AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Himni Kombetar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Himni Kombetar Empty
MesazhTitulli: Himni Kombetar   Himni Kombetar Icon_minitimeThu Apr 03, 2008 4:47 am

Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm, ēėshtja e himneve kombėtare tė vendeve tė ndryshme ėshtė njė problem i cili filloi tė popullarizohej fillimisht nė Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Nė fakt, himne ka patur edhe pėrpara kėsaj kohe, por rėndėsia dhe kuptimi i tyre nuk ka qėnė nė kėtė shkallė kaq tė rėndėsishme tė cilės i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do tė pėrfaqėsonte njė nga gjetjet gjeniale tė tė shprehurit tė shpirtit tė popujve. Muzikologjia daton si tė parin himn atė tė Holandės, himn i cili i pėrket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndėrkohė, himni me fjalėt mė te vjetra nė origjinė i pėrket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po nė kėtė arsyetim, himni mė i gjatė nė ekzekutim ėshtė “Marcha de la Patria”, i Argjentinės kompozuar nga Blas Parera nė vitin 1813; ndėrkaq himni kombėtar me mė shumė vargje ėshtė ai i Greqisė etj. Pra siē e shohim, historia e formimit tė himneve kombėtare ėshtė e ndryshme nė vende tė ndryshme. Me sa duket, nė pėrcaktimin ose jo tė njė krijimi muziko-letrar si himn kombėtar, rol kryesor kanė luajtur edhe kontekste tė caktuara, kryesisht historike nė historinė e njė vendi.

Por ka edhe shembuj tė tjerė. Kėtu gjej rastin tė pėrmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u pėrcaktua nė vitin 1949 me anė tė njė vendimi zyrtar tė Selisė. Nė bazė tė himnit tė Vatikanit qėndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kėtė muzikė nė vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut tė XI), muzikė e cila gati 100 vjet mė vonė u vendos tė ishte himn zyrtar i Selisė sė Shenjtė. Dhe raste tė tilla ka shumė.

Historiku i krijimit tė himnit tonė kombėtar
Deri mė tani, poeti Lasgush Poradeci ėshtė ai i cili ka pėrshkruar dhe botuar i pari historinė e krijimit tė himnit tonė. Nė punimin “Himni kombėtar “Flamurit pranė tė bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bėhet kėshtu edhe rrėfyesi kryesor pėr kėtė ngjarje madhore. Nė rrėfimin e tij tė tėrheq vėmendjen njė hollėsi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush nė ato ēaste historike pėr Shqipėrinė, nuk mendonte se ajo kėngė e ngritur dhe e kėnduar pėr tė parėn herė nga kori i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, do tė ishte himni i ardhshėm. Ja ē’thotė Lasgushi: -…me fjalė tė tjera, himni nuk u pėrgatit me qėllimin e posaēmė qė tė shėrbejė si Himn Kombėtar, tė pėrmbushė misionin e shenjtė tė kėngės simbolike zyrtare tė popullit”.

Nga kėto rradhė, por dhe nga zhvillimi i mėtejmė i historisė sė Shqipėrisė, vėmė re se nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashė mendjeje, qė dikush tė mendonte qė nė fillim tė kishim himnin e pastaj tė bėnim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumė vite mė vonė, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinė me titull “Kėnga qė s’kuptohet”, kushtuar melodisė sonė kombėtare. Nė pėrpjekje pėr ta zhvendosur titullin e poezisė nga konteksti i saj, do tė shohim se ky emėrtim qėndron fare mirė pėr tė, nisur jo vetėm nga largėsia nga data e krijimit tė himnit, por dhe se shkrimet historike pėr gjenezėn e himnit tonė, kanė shėrbyer nė tė njėjtėn kohė edhe si kronikė besnike e lindjes sė tij, por dhe si alibi.

Gjatė hulumtimeve tė materialeve dokumentare rreth lėndės nė fjalė, nė librin “The Guinnes Book of Music”, ėshtė shkruar si mė poshtė: himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” ėshtė pranuar si himn kombėtar i Shqipėrisė nė vitin 1912, fjalėt e himnit janė shkruar nga Asdreni, muzika e himnit ėshtė kompozuar nga Ciprian Porumbesku.

Duke i shqyrtuar njė nga njė pėr sa mė sipėr, e vėteta do qė tė theksohet fakti kuptimplotė, se pėrpara se himni tė bėhej himn zyrtar i shtetit tė ri shqiptar mė 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shėnjtėroi, duke e dashur me zemėr gjer nė therori dhe mė shumė e pėrtej vetėtherorisė. Me tė luftuan ēetat e kryengritjes qė ishin nėpėr gjithė viset e Atdheut, dhe vdiqėn vdekjen e ėmbėl dėshmorėt e lirisė. Me tė u ngrit Flamuri nė Vlorė”. Me pak fjalė, kjo do tė thotė qė ngritja e flamurit nėn tingujt dhe fjalėt e “Betimit mi flamur” ishte vetėm njė akt formal nga ana e Ismail Qemalit pėr ta njohur kėtė kėngė si kėngėn tonė kombėtare.

Sė dyti, lidhur me fjalėt e himnit. Nė asnjė vend tė botės, nuk gjejmė njė himn kombėtar i cili t’i kushtohet po njė simboli tjetėr kombėtar siē ėshtė flamuri, dhe qė tė dy sė bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotė e “Betimi mi flamur”-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni nė vitin 1908:

Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir` e njė qėllim,
Tė gjith` atij duk` ju betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
Nė dorė armėt do t`i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
Te ty betohemi kėtu,
Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet` ay do tė kujtohet
Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Himni Kombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Himni Kombetar   Himni Kombetar Icon_minitimeThu Apr 03, 2008 4:49 am

Lidhur me origjinalitetin e poezisė sė himnit do tė citonim pėrsėri Lasgushin i cili thotė se “…tituli “Betimi mi flamur”, qė i ka vėnė himnit Asdreni, ėshtė njė koncept dhe njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar”. Po tė njėjtėn gjė nė koncept e pohon edhe Migjeni, qysh nė vargun e parė tė poezisė kushtuar Melodisė kombėtare: “U vodh kėnga nga zemra e kombit”. Qė tė gjithė e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nėn hijen e tij qofshim dhe nė dorėn tonė valoftė”.

Sė treti lidhur me muzikėn e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnė tė paktėn nė karakterizimin e pėrgjithshėm tė himnit tonė pėr nga pėrbėrėsi muzikor i tij. “Kėngė a vaj? Ēė je? Thuejma, zemėr kombi! (Migjeni); “U bė Shqipėria! Po u bė duke vuajtur me buzėqeshje, duke u kurajuar me kėngėn e jetės dhe tė vdekjes nėr dhėmbe: me Himnin e saj Kombėtar Shqiptar” (Lasgushi).

Mė tej, Prof. Sokoli thotė se “… motivi i kėtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqė kėngėt e lartpėrmendura (nga kjo traditė-shėnimi ynė) janė mė tė hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkėkohor George Ligetti konstaton me tė drejtė ngarkesėn edhe origjinėn internacionale tė parakrijimit tė Himnit Shqiptar tė Flamurit. Pohimi i kėsaj tė dhėne ėshtė me rėndėsi jo vetėm pėr faktin se krijimi i himnit tonė nė pikėpamje muzikore ishte drejtuar pėrkah orientimit tė pėrgjithshėm perėndimor, por dhe se nė kėtė mėnyrė nuk ka arsye qė ende tė citohet Porumbescu si krijues i tij. Vetė krijimtaria muzikore e Purumbeskut ka njė lidhje tė fortė me traditėn e shquar muzikore tė Austrisė, vend ku ai studioi muzikė pranė konservatorit tė Vienės. Tashmė njihet fakti, se nė bazė tė himnit tė tij qėndron njė nga meloditė mė te njohura tė rinisė austriake tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX. Nė rastin e himnit tė vjetėr tė Rumanisė “Pe al nostin steag”, tė kompozuar nga C. Porumbescu me fjalė tė A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton tė krahasojmė fillimet e kėtyre kėngėve gjermane me fillimin e Himnit tė Flamurit pėr tė parė ngjashmėrinė e madhe, ose pothuajse njėjtėsinė e disa masave”.

Nė Shqipėri nė vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonė konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave tė para tė muzikės profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor kėngėsh me origjinė vendase dhe internacionale, kėngė tė cilat kėndoheshin nė gjuhėn shqipe. Kjo gjė u vu re si nė aspektin e kėngėve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe nė fushėn e kėngėve patriotike e mė pas atyre partizane. Pa u zgjatur kėtu do tė pėrmendja kėngėn “Tė gjithė ne o djema”, me fjalė dhe muzikė nga Spiridon Ilo (1876-1950); kėngėn “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Kėngėn e dėshmorėve tė Shkodrės”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Kėngėn e Asim Zenelit” me fjalė nga Qamil Buxheli dhe muzikė nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokė me ne nė ēetė”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalė nga A. Skali dhe muzikė nga Kristo Kono; kėngėt “Kushtrimi i lirisė”, “Britma e ēlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisė” me muzikė tė Dhora Lekės e shumė tė tjera. E gjithė kjo krijimtari kishte bėrė jetėn e saj nga goja nė gojė dhe vetėm gjatė viteve ’50, tek ne u bėnė pėrpjekjet e para pėr tė grumbulluar dhe notizuar kėngėt patriotike edhe partizane qė ishin kėnduar nga populli pėr vite me rradhė duke pėrfshirė kėtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para tė kėsaj fushe i pėrkasin vitit 1959 tė pėrgatitura pėrkatėsisht nga Gaqo Avrazi -“Kėngė patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Kėngė partizane”.

Nė materialet shoqėruese tė tyre me tė drejtė konstatohet se nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė kėtė repertor vihet re se pjesėrisht janė krijime me autor, pjesėrisht tė popullit dhe pjesėrisht melodira tė importuara qė tashmė ato janė asimiluar nė thesarin e muzikės sonė. Konstatimi vazhdon me faktin se populli kėto kėngė i ka bėrė tė tijat duke marrė formėn shqiptare saqė po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnė mjaft njera nga tjetra. Dhe ky nuk ėshtė vetėm njė fenomen shqiptar. Nė kulturėn muzikore tė ē’do vendi, nė tė gjitha kohėrat gjendet njė repertor i tėrė muzikor i cili qarkullon pa ndėrprerė, duke ndryshuar gjuhėn si dhe stilemat muzikore tė materialit fillestar. Kjo ėshtė njė dukuri normale e shkėmbimit tė kulturave.

Pėr sa mė sipėr, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund tė quhet plagjaturė e pėr mė tepėr imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet tė konsiderohet si njė pamundėsi kompozimi prej krijuesve shqiptarė. Pikėrisht zgjedhja e kėsaj melodie ndoshta mund tė ketė qėnė edhe e rastėsishme, por ne mendojmė se parapėlqimi i saj synonte zgjedhjen e njė gjuhe muzikore tepėr tė lexueshme e tė qartė pėr tė tjerėt, pėr tė kuptuar aspiratėn e kombit shqiptar nė ato vite tė errėta tė historisė sė tij. Duke pasur dhe pėrdorur nė ndėrtimin e tij melodik, gjymtyrė tė tėra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastėsore”), pikėrisht Europėn. I krijuar nė kohėn e ripėrtėritjes sė ndėrgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zėrin e njėrit prej popujve tė rilindur tė Europės.

Rreth historisė sė shkrim-notizimit tė himnit kombėtar
Duhet theksuar se qė nga krijimi i tij e deri nė fund tė viteve 40’ tė shek. XX, himni ynė pėrveē se ėshtė kėnduar dendur, ka bėrė njė jetė mė sė shumti gojė mė gojė dhe pjesėrisht ėshtė interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmėri pasi ai ishte i destinuar tė luhej edhe nė ceremoni tė ndryshme tė shtetit shqiptar jashtė vendit. Nė njė letėr tė dėrguar nga Faik Konica, nė atė kohė pėrfaqėsues nė legatėn e Mbretėrisė Shqiptare nė Washington, drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A njė letrė ku mė luten t’u gjej njė kopje pėr bandė t’avazit kombėtar tė Shqipėrisė…kuptova qė avazi ynė ėsht i vetėmi avaz kombėtar qė nuk e kanė”.

Pėr herė tė parė pėr partiturėn e himnit flet Lasgushi kur pėrshkruan dėrgimin e himnit nė atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit nė vitin 1908 me anė tė Tashko Ilos dhe Hilė Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qėllim kasnecė, pasi ishin nė tė vėrtetė mbartės tė njė mesazhi qė fillimisht duhej kėnduar. Qė tė dy erdhėn nė Korēė “… me partiturat e himnit tė bėra imtėsisht gati me fjalė shqip”, dhe prej kėtu filloi mėsimi dhe pėrhapja e himnit kombėtar nė tė gjithė Shqipėrinė. Po sipas Lasgushit “…pėrhapja parashikonte nė krye tė tė gjithave mėsimin e kėngės”. Pikėrisht pėr kėtė arsye u zgjodh Hilė Mosi i cili kishte pėrveē formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Himni Kombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Himni Kombetar   Himni Kombetar Icon_minitimeThu Apr 03, 2008 4:50 am

Mendoj se pėrhapja e himnit nė popull do tė ketė pasur vėshtirėsi serioze pėr dy arsye. E para lidhet me mungesėn e mėsimit tė muzikės dhe tė sistemit muzikor nė Shqipėri nė ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor tė shqiptarit. Pėrhapja e himnit nė njė rrugė “gojė mė gojė”, ndėrmjet transmetuesve tė tij (shpesh herė pa arsim muzikor), dhe bartėsve tė tij tė ardhshėm , me siguri duhet ė ketė sjellė njė rikrijim tė mundshėm tė tij. Sė dyti, historia ka provuar se ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, qė njė populli si i yni t’i imponosh njė melodi tė huaj, aq mė tepėr melodinė qė do tė shndėrrohej mė pas nė kėngėn kombėtare shqiptare.

Nė njė kohė me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos nė Korēė, njė shtytje mėsimit tė muzikės nė pėrgjithėsi dhe mėsimit tė himnit nė veēanti i dha krijimi i “Bandės sė Lirisė” themeluar mė 1 tetor 1908. Qysh nė formim banda pėrbėhej prej 25 muziktarėsh me vegla tė ndryshme. Fakt ėshtė se komuniteti i ri i muziktarėve nė Korēė, pajtoi me pagesė njė dirigjent italian tė quajtur Pasquale i cili shėrbeu si dirigjent i “Bandės sė Lirisė”. Aq shumė u lidh ai me tė sa mė vonė edhe himnin e bandės sė Lirisė e kompozoi ai vetė me fjalė tė Hil Mosit. Pas kėsaj periudhe, me gjallimin edhe tė formacioneve tė tjera muzikore nėpėr qytetet e Shqipėrisė si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, pėrhapja e himnit me nota u bė mė e lehtė.

Mbi regjistrimet muzikore tė himnit tonė kombėtar
Regjistrimi i parė muzikor nė disk i himnit tonė kombėtar, ėshtė bėrė nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit tė XX, e ideuar dhe themeluar nė Amerikė nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korēa. Nė njė kontekst mė tė pėrgjithshėm, vlera e “A.P.R” ėshtė shumėplanėshe dhe lidhet me gjithė zhvillimin e kulturės dhe artit muzikor shqiptar tė viteve ‘20-‘40. Himni ynė kombėtar ėshtė kėnduar dhe regjistruar nė disk nga vetė Spiridon Ilo sė bashku me tenorin arbėresh Giuseppe Mauro. Vlen tė theksohet se tenori arbėresh Giuseppe Mauro, nė vitet 20’ tė shek. XX ka qėnė njė ndėr tenorėt me famė botėrore. Nė kohėn kur sė bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonė kombėtar nė diskun e prodhuar nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar nė New York nga Metropolitan Opera pėr tė interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me tė njėjtin titull e Verdit.

Himni ynė ka njohur shumė versione tė regjistruara nė disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri nė fund tė viteve ’60. Ndėr kėto regjistrime nė disqe, pėrmendim atė te regjistruar pranė “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Njė pjes e korit tė shkollės Normale Femėrore tė Korēės drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu nė diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorė” etj. Regjistrimi mė i mirė profesionalisht i himit tonė kombėtar, ėshtė ai i vitit 1995. Ky regjistrim ėshtė interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe ėshtė orkestruar posaēėrisht pėr kėtė orkestėr nga kompozitori ynė i shquar Prof. Ēesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitės sė Presidentit gjerman nė Shqipėri.

Historiku i pėrpjekjeve pėr himne tė tjera kombėtare
Na duhet tė themi se mbas pėlqimit tė pėrgjithshėm tė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” si himn kombėtar (1912), nė mėnyrė tė vazhdueshme janė shkruar kėngė apo qoftė edhe vetėm poezi pėr himn kombėtar. Poezi pėr himn kombėtar kanė shkruar At Gjergj Fishta mė 1913, Ernest Koliqi mė 1921 si fitues i vendit tė parė nė konkursin pėr himn kombėtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli mė 14 nėntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”, Mihal Grameno me titull “Kėnga Kombėtare”, Hil Mosi “Himn i Bandės sė Lirisė”. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci mė 1933, tė botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E pėrbashkėta e gjithė kėtyre poezive ėshtė fakti se qė tė gjitha pothuajse i referohen pėrsėri simbolit tė flamurit, gjė qė ėshtė edhe nė thelb tė poezisė sė Asdrenit.
Mbi njatė flamur Perėndia
me dorė t’vet Ai ka shkrue:
Pėr shqiptarėt do t’jet Shqupnia.
At. Gjergj Fishta
O vend e vatėr,
O nėne e babė.
Fan Stilian Noli

Njė poezi tė shkėlqyer pėrsa i pėrket references sonė lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja:

Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirė shkėlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat pėr fitore
Mė nuk shartohet mbi lavdin njerėzore
Porsi njė shenjė drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e pėrfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mėrgimin dhe as ndalet fare
nė njė breg mikpritės n`siguri.

N`mėshirė tė fatit pėrherė duke ndeshur
Intruga diplomatėsh, n`hidhėrim
Ē`do shpresė e ē`do premtim ngadalė i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjė s`mbetet.
Mė keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.


Qysh nė vitin e parė tė vendosjes sė mbretėrisė nga Ahmet Zogu, Shqipėria u bė edhe me himnin e mbretėrisė. Nė ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretėrisė i kushtohej tėrėsisht figurės sė mbretit, njė traditė e njohur kjo pėr tė gjitha himnet e mbretėrive, me muzikė tė Thoma Nasit dhe me fjalė tė Kristo Floqit. Njė tjetėr pėrpjhekje pėr himn mbretėror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti tė njihej si i tillė. Njė variant i himnit tė mbretėrisė ėshtė interpretuar dhe regjistruar nė disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut nė vitet ’20.

Nė vitin 1922, Kėshilli i Ministrave shpall konkursin pėr bėrjen e “Himnit zyrtar kombėtar”. Pėr shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndėr tė tjera u pėrcaktua edhe masa e shpėrblimit prej 1000 franga ari pėr vjershėtarin e himni dhe 3000 franga ari pėr kompozitorin e tij. Mė tej, nė vitin 1937, nė pėrvjetorin e 25 pavarėsisė, u organizua njė konkurs, me qėllim bėrjen e njė himni tjetėr kombėtar. Sipas arsyetimeve tė Komisionit tė ngritur pėr kremtimet e 25 vjetorit tė vetqeverimit, “… hymni i sotėm i flamurit kombėtar asht fjalė pėr fjalė pėrkėthimi i njė marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotė i muzikės rumune”.

Duke e konsideruar ekzistencėn e kėtij himni “… si njė cen pėr ndėrgjegjen kombėtare dhe pėr sedrėn t`onė atdhetare”, komisioni i pėrbėrė nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali nė mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosėn hartimin e njė himni tjetėr me frymė thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe njė komison-juri, e cila do tė vendoste pėr caktimin e krijimit artistik i cili do tė ishte himni i ri kombėtar. Komisioni pėrbėhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashėri dhe Konstantin Cipo. Pėr hir tė sė vėrtetės, Mid`hat Frashėri bėn dorėheqjen nga kjo Juri, dorėheqje e bėrė e ditur publikisht me letrėn e tij tė dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qėndror tė kremtimeve tė vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e pėrbėrė nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallėn fitues himnin e krijuar nga Beqir Ēela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.

O Flamur, yll i lirisė,
Valėvit me plot shkėlqim;
E prej qiellit t`Shqipėrisė
Tė dėgjohet nė amėshim

Fakt ėshtė se ky konkurs pėr poezinė e himnit nuk u pasua edhe nga njė tjetėr konkurs i cili do t`i kushtohej muzikės sė tij. Pėr kėtė arsye, duke mbetur vetėm njė tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillė u fshi nga qarkullimi, megjithėse pjesėmarrėsit dhe krijimet e kėtij konkursi u botuan nė shtypin e kohės. Pėr variacion tė temės sė njohur tė flamurit, edhe konkursi nė fjalė u quajt “Tekstet pėr konkursin e Hymnit tė Flamurit”. Mė pas kemi edhe njė konkurs pėr melodinė e himnit kombėtar. Nė konkurs u shpall fitues njė kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe pėr kėtė nuk pati njė vendim zyrtar tė metėjshėm pėr ta zyrtarizuar si himnin tonė kombėtar. Krijime artistike mbi kėtė temė, tė konsideruara nė vetvete tė pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi tė realizuar me vargje tė Loni Logorecit dhe “muzikuar si e kėndon Spiridon T. Ilo” nė tonalitetin Fa +. Ky variant ėshtė botuar edhe me nota (facsimile e partiturės) dhe hapet me strofėn:


Ardhi koha e bekuar
Pėr Shqipėri tė lėftojmė
Mbretin tonė ta nderojmė
Dhe tė vdesim tė gėzuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Himni Kombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Himni Kombetar   Himni Kombetar Icon_minitimeThu Apr 03, 2008 4:51 am

Nė kopertinė tė kėtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmė edhe foton e tenorit tė shquar arbėresh Giuseppe Mauro dhe shėnimin “… kėnduar prej tė dėgjuarit tenorit shqipėtar Zotit Giuseppe Mauro”.

Nė kėtė kohė, njė pėrpjekje tjetėr pėr tė ndryshuar himnin ekzistues tė flaumurit, u bė edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Nė ndryshim nga sa mė sipėr, kėta dy autorė e ruajtėn tė paprekur linjėn melodike tė “Himnit tė Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve tė tij. Me kėtė rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi tė parin klavir tė himnit tonė kombėtar sė bashku me harmonizimin pėrkatės

Pas pushtimit , nė vitet 1942-43, nė malet e Shqipėrisė partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisė ēlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisė sonė, kjo krahas shumė himneve tė brigadave partizane apo formacioneve tė tjera luftarake etj. Pas ēlirimit tė vendit mė 29 Nėndor 1944, rreth fundit tė vitit 1945-fillimit tė 1946, u organizua konkursi i parė shtetėror pėr himn kombėtar. Krahas shumė krijimeve tė paraqitura, si krijimi mė i mirė u shpall “Himni i Shqipėrisė sė re”, me poezi tė Skėnder Luarasit dhe muzikė tė Kristo Konos, rezultat qė u bė i ditur me shpalljen e Shqipėrisė republikė mė 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua qė tė zėvendėsonte himnin ekzistues pėr arsye nga mė tė ndryshmet, megjithėse “Himni i Shqipėrisė sė re” (nė ndonjė rast edhe me fjelė tė tjera), pati interpretime tė ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisė. Pas kėsaj, pėrpjekjen tjetėr serioze pėr tė shkruar njė himn, e kemi nė fillim tė viteve ’70. Nga Kėshilli i ministrave tė asaj kohe, nė bashkėpunim me ministrinė e arsimit dhe kulturės si dhe Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė u shpall njė konkurs pėr “Himnin e Republikės”. Nė kėtė konkurs morėn pjesė ajka e krijuesve tanė, ndėr ta Ēesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetėr Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar tė lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve, studiueses dhe kritikes sė muzikės zj. Hamide Stringa konkursi pati njė organizim shumė serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorėt. Mė kujtohet se kemi bėrė shumė takime pėr tė parė materialet dhe pėr t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit nė dy variante. Nė himnin e krijuar nga Ēesk Zadeja dhe nė atė tė Nikolla Zoraqit me poezi tė Fatos Arapit tė titulluar “E lirė u ngrit toka jonė”. Pati mendime qė tė njihej si himn edhe kėnga e Pjetėr Gacit “Pėr ty atdhe”.

Historia e himneve vazhdon edhe mė tej, por gjithėsesi pa sjellė ndonjė rezultat i cili tė ndikonte nė ndryshimin e himnit tonė kombėtar. Nė tė gjithė kėtė histori tė himneve tė tjera, ajo ē’ka duhet thėnė ėshtė e lidhur me faktin se asnjė vendim nga cilido forum artistik apo shtetėror, nuk ka ndikuar nė zėvendėsimin apo ndryshimin e himnit ekzistues tė flamurit, pėr arsyen e thjeshtė, se himni ėshtė ngulitur thellė me rėndėsinė, peshėn dhe domethėnien e tij nė memorien kolektive tė shqiptarėve. Ndoshta gjithė ē’ka thamė mė sipėr mund tė jenė njė argument i mjaftė pėr tė kuptuar, se pse kanė “dėshtuar” pėrpjekjet pėr tė ribėrė nė himn tė ri tė Shqipėrisė. Kjo nuk do tė thotė se s’do tė ketė pėrpjekje tė tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” tė mos njihet mė si himn zyrtar, shqiptarėt kudo qė tė jenė do tė vazhdojnė pėrsėri tė kėndojnė thjesht kėngėn “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.

Sė fundi
Ajo qė duhet ritheksuar ėshtė fakti se ndryshe dhe si nė asnjė himn tjetėr tė botės, himni ynė ekzistues ėshtė njė me flamurin tonė kombėtar. Ky binom shprehet qė nė titullin e poezisė sė himnit “Betimi mi flamur”, qė siē e pėrsėritėm ėshtė njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar. Nisur nga ky vėshtrim, himni ėshtė edhe kėnga e flamurit dhe njėkohėsisht edhe kėnga jonė zyrtare. Pėr veēoritė e popullit tonė, popull i ndarė nė katėr shtete, faktor i bashkimit kombėtar, faktor i “prishjes” sė kufijve artificialė, faktor i unifikimit etj, ka qėnė edhe flamuri dhe himni ynė i njėjtė. Pėr sa mė sipėr, e udhės do tė ishte qė tė presim kohė mė tė qeta, kohė gjakftohta tė cilat do tė na ndihmojnė qė tė rishikojmė tė gjithė sė bashku, me qetėsinė dhe maturinė e duhur gjėrat tė cilat mund tė ishin bėrė ndryshe, ku njė ndėr gjėrat mbase do tė ishte edhe himni.

Deri atėhere, himni i vėrtetė i shqiptarėve apo “Avazi ynė kombėtar”, siē shprehet Konica do tė jetė ai qė do tė njihet, do tė kėndohet dhe do tė respektohet nga tė gjithė shqiptarėt, ashtu siē ėshtė shkruar nė nenin 14, pika 4 tė Kushtetutės: Himni Kombėtar ėshtė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Sponsored content





Himni Kombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Himni Kombetar   Himni Kombetar Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Himni Kombetar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: