AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare   Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare Icon_minitimeWed Apr 02, 2008 4:06 am

Historiografia greke e hershme por dhe e tashme , sidomos pas clirimit te Greqise nga Shqiptaret me 1821 dhe pas formulimit te projektit famekeq antishqiptar te ' Megali Idhese ' me 1844 me autor Joanis Kolettis , ka botuar mijra libra , revista dhe gazeta per ti imponuar opinionit ballkanik dhe atij europian se Shqiptaret nuk jane vazhdues te linjes Pellazgo-ilire se kapedanet ushtarake te lashtesise jane greke dhe jo shqiptare , se kudo qe ka sinjale te kishes greke , pak histori greke dhe ndonje varr grek aty eshte toke greke !
Hapur fare duke mohuar apo shtremberuar faktet historike , kohet e fundit kur aerodromit te Shkupit ju vu emri i Aleksanderit te madh , 'megafonet ' grekofone e grekofile , ngriten zerin ne kupen e qiellit se Aleksanderi i Madh eshte grek . Urtesia popullore thote : ' po te mos kishte genjeshtra shume kredi e shume myshterinj , askush nuk do te genjente ' . Greket ne genjeshtrat e tyre kane patur mydhterinj jo vetem ne hapesiren ballkanike por dhe ate europiane dhe me e cuditshme eshte se keto genjeshtra gelltiten nga politikane e intelektuale shqiptare pse jo dhe nga nje pjese e komunitetit shqiptar. Fakti qe greqizmi eshte ulur kembekryq ne cdo fushe te aktivitetit shteteror e shoqeror shqiptar por sidomos ne shkencat historike-gjuhesore , te pakten qe prej 150 vjetesh , verteton shqetesimin me vend te rilindasve tane ku nder te tjera citojne :
' Fqinjet tane jane cmirezinj ndaj faktit qe ekzistojne , ata kerkojne te na grabisin mendimin e ekzistences sone kombetare . Le te mendojme e punojme per vete se jemi te gjithe shqiptare dhe duhet te formojme nje shqiperi te madhe '. Cmenduria greke , historiane apo politikane qe sipas Kushtetutes se tyre jane nje me kishen ortodokse , ka harritur te kundershtoje jo vetem studjues nderkombetare te lashtesise por dhe te kohes moderne si G.Kordhatis apo M.Saqellarios , se gjithcka shqiptare qe nga lashtesia nuk eshte vecse greke . Per kete cmenduri po citojme ish K/Ministrin grek te viteve 1980 Kostandin Karamanlis i cili eshte shprehur : ' Greqia eshte nje azil i madh te cmendurish ' . Qe te mos largohemi nga tema , greket vazhdojne te kerkojne privatizimin e figurave si Aleksandri i Madh , Pirro i Epirit , GJ.K.Skenderbeun , ashtu sic nuk kane turp tu mesojne ne shkollat e tyre femijeve se kufiri verior i Greqise eshte ne lumin Shkumbin ( kryqi i Cac Janullatosit ne Krrabe ) , se Tirana eshte qytet Grek , se ne jug te Shqiperise banojne greke qe paskan harruar greqishten !! , se gjuha shqipe nuk eshte gjuhe e zotit etj . perralla si keto . Po cfare thone studjues te vendit dhe te huaj per perkatesine shqiptare te Aleksandrit te Madh dhe lidhjet e gjakut me Pirron e Epirit dhe GJ.K.Skenderbeun :
1) Vincenc Dross (1823-1888),rilindas arberesh,me 1847
shkruan se ' Te famshmit Ali P. Tepelena , Mehmet Aliu , Ibrahim Pasha , me gjak shqiptar , heronj klasike te luftrave te pasme te Turqise mund te meritojne denjesisht nje vend prane te lashteve ............ Aleksandrit Pirros , Skenderbeut ... ' 2) Jeronim De Rada (1814-1903) , vigan i Rilindjes arberesh , me 1864
shkruan : ' Populli Epirot i Aleksanderit te Madh dhe i Pirros '
3) Petro Veshi (Boci) (1778-1821) enciklopedist dhe poet i thur nje poeme A . P . Tepelenes ku e radhit pas Aleksandrit te Madh , Pirros , Admetit (sovranit molos te shek . V p.e.s
4) Lajosh Taloc (1834-1916) shkencetar hungarez shprehet : ' Nuk egziston popull tjeter ne ballkan as si i Greqise se Re , qe te mund te ndjeke historine e fisit te vet , ashtu me rend kronologjik , qysh prej koheve me te lashta gjer ne ditet tona , sikurse populli shqiptar ' .
5) Rose Wilder Lane , shkrimtare e studjuese amerikane e njohur ne gjithe boten ne vitin 1920 ka vizituar Shqiperine e veriut , ka shkruar librin ' Majat e Shales ' perkthyer nga Avni Spahiu nder te tjera shpjegon se : ' Aleksandri i Madh ishte nga Mati ( nga babai ) dhe kur u rrit shkoi ne Maqedoni . Ne bisede e siper me nje malesor me shkrimtaren Lane , per figuren e Aleksandrit te Madh , rendit brezat paraardhes te tij : Karana , Cenua , Trimi , Perdika , Argua , Filipi , Ajeropi i cili u be dhe mbreti Dare i Maqedonise dhe kishte keto pinjolle : Alqeti leka , Arminti , Perdika i dyte , Arqelloja i dyte , Oresti , Leka i dyte , Filipi i dyte dhe Leka i Madh ( i biri Filipit dhe Olimbise )
qe njihet me emrin Aleksandri i Madh i Maqedonise ' .
Kur Ahmet Zogu ishte president i R.Shqiperise ( me 31 janar 1925 dhoma e deputeteve e zgjodhi ate presidentin e pare me nje mandat 7 vjecar ne moshen 32 vjecare ) monedhen shqiptare e quajti LEK per nder te Aleksandrit te madh , ne faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit , Pirros , Herkulit , dhe e stergjyshit te tyre Akilit qe jetoi 900 vjet perpara tyre . Por ky materializim i linjes pellazgo-ilire-shqiptare nga A.Zogu e pati jeten e shkurter sepse ne vitin 1950 komunistet shqiptare me Hoxhen ne krye , me urdher te fqinjeve greko-serb i hoqi nga qarkullimi keto monedha dhe sot e kesaj dite nuk i shkon ndermend askujt ti riktheje ne monedhat tona figurat e legjendareve te lashtesise si duket mos zemerohen dhe rrudhin turinjte greket , per me teper kur ne krye te Akademise se Shkencave shqiptare , ish sekretari personal i ' fortlumturise ' guvernatorit grek te Shqiperise dhe uzurpatori i KOAKSH Anastas Janullatos .
Greket thone se qyteterimi e kultura 5000 vjecare e Kretes eshte huazuar nga Greqia se legjendari Akili eshte grek se deri ne paralelin 42 (mbi qytetin e Pukes ) , eshte toke greke por per cudi brenda ketij 'territori grek' Kot nuk paska thene K.Karamanlis se Greqia eshte azil i madh te cmendurish . Greket thone se kete vit do te kene gorrica shume , se na hahen neve .
6) Rafaele Volsterani (1434-1516) pohon per Skenderbeun : Ishte nje burre i cili a pike dyshimi qe nje pasardhes i denje i Pirros
7) Jirzh Bartold Pontani (1550-1616) shprehet : ' I ati i Skenderbeut Gjon Kastrioti , ka qene princ i shkelqyer i Epirit dhe i Arberit , e ka zanafillen nga fisi bujar e mbreteror i Mbretit te Epirit Pirros dhe eshte zot i shume qyteteve te Epirit dhe te krahinave te tjera '.
Cool Jani Vreto (1822-1900) rilindas thekson : ' Admeti epiras dhe Pirro kusheri i Aleksandrit te madh , trim i palodhur ' (1884) . Sepse nena e Aleksandrit ishte Olimbia epirote ishte motra e Aleksander Molosit i cili ishte babai i Pirros , pra Pirro dhe Aleksandri ishin kusherinj te pare , djale halle dhe djale daje .
9) Pjerr Ronsar poeti me i madh francez i shek . XVI ka botuar Sonetin e tij te famshem per Skenderbeun , e ka zbuluar Faik Konica , kur nder te tjera thuhej per idhjen e gjakut te legjendarit Akil nga Tesalia e Camerise , me sterniperit e tij Leka i Madh , Pirro i Epirit dhe GJ.K.Skenderbeun shkruan : ' Epiri s'permendet vetem per kuajt e famshem te fitimtareve ne garat e medha te Olimpit por eshte djepi i Heronjve , i kreshnikve pasardhes qe trashegojne gjakun trimeror te Akilit ' . Keshtu vertetohet se dhe lojrat olimpike e kane zanafillen nga pellazget , madje studjues amerikane shprehen se fillesa e lojrave Olimpike e ka fillesen 1700 vjen p.e.s. dhe jo sic pretendojne Vokotopull (eshat) greke qe edhe Shqiperia e Jugut u fanitet si 'Vorio Epir ' dhe se lojrat Olimpike kane origjine greke , apo kur helenizojne kryeqendren pellazge te parahenoreve Dodonen qe ndodhet ne zemer te tokes shqiptare te Camerise . Dodona ishte nje qender pellazge parahelenike shume me e vjeter se gjuha , perendite dhe mitologjia greke , si e tille ajo u njoh ne gjithe boten e lashte dhe kete realitet objektiv e kane pranuar dhe autoret helene me te mocem : Homeri (shek IX p.e.s pasi e cileson Zotin:' Zeus i larte pellazg i Dodones ' dhe i quan pellazget ' Hyjnore ' , i ve ne goje keto fjale kryefatosit te luftes se Trojes , Akilit kur ky lutet per Patroklin : ' O Zeus mbret i Dodones e pellazg qe banon larg , qe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe , kur perreth jane Selet ....' Per Dodonen Pellazgjike flasin autoret : Hesiodi (shek.VIII p.e.s) , Tukididi (shek V p.e.s ) , Efori (shek IV p.e.s ) , Pseudo-Skymi (shek I p.e.s ) Hygini (shek I p.e.s ) etj , te cilet gjithashtu pranojne se themelimi i Dodones daton ne fillimet e tremijevjecarit p.e.s .
Mbare lashtesia greko-romake , sikunder faktohet prej nje lume autoresh si : Diodori , Pluterku ,Aurel , Viktori etj c' faqnin bindje te plote pa asnje hije dyshimi per lidhjen stergjyshore te Akilit legjendar me Pirron , duke shkulur keshtu nga rrenjet te ashtequajturen ' grekeri ' te fatosit homerik ' ( Dhimiter Pilike , tek ' Pellazget ' Origjina jone e mohuar , f 307 ) Po ketu perkatesine etnike epirote pellazge te vendlindjes se Akilit Tesalise , e vertetojne ne menyre te drejtperdrejte dhe pa ekuivok autoret e lashtesise : Homeri , Herodoti , Apolodori etj ( bazuar tek Eratosteni ) Filostrati deshmon se : porosite mbi menyren e Zhvillimit te kremtimeve teselose ( vendlindja e Akilit ) per nder te Akilit , niseshin posacerisht nga Dodona pellazge . Eshte pranuar boterisht se Akili adhurohej si perendi dhe ne gjuhen e vendit thirrej Aspet , qe e shqiperuar : a = asht dhe spet = i shpejte dhe per kete Homeri i jep mbi 60 rreshta kreshnikut pellazg ( tek iliada ) . Kete binom Akil-Aspet ne Epir e perdornin dhe ne asnje vend tjeter , e dokumentojne dijetaret e lashtesise : Aristoteli , Pluterku , Ptolemeu etj . Per devotshmerine e Akilit ndaj zotit pellazg Dodonas . na e sakteson me gojen e heroit vete Homeri : ' O Zeus Dodonas e pellazg qe banon larg dhe kujdesesh per Dodonen dimerkeqe ....
Rreth 30 km ne jug-lindje te Apolonise , ngrihej qyteti Bylis i themeluar sipas Stefen Bizantinit , prej djalit te Akilit ,
Per lidhjen pellazgo-iliro-shqiptare flasin vargjet e poetit tone te Rilindjes N.Frasheri :' Bote qe kur eshte zene Shqiperia gjalle ka qene pellazg i thonin me pare, me se fundi shqipetare gjuha qe flisnin perendite ate flisnin pellazgjite , ate kane shqiptaret se e kishin dhe te paret' .
Mbi falsitetin e fakteve historike te grekeve per periudhen nga lashtesia deri tani , vec autoreve te lashtesise , permendim dhe shkencetarin italian G. Bakolini i cili shprehet : ' une kurre nuk kam arritur te marr vesh perse italianet nuk kane arritur te kuptojne kontributin e madh qe qyteterimi estrusk i ka dhene qyteterimit tone perendimor . Ne vazhdojme te besojme ne mesimet se greket dhe romaket jane popujt te cileve u detyrohet qyteterimi yne perendimor e gjithe kjo eshte teper e ekzagjeruar dhe e bazuar ne falsifikime historike ' . Per perkatesine e Pirros kusheririt te pare se Lekes se Madh , flasin historianet e lashtesise dhe epokes sone si : Pompe Trogu Justini (shek I p.e.s ) , Dion Kasi (shek I-II ) , Ciceroni (shek I p.e.s )
Edhe perkrenarja e Skenderbeut eshte pjelle besnike e helmetes se Pirros , gjurmen e dokeve Dodinase parahelenase , eshte lakmuar nga aiakasi Leka i Madh per te cilen flet nje monedhe maqedonase me profilin e Aleksandrit , monedhe qe qarkulloi gjate sundimit te Lisinakut 326-281 p.e.s. Madje kete perkrenare e ka mbajtur edhe Filipi i V i Maqedonise 221-179 (Dh.Pilika tek 'Pellazget' f.99 ) Perkrenaren aiakese brez pas brezi e ka perdorur dhe Zogu I dhe me te drejte ne vazhdim kete perkrenare e perdorin dhe forcat ushtarake te Gardes Shteterore te vendit tone .
10) Elena Gjika - Dora D'iatria (1829-1888)
dijetare e njohur europiane me origjine nga Parga e Camerise , kusherira e Gjon Kapodistrias K/Minister i pare i greqise
shprehet : ' Populli shqiptar ka nxjerre ushtare e luftetare qe kane cuditur boten me trimerite e tyre .
11) Naim Frasheri
ne 1894 shkruan : ' Vertet prindit tane kane pasur emer te madh ne gjithe boten si : Teuta , Pirro , Mehmet Aliu , Kostandini i madh etj ' Pirrua ish nga shqiperia trim qe levdon historia , O fare e trimerise ti femij e Aleksandrit e trimit te shqiptareve e Pirros e te parit .....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare   Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare Icon_minitimeWed Apr 02, 2008 4:06 am

Lidhje gjaku per legjendaret shqiptare prezanton dhe kenga popullore e fshatit Vuno , kenduar deri vone ' Kush ka qene trim nje here Aleksander i madh me vlere , pirrua me shoke te tjere , por nga te gjithe me i zoti ishte Gjergj Kastrioti .....'
Ne vazhden e ' privatizimeve ' te figurave historike greket figuren e historianit te lashtesise Homerit e trajtojne si figure te paster greke por , e vertete kjo ? Eshte trasheguar brez pas brezi e dhena se mesuesi i Homerit ishte burri i dyte i nenes se tij , nga Itaka ku ruhej edhe sot toponimi ' shkolle e Homerit ' prane disa rrenojash nga hijeroret pellazge te Artemisit , Athinase , Heres si dhe gjurmesh etruske . Antroponimi i shpeshte ne Itake ( sic e verteton vete homeri ) haset jo rastesisht por aq shpesh ne Epir , sidomos tek ainisnet pellazge . Homeri ka bere pershkrime te imta te jetes materiale dhe shpirterore rreth bregdetit Epirot nga Zakynthi ne Korkyre dhe vecanerisht te Itakes tek 'Odiseu ' ne vargjet e kengeve II 167 , IX 21 , XIII 132 , . Po te ishte i huaj per Itaken Homeri nuk mund te bente pershkrime te tilla , gjithashtu Kios , Kolofoni , Argosi , Athina . nuk kane ndonje peshe ne Iliade dhe ' Odise ' prandaj per keto dy arsye pranohet se Itaka eshte vendlindja e Homerit . Nena e Homerit ishte Itakase , njerku dhe mesuesi i tij Femi ishte pellazg ka bere vepra qe i kushtohen se pari botes pellazge, kultures dhe heronjve te saj . Pra ne rrethana te tilla per origjinen e Homerit mund te pranohet haptaz se ishte nje pinjoll pellazg koke e kembe .
Kohet e fundit kane dale disa arkeologe te quajtur ' epirote ' sherbetore te ' Megali Idhese ' qe shpallen me katolike se Papa , dhe rrahin tju japin athines mesime shovinizmi duke paraqitur Dodonen si jo pellazgo-epirote . Keta ' dijetare' orvaten te paraqesin Dodonen si kryeqender helene te kulluar , se bashku me bijte e saj Molose , Thesprote , Kaone ,te cilesuar me ' urdher te peshkut ' si greke te paster . Nje shtremberim i Tille po helmon opinionin boteror me falsifikime dhe genjeshtra , qe corodisin dhe studiues te virtyshmem dhe me teper kur zeri i shkences shqiptare mungon krejt ne kete drejtim , kjo sepse akademia jone e shkencave nuk mbron interesat tona kombetare , por ato greke . Po te kishte qene Dodona vertet Helene , shteti e kisha apo shovinizmi grek do ta kishin nxjerre ne drite , kur ne fakt ajo sot dergjet nen dhe , duke deshmuar keshtu se nuk i perket qyteterimit helen .
12) Sharl Pikar (1882-1965)
ne 1943 ngriti zerin e vet : Dodona e vetmja qender se ciles nuk i eshte kushtuar ende nje germim
13) Pier Kabahe
me 1976 shprehet : Ne te vertete mund te duket e cuditshme qe nje Hierore kaq e nderuar ne lashtesi , te mbetet ende ne pritje te nje germimi te madh sistematik ndonese mund ti sjelli c'do vit zbulime te reja arkeologjike .
Qarqet shoviniste te Athines te bindura se zbulimi i plote i kryeqendres pellazge nuk do ti sillte asnje perfimim , perkundrazi e braktisen Dodonen ne fatin e vet , duke mbytur qe ne rrenje dhe sot e kesaj dite cdo njoftim mbi jeten e saj gjate dymijevjecareve te fundit . periudhe kur ajo s'kishte pushuar se rrezatuari hpur dhe vijueshem karakterin e saj jo helen , shprehimisht ' barbar ' , pellazg , ilir , arberor , shqiptar .
Megjithate greket jane te detyruar te pranojne nepermjet historiografise greke te perfaqesuar nga G.Kordhatos dhe M.Saqellarios se :
1- pellazget kane ekzistuar si popull historik qe para ardhjes se heleneve ne ballkan
2- keta nuk kane asnje lidhje gjenetike me helenet
Por Dodona pellazge vazhdon te rroje ne veprat e dijetareve dhe autoreve te lashtesise qe jane mbi 80 : Aristofani , Ciceroni , Demosteni , Eskili , Filokseni , Homeri etj.
Sipas Homerit por dhe historianeve te tjere :
Epiri fillonte prej gjirit te Korintit ne Jug dhe shtrihej tutje matane Dodone ne Veri (esimoti Helada nuk pipetinte fare ) dhe sipas Herodotit dhe ataukididit ne shek V p.e.s Helada qe ' mekembur ' dhe perfshinte trevat nga Termopilet e poshte ne Jug dhe kater shekuj me vone gjeografi Helen Dionizi i Kalifontit e perjashton Epirin nga Helada
Pra per te gjithe periudhen midis viteve 1200 p.e.s deri ne 200 te eres tone , Epiri i Moloseve , thesproteve , kaoneve etj
jo vetem qe nuk pati qene ndonjehere helen , por aso kohe as qe behej fjale per ta ngaterruar sado pak autoktonine e tij
pra ishte shume e qarte ndarja midis trojeve epirote pellazge dhe atyre helene .
Vlen te theksohet se pa Dodone dhe pellazge nuk do te kishte patur kurresesi as Zeus as Poseidon , as Artemise as Apolon keshtu me rradhe hyjnite ' greke ' apo ' romake ' . Keshtu nuk eshte e veshtire te kuptohet pse qyteterimi Europian ka preferuar edhe kur e ka kuptuar me se miri te verteten qe te heshte mbi sa me siper . duke vazhduar te
beje sikur ju beson ende perrallave greke . Do te duhej te ndryshohej krejt historine e qyteterimit te vet , ose te pakten pjesen mbi gjenetiken e tij dhe kjo s'eshte e lehte , sidomos po te kemi parasysh sa e vertete qendron ne anen e nje populli te vogel dhe te diskriminuar mizorisht qe nga lashtesia deri me sot .
14) George Fred Williams
historianograf me 1914 shkruan : '' Po te kthehem ne parahistori para se rapsodet homerike tu kendonin hyjnive dhe heronjve mitologjike , para se te shkruhej gjuha greke jetonte jetonte nje popull me emrin pellazget ....
Shqiptaret jane te vetmit qe kane ardhur deri me sot nga kjo rrace e fuqishme parahistorike . Vetem vitet e fundit eshte percaktuar se pellazget kane qene iliret e lashte , keta ilire kaluan edhe ne itali me emrin Toske sic quhen end ne Shqiperi , ndersa ne itali kane mbetur me emrin si toske , toskane , etruske , Shqipja ka qene gjuha amtare e Aleksandrit te pushtimeve te medha dhe e Pirros se Epirit , nje prej gjeneraleve me te medhenj te historise , i cili qelloi te ishte sfida e fundit e legjioneve te Romes . Eshte tragjedi tej cdo perfytyimi qe kjo rrace e madhe dhe shume e lashte te katandiset ne kete gjendje , e cila meriton te quhet skandali i qyteterimit europian . Nuk eshte per tu cuditur
qe pushtuesi otoman ndalonte cfaredolloj germimesh ne token shqiptare qe mund ti kujtonin popullit lavdine e tij te dikurshme . C'pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare te hape thesaret e historise se pellazgeve
Ne vend te epilogut : Ju kujtojme grekeve '' Kur kini borxh , mos kerkoni kusur '' . Borxh na keni Camerine Dodonase epiqender e pellazgeve parahenore , katragjyshet e shqiptareve te sotem .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
 
Aleksandri i Maqedonise dhe perkatesia e Tij Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vipat Shqiptare !!!
» Pasaporta Shqiptare
» Super liga shqiptare
» Femrat Shqiptare moderne apo????
» Ambasadat shqiptare neper Bote!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: