AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ja kush i ka nė dorė tregjet dhe fatet e planetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 234
Age : 32
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Ja kush i ka nė dorė tregjet dhe fatet e planetit   Tue Apr 01, 2008 2:00 am

Nga meksikani Slim, te sheiku al-Nahyan, indiani i ēelikut, Mittal..


Vetėm disa vjet mė parė, bankierėt e fuqishėm, fluturonin drejt Nju-Jorkut, Londrės dhe Frankfurtit pėr tė propozuar biznese tė reja, mėnyra tė reja blerjesh dhe marrėveshje tė reja bashkėpunimi, ndėrsa sot, i sheh teksa zbresin thuajse ēdo ditė nė dy aeroportet ndėrkombėtare mė tė mira tė Emirateve tė Bashkuara Arabe, nė Dubai dhe Abu Dhabi, qėndrojnė disa ditė nė hotelet me shtatė yje dhe mė pas nisen pėr nė Indi, Kinė, Amerikė Latine, Rusi dhe Evropėn Qendrore. Ndryshojė fatet dhe njėkohėsisht tregjet e botės. Debutojnė tė ashtuquajturat ekonomi me zhvillim tė shpejtė, me njė rritje qė shkon nga 7 deri nė 15 pėr qind dhe nė shtatė vjet, kanė "pushtuar" thuajse 20 pėr qind tė GDP-sė globale. Me sa duket, nuk do tė jetė vetėm gjeopolitika ajo qė do ta zhvendosė qendrėn e gravitetit, nga SHBA-ja, superfuqia e dikurshme, drejt njė pjese tjetėr tė botės. Edhe fuqia ekonomike decentralizohet, duke nxjerrė protagonistė tė rinj, padronė tė rinj qė sfidojnė hapur nė shoqėritė e pėrparuara kampionėt e vjetėr tė industrisė, financės, tė tregtisė. Janė sheikė tė pasur arabė, qė nuk i shpenzojnė mė lekėt pėr shėrbime luksoze si nė vitet ‘70-‘80, por mendojnė pėr tė ardhmen duke e ditur mirė qė njė ditė, nafta do tė mbarojė. Janė njerėz qė investojnė nė shoqėritė shumėkombėshe nė vėshtirėsi apo nė gjigantėt bankarė tė destinuar pėr tė dėshtuar. Sipėrmarrės qė operojnė nė shkallė globale, qė besojnė te tė rinjtė e dalė nga universitetet mė tė mira tė botės, por mbi tė gjitha dinė tė rrezikojnė. Sipas raportit tė "Boston Consulting Group", pjesa mė e madhe e kėtyre sfiduesve vijnė nga Kina dhe India, por pas nuk ngelen edhe vende si: Meksika, Brazili, Turqia dhe Hungaria.

1.Carlos Slim

Themeluesi i "America Movil" dhe djali i njė familjeje emigrantėsh libanezė, ėshtė meksikani mė i pasur nė botė.
Sipas revistės "Fortune", ėshtė njeriu qė ka zbritur nga karrigia e klasifikimit si njeriu mė i pasur i botės, Bill Geitsin, dhe mendohet se ka njė pasuri prej 59 milionė dollarėsh.
Carlos Slim, 67 vjeē, ėshtė pronari i "Telekomit" meksikan dhe i kompanisė mė tė madhe tė telefonisė celulare nė tė gjithė Amerikėn e Jugut. Slim konsiderohet si i papėrmbajtshėm dhe qė nga viti 1990 pasuria e tij po rritet nė mėnyrė marramendėse. Nė dy vitet e fundit ka arritur tė fitojė 20 miliardė dollarė falė bursės sė fuqishme meksikane dhe fitimeve nga shoqėria telefonike
"America Movil", operatori mė i madh i telefonisė celulare tė Amerikės Latine. Shoqėritė tij pėrbėjnė 1 tė tretėn e gjithė bursė sė qytetit tė Meksikos dhe 5 pėr qind tė GDP-sė meksikane. I biri i njė emigranti libanez, Carlos Slim, ėshtė njė lloj John Rockefeller i kontinentit ose diēka mė shumė, aq njerėzit flasin pėr "Slimlandia" pėr tė pėrshkruar shtirjen e rrjetit tė biznesit tė tij. Nė vitin 2006, Slim ka shpenzuar 3,7 miliardė dollarė pėr tė blerė gjigantin amerikan "Verizon" duke e shtrirė perandorinė e tij nė Porto Riko dhe Santa Domingo, hapi i parė pėr tė pushtuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tregun amerikan.


2. Zsolt Hernadi, kreu i grupit "Mol", ėshtė njė nga hungarezėt mė tė pasur tė globit.

Nė klasifikimin e vitit 2008, tė 100 sfiduesve botėrorė sipas "Boston consulting group" ėshtė ngjitur ndjeshėm shoqėria hungareze e naftės dhe gazit "Mol", e cila prej qershorit tė vitit 2001, drejtohet nga njė menaxher 47-vjeēar, Zsolt Hernadi. Me njė xhiro vjetore prej 13.7 miliardė dollarė, filiale nė 12 vende tė botės dhe 5 mijė punėtorė jashtė vendit, grupi "Mol" duket se do tė bėhet njė protagoniste e energjisė nė Evropė. Hernardi dėshiron tė fusė rrjetet e shpėrndarjes sė gazit nė qendėr dhe juglindje tė Evropės. Hungarezi qė ėshtė i pėrfshirė edhe nė projektin e gazsjellėsit transevropian "Nabuēo", ėshtė njė menaxher i ashpėr dhe luftarak qė ka edhe mbėshtetjen e qeverisė sė Budapestit.


3.Mohammed al-Nahyan

Sheiku nga Abu Dhabi ka 875 miliardė dollarė pėr tė investuar.
Veē tė tjerave sheiku nga Abu Dhabi merr vesh edhe nga politika. Nė shtator tė vitit 2008, princi trashėgimtar nga Abu Dhabi do tė arrijė tė kurorėzojė ėndrrėn e tij pėr tė vizituar "Ferrarin" nė Maranelo, duke qenė se zotėron 5 pėr qind tė aksioneve tė tij.
Por, sheiku 46-vjeēar i shkolluar nė akademinė mė tė mirė ushtarake angleze ėshtė nė krye tė disa investimeve ndėrkombėtare. Pjesė e "Abu Dhabi Investment Council" qė, me njė pasuri prej 875 milionė dollarėsh ėshtė investitori i dytė mė i madh nė botė pas Bankės sė Japoninė. Lėvizja mė e fundit e tij ėshtė blerja e 4.9 pėr qind tė "City group" me njė vlerė prej 7.5 miliardė dollarėsh, gjė qė e bėn Abu Dhabin aksionistin mė tė madh tė Bankės Amerikane.


4.Jack Ma

Krijuesi i portalit "Alibaba", mund tė shpėtojė Yahoo-nė.
Jack Ma, 43 vjeē ėshtė themeluesi i grupit "Alibaba", portalit mė tė famshėm tė internetit nė Kinė. Tė mirinformuarit tregojnė se miku i tij mė i mirė Jerry Yang, bashkėthemelues dhe administruar i deleguar i "Yahoo"-sė, i kėrkon me ngulm thuajse ēdo ditė qė tė ndėrhyjė pėr tė shpėtuar kompaninė gjigante tė "Silicon Valley"-t. I lindur nė qytetin e Hangzhout, rreth 180 kilometra nė jugperėndim tė Shangait, Jack Ma, mėsues anglishteje e ka zbuluar internetin pas njė udhėtimi nė Kaliforni. Ma, e themeloi shoqėrinė "Alibaba" me tre mijė dollarė, qė i kishte marrė borxh nga miqtė e tij. Sot, portali u vjen nė ndihmė 12 milionė pėrdoruesve nė 200 vende dhe nė vitin 2003 ka prezantuar Tabaco.com, njė faqe interneti pėr blerje online, pothuajse njėlloj me Ebay-n. "Alibaba duhet tė fitojė njė famė botėrore, por nė fillim duhet tė jetė mė i mirė pastaj mė i madhi nė botė", pėrsėrit sipėrmarrėsi kinez nė intervistat e shpeshta qė jep. Kur grupi i kinezit Ma u kuotua nė bursė 22 tetorin e kaluar nė Hong Kong, suksesi ishte i menjėhershėm: "Alibaba" mblodhi rreth njė miliardė e gjysmė dollarė pėr tė financuar zgjerimin dhe pėrmirėsimin e saj.

5.Mustafa Koē (njė ndėr pasuritė komplekset Ramstore)

Brezi i tretė i dinastisė mė tė fuqishme nė vend. Turku ėshtė ortak i "Fiat"-it dhe "Unicredit"-it "Duhet tė pėrqendrohemi nė katėr bizneset tona kryesore: makinat, bankat, energjia dhe shtėpitė. Por nė 10-15 vitet e ardhshme do tė pėrpiqemi tė rrisim xhiron, duke realizuar 50 pėr qind tė eksportimeve dhe 50 pėr qind tė importimeve. Tė paktėn kėshtu shpresoj". I lindur nė zonėn aziatike tė Stambollit, nė Nakkastepe, Must afa Koē, 47 vjeē, ėshtė trashėgimtar i brezit tė tretė tė dinastisė mė tė pasur sipėrmarrėse tė Turqisė. I diplomuar nė Uashington, nė "Georgetown University", presidenti i "Koē holding" me 106 shoqėri, 95 mijė punėtorė, njė xhiro prej 34,5 miliardė dollarė, ėshtė ortak i "Fiatit" dhe bankės "Unicredit". Nė dy vitet e fundit ka blerė "Tupras", kompaninė mė tė madhe turke qė operon, nė zbulimin, pėrpunimin dhe transportin e naftės. Jashtė vendit, sapo ka blerė 100 pėr qind aksionet e Grundig, shoqėria gjermane e pajisjeve elektronike, njė markė me njė tė kaluar tė lavdishme qė Koē kėrkon t‘i kthejė sėrish.

6.Mohammed Al Maktoum

Nė Dubai tė gjithė e thėrrasin miqėsisht Sheiku Mo. Mė shumė se sa emir, mund tė konsiderohet njė administrator i deleguar i "Dubai SPA", qytet-shtetit qė Mohammed al-Maktoum, 57 vjeē, e ka shndėrruar nė njė Hong Kong me njė qendėr tė madhe financiare, me lagjet ku gjenden firmat mė tė rėndėsishme tė botės, me mega- qendra tregtare dhe njė kompani ajrore, mes mė tė mirave nė botė "Emirates", qė ėshtė kulla mė e lartė e planetit qė do tė inaugurohet nė vitin 2009, pėrveē Al Bourj al-Arab, i pari hotel nė botė me 7 yje. Vetėm brenda 15 vjetėsh GDP-ja e Dubait ka kaluar nga 8 nė 37 miliardė dollarė. Pėrmes "Dubai Holding", arrin tė kontrollojė shoqėri imobiliare, spitale dhe shoqėri bioteknologjike. Mohammed Al Maktoum ėshtė edhe aksioner i shoqėrive shumėkombėshe si Mercedes, Eads, Hsbc dhe Sony-t.

_________________
ADMIN ALBANIA FORUM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.yoo7.com
 
Ja kush i ka nė dorė tregjet dhe fatet e planetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Shkenca :: Ekonomi & biznes-
Kėrce tek: