AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Aplikime pėr Moderatorė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 234
Age : 32
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Aplikime pėr Moderatorė!   Mon Mar 10, 2008 12:08 pm

Jeni te ftuar te shkruani ne kete teme nese deshironi te beheni pjese e stafit te Forumit Shqiptar dhe te jepni kontributin tuaj ne kete komunitet virtual si Moderator.


Kriteriumi per Moderatoret:

* Te jeni i/e moshes +18 vjec
* Te jeni frekuentues te rregullt te forumit per nje periudhe +6 muajsh.
* Te frekuentoni rregullisht nenforumin qe kerkoni te moderoni duke kontrubuar me artiktuj, shembuj, e opinionet tuaja
* Te keni njohuri mbi lemine qe permbeledh nenforumi
* Te jeni familjarizuar me Rregullat e Forumit
* Te jeni serioze dhe respektoni ato rregulla
* Te keni fituar respektin e anetareve tjere
* Te jeni te afte te komunikoni me anetaret e thjeshte dhe te zgjidhni probleme potencjale
* Te jeni kreativ, entuziast dhe te afte te punoni ne grup me anetaret tjere te stafit


Te gjitha aplikimet do te vezhgohen nga SMO dhe Administratoret, do te zgjidhen ato qe me se mirti plotesojne kriteriumet e siperpermendura. Per arsye subjektive procesimi i tyre mund te zgjase deri ne 2 jave, nuk eshte e nevojshme qe te aplikoni me shume se nje here. Ne momentin qe stafi ka marre nje vendin, do t’ju kontaktojme ne privat.


Cfare eshte puna e nje moderatori?

Me pak fjale obligimet e moderatorit jane:

-Gjallerimi i nenforumit qe u eshte ngarkuar. Kjo behet duke u perfshire neper diskutime, duke u pergjigjur postimeve(vecanerisht atyre qe askush nuk u pergjigjet), dhe duke ofruar ndihme.
-Monitorimi i nenforumit qe u eshte ngarkuar. Fshirja, levizja ose editimi i postimeve/temave abuzive, ofenduese, reklamuese, propaganduese, dhe atyre te vena ne vend te gabuar.
-Arbitrim te paanshem te nenforumit dhe miresjellje ndaj te gjithe anetareve.
-Kontakte private me anetaret.


Nuk kam ekperience si Moderator. Cfare ndihme ofroni?

Mese 90% e Moderatoreve te Forumit Shqiptar hapat e para i kane bere pa ndonje eksperience paraprake. Stafi i forumit ka nje seksjon privat ku Moderatoret e rinj familjarizjohen me funksjonet e moderimit, gjithashtu atyre u jepet akses ne nje nenforum te vecante privat per eksperimentime. Vetem pasi Moderatoret kane kaluar disa jave ne keto faza, atyre u jepet akses Moderimi ne nenforumin perkates.


Cfare te shkruaj ne aplikim?

-Cilin nenforum keni deshire te moderoni.
-Me pak fjale na pershkruani pse ju pelqen te moderoni nenforumin ne fjale dhe cili eshte vizioni juaj per te.
-Mund te shkruani edhe informacjone shtese si ato personale


Ku ta bej aplikimin?

Aktualisht nuk kemi ne dispozicjon ndonje formular te vecante aplikimi. Mund te shkruani aplikimin ne kete teme ose te kontaktoni njerin nga Super Moderatoret me mesazh privat.


Cilat nenforume kane nevoje per Moderatore?

Zakonisht cdo nenforum moderohet nga dy ose tre Moderatore. Te gjitha ato nenforume qe ne kolonen e emrit te Moderatoreve kane nje ose asnje emer, jane te hapur per Moderatore te rinj. Me poshte po rradhis nenforumet qe aktualisht kane nevoje per Moderatore:

Prezantoni Veten nė Forum
Bashkėpatriotėt e mi nė botė
Grupmoshat e Anėtarėve
Albumi Fotografik

Votime dhe Sondazhe

Ēėshtja Kombėtare
Historia e Shqipėrisė
Gjuha Shqipe
Elita Kombėtare

Muzika Shqiptare
Letėrsia Shqiptare
Folklori Shqiptar
Kinematografia dhe Televizioni
Tema Shoqėrore
Kuzhina Shqiptare dhe e huaj

Komuniteti mysliman (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Komuniteti orthodhoks (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Komuniteti katolik (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Komuniteti protestant (duhet ti perkisni ketij komuniteti)
Toleranca fetare
Agnosticizėm dhe Ateizėm

Shkenca dhe Jeta
Ekonomi & Biznes
Forumi i Studentėve Shqiptarė

Emigracioni
Pyetni Psikologun
Mjeku per ju
Mentori akademik
Kerkesa dhe Oferta

Humori Shqiptar
Lojra dhe Rebuse
Lojra nė kompjuter


Si e vleresoni ju si staf seriozitetin e nje anetari ne forum?

Nese jeni nje antar qe e vizitoni dite per dite forumin, jepni mendime ne forume te ndryshme duke respektuar bashkebiseduesit dhe etiken e te shprehurit me kulture, nuk merrni pjese ne forume qe nuk moderohen (si ai i padoganes apo ideali i partise), sillni materiale me vlera edukuese ne forum nga burime te ndryshme, hapni tema me interes dhe ne forumin e duhur, nuk keni patur asnjehere kontradikta me stafin apo shkelje rregullash forumi.

Domethene, une qe shkruaj tek forumi i padoganes nuk mund te behem moderator?

Per aq kohe sa merrni pjese tek forumet qe nuk moderohen, forume jo-serioze ku marrin pjese anetare problematike, ju nuk mund te beheni moderatore ne forum. Mos e merrni mundimin qe te aplikoni per tu bere moderator.

Ama, nese i respektoni rregullat me siperm dhe nuk deshironi qe te merrni me pjese me ne ato forume jo-serioze, ju mund te aplikoni per moderatore. Qe nga momenti qe beheni moderatore, ju nuk duhet te merrni me pjese ne ato forume jo-serioze. Nese e shkelni kete rregull, do te humbni statusin e moderatorit dhe te drejten per te qene moderator ne te ardhmen.


Cfare do te ndryshoje ne pranine time ne forum kur behem moderator?

Do te thote se do te kesh me shume pergjegjesi dhe do te duhet te harxhosh me shume kohe me problemet e forumeve qe ti moderon. Do te thote se do te duhet qe te perforcosh rregullat e forumit ne forumet qe moderon sa here qe ato shkelen, do te thote se duhet te mirembash ato forume qe moderon duke hapur tema me interes dhe duke sjelle materiale te shumellojshme, do te thote se duhet te behesh ti shembull me sjelljen dhe mendimin tend ne nje teme se si anetaret e tjere duhet te sillen. Do te thote te komunikosh ne menyre te vazhdueshme me koleget e tjere te stafit te forumit, Mod, Smod, Admin sa here qe ke pyetje, paqartesi apo nevoje per ndihme.


Cfare do fitoj duke u bere moderator?

Nuk do te fitosh as para dhe as emer te mire se u bere moderator. Do fitosh vetem respektin e qindra antareve te respektuar te ketij forumi qe do tu jene mirenjohes per punen dhe perkushtimin tuaj. Ata do te gjejne sa here qe vizitojne forumet qe ju moderoni dicka te re per te lexuar e mesuar, dhe do te kene mundesi qe te shprehin mendimin e tyre per tu lexuar nga te tjeret.

Ju nuk do te jeni thjeshte nje anetar i thjeshte i ketij forumi, ju do te jeni nje prej atyre qe e bejne te mundur ekzistencen e komunitetit me te madh te shqiptareve nga gjithe bota ne Internet.


Kam deshire por nuk jam i afte nga ana teknike?

Shumica e antareve te stafit te forumit nuk kane qene te afte per te qene moderatore teknikisht, por kane mundur qe te fitojne shume eksperience ne kete drejtim shume shpejt dhe shume kollaj. Ne ju ofrojme te gjithe kandidateve tane per moderatore trajnim dhe ndihme konkrete per cdo pyetje apo paqartesi. Keshtu qe mos ngurroni te aplikoni per aq kohe sa te pakten merrni pjese ne forum dhe plotesoni kriteret e tjera te tij.

_________________
ADMIN ALBANIA FORUM
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://albania.yoo7.com
 
Aplikime pėr Moderatorė!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Projekti dhe shėrbime :: Vėrejtje dhe kėshilla-
Kėrce tek: