AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 bime mjekesore te dobishme dhe te demshme

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Empty
MesazhTitulli: bime mjekesore te dobishme dhe te demshme   bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 12:39 pm

"Qiriu i Arte"
Eshte nje bime barishtore dyvjecare, qe rritet ne vende te thata, ne toka ranore dhe ne gurishte te rrahura nga dielli. Vitin e pare nxjerr rozeten me gjethe te medha dhe grumbullon ne rrenje rezerva lendesh ushqimore. Vitin e dyte rrit kercellin, te larte deri 180cm
me gjethe te kembyera, te mbushura me lule te verdha qe duket si nje qiri. Bima lulezon qe nga Qershori deri ne Shtator. Nqs presim nje copez te holle nga nje gjethe e madhe me ngjyre si argjend dhe e vendosim ne mikroskop, do te na dale perpara syve nje pamje e cuditeshme: copeza e vogel e gjethes do te na duket si nje pyll me drure shume te dendur. 'druret' e ketij pylli nuk jane gje tjeter vetem qimet e gjata dhe te degezuara qe mbulojne gjethet e "qiriut te arte" Ato i vlejne bimes, sepse kjo rritet ne nje mjedis te thate dhe e ruajne nga transpirimi i tepert i ujit. Nje shembull tjeter interesant i pershtatshmerise se bimes ndaj mjedisit rrethues eshte dhe rrenja boshtore qe futet thelle ne toke, pothuajse e padegezuar. Nje rrenje e tille eshte e afte per te thithur ujin e shiut kur ky bie me pakice. Gjethet e ngritura perpjete formojne nje kend te ngushte me kercellin dhe ujet e shiut qe bie mbi to, nuk derdhent kot, por rreshqet neper kercell, si neper nje ulluk, dhe futet ne toke, te rrenja boshtore. Ne gjuhen popullore bima quhet barpeshku, por nuk rritet si peshku ne uje, por ne vende te thata dhe gjithcka: rrenja,kercelli dhe gjethet u jane pershtatur kushteve te vendbanimit. Ka marre emrin barpeshku se lengu qe del nga ajo eshte i helmet dhe mbyt peshqit. Barpeshku eshte bime e vlefshme mjekesore, perdoret kunder kolles.
Cila pjese e bimes sherben per kete qellim? Petalet e luleve. Ato jane nga pese ne cdo lule, te bashkuara njera me tjetren nga fundi dhe shkeputen lehte nga pjeset e tjera te lules. Po t'i ziesh, sidomos kur thahen ne hije, pergatitet nje caj mjaft i mire. Ky caj mund te pergatitet ne cdo vend, pa qene nevoja te merret sheqer me vete. Caji behet i embel pasi petalet permbajne deri 11% sheqer. Ky caj jo vetem te ndalon kollen dhe te teshtiturat, por eshte edhe mjaft i kendshem gjate pirjes, se kundermon ere mjalti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Empty
MesazhTitulli: Re: bime mjekesore te dobishme dhe te demshme   bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 12:40 pm

Cfare roli luan gjethja e gjelber
Gjethja e gjelber eshte burimi i jetes ne planetin tone. Ajo ushqen bimen,kurse bima njerzit dhe kafshet. Kokrrat e vogla te klorofilit
qe ndodhen ne kloroplastet e ngjyrosura ne te gjelber,jane laboratori i vetem ne bote, ku kryhet dukuria me interesante: fotosinteza.
Ne kete dukuri energjia e diellit e kapur e kapur nga kloroplastet, nga lendet e thjeshta (dioksid karboni dhe uje) formon lende te nderlikuara organike (niseshte dhe sheqer). Bimet nuk thithin gjithe sasine e energjise se diellit qe bie mbi toke. Ato kapin dhe ruajne ne lendet organike te formuara vetem nje deri dy % te saj. Sa me shume energji dielli te thithe bima, d.m.th sa me shume lende ushqimore te formohen, aq me shume energji dielli do te perdorim ne. Kjo eshte dhe detyra e bujqesise. Sa me shume energji dielli te thithur, sa me shume siperfaqe toke te mbjelle me bime, sa me shume lloje prodhimtarie te mbjellim, aq me shume energji dielli te thithur do te kemi ne perdorim. Ne shfrytezojme jo vetem rrezet e diellit qe bien tani cdo dite ne toke, por edhe ato qe kane rene miliona e miliona vjet me pare. Ne ato kohera rriteshin ne keneta dhe mocale te medha myshqe, keputje e likopode, ne forme druresh gjigande. Trugjet e ketyre bimeve rane ne keneta dhe mbi to per mijera vjet vepruan bakteret, ne mungese te oksigjenit, pastaj u mbuluan nga shtresat e tokes dhe te shtypura prej ketyre, u shnderruan ne qymyrguri. Pra rrezja e diellit, duke rene te bima e blerte, humbet driten, por jo energjine, ajo nuk zhduket, por shnderrohet ne nje forme tjeter energjie, qe grumbullohet ne lendet kimike: ne niseshte, sheqer, vaj etj. Keto lende ne i perdorim si ushqim dhe energjia e tyre clirohet ne forma te ndryshme: ajo ve ne levizje muskujt dhe sistemin nervor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Empty
MesazhTitulli: Re: bime mjekesore te dobishme dhe te demshme   bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 12:40 pm

Agresorja e gjelber
Nje brazilian me banim ne Australi, i permalluar per atdheun e tij te larget, mbolli prane shtepise disa fara kaktusi, i cili tek ne njihet me emrin 'fik deti' Emri shkencor i kesaj bime, qe me vone australianet e quajten 'agresor', eshte opuncia. Keshtu, fiku i detit ose 'dardha me gjemba' sic e quajne ate latino-amerikanet shkoi ne Australi. Atje opuncia gjeti kushte mjaft te pershtatshme per zhvillim dhe u perhap shpejt ne te gjithe vendin si nje agresore e vertete. Siperfaqa e tokes se punuar dhe e kullotave u zvogelua per shkak te zhvillimit te opuncias. Bima sa vinte behej me grykese dhe pushtonte toka e reja. Bujqit dhe blegtoret u ngriten per ti thene ndal ketij agresori. Vendosen ta luftojne, duke e djegur ose shkulur apo duke e prere...Por te djegesh, te shkulesh ose te presesh kercellin e opuncias nuk eshte pune e lehte. Ta djegesh ate eshte shume e veshtire pasi 90% e trupit te saj perbehet nga uji. Ta shkulesh me gjithe rrenje eshte ende akoma me e veshtire, sepse rrenja e saj futet disa metre thelle ne toke.Ta presesh akoma me keq, cdo cope e kercellit e rene ne toke eshte ne gjendje te leshoje perseri rrenje dhe te jape nje bime te re; pra kur e pret ajo rritet se me inat akoma me shpejt
dhe me e fuqishme. Duke djegur,shkulur ose prere beteja e kunder ketij agresori u humb. Bujqit i lane shkrete tokat e tyre. Blegtoret qe nuk gjenin me kullote, filluan te therin bagetite. Gjendja po behej gjithnje e me shqetesuese ne shkalle kombetare.'agresori' i blerte gjithnje e me shume, nga viti ne vit, po e zgjeronte siperfaqen e pushtuar. Ne vitin 1885 opuncia kishte pushtuar 2000 ha toke kurse pas 35 vjetesh, me 1921, 300 000 ha dhe pas 3 vjetesh me 1924 dhjete here me shume se ne 1921 d.m.th 3 000 000 ha.
Nje fatkeqesi e madhe e pllakosi Australine. U provua lufta kimike,dhe kjo nuk dha rezultat. Duke sperkatur kercellin e opuncias me lende kimike jo vetem qe u hodhen shume lende kimike por dhe rezultati nuk qe dobiprures. Perkundrazi, lendet helmuese kimike vertet e digjnin kercellin njelloj si zjarri, po ato helmuan shpendet dhe insektet e dobishme, qe qendronin ne opuncian e sperkatur. Gjithashtu nga sperkatja me lende kimike u dogjen edhe te gjitha bimet barishtore qe rriteshin rreth e rrotull opuncies. Por me e keqja ishte se vitin tjeter kjo pune u desh te fillohej perseri, sepse lendet kimike nuk arrinin te digjnin rrenjet e opuncies, nga rrenjet filluan te dalin filiza te rinj. Keshtu opuncia ose e ashtequajtura 'dardhe me gjemba' nuk ishte me 'gjemb' per Australine, por kancer. U shpenzuan miliona sterlina dhe puna mbeti ne vend. Pra si te fitohej lufta kunder 'agresorit te gjelber'? Njerzit i kishin humbur kater beteja, por akoma nuk ishin dorezuar, forca te tjera u mobilizuan ne lufte kunder ketij agresori. Shkenctaret e njohur u nisen per ne atdheun e kaktuseve ne Ameriken latine. Studiuan menyren e jeteses, u njohen me armiqte e tyre dhe vendosen: kunder opuncies mund te fitohej po te shpallej lufte biologjike, vendimi u miratua. Nga te 150 armiqte e gjalle te kaktuseve. si me i pershtatshem u zgjodh tenja e Argjentines kaktoblastis kaktorum. Vezet e kesaj tenje u vendosen ne kercellin e opuncies. Vemjet(larvat) qe dolen nga vezet e dogjen opuncien deri ne rrenje. Keshtu insekti kaktoblastis kaktorum shpetoi Australine nga nje agresor i cuditshem. Si kujtim per shperblimin e madh qe i solli Australise ne luginen e lumit Darling u ngrit nje nga permendoret me origjinale ne bote, permendorja e insektit kaktoblastis kaktorum. Shpenzimet per luften biologjike ne krahasim me kater menyrat e tjera te luftimit qene fare te paperfilleshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Empty
MesazhTitulli: Re: bime mjekesore te dobishme dhe te demshme   bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 12:41 pm

Nje nga shtate mrekullite e botes se vjeter
Ndermjet lumejve Tiger dhe Eufrat, 6000 vjet me pare shtrihej qyteti me i madh dhe me i bukur i Mesopotamise, Babiloni, qe zinte nje
siperfaqe prej 490km(2) Ai kishte rruge te drejta dhe shtepi 3-4 kateshe. Ne Babilon u ndertuan kopshtet e fameshme te varura te Semiramides, qe jane nje nga shtate mrekullite e botes se vjeter. Historianet e vjeter Diadar,Strabon dhe Herodot na flasin per kete mrekulli, Po cila ishte Semiramida, per te cilen ishin ndertuar keto kopeshte, deri me sot kjo ka mbetur legjende. Herodoti thote se 2560 vjet me pare, ne Babilon ka sunduar mbreti i fuqishem Nabukodonosor, i cili kishte ndertuar ne breg te Eufratit nje pallat madheshtor dhe afer tij kopshtet e cuditshme. Nabukodonosori ishte martuar me princeshen e bukur Samuramat. Princesha, qe ishte mesuar ne vendlindjen e saj plot male dhe bime te bukura, shpejt filloi te merzitet ne Babilonin e madhe plot zhurme dhe ndertesa te larta. Malli per vendlindjen dhe per natyren e tij te bukur ia prishen shendetin princeshes. Ajo po dobesohej nga dita ne dite.
Nabukodonosori, i dhene shume mbas shendetit te gruas, te cilen e donte shume ndertoi per te kodrat artificiale dhe ndertoi ne to kopshtet e varura, qe nuk ishin pare deri atehere. Ato kishin 20 taraca te ndertuara me blloqe guresh pese metra te gjata dhe nje meter e gjysem te gjera. Cdo tarrace e perbere nga gure te tille ishin 120 m te gjate dhe 120 m te gjere dhe qendronte e varur ne kolona masive. Kolonat e taraces se varur harrinin 25 m gjatesi. Ne cdo tarace, sipas kateve te kopshtit, kishte drure te medhenj zbukurues, dru frutore, shkurre dhe lule nga te gjitha anet e mbreterise, nga vendet e detit Kaspik, te detit mesdhe dhe te gjirit Persik.
Bimet ishin vendosur ne taraca me lartesi te ndryshme sipas kushteve dhe lartesive natyrore te vendit nga ishin sjelle, prandaj edhe e ndienin veten si ne shtepine e tyre, rriteshin, lulezonin dhe jepnin fruta nga viti ne vit.

Gjashte mrekullite e tjera te botes se vjeter jane :
1- Piramidat e Egjiptit
2- Statuja prej mermeri e Zeusit. Ajo ishte 20 m e larte dhe qe punuar nga skulptori Fidia.
3- Mauzoleumi i qytetit Helikarna, i ndertuar ne kohen e mbretereshes Mauzola. Mauzoleumi ishte 43 m i larte dhe kishte 36 kolona
4- Feneri i ishullit Faros, i ndertuar ne kohen e faraonit Ptoleme II . Ai ishte i larte 160 m dhe kishte 8 kate. Drita e ketij feneri dukej 60 km larg.
5- Statuja e bronzet e Apolonit ne ishullin Rodos. Ajo ishte 32 m e larte dhe nepermjet kembeve te saj anijet me vela kalonin lirisht.
6- Lekura me nje bukuri te jashtezakonshme, e ndertuar per nder te perendeshes greke te gjuetise Artemida.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Sponsored content





bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Empty
MesazhTitulli: Re: bime mjekesore te dobishme dhe te demshme   bime mjekesore te dobishme dhe te demshme Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
bime mjekesore te dobishme dhe te demshme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Receta Mjekesore Ilacet e fundit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Rubrikat :: Mjeku pėr ju-
Kėrce tek: