėn e sotėshme me tė djeshmen.

Nėpėr punėn e Midhat Frashėrit, kuptonim sesi shpirti i Shqipėrisė rrjeth si njė vijė e pakėputėshme, prej kohės nė kohė, e prej njė brezi nė tjetrin.

Midhat Frashėri s'qe vetėm njeriu i Ballit Kombėtar. Ai ish frymėzonjėsi i dashurisė kombėtare, ish Flamurtari i Shqiptarėvet, pa dallim partish a prirjesh politike. Kujtimin e Midhat Frashėrit duhet t'a ruajnė e t'a nderojnė tė gjithė ata shqiptarė qė duanė tė shohin me tė vėrtetė njė Shqipėri Ethnike, tė lirė e tė lulėzuar. Duhet nderuar kujtimi i tij, ashtu si nderohen flamujt e betejavet.

Sepse Ai ish njeriu nėpėr tė cilin rrithte tek ne vargu i kujtimevet historike, prandaj na ngjan sikur s'ka vdekur : se historia e jonė ėshtė e pavdekėshme.

Siē na duket i gjallė tani, ashtu do tė duket i gjallė mė ēdo kohė; fytyrė e tij do tė kalojė nga ne tek bijėt t'anė, tek bijt' e bijvet t'anė, tek stėrnipat mė tė largėt, dhe do tė ndrijė e gėzuar gjithsaherė qė Shqiptarėt tė tregohen "Shėrbėtorėt e Shqipėrisė".

Marrė nga gazeta "FLAMURI" Janar 1950
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar   Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 1:11 pm

Tė metat tona

Mithat FRASHĖRI,

Ėshtė virtyt qė njeriu tė shohė dhe tė njohė tė metat e tij. Kur e shohim fajin, e ndjejmė qė lajthitėm, jemi tė penduar. Kjo siguri zgjon ndėr ne dėshirėn dhe vullnetin qė tė veprojmė, tė ndreqim shtrembėsinė, tė hyjmė nė tė drejtė.
Ne shqiptarėt, ti miku im qė kėndon kėto radhė, dhe unė qė po i shkruaj, jemi plot faje, plot tė meta.
Kemi karaktere tė liq, tė trashėguar nga kohėt e shkuara, nga stėrgjyshė,nga paranikėt. Duhet t'i zhdukim ne, tė mos i trashėgojmė te djemtė tanė, tė mos i bėjmė tė na japim mallkim. Ne sot nuk ngarkojmė me nėmė gjyshėt tanė: ata nuk qenė tė pėrgjegjshėm, se nuk i shihnin fajet. Po ne i prekim me dorė tė ligat tona; prandaj duhet tė mos i hedhim mbi kurriz t'atyreve qė na pasojnė.
Vendi ynė i coptuar, i gėrxhosur, plot shkėmbinj dhe gryka, na ka bėrė t'ashper, pak tė keq, egoistė, plot kotėsi, tė pabashkuar, tė pashoqėruar. Altruizmi dhe solidariteti i ka munguar kėtij populli tė mjerė. Jeta e njeriut s'ka pasur ndonjė vlerė, pushka kėrcet vetė vetiu, dhe ai qė "vdes nė njė ferrė" nuk quhet fatkeq; ai qė shuan jetėn e tjetrit, qė mbyll njė shtėpi, nuk e sheh tė turpėruar veten e tij; mburret, hiqet krenar.
Dheu i varfėr, malet e shkretė, pjellori e pakėt e tokės, e kanė shtyre shumė herė nė rrezik qė tė mbetet pa bukė, tė kėnaqet me njė ushqim mizerabėl. Prandaj edhe kujdesi i tij ka qenė tė sigurojė sa tė mundė me tepėr ushqim pėr veten e tij, tė lakmojė gjėnė e tjetrit, tė pėrpiqet t'ja grabitė plaēkėn, drithin ose kafshėn.
Gjeografi i vendit e ka bėrė tė ketė njė kotėsi qesharake, njė egoizėm tė ngurtė, tė vėrė veten e tij, unin, pėrpara ēdo sendi. Gurrėt dhe shkėmbenjtė e kanė bėrė lakmitar, grabitės, tė vrast njė njeri pėr njė hudhėr, pėr njė grusht bar, pėr njė pėllėmbė arė.
Po s'ka qenė vetėm varfėri dhe shterpėri e vendit qė ka pjellė kėto veti; ky dhe ka qenė i begatė dhe pjellor, kur ka dashur qė tė punojė shqiptari. Se, shqiptari s'ka dashur kurdoherė ta punojė tokėn; punėn e ka shikuar si njė turp, njė mėkat, njė mallkim, njė pėrbuzje.(Shqiptarit i pėlqen mė tepėr tė vejė me dhėn: berrat i ruan qeni dhe ai lot kartrat ose rri shtritur nė shullė, i vė synė diellit).
Synimi pesė herė shekullor i Turqisė, njė sunim nga mė tė zezėt qė kanė njohur historitė e botės, na ka shtuar tė metat e vjetra, duke na pakesuar virtytet: Turku na mėsoi edhe njė herė akoma mė pėrtacė, mė tė harbuar; me anadollakun, si jeniēer ose bashibuzuk, kemi vajtur tė grabitim gjer nė Hungari, jemi vrarė nė Bagdat dhe nė Jemen; mė vonė jemi shkruar zaptie pėr njė mexhitkė nė muaj, dhe kemi vdekur nė Gjirit, na janė zbardhur eshtrat nė rėrė tė Fizanit.
Kjo jetė bashibuzuke dhe kondotiere, njė rrojtje ku shisnim jetėn tonė pėr njė kacidhe dhe i merrnim shpirtin e tjetrit pėr mė pak akoma, na mėsoi qė tė mos e duam ligjin, qė mos e njohim, tė mos i bindemi. Na stėrviti edhe njė herė mė tepėr qė tė rrojmė me rrėmbim dhe jo me djersėn e ballit tonė.
Kur qeverimi turk zgjuante dhe ushqente arrogancėn nė zemrat e tė fortėve, tėrė n'atė kohė ngjallte do vese jo mė pak tė dėmshme nė krahėror tė atyre qė ishin tė dobėt, vese qė shkrimtari grek s'ka mėnuar t'i quajė tė meta skllavore, pėr tė rrėfyer se lindin ndėr ata njerėz q'i janė poshtėvėnė njė synimi tė keq dhe tė padrejtė. Arroganti me tė dobtin bėheshin armiq njė smirė e fshehtė lindte dhe rritesh nė gji tė tyre; dy mise tė njė trupi largoheshin njėri prej tjetrit, mirrnin tendenca tė tjera, pėr tė shkatėrruar edhe mė tepėr akoma kėtė Shqipėri tė mjeruar, duke ēelur njė gropė.
Me kėtė mėnyrė shumica e Shqiptarėve duke pasur mendjen nė aventura nė Misir dhe nė Konie, nė Rusēuk dhe nė More, vendin tonė e lamė fare tė shkretė: lumenjtė buēitnė,fushat u mbytėn, malet u zhveshėn. Edukata qė morėm nė oxhakėt e jeniēerėve na bėri tė jemi tė kėqij dhe tė padrejtė kundravėllezėrve tanė mė tė dobėt, tė humbasim ēdo ndjenjė dhe virtyt kombi, tė gjendemi si fis i egėr, armik dhe i pėrēarė me njėri-tjetrin, pa asnjė farė bashkimi, indiferent nė pėrparim, tė mėrguarė prej ēdo lumturie materiale, meqėnėse tė larguar nga bashkimi, pa bashkėpunim dhe pa solidaritet.
Dhe kėshtu, shekulli i nėntėmbėdhjetė, kjo kohė e dritės, e qytetėrimit dhe e zgjimit tė ndjenjave kombtare, na gjen, neve shqiptarėt, krejt nė gjumė, pa njėsi, pa bashkim, pa literaturė, sa dhe pa alfabet.
Na u desh njė forcim i madh qė tė zgjohemi prej afionit qė na kishte dhėnė sunimi i osmanxhikut. E urrejtur qoftė pėr jetė ajo administratė, e mallkuar qoftė ajo orė qė solli kėmbėn e aziatikut nė Shqipėri, qė na bėri tė rrimė pesė shekuj mė pas nga shokėt. Pesė shekuj shkuan mbi ne si njė hije e zezė, njė gur i rėndė mbi mendjen dhe vetėdijen tonė, njė kohė errėsire qė mend e shoi ēdo ndjenjė njerėzie, ēdo cilėsi njeriu tė ndershėm.
Nė qoftė se kujtojmė kėto tė kėqija, e bėjmė qė tė bindemi mirė pėr shėmtimin e tyre, tė ndjejmė thellė nė zemėr fajin tonė, qoftė dhe njė faj i pjellė prej konditave fatale tė jetės dhe tė rrethinave. Duke parė nė kėtė mėnyrė thellėsinė e greminės ku kemi jetuar, do tė kuptojmė dhe mė mirė detyrėn qė na bie mbi supe qė tė lėkundemi fare nga influenca e zezė, qė tė shpėtojmė nga pushtimi i njė jete gjysmė barbare.
Synimi i huaj u ka dhėnė tė meta edhe mė tė mėdha akoma se nga tonat, popujve tė tjerė. Po njė vullnet i fortė i ka shkundur, dhe kanė shpėtuar veten e tyre.
Kur e shikon njeriu nė sy tė metėn, mund qė edhe ta shpjegojė, se e kupton qė influencat historike janė sende fatale. Inati dhe zemerimi nuk hyjnė me punė se dėftojnė karakter tė dobėt. Ajo qė na duhet ėshtė durimi, puna e qetė, e palodhur, me vazhdim metodik, pa u rrėmbyer, pa menuar, pa u zvertitur.
Inatin dhe zemėrimin mund ta kemi pėr veten tonė, se vetėm ne do tė jemi tė pėrgjegjshėm, vetėm ne do tė pėsojmė prej dėmit qė do tė na vijė. Po, kur ėshtė fjala pėr dobin e pėrgjithshme, kur kemi tė bėjmė me interesin e kombit, atėherė na duhet sjellje e matur, prudencė perseverente, qė tė ecim mengadalė dhe me siguri. Vetėm kėshtu, duke ecur dhe jo duke rėnė me hundė, mund qė tė bėjmė tė zhduken tė metat e mbledhura dhe tė grumbulluara gjer mė sot, tė sjellim ato cilėsi qė e bėjnė njerin e egėr njė komb tė butė, qė e bėjnė fisin barbar njė popull tė qytetėruar, tė fitojmė virtytet qė bien bashkimin, bashkėpunimin, solidaritetin ndėrmjet miseve tė njė trupi, tė njohim ligjin, t'i bindemi vullnetarisht nomit, t'i shtrohemi njė farė robėrie tė ėmbėl qė na shpėton nga jeta e ashpėr.
Vajtimi nuk hyn mė punė, se sjell dėshpėrimin e fatalizmit. Kundėr njė tė lige, pėrpara njė mynxyre, duhet vepruar, do prurė njė reaksion, qė tė vijė zgjimi pas gjumit, larg dehjes, njė zgjim veprimtar, me vullnet tė vėrtetė, me punė tė fortė, motra dhe mėma e shpresės pjellore.
Njė veri e bėn detin qė tė buēasė. Njė frymė e re e bėn njė komb tė marrė njė shpirt tė ri. Njė tė tillė frymė krijonjėse duhet tė kemi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar   Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Icon_minitimeTue Mar 25, 2008 1:12 pm

Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit

Dorina TOPOLLAJ

Midhat bej Frashėri, ishte vetėm 49 vjeē nė vitin 1929 kur nė testamentin e tij ia la gjithė ēfarė kishte Shqipėrisė. "Nė shėndet trupor tė plotė, po bėnj kėtė testament...", e nis testamentin e tij shkrimtari dhe politikani, qė vdiq nė vitin 1949 nė mėnyrė tė menjėhershme nga njė atak kardiak. Ndėrkohė testamenti ishte depozituar qė 20 vjet mė parė, nė 4 mars tė vitit 1929 nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės. Gazeta "Tirana Observer" ka siguruar testamentin e plotė tė Midhat Frashėrit, shkruar 78 vjet mė parė. "Ēė kam pasuri tė tundshme ose tė patundshme, libra, mobilla, karta, plaēka etj. i lė pėr krijimin' e njė "INSTITUT ALBANOLOGJIE" qė tė jetė njė qėndėr e studimevet shqipėtare, tė mprojė, tė shvillojė, tė qendrėsojė dhe tė udhėheqnjė studimetė qė pėrkasin Shqipėrinė dhe Shqipėtarėtė", shkruante pinjolli i Frashėrllinjve, duke detajuar ēdo dėshirė tė tij, nė dokumentin qė do vlerėsohej vetėm pas vdekjes sė tij.

Testamenti

Nė kohėn kur Frashėri e shkroi testamentin, ai e kishte deklaruar largimin nga politika. Ishte marsi i vitit 1929, njė kohė kur ai merrej me botimin e revistės "Dituria". Nė 12 pika tė testamentit ai shpjegon tė gjitha dėshirat e tij, tė cilat kryesisht lidhen me krijimin e "Insitutit tė Albanologjisė". "Qė tė jetė njė qėndėr e studimevet shqipėtare, tė mprojė, tė shvillojė, tė qendrėsojė dhe tė udhėheqnjė studimetė qė pėrkasin Shqipėrinė dhe Shqipėtarėtė", shkruan patrioti shqiptar. Nė tė gjitha pikat e hartuara nga Frashėri, sqarohet krijimi dhe funksionimi i kėtij insituti, si dhe menaxhimi i tė ardhurave tė lėna nga ai. Njė nga pikat kryesore tė testamentit ėshtė edhe biblioteka e tij, e cila sipas tė dhėnave arrin mbi 40 mijė vėllime. "Dua qė nga biblioteka private ime tė mos ēkėputetė gjė; tė gjitha librat tė rrinė tok", shprehet patrioti i njohur.

Amaneti pėr varrin

Njė ndėr pikat mė personale tė Midhat Frashėrit dhe e fundit nga renditja nė testamentin e tij, ėshtė edhe dėshira pėr t'u varrosur nė njė cep tė kopshtit tė "Institutit e Albanologjisė", tė cilin ai donte tė krijonte me pasurinė e tij. "Do tė donja qė varri im tė jetė nė njė cep tė kopshtit, mė tė mėngjėrė duke hyrė nga porta e rrugėsė; mbi kėtė varr dua njė copė gur tė math dhenjė qiparis. Mė duketė sikur do tė jem ruajtėsi i INSTITUTIT, sikur do tė marr edhe unė njė pjesė pasjetore nė gjėllimin e tij", shkruan Frashėri. Edhe pse ai u detyrua tė largohej nga Shqipėria pas vendosjes sė regjimit komunist, Frashėri nuk e ndryshoi testamentin e tij qė ia kishte lėnė Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Sponsored content





Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Empty
MesazhTitulli: Re: Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar   Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mid'hat Frashėri, themeluesi i Balli Kombėtar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Himni Kombetar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Elita kombėtare-
Kėrce tek: