AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme Sportive

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitimeThu Mar 20, 2008 12:38 pm

Xhenoa fut Interin nė dyshime!
20 Mars Pėr tė pestėn herė nė kampionat Interi e mbyll ndeshjen me dhjetė lojtarė dhe barazon pėr tė tetėn herė, duke e lėnė tė hapur konkurrencėn. Xhenoa nxjerr nė pah krenarinė dhe arrin njė barazim tė merituar, pas presionit tė vazhdueshėm tė ushtruar gjatė pjesės sė dytė. Manēini befasoi duke rreshtuar nė formacion qė prej minutės sė parė Suazon dhe lojtari nga Hondurasi tregoi menjėherė se ēfarė ishte i aftė tė bėnte duke shėnuar nė tė 11'. Nė njė top tė futur nė zonė prej Kambiasos, Suazo “djeg” nė kohė njė mbrojtės vendas dhe shėnon lehtėsisht me tė majtėn. Xhenoa pėrpiqet tė reagojė dhe Rosi rrezikon me tė majtėn, por gjėrat nisin tė ndryshojnė pasi Pele u largua nga fusha me karton tė kuq. Pėr herė tė tetė nė kėtė sezon Manēini detyrohet tė ridizenjojė skuadrėn e tij tė “gjymtuar” me dhjetė lojtarė, por pėrsėri qėndron fiks tek dy sulmuesit. Nė pjesėn e dytė Xhenoa luan me mė shumė agresivitet dhe Borielo i fuytur nė lojė pas intervalit ka njė meritė tė madhe pėr kėtė. Juriē dy herė dhe Fabiano i afrohen golit, por Interi rezistoi deri nė stuhinė xhenoveze tė dhjetė minutave tė fundit. Pesė minuta nga fundi Juriē lėshoi njė gjuajtje ė fortė tė cilėn Sezar nuk mundi ta bllokonte dhe topi pėrfundoi nė trajektoren e Borielos, i cili shėnoi golin e tij numėr 17 nė kėtė kampionat. Xhenoa kėrkoi golin e dytė nė minutat e mbetura, por nė fund tė dyja skuadrat ndanė nga njė pikė, e kėnaqshme pėr tė dyja duke parė se si shkoi ndeshja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitimeThu Mar 20, 2008 12:38 pm

A ėshtė Ibrahimoviē njė “fenomen”?
20 Mars Tė gjithė e shohin si njė “perėndi” nė fushė, por Zlatan Ibrahimoviē mund tė jetė mė normal se edhe ata tė cilėt dyshojnė nė aftėsitė qė pėrmban bagazhi tekniko?taktik, pa harruar cilėsitė. I mungon ende diēka, njė zbritje, njė driblim, njė kalim, i fundit, ai vendimtari, mė i vėshtiri. I mungon “testi” i kthjelltėsisė dhe i mendimit tė shpejtė, nė situata tė ndryshme. I mungon ndeshja e Kakasė nė Manēester, ndaj “Djajve tė kuq” tė Fergusonit, pėr tė marrė pėr bazė kohėt e fundit. Shtatlarti suedez ėshtė njė futbollist qė nuk arrin ende qė tė shkėputet nga ai dimension pėr t’u kthyer nė njė kampion vendimtar, njė futbollist tė cilin bota e sportit e thėrret me emrin “fenomen”! Ka fituar shumė tituj me ekipe qė kanė bėrė histori, si Ajaksi, Juventusi dhe Interi, tė cilat kėrkonin mė shumė vazhdimėsi, pėrveē se nė kampionatet e tyre, edhe jashtė kufinjve, nė Europė, aty ku Zlatani kthehej nė njė personazh si gjithė tė tjertėr, njė lojtar i mirė, si shumė tė tjerė. Nuk ėshtė Kaka, nuk ėshtė Ronaldinjo, nuk ėshtė Henri dhe as Kristiano Ronaldo. Nė epoka tė ndryshme, gjithsecili prej kėtyre emrave tė mėdhenj i ka dhėnė njė ndjenjė force klubit respektiv, pavarėsisht nga kampionati nė tė cilin luante. Ibrahimoviē nuk ia ka arritur ende kėtij qėllimi. Ka dėshtuar, atėherė kur ka dėshtuar edhe Interi, kur ka dėshtuar Juventusi, por edhe Ajaksi, edhe pse nė Holandė ka luajtur nė moshė tė re. E sheh nė fush?_ė kampionatin italian, dhe arroganca e tij teknike duket se dominon dukshėm karshi ēdo mbrojtjeje tė hekurt. Por, ky shkėlqim, kėto tė dhėna, kjo prezencė e “pushtetshme”, ndryshon aty kur ėshtė momenti qė tė hidhet hapi cilėsor dhe kur pritet qė ai tė shfaqė mė tė bukurėn e tij, atė tė futbollit, qė tė gjithė duan tė shohin. Nuk ėshtė mė as dominim dhe as supremaci. “Ēmend” dyshen e mbrojtjes sė Empolit, Marxorati?Adani me njė “dopietė”, por “ēmendet” nga mbulimi i rreptė i finlandezit Hipia apo tė historikut Karrager, apo tė personazhesh jo tepėr tė njohura si Ajala apo Albiol. I ndodh kjo gjė sepse niveli rritet dhe Ibra nuk di tė pėrshtatet. Dhe kjo i ndodh edhe nė Kombėtare, me Suedinė, ku kanė humbur kujtimin e golit tė tij tė fundit. Pėr t’u bėrė njė kampion, Ibrahimoviē ka nė kėtė sezon njė mundėsi tė fundit: Europianin nė Austri dhe Zvicėr. Nė Portugali “gjunjėzoi” Italinė nga ai gol me thembėr dhe tė gjithė menduan se kishte lindur njė “fenomen” i ri. Katėr vite mė pas shtrohet pyetja: mos ishte vallė rastėsi apo njė moment i karrierės sė tij?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitimeThu Mar 20, 2008 12:40 pm

Dinjo?Barēa, hapet kriza!
20 Mars Ronaldinjo nuk bėn pjesė nė listėn e 16 lojtarėve tė grumbulluar nga Frenk Rajkard pėr ndeshjen e kthimit tė Kupės sė Spanjė pėrballė Valencias. Njė ditė mė parė, rezonanca manjetike tregoi qartė se ylli brazilian nuk vuan nga asnjė dėmtim, kėshtu qė pritej qė Ronaldinjo tė shihej nė fushėn e lojės nė takimin e sotėm. Por, tekniku Rajkard ka vendosur ta lėrė jashtė Ronaldinjon, i cili nuk ka udhėtuar me pjesėn tjetėr tė skuadrės, por ka qėndruar nė Barcelonė, ku po stėrvitet me pjesėn tjetėr tė lojtarėve, tė cilėt gjithashtu nuk do tė jenė nė takimin e sotėm. “As i dėmtuar dhe as i grumbulluar”, ishte titulli i tė pėrditshmes spanjolle “Sport”, e cila mendon se mungesa e Ronaldinjos nė skuadėr ėshtė kthyer nė njė mister tė vėrtetė. Askush nuk arrin ta kuptojė mungesėn e tij, por shumė mendojnė se midis tij dhe Barcelonės ėshtė hapur njė krizė e thellė, e cila nuk dihet se kur do tė pėrfundojė. Ndoshta mund tė marrė fund me largimin e tij ose me atė tė teknikut Rajkard, i cili edhe pse deklaron se ka besim te Ronaldinjo, pėrsėri nuk e grumbullon atė nė takimet e Barcelonės. Njė arsye pėr tė justifikuar mungesėn e Ronaldinjos janė edhe ditėt e tij tė pakta nė stėrvtje. Braziliani ka njė javė qė nuk stėrvitet me skuadrėn dhe vetėm dje ka zbritur 40 minuta nė fushėn e stėrvitjes. Shumė pak, pėr njė futbollist qė dikur ka qenė mė i mirė nė botė dhe akoma mė pak pėr njė lojtar qė ėshtė shumė larg formės sė tij mė tė mirė dhe qė po humbet edhe vendin nė skuadėr. Dikur ishte i padiskutueshėm, tashmė ėshtė kthyer nė tė panevojshėm. Shumė herė Barcelona ia ka dalė mbanė edhe pa tė. Mos ndoshta ky ėshtė sezoni i fundit i Ronaldinjos nė radhėt e Barcelonės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitimeThu Mar 20, 2008 12:40 pm

Bekam pret me ankth njė ftesė!
20 Mars Trajneri i Anglisė, Fabio Kapelo, pritet qė tė pėrfshijė disa fytyra tė reja nė listėn e futbollistėve tė grumbulluar pėr miqėsoren e javės sė ardhshme kundėr Francės. David Bekam dhe Teo Uollkot munguan tė dy ndeshjen e parė tė Kapelos si trajner kunėr Austrisė dhe tė dy janė kandidatė tė fortė kėtė herė pėr tė fituar njė ftesė. Bekami ka rikuperuar formėn e tij pasi zhvilloi fazėn pėrgatitore me Los Anxhelos Galaksinė dhe Kapelo dėrgoi ndihmėsin e tij Franko Baldini nė Los Anxhelos pėr tė vėzhguar mesfushorin, autor i 99 paraqitjeve me pėrfqėsuen e “luanėve”. Ndėrkohė, paraqitjet e fundit tė Uollkotit tek Arsenali kanė tėrhequr vėmendjen e Kapelos dhe nuk do tė ishte e ēuditshme nėse Teo, i cili sapo ka mbushur 19 vjeē, do tė ishte njėrui prej atyre futbollistėve tė grumbulluar prej kombėtares U?21. Vėshtirėsitė pėr Kapelon qėndrojnė tek pyetja se cilėt futbollistė do tė lihej jashtė dhe pėr kėtė arsye italiani shtyu bėrjen publike tė listės deri sot, pėr tė parė nėse do tė kishte tė dėmtuar nė ndeshjen e djeshme tė Premier Leage. Lampard dhe Terri pritet tė rikthehen nė kombėtare pasi munguan ndaj Austrisė pėr arsye dėmtimi, por do tė mungojnė Kėrtis Dejvis, Metju Apson dhe Micah Riēards nė mbrojtje, tė tre pėr arsye dėmtimi. Nėse Lampard dhe Bekam do tė grmbullohen, Stjuart Dauning dhe Majkėll Karrik rrezikojnė tė humbin vendin e tyre nė formacionin titullar, ndėrsa Uollkot duhet tė zėvendėsojė Heskin nė sulm. Grumbullimi i Piter Krauēit ėshtė nė dyshim serioz, pasi sulmuesi ka luajtur shumė pak minuta me Liverpulin kohėt e fundit. Rikthimi i Territ hap debatin se cili duhet tė jetė kapiteni i Anglisė nė ndeshje e Parisit. Stiven Xherard ishte kapiteni ndaj Zvicrės dhe ai pranoi pas ndeshjes se do t’i pėlqente tė vazhdonte tė mbante shiritin, por Kapelo bėri tė qartė se ende nuk ka njė kapiten tė pėrcaktuar”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitimeThu Mar 20, 2008 12:41 pm

Spaleti: Derbi: Duel fantastik!
19 Mars “Derbi, pėr emocionet qė dhuron, ėshtė njė ndeshje e ndryshme nga tė gjithė tė tjerat, por ne do tė synojmė tė fitojmė pėr tė fituar pikė tė tjera tė rėndėsishme pėr renditjen, si dhe pėr t’i dhuruar njė triumf gjithė romanistėve”. Spaleti ėshtė shumė i karikuar nė prag tė supersfidės sė kryeqytetit me Lacion. “Si Roma ashtu edhe Lacio po ecin shumė mirė”, u shpreh tekniku verdhekuq, “dhe janė nė njė formė tė mirė psiko?fizike. Besoj se do tė jetė njė ndeshje e hapur dhe mendoj edhe se, duke parė renditjen tonė, bardhekaltrit do tė japin diēka mė shumė pėr tė na krijuar probleme nė garėn ndaj Interit”. Spaleti theksoi mė pas se nuk do qė tė ketė incidente mes tifozėve. “Shqettėsimi mė i madh ėshtė ai i tensionit, pasi shoh qė djemtė e shohin kėtė ndeshje me njė vėmendje tė veēantė, ndaj ėshtė e rėndėsishme qė tė mos ndodhin incidente mes tifozerive”. Nė fakt, nė ndeshjet e fundit Roma ka treguar njė forcė tė madhe karakteri. “Kolektivi ėshtė gjithnjė themelor. Ne jemi mirė, kėtė e kam thėnė edhe mė parė. Lojtarėt e mi janė tė gjithė tė pėrfshirė nė lojė, ndaj mendoj se nė derbi do tė bėjnė detyrėn e tyre. Aq sa ata kanė ardhur me qejf nė grumbullim, si rrallė ndonjėherė”. Dyshimet pėr Romėn e Spaletit kanė tė bėjnė vetėm me balotazhin mes Mansinit e Vuēiniēit. “Formacionin, duke qenė se tė gjithė ndihen shumė mirė, nuk e kam vendosur ende”, pėrfundoi Luēiano. “Por nė orėt e fundit do tė di t’i qartėsoj mendimet e mia”. Interi nė krizė? “Jo. Nuk mendoj se duke ditur rezultatin tonė do tė ndihen nė vėshtirėsi. Janė tė gjithė lojtarė tė mėdhenj dhe e dinė se ēfarė duhet tė bėjnė”. Fakti qė Roma luan para Interit mos krijon probleme, pasi kėshtu do tė ndodhė nė javėt e ardhshme, mos krijon probleme. “Jo”, thotė Spaleti, “ėshtė fusha ajo qė e thotė fjalėn e fundit dhe pėr dy skuadra tė mėdha kėto gjėra nuk krijojnė asnjėherė probleme”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitimeThu Mar 20, 2008 12:42 pm

Manēini: Ibrėn e kam falur!
19 Mars E nis nga situata e tė dėmtuarve Roberto Manēini konferencėn e djeshme pėr shtyp, nė prag tė ndeshjes sė sotme ndaj Xhenoas, e cila do tė jetė tepėr e rėndėsishme pėr ecurinė zikaltėr nė kėtė kampionat. Mungesat janė ato qė shqetėsojnė trajnerin e kampionėve tė Italisė: “Figo dhe Stankoviē nuk janė grumbulluar. Ndoshta, Dejani do tė rikuperojė pėr ndeshjen me Juventusin, ndėrsa dėmtimi i Luisit ėshtė mė serioz nga sa ishte parashikuar”.

Ēėshtja Zlatan ? Tekniku i milanezėve mė pas ėshtė ndalur te ēėshtja Ibrahimoviē, duke sqaruar gjithēka dhe duke e mbyllur kėtė polemikė njėhere e mirė. “Me Zlatanin gjithēka ėshtė nė rregull. Ibra ėshtė gjithmonė vendimtar, edhe kur nuk ėshtė na maksimum tė formės. Ka kėrkuar ndjesė personalisht dhe nuk kemi asnjė problem. Mund tė ndodhė qė nė momentin kur zėvendėsohesh tė reagosh keq dhe nė mėnyrėn jo tė duhur. Futbolli ėshtė i mbushur me tė tilla episode”. Manēini mė pas ka rikujtuar njė shembull tė sė kaluarės sė tij: “Unė, njė reagim tė tillė e bėrė nė njė gjysmėfinale tė Kupės sė Italisė, qė fituam nė “Marassi”, pikėrisht ndaj Interit. Bėra gjithēka pėr tė luajtur dhe shėnova golin vendimtar, mė pas Boskov mė zėvendėsoi. I thashė shumė gjėra tė shėmtuara, por nė mbrėmje mė erdhi turp nga vetja dhe tė nesėrmen i kėrkova menjėherė falje atij dhe skuadrės”.

Xhenoa dhe Borrielo ? Mė pas vėmendja kalon te kampionati dhe sfida ndaj Xhenoas: “Xhenoa ėshtė njė ekip qė luan bukur dhe shpejt, por mė i rrezikshmi ėshtė Borrielo, njė bomber i vėrtetė. Roma? Mė mirė tė jesh gjashtė pikė pėrpara se nė rolin e ndjekėsit. Por, duhet tė kemi kujdes nga gabimet qė mund tė bėjmė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitimeThu Mar 20, 2008 12:43 pm

Ranieri: Nė Empoli, dua Juventusin mė tė mirė
19 Mars Pėrpara Interit ėshtė Empoli. Ranieri ia ka pėrsėritur futbollistėve nė dhomat e zhveshjes dhe nė konferencė, pėrpara telekamerave. Rreziku ėshtė pėr tė nėnvlerėsuar formacionin toskan, qė do tė kėrkojė tė arrijė pikė edhe ndaj Juventusit. “Nuk besoj se do tė jetė kėshtu: nė dhomat e zhveshjes qarkullon tensioni i duhur dhe kampionėt qė unė stėrvis kanė eksperiecėn e nevojshme pėr tė kuptuar qė tre pikė janė gjithmonė tre pikė”.

Shtysa ? “Fitorja do tė ishte e rėndėsishme dhe ėstė pėr kėtė arsye qė do tė hedhim nė fushė skuadrėn mė tė mirė, pa kursyer aspak. Do tė vlerėsoj se kush ka nevojė pėr pushim dhe kush jo. S’do tė ketė rrotacion, sepse ne luajmė eskluzivisht pėr kampionat. Pas humbjes sė fundit, Empoli do tė luajė e vendosur dhe do tė luftojė, sepse po afron mbyllja e kampionatit dhe koha po ikėn”.

Champions ? “Nuk mendoj se ēfarė do tė ndodhė nėse nuk arrijmė qė tė kualifikohemi. Eshtė i njėjti motiv pėr tė cilin e di qė mos sot, nesėr do tė vdes, por qė nuk zgjohem ēdo ditė me ankthin se mund tė jetė dita e fundit pėr mua. Jemi nė kthesėn e fundit pėrpara rrugės sė drejtė. Duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe tė shohim pėrpara, pa e kthyer kokėn pas”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajme Sportive Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sportive   Lajme Sportive Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme Sportive
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme ekonomike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Sporti dhe sportdashėsit :: Sporti nėpėr botė-
Kėrce tek: