AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Origjina e Himnit te Flamurit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 3:59 am

Edhe njė herė rreth himnit tonė kombėtar

nga Prof. As. Dr. Vasil Tole


HYRJE

Qysh nė fillim do tė theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit tė historisė sė krijimit tė himnit tonė kombėtar “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” (apo qoftė edhe i bėrjes ose jo tė njė himni tjetėr), janė para sė gjithash probleme pėr t’u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i kėtij momenti nė hyrje tė shkrimit tonė ka njė rėndėsi tė veēantė, pasi, siē do tė shohim mė poshtė, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lėndėn nė fjalė, nė mė tė shumtėn e rasteve ka sjellė shtrėmbėrime dhe keqkuptime tė pavend lidhur me sa mė sipėr. Pėr kėtė arsye, por dhe pėr disa tė tjera syresh, jemi pėrpjekur qė nėpėrmjet kėtij shkrimi integral lidhur me himnin tonė kombėtar “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” tė shprehim tė ē`ka dimė deri mė sot rreth njėrit prej simboleve tona kombėtare.

Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm, ēėshtja e himneve kombėtare tė vendeve tė ndryshme ėshtė njė problem i cili filloi tė popullarizohej fillimisht nė Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Nė fakt, himne ka patur edhe pėrpara kėsaj kohe, por rėndėsia dhe kuptimi i tyre nuk ka qėnė nė kėtė shkallė kaq tė rėndėsishme tė cilės i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do tė pėrfaqėsonte njė nga gjetjet gjeniale tė tė shprehurit tė shpirtit tė popujve. Muzikologjia daton si tė parin himn atė tė Holandės, himn i cili i pėrket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndėrkohė, himni me fjalėt mė te vjetra nė origjinė i pėrket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po nė kėtė arsyetim, himni mė i gjatė nė ekzekutim ėshtė “Marcha de la Patria”, i Argjentinės kompozuar nga Blas Parera nė vitin 1813; ndėrkaq himni kombėtar me mė shumė vargje ėshtė ai i Greqisė etj. Pra siē e shohim, historia e formimit tė himneve kombėtare ėshtė e ndryshme nė vende tė ndryshme. Me sa duket, nė pėrcaktimin ose jo tė njė krijimi muziko-letrar si himn kombėtar, rol kryesor kanė luajtur edhe kontekste tė caktuara, kryesisht historike nė historinė e njė vendi. Por ka edhe shembuj tė tjerė. Kėtu gjej rastin tė pėrmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u pėrcaktua nė vitin 1949 me anė tė njė vendimi zyrtar tė Selisė. Nė bazė tė himnit tė Vatikanit qėndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kėtė muzikė nė vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut tė XI), muzikė e cila gati 100 vjet mė vonė u vendos tė ishte himn zyrtar i Selisė sė Shenjtė. Dhe raste tė tilla ka shumė[1].

Historiku i krijimit tė himnit tonė kombėtar

Deri mė tani, poeti Lasgush Poradeci ėshtė ai i cili ka pėrshkruar dhe botuar i pari historinė e krijimit tė himnit tonė. Nė punimin “Himni kombėtar “Flamurit pranė tė bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bėhet kėshtu edhe rrėfyesi kryesor pėr kėtė ngjarje madhore. Nė rrėfimin e tij tė tėrheq vėmendjen njė hollėsi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush nė ato ēaste historike pėr Shqipėrinė, nuk mendonte se ajo kėngė e ngritur dhe e kėnduar pėr tė parėn herė nga kori i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, do tė ishte himni i ardhshėm. Ja ē’thotė Lasgushi: -…me fjalė tė tjera, himni nuk u pėrgatit me qėllimin e posaēmė qė tė shėrbejė si Himn Kombėtar, tė pėrmbushė misionin e shenjtė tė kėngės simbolike zyrtare tė popullit”.

Nga kėto rradhė, por dhe nga zhvillimi i mėtejmė i historisė sė Shqipėrisė, vėmė re se nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashė mendjeje, qė dikush tė mendonte qė nė fillim tė kishim himnin e pastaj tė bėnim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumė vite mė vonė, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinė me titull “Kėnga qė s’kuptohet”, kushtuar melodisė sonė kombėtare. Nė pėrpjekje pėr ta zhvendosur titullin e poezisė nga konteksti i saj, do tė shohim se ky emėrtim qėndron fare mirė pėr tė, nisur jo vetėm nga largėsia nga data e krijimit tė himnit, por dhe se shkrimet historike pėr gjenezėn e himnit tonė, kanė shėrbyer nė tė njėjtėn kohė edhe si kronikė besnike e lindjes sė tij, por dhe si alibi.

Gjatė hulumtimeve tė materialeve dokumentare rreth lėndės nė fjalė, nė librin “The Guinnes Book of Music”[3], ėshtė shkruar si mė poshtė:

himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” ėshtė pranuar si himn kombėtar i Shqipėrisė nė vitin 1912
fjalėt e himnit janė shkruar nga Asdreni
muzika e himnit ėshtė kompozuar nga Ciprian Porumbesku

Duke i shqyrtuar njė nga njė pėr sa mė sipėr, e vėteta do qė tė theksohet fakti kuptimplotė, se pėrpara se himni tė bėhej himn zyrtar i shtetit tė ri shqiptar mė 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shėnjtėroi, duke e dashur me zemėr gjer nė therori dhe mė shumė e pėrtej vetėtherorisė. Me tė luftuan ēetat e kryengritjes qė ishin nėpėr gjithė viset e Atdheut, dhe vdiqėn vdekjen e ėmbėl dėshmorėt e lirisė. Me tė u ngrit Flamuri nė Vlorė”. Me pak fjalė, kjo do tė thotė qė ngritja e flamurit nėn tingujt dhe fjalėt e “Betimit mi flamur” ishte vetėm njė akt formal nga ana e Ismail Qemalit pėr ta njohur kėtė kėngė si kėngėn tonė kombėtare.

(Foto 1– “Faksimile e firmave tė delegatėve nė Kuvendin Kombėar nė Vlorė mė 28 Nėndor 1912”)

Sė dyti, lidhur me fjalėt e himnit. Nė asnjė vend tė botės, nuk gjejmė njė himn kombėtar i cili t’i kushtohet po njė simboli tjetėr kombėtar siē ėshtė flamuri[4], dhe qė tė dy sė bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotė e “Betimi mi flamur”[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni nė vitin 1908:


Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir` e njė qėllim,
Tė gjith` atij duk` ju betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
Nė dorė armėt do t`i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
Te ty betohemi kėtu,
Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet` ay do tė kujtohet
Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!


Lidhur me origjinalitetin e poezisė sė himnit do tė citonim pėrsėri Lasgushin i cili thotė se “…tituli “Betimi mi flamur”, qė i ka vėnė himnit Asdreni, ėshtė njė koncept dhe njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar”. Po tė njėjtėn gjė nė koncept e pohon edhe Migjeni, qysh nė vargun e parė tė poezisė kushtuar Melodisė kombėtare: “U vodh kėnga nga zemra e kombit”. Qė tė gjithė e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nėn hijen e tij qofshim dhe nė dorėn tonė valoftė”.

Sė treti lidhur me muzikėn e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnė tė paktėn nė karakterizimin e pėrgjithshėm tė himnit tonė pėr nga pėrbėrėsi muzikor i tij. “Kėngė a vaj? Ēė je? Thuejma, zemėr kombi! (Migjeni); “U bė Shqipėria! Po u bė duke vuajtur me buzėqeshje, duke u kurajuar me kėngėn e jetės dhe tė vdekjes nėr dhėmbe: me Himnin e saj Kombėtar Shqiptar” (Lasgushi).

Mė tej, Prof. Sokoli thotė se “… motivi i kėtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqė kėngėt e lartpėrmendura (nga kjo traditė-shėnimi ynė) janė mė tė hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkėkohor George Ligetti[6] konstaton me tė drejtė ngarkesėn edhe origjinėn internacionale tė parakrijimit tė Himnit Shqiptar tė Flamurit. Pohimi i kėsaj tė dhėne ėshtė me rėndėsi jo vetėm pėr faktin se krijimi i himnit tonė nė pikėpamje muzikore ishte drejtuar pėrkah orientimit tė pėrgjithshėm perėndimor, por dhe se nė kėtė mėnyrė nuk ka arsye qė ende tė citohet Porumbescu si krijues i tij.

Vetė krijimtaria muzikore e Purumbeskut[7] ka njė lidhje tė fortė me traditėn e shquar muzikore tė Austrisė, vend ku ai studioi muzikė pranė konservatorit tė Vienės. Tashmė njihet fakti, se nė bazė tė himnit tė tij qėndron njė nga meloditė mė te njohura tė rinisė austriake tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX. Nė rastin e himnit tė vjetėr tė Rumanisė “Pe al nostin steag”, tė kompozuar nga C. Porumbescu me fjalė tė A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton tė krahasojmė fillimet e kėtyre kėngėve gjermane me fillimin e Himnit tė Flamurit pėr tė parė ngjashmėrinė e madhe, ose pothuajse njėjtėsinė e disa masave”.

Shembulli muzikor nr. 1- “Melodia dhe teksti i Himnit Kombėtar”

Nė Shqipėri nė vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonė konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave tė para tė muzikės profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor kėngėsh me origjinė vendase dhe internacionale, kėngė tė cilat kėndoheshin nė gjuhėn shqipe. Kjo gjė u vu re si nė aspektin e kėngėve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe nė fushėn e kėngėve patriotike e mė pas atyre partizane. Pa u zgjatur kėtu do tė pėrmendja kėngėn “Tė gjithė ne o djema”, me fjalė dhe muzikė nga Spiridon Ilo (1876-1950); kėngėn “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Kėngėn e dėshmorėve tė Shkodrės”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Kėngėn e Asim Zenelit” me fjalė nga Qamil Buxheli dhe muzikė nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokė me ne nė ēetė”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalė nga A. Skali dhe muzikė nga Kristo Kono; kėngėt “Kushtrimi i lirisė”, “Britma e ēlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisė” me muzikė tė Dhora Lekės e shumė tė tjera.

E gjithė kjo krijimtari kishte bėrė jetėn e saj nga goja nė gojė dhe vetėm gjatė viteve ’50, tek ne u bėnė pėrpjekjet e para pėr tė grumbulluar dhe notizuar kėngėt patriotike edhe partizane qė ishin kėnduar nga populli pėr vite me rradhė duke pėrfshirė kėtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para tė kėsaj fushe i pėrkasin vitit 1959 tė pėrgatitura pėrkatėsisht nga Gaqo Avrazi -“Kėngė patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Kėngė partizane”. Nė materialet shoqėruese tė tyre me tė drejtė konstatohet se nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė kėtė repertor vihet re se pjesėrisht janė krijime me autor, pjesėrisht tė popullit dhe pjesėrisht melodira tė importuara qė tashmė ato janė asimiluar nė thesarin e muzikės sonė. Konstatimi vazhdon me faktin se populli kėto kėngė i ka bėrė tė tijat duke marrė formėn shqiptare saqė po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnė mjaft njera nga tjetra[8]. Dhe ky nuk ėshtė vetėm njė fenomen shqiptar. Nė kulturėn muzikore tė ē’do vendi, nė tė gjitha kohėrat gjendet njė repertor i tėrė muzikor i cili qarkullon pa ndėrprerė, duke ndryshuar gjuhėn si dhe stilemat muzikore tė materialit fillestar. Kjo ėshtė njė dukuri normale e shkėmbimit tė kulturave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:00 am

Pėr sa mė sipėr, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund tė quhet plagjaturė e pėr mė tepėr imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet tė konsiderohet si njė pamundėsi kompozimi prej krijuesve shqiptarė. Pikėrisht zgjedhja e kėsaj melodie ndoshta mund tė ketė qėnė edhe e rastėsishme, por ne mendojmė se parapėlqimi i saj synonte zgjedhjen e njė gjuhe muzikore tepėr tė lexueshme e tė qartė pėr tė tjerėt, pėr tė kuptuar aspiratėn e kombit shqiptar nė ato vite tė errėta tė historisė sė tij. Duke pasur dhe pėrdorur nė ndėrtimin e tij melodik, gjymtyrė tė tėra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastėsore”), pikėrisht Europėn. I krijuar nė kohėn e ripėrtėritjes sė ndėrgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zėrin e njėrit prej popujve tė rilindur tė Europės.


Shembulli muzikor nr. 2- “Partitura e Himnit Kombėtar, orkestruar nga akademik Cesk Zadeja”

Rreth historisė sė shkrim-notizimit tė himnit tonė kombėtar

Duhet theksuar se qė nga krijimi i tij e deri nė fund tė viteve 40’ tė shek. XX, himni ynė pėrveē se ėshtė kėnduar dendur, ka bėrė njė jetė mė sė shumti gojė mė gojė dhe pjesėrisht ėshtė interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmėri pasi ai ishte i destinuar tė luhej edhe nė ceremoni tė ndryshme tė shtetit shqiptar jashtė vendit. Nė njė letėr tė dėrguar nga Faik Konica, nė atė kohė pėrfaqėsues nė legatėn e Mbretėrisė Shqiptare nė Washington, drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A njė letrė ku mė luten t’u gjej njė kopje pėr bandė t’avazit kombėtar tė Shqipėrisė…kuptova qė avazi ynė ėsht i vetėmi avaz kombėtar qė nuk e kanė”.

Pėr herė tė parė pėr partiturėn e himnit flet Lasgushi kur pėrshkruan dėrgimin e himnit nė atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit nė vitin 1908 me anė tė Tashko Ilos dhe Hilė Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qėllim kasnecė, pasi ishin nė tė vėrtetė mbartės tė njė mesazhi qė fillimisht duhej kėnduar. Qė tė dy erdhėn nė Korēė “… me partiturat e himnit tė bėra imtėsisht gati me fjalė shqip”, dhe prej kėtu filloi mėsimi dhe pėrhapja e himnit kombėtar nė tė gjithė Shqipėrinė. Po sipas Lasgushit “…pėrhapja parashikonte nė krye tė tė gjithave mėsimin e kėngės”. Pikėrisht pėr kėtė arsye u zgjodh Hilė Mosi i cili kishte pėrveē formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

Mendoj se pėrhapja e himnit nė popull do tė ketė pasur vėshtirėsi serioze pėr dy arsye. E para lidhet me mungesėn e mėsimit tė muzikės dhe tė sistemit muzikor nė Shqipėri nė ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor tė shqiptarit. Pėrhapja e himnit nė njė rrugė “gojė mė gojė”, ndėrmjet transmetuesve tė tij (shpesh herė pa arsim muzikor), dhe bartėsve tė tij tė ardhshėm , me siguri duhet ė ketė sjellė njė rikrijim tė mundshėm tė tij. Sė dyti, historia ka provuar se ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, qė njė populli si i yni t’i imponosh njė melodi tė huaj, aq mė tepėr melodinė qė do tė shndėrrohej mė pas nė kėngėn kombėtare shqiptare.

Nė njė kohė me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos nė Korēė, njė shtytje mėsimit tė muzikės nė pėrgjithėsi dhe mėsimit tė himnit nė veēanti i dha krijimi i “Bandės sė Lirisė” themeluar mė 1 tetor 1908. Qysh nė formim banda pėrbėhej prej 25 muziktarėsh me vegla tė ndryshme. Fakt ėshtė se komuniteti i ri i muziktarėve nė Korēė, pajtoi me pagesė njė dirigjent italian tė quajtur Pasquale i cili shėrbeu si dirigjent i “Bandės sė Lirisė”. Aq shumė u lidh ai me tė sa mė vonė edhe himnin e bandės sė Lirisė e kompozoi ai vetė me fjalė tė Hil Mosit. Pas kėsaj periudhe, me gjallimin edhe tė formacioneve tė tjera muzikore nėpėr qytetet e Shqipėrisė si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, pėrhapja e himnit me nota u bė mė e lehtė.

(Foto 2 - “Banda e Lirisė nė Korēė”)


Mbi regjistrimet muzikore tė himnit tonė kombėtar

Regjistrimi i parė muzikor nė disk i himnit tonė kombėtar, ėshtė bėrė nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit tė XX, e ideuar dhe themeluar nė Amerikė nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korēa. Nė njė kontekst mė tė pėrgjithshėm, vlera e “A.P.R” ėshtė shumėplanėshe dhe lidhet me gjithė zhvillimin e kulturės dhe artit muzikor shqiptar tė viteve ‘20-‘40. Himni ynė kombėtar ėshtė kėnduar dhe regjistruar nė disk nga vetė Spiridon Ilo sė bashku me tenorin arbėresh Giuseppe Mauro. Vlen tė theksohet se tenori arbėresh Giuseppe Mauro, nė vitet 20’ tė shek. XX ka qėnė njė ndėr tenorėt me famė botėrore. Nė kohėn kur sė bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonė kombėtar nė diskun e prodhuar nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar nė New York nga Metropolitan Opera pėr tė interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me tė njėjtin titull e Verdit.

Foto 3- “Faksimile e botimeve tė Albanian Phonograph Records”

Himni ynė ka njohur shumė versione tė regjistruara nė disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri nė fund tė viteve ’60. Ndėr kėto regjistrime nė disqe, pėrmendim atė te regjistruar pranė “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Njė pjes e korit tė shkollės Normale Femėrore tė Korēės drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu nė diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorė” etj. Regjistrimi mė i mirė profesionalisht i himit tonė kombėtar, ėshtė ai i vitit 1995. Ky regjistrim ėshtė interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe ėshtė orkestruar posaēėrisht pėr kėtė orkestėr nga kompozitori ynė i shquar Prof. Ēesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitės sė Presidentit gjerman nė Shqipėri.

Historiku i pėrpjekjeve pėr himne tė tjera kombėtare.


Na duhet tė themi se mbas pėlqimit tė pėrgjithshėm tė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” si himn kombėtar (1912), nė mėnyrė tė vazhdueshme janė shkruar kėngė apo qoftė edhe vetėm poezi pėr himn kombėtar. Poezi pėr himn kombėtar kanė shkruar At Gjergj Fishta mė 1913, Ernest Koliqi mė 1921 si fitues i vendit tė parė nė konkursin[9] pėr himn kombėtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli mė 14 nėntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”[10], Mihal Grameno me titull “Kėnga Kombėtare”[11], Hil Mosi “Himn i Bandės sė Lirisė”[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci mė 1933, tė botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E pėrbashkėta e gjithė kėtyre poezive ėshtė fakti se qė tė gjitha pothuajse i referohen pėrsėri simbolit tė flamurit, gjė qė ėshtė edhe nė thelb tė poezisė sė Asdrenit.

Mbi njatė flamur Perėndia
me dorė t’vet Ai ka shkrue:
Pėr shqiptarėt do t’jet Shqupnia..
At. Gjergj Fishta

O vend e vatėr,
O nėne e babė.
Fan Stilian Noli

Njė poezi tė shkėlqyer pėrsa i pėrket references sonė lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja[13]:

Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirė shkėlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat pėr fitore
Mė nuk shartohet mbi lavdin njerėzore
Porsi njė shenjė drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e pėrfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mėrgimin dhe as ndalet fare
nė njė breg mikpritės n`siguri.

N`mėshirė tė fatit pėrherė duke ndeshur
Intruga diplomatėsh, n`hidhėrim
Ē`do shpresė e ē`do premtim ngadalė i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjė s`mbetet.
Mė keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:01 am

Qysh nė vitin e parė tė vendosjes sė mbretėrisė nga Ahmet Zogu, Shqipėria u bė edhe me himnin e mbretėrisė. Nė ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretėrisė i kushtohej tėrėsisht figurės sė mbretit, njė traditė e njohur kjo pėr tė gjitha himnet e mbretėrive, me muzikė tė Thoma Nasit dhe me fjalė tė Kristo Floqit. Njė tjetėr pėrpjhekje pėr himn mbretėror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti tė njihej si i tillė. Njė variant i himnit tė mbretėrisė ėshtė interpretuar dhe regjistruar nė disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut nė vitet ’20.

Nė vitin 1922, Kėshilli i Ministrave shpall konkursin pėr bėrjen e “Himnit zyrtar kombėtar”[14]. Pėr shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndėr tė tjera u pėrcaktua edhe masa e shpėrblimit prej 1000 franga ari pėr vjershėtarin e himni dhe 3000 franga ari pėr kompozitorin e tij. Mė tej, nė vitin 1937, nė pėrvjetorin e 25 pavarėsisė, u organizua njė konkurs, me qėllim bėrjen e njė himni tjetėr kombėtar. Sipas arsyetimeve tė Komisionit tė ngritur pėr kremtimet e 25 vjetorit tė vetqeverimit, “… hymni i sotėm i flamurit kombėtar asht fjalė pėr fjalė pėrkėthimi i njė marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotė i muzikės rumune”[15].

Duke e konsideruar ekzistencėn e kėtij himni “… si njė cen pėr ndėrgjegjen kombėtare dhe pėr sedrėn t`onė atdhetare”, komisioni i pėrbėrė nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali nė mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosėn hartimin e njė himni tjetėr me frymė thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe njė komison-juri, e cila do tė vendoste pėr caktimin e krijimit artistik i cili do tė ishte himni i ri kombėtar. Komisioni pėrbėhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashėri dhe Konstantin Cipo. Pėr hir tė sė vėrtetės, Mid`hat Frashėri bėn dorėheqjen nga kjo Juri, dorėheqje e bėrė e ditur publikisht me letrėn e tij tė dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qėndror tė kremtimeve tė vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e pėrbėrė nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallėn fitues himnin e krijuar nga Beqir Ēela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.


O Flamur, yll i lirisė,
Valėvit me plot shkėlqim;
E prej qiellit t`Shqipėrisė
Tė dėgjohet nė amėshim

Foto 4- “Faksimile e librit kushtuar krijimeve pėr teksin e Himnit Kombėtar, Tiranė 1937”

Fakt ėshtė se ky konkurs pėr poezinė e himnit nuk u pasua edhe nga njė tjetėr konkurs i cili do t`i kushtohej muzikės sė tij. Pėr kėtė arsye, duke mbetur vetėm njė tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillė u fshi nga qarkullimi, megjithėse pjesėmarrėsit dhe krijimet e kėtij konkursi u botuan nė shtypin e kohės. Pėr variacion tė temės sė njohur tė flamurit, edhe konkursi nė fjalė u quajt “Tekstet pėr konkursin e Hymnit tė Flamurit”. Mė pas kemi edhe njė konkurs pėr melodinė e himnit kombėtar. Nė konkurs u shpall fitues njė kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe pėr kėtė nuk pati njė vendim zyrtar tė metėjshėm pėr ta zyrtarizuar si himnin tonė kombėtar.

Krijime artistike mbi kėtė temė, tė konsideruara nė vetvete tė pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor”), kemi tė realizuar me vargje tė Loni Logorecit dhe “muzikuar si e kėndon Spiridon T. Ilo” nė tonalitetin Fa +. Ky variant ėshtė botuar edhe me nota (facsimile e partiturės) dhe hapet me strofėn:

Ardhi koha e bekuar
Pėr Shqipėri tė lėftojmė
Mbretin tonė ta nderojmė
Dhe tė vdesim tė gėzuar

Nė kopertinė tė kėtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmė edhe foton e tenorit tė shquar arbėresh Giuseppe Mauro dhe shėnimin “… kėnduar prej tė dėgjuarit tenorit shqipėtar Zotit Giuseppe Mauro”.

Shembulli muzikor nr. 3-“Faksimile e melodise dhe tekstit tė Himnit mbretėror”

Nė kėtė kohė, njė pėrpjekje tjetėr pėr tė ndryshuar himnin ekzistues tė flaumurit, u bė edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Nė ndryshim nga sa mė sipėr, kėta dy autorė e ruajtėn tė paprekur linjėn melodike tė “Himnit tė Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve tė tij. Me kėtė rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi tė parin klavir tė himnit tonė kombėtar sė bashku me harmonizimin pėrkatės

Shembulli muzikor nr. 4- “Faksimile e klavirit tė himnit tė flamurit”

Pas pushtimit , nė vitet 1942-43, nė malet e Shqipėrisė partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisė ēlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisė sonė, kjo krahas shumė himneve tė brigadave partizane apo formacioneve tė tjera luftarake etj.

Pas ēlirimit tė vendit mė 29 Nėndor 1944, rreth fundit tė vitit 1945-fillimit tė 1946, u organizua konkursi i parė shtetėror pėr himn kombėtar. Krahas shumė krijimeve tė paraqitura, si krijimi mė i mirė u shpall “Himni i Shqipėrisė sė re”, me poezi tė Skėnder Luarasit dhe muzikė tė Kristo Konos, rezultat qė u bė i ditur me shpalljen e Shqipėrisė republikė mė 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua qė tė zėvendėsonte himnin ekzistues pėr arsye nga mė tė ndryshmet, megjithėse “Himni i Shqipėrisė sė re” (nė ndonjė rast edhe me fjelė tė tjera), pati interpretime tė ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisė. Pas kėsaj, pėrpjekjen tjetėr serioze pėr tė shkruar njė himn, e kemi nė fillim tė viteve ’70. Nga Kėshilli i ministrave tė asaj kohe, nė bashkėpunim me ministrinė e arsimit dhe kulturės si dhe Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė u shpall njė konkurs pėr “Himnin e Republikės”. Nė kėtė konkurs morėn pjesė ajka e krijuesve tanė, ndėr ta Ēesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetėr Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar tė lidhjes sė shkrimtarėve dhe artistėve, studiueses dhe kritikes sė muzikės zj. Hamide Stringa konkursi pati njė organizim shumė serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorėt. Mė kujtohet se kemi bėrė shumė takime pėr tė parė materialet dhe pėr t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit nė dy variante. Nė himnin e krijuar nga Ēesk Zadeja dhe nė atė tė Nikolla Zoraqit me poezi tė Fatos Arapit tė titulluar “E lirė u ngrit toka jonė”. Pati mendime qė tė njihej si himn edhe kėnga e Pjetėr Gacit “Pėr ty atdhe”.

Historia e himneve vazhdon edhe mė tej, por gjithėsesi pa sjellė ndonjė rezultat i cili tė ndikonte nė ndryshimin e himnit tonė kombėtar. Nė tė gjithė kėtė histori tė himneve tė tjera, ajo ē’ka duhet thėnė ėshtė e lidhur me faktin se asnjė vendim nga cilido forum artistik apo shtetėror, nuk ka ndikuar nė zėvendėsimin apo ndryshimin e himnit ekzistues tė flamurit, pėr arsyen e thjeshtė, se himni ėshtė ngulitur thellė me rėndėsinė, peshėn dhe domethėnien e tij nė memorien kolektive tė shqiptarėve. Ndoshta gjithė ē’ka thamė mė sipėr mund tė jenė njė argument i mjaftė pėr tė kuptuar, se pse kanė “dėshtuar” pėrpjekjet pėr tė ribėrė nė himn tė ri tė Shqipėrisė. Kjo nuk do tė thotė se s’do tė ketė pėrpjekje tė tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” tė mos njihet mė si himn zyrtar, shqiptarėt kudo qė tė jenė do tė vazhdojnė pėrsėri tė kėndojnė thjesht kėngėn “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.


Sė fundi

Ajo qė duhet ritheksuar ėshtė fakti se ndryshe dhe si nė asnjė himn tjetėr tė botės, himni ynė ekzistues ėshtė njė me flamurin tonė kombėtar. Ky binom shprehet qė nė titullin e poezisė sė himnit “Betimi mi flamur”, qė siē e pėrsėritėm ėshtė njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar. Nisur nga ky vėshtrim, himni ėshtė edhe kėnga e flamurit dhe njėkohėsisht edhe kėnga jonė zyrtare. Pėr veēoritė e popullit tonė, popull i ndarė nė katėr shtete, faktor i bashkimit kombėtar, faktor i “prishjes” sė kufijve artificialė, faktor i unifikimit etj, ka qėnė edhe flamuri dhe himni ynė i njėjtė. Pėr sa mė sipėr, e udhės do tė ishte qė tė presim kohė mė tė qeta, kohė gjakftohta tė cilat do tė na ndihmojnė qė tė rishikojmė tė gjithė sė bashku, me qetėsinė dhe maturinė e duhur gjėrat tė cilat mund tė ishin bėrė ndryshe, ku njė ndėr gjėrat mbase do tė ishte edhe himni. Deri atėhere, himni i vėrtetė i shqiptarėve apo “Avazi ynė kombėtar”, siē shprehet Konica do tė jetė ai qė do tė njihet, do tė kėndohet dhe do tė respektohet nga tė gjithė shqiptarėt, ashtu siē ėshtė shkruar nė nenin 14, pika 4 tė Kushtetutės: Himni Kombėtar ėshtė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar”.


Tiranė 2000-2003


--------------------------------------------------------------------------------

[1] World anthems. RCA Victor 09026-61344-2, p1992. English Chamber Orchestra ; Donald Fraser, conductor. CONTENTS: Marcha real (Spain) -- Advance Australia fair (Australia) -- Jeszcze Polska (Poland) -- Patria amada, Brasil! (Brazil) -- Kong Christian (Denmark) -- Ee Mungu nguvu ye tu = Oh God of all creation (Kenya) -- O! Canada (Canada) -- God save the Queen (Great Britain) -- Ch'i Lai! = Arise! (China) -- La brabanconne (Belgium) -- Maamme Laulu = Our land (Finland & Estonia) -- Isten aldd meg a Magyart = God bless the Hungarians (Hungary) -- Ja, vi elsker dette landet (Norway) -- Einigkeit und Recht und Freiheit (Germany) -- Kde Domov Muj? = Where is my home? (Czechoslovakia) -- The star spangled banner (United States) -- Segnorees apo tin kopsi = I shall always recognize you (Greece)-- Wilhelmus van Nassouwe (The Netherlands) -- The peaceful reign (Japan) -- Hatikvah = The hope (Israel) -- Walla zaman 'algunud = Hail, gallant troops (Egypt) -- La marseillaise (France) -- Sean eternos los laurales (Argentina) -- Due gamla, du fria (Sweden) -- Mexicanos al grito de guerra (Mexico) --Ethiopia (instrumental) -- Land der Berge (Austria) -- Lietuva (Lithuania) -- Inno di mameli (Italy) Compact Disc CX2505

[2] Lasgush Poradeci, “Vepra”, Tiranė 1990, fq. 356-373. Botuar fillimisht nė gazetėn “Tomorri” nė vitin 1942.

[3] “The Guinnes Book of Music”[3], Great Britain, 1981, fq. 189.

[4] Shiko dhe Bardhosh Gaēe, “Flamuri dhe Ismail Qemali”, Tiranė 1997.

[5] Marrė nga Asdreni, “Poezi”, Tiranė, 1972, fq. 18-19. The National Anthem
United around the flag,
With one desire and one goal,
Let us pledge our word of honor
To fight for our salvation
Only he who is a born traitor
Averts from the struggle.
He who is brave is not daunted,
But falls - a martyr to the cause.
With arms in hand we shall remain,
To guard our fatherland round about.
Our rights we will not bequeath,
Enemies have no place here.

For the Lord Himself has said,
That nations vanish from the earth,
But Albania shall live on,
Because for her, it is for her that we fight.


[6] George Ligetti, “Perspective of New Music”-Spring Summer 1978, fq. 19. Shiko gjithashtu Vasil S.Tole, “Himni shqiptar dhe ligeti”, gaz. “Drita”, 18 qershor 1995, fq. 5.

[7]Rumani 14 tetor 1853- Rumani † 1883.

[8] Shiko “Kėngė patriotike”, Tiranė 1959, Hyrja; dhe “Kėngė partizane”, Tiranė 1959, “Nė vend tė parathėnjes”.

[9] Antarė tė jurisė pėrzgjedhėse ishin Gjergj Fishta, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Mid’hat Frashėri.

[10] Fan Noli, “Vepra letrare 1”.

[11] Mihal Grameno, “Vepra 1”, Prishtinė 1979.

[12] Hil Mosi, “Vepra letrare”.

[13] Nga Zef Serembe, “POEZI”, Tiranė 1999, fq. 196.

[14] Shiko gazeta “Drita”, 2 korrik 1922, fq. 4.

[15] Shiko “Konkursi pėr Hymnin e Flamurit”, Nr. 2, Tiranė 1937, fq. 3.

[16] Shiko gaz. “Demokratia”, dt. 22 gusht 1937.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:02 am

Historia e Hymnit
gazeta shqiptare

-----

HISTORIA

Cila ėshtė historia e vėrtetė e himnit tonė kombėtar.

"Vjedhja" e melodisė sė himnit rumun dhe mendimet e qeveritarėve tė ndryshėm pėr frymėn joshqiptare…

Tentativat e Zogut dhe Enverit pėr tė ribėrė Himnin e Flamurit


----------------------------------------

Rezarta Delisula


Dhe nėse himni u pėrhap nė tėrė Shqipėrinė dyke zotėruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroj ay ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shentėroj dyke e dashuruar me zemėr gjer nė therrori dhe mė shumė e mė pėrtej vetėtherrorisė; i cili himn dhe e mbaroj punėn e tij tė thjeshtė qė kish pėr tė bėrė, punėn e tija ashtu siē qe ay i vogėl ay pėr njė punė tė madhe shqiptare: u bė Shqipėrija". Kėto fjalė ka shkruar i madhi Lasgush Poradeci mė 1943, teksa pėrjetonte tentativat e qeveritarėve pėr tė krijuar njė Himn tė ri tė Flamurit. "Rreth flamurit tė pėrbashkuar, me njė dėshirė e njė qėllim…". Pėr shqiptarėt ky ishte dhe mbeti himni kombėtar.


Tentativa e Zogut
Nė prag tė 25-vjetorit tė Pavarėsisė, kori i vajzave tė institutit "Nana Mbre-tėreshė", nėn udhėheqjen e sopranos e dirigjentes korēare Gjeorgjia Filēe, kėnduan Himnin e ri tė Flamurit. Ky grup u pėrgatit nga maestro Capanino i teatrit lirik "San Carlo" tė Napolit. Njė himn i ri. Pikėrisht kėtė mendonin drejtuesit e shtetit se i duhej vendit mė 1937. "Rreth flamurit tė pėrbashkuar" konsiderohej si pėrkthimi i njė marshi rumun me muzikė tėrėsisht rumune. Njė komision i veēantė u ngrit me qėllimin e organizimit tė konkursit pėr Himnin e Flamurit me frymė tėrėsisht shqiptare. Nė mes 76 konkurrentėve qė paraqitėn krijimet e tyre, fitoi Beqir Ēela, i cili nė atė kohė njihej me pseudonimin "Osoja i Ri". Ndėrsa sėrish kompozitori i Himnit tė Flamurit do tė ishte njė i huaj. E. A. Mario, kompozitori napoletan i "Legjendės sė Piavės", u zgjodh pėr tė krijuar muzikėn e Himnit tė ri tė Flamurit. Nė kohė rekord, nė 15 tetor 1937, nė kryeqytet u luajt pėr herė tė parė himni i ri.

Euforia
"O Flamur, yll i lirisė, Valėvit me plot shkėlqim; E prej qiellit t`Shqipėrisė; Tė dėgjohet nė amėshim". Kjo ėshtė njė strofė e Himnit tė ri tė Flamurit tė krijuar nė vitin 1937. Para njė publiku shumė tė zgjedhur, pėrfaqėsuar nga anėtarė tė kabinetit, si dhe nga ministri i Italisė Jacomoni, konsulli i Italisė Valerio Valeriani, autori i himnit Beqir Ēela, kompozitori E. A. Mario, si dhe pėrfaqėsues tė shtypit, u kėndua pėr herė tė parė himni i ri. "Suksesi ishte i jashtėzakonshėm dhe publiku fort i zgjedhur mbeti tepėr i kėnaqur. Mbrėmja kushtuar "Hymnit tė Famurit" do tė mbetet e paharueshme nė zemrat e tė gjithė ndigjuesit, tė cilėt pa pėrjashtim pėrshėndetėn E. A. Mario dhe ndihmėsin e tij z. M. Campanino". Kėshtu shkruan "Gazeta Shqiptare" e datės 16 tetor 1937 pėr ceremoninė e zhvilluar nė sallėn e bashkisė pėr dėgjimin e Himnit tė Flamurit. Entuziazmi vazhdoi deri mė 28 nėntor, atėherė kur nė sheshin kryesor tė Tiranės, "Skėnderbej", do tė ngrihej flamuri i 25 vjetėve vetėqeverisje. ``Ē'ngjau atėhere? Ngjau se himni i dytė, i ekzekutuar prej muzikave zyrtare, ndoqi si njė rrymė uji e pa pritur dhe e fortė shtratin e lumit, gjith dyke mos lojtur dot nga vendi gurin e rėndė tė himnit tė parė nė mes tė rrymės…', shkruan Poradeci.

E vėrteta e himnit
Nė shkrimin "Himni Kombėtar 'flamurit pranė tė bashkuar' dhe gjeneza e tij", shkrimtari Lasgush Poradeci sjell pėr herė tė parė historinė e krijimit tė Himnit tė Flamurit. Kori Kishtar Shqiptar i Bukureshtit filloi tė gjallėrohej nė fillim tė viteve 1900. Ashtu siē e thotė shkrimtari dhe publicisti Poradeci, Bukureshti nė atė kohė ishte kryeqyteti shqiptar i mėrgimit. Kori udhėhiqej nga profesori rumun Kiriak, i cili mė pas, duke pasur shumė punė me korin e tij tė shoqėrisė "Karmen", ia la nė dorė drejtimin 25-vjeēarit Ionesku. Ky i fundit, pėrveē kėngėve shqipe, i jepte korit pėr tė mėsuar edhe kėngė popullore e marshe patriotike, si dhe himnin kombėtar tė Rumanisė 'Mbi flamurin tonė'. Himni i Rumanisė ishte shkruar nga poeti Ioan Barsan me muzikė tė Ēiprian Porumbeskut. Viti 1907. Tė entuziazmuar nga ky himn, kori shqiptar iu lut Asdrenit tė thurte disa vargje tė pėrshtatura me atė melodi, qė tė kėndohej prej tyre. Kori kėrkonte njė himn shqip. Vetėm pas disa ditėve Asdreni solli tekstin e himnit "Rreth flamurit tė pėrbashkuar", titulli origjinal 'Betimi mbi flamur'. "Dhe himni harin tė bėhet kėsisoj Himni Kombėtar i Kollonisė sė Bukureshtit, qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė atė vend mėrgimi aq tė djegur pėr atdhe, dyke u bėrė zakon tė kėndohet rregullisht pėrpara dhe pas ēdo ushtėrimi tė korit", shkruan Poradeci. Fjalėt e Asdrenit u shkrinė nė melodinė e himnit kombėtar rumun. Mė 1912, me ngritjen e flamurit nė Vlorė, himni i shqiptarėve tė Bukureshtit, tashmė i kėnduar dhe nė Shqipėri, u njoh si himni ynė kombėtar.

Ngatėrresat
Tė shumta kanė qenė polemikat pėr himnin kombėtar tė ligjėruar mė 1912. Muzika i pėrkiste himnit kombėtar tė Rumanisė, ndėrsa teksti i ishte pėrshtatur tekstit origjinal nga Asdreni, megjithatė nė popull "Rreth flamurit tė pėrbashkuar" kėndohej si himni ynė. Tentativat e para nisėn qė nė kohėn e qeverisjes sė Zogut, por dolėn pa sukses. Pas ēlirimit tė vendit mė 29 nėntor 1944, rreth fundit tė vitit 1945-fillimit tė 1946-s, u organizua konkursi i parė shtetėror pėr himnin kombėtar. Ndėr shumė krijimet e paraqitura, si krijimi mė i mirė u shpall "Himni i Shqipėrisė sė re", me poezi tė Skėnder Luarasit dhe muzikė tė Kristo Konos, rezultat qė u bė i ditur me shpalljen e Shqipėrisė republikė mė 11 janar 1946. Nė fillim tė viteve '70, Kėshilli i Ministrave, nė bashkėpunim me Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės, si dhe me Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, shpall njė konkurs pėr "Himnin e Republikės". Nė kėtė konkurs morėn pjesė krijuesit mė tė mirė, ndėr ta Ēesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetėr Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Pas seleksionimit, u arrit nė dy variante: nė himnin e krijuar nga Ēesk Zadeja dhe nė atė tė Nikolla Zoraqit me poezi tė Fatos Arapit, tė titulluar "E lirė u ngrit toka jonė". Pati mendime qė tė njihej si himn edhe kėnga e Pjetėr Gacit "Pėr ty atdhe". Por, edhe pse konkurset pėr njė himn tė ri kombėtar vazhdonin, te gjithsecili vazhdohej tė kėndohej e tė pranohej himni i shqiptarėve tė Rumanisė. 'Edhe uji vazhdoj udhėn e vendosur dyke rrethuar gurin, edhe guri i rrethuar qėndroj pa tundur nė vėnd", pėrfundon Lasgush Poradeci.


HIMNI I VJETER RUMUN


MI FLAMURIN T'ONE

Mi flamurin t'onė ėshtė shkruar bashkim,
Bashkim nė vetėdije dhe nė ndjenja
Dhe nėnė hijen e tij tė madhėrishme
Do pėrballim ēdo goditje.

Nė luftėn e rėndė trembet ay,
Qė vetė ėshtė mėndje-arratisur,
Po ne tė bashkuar nė ēdo kohė
Do jemi, do jemi mundės.

E armatosmė dorėn t'onė
Qė tė mpruajmė njė vend tė shtrenjtė,
E drejta jonė ėshtė zotėronjėse,
Dhe qėllimi ynė i shenjtė.

Dhe nė librėn e pėrjetėsisė shkruan
Se shumė kombe do humbasin,
Po Rumanija jonė e Shtrenjtė
Pėrjetė, pėrjetė do lulėzojė.

Shkruar nga Ioan Barsan


HIMNI KOMBETAR

BETIMI MBI FLAMUR

Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshirė dhe njė qėllim,
Tė gjithė Atij duke iu betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

Prej lufte veē ai largohet,
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor.

Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
Tė drejtat tona ne s'i ndajmė,
Kėtu armiqtė s'kanė vend.

Se Zoti vet e tha me gojė,
Qė kombe shuhen pėrmbi dhé,
Po Shqipėria do tė rrojė,
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne.

Shkruar nga Asdreni


Dorėshkrimet e Asdrenit

Aleksandėr Stavri Drenova (Asdreni) lindi nė Drenovė tė Korēės, ku edhe mori mėsimet e para. Mė vonė shkoi nė Rumani, ku vazhdoi shkollėn e mesme. Nga viti 1890, nė gazeta tė ndryshme shqiptare filluan tė botohen vjershat e tij. Pas shpalljes sė Pavarėsisė erdhi nė Shqipėri, por sėrish u detyrua tė kthehej nė Rumani. Mė 1904 botoi pėrmbledhjen e poetike "Rreze dielli", e mė vonė "Ėndrra e lot" dhe "Psallme murgu". Mė 1907 shkroi poezinė "Betimi mbi flamurin", qė u bė himni ynė kombėtar. I mbetėn nė dorėshkrim "Kėmbana e Krujės" dhe vjersha tė tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:02 am

Regjistrimi i parė muzikor nė disk i himnit tonė
kombėtar, ėshtė bėrė nga shoqėria diskografike "Albanian Phonograph Records". Kjo ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit XX, e ideuar dhe themeluar nė Amerikė nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T. Ilo nga Korēa, kėnduar nga tenori arbėresh Giuseppe Mauro.

Regjistrimi mė i mirė profesionalisht i himit tonė
kombėtar ėshtė ai i vitit 1995. Ky regjistrim ėshtė interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut (Gjermani) dhe ėshtė orkestruar posaēėrisht pėr kėtė orkestėr nga kompozitori ynė i shquar, prof. Ēesk Zadeja (1927-1997), "Artist i Popullit", me rastin e vizitės sė presidentit gjerman nė Shqipėri.


- Himni i parė i pėrcaktuar nga muzikologėt ėshtė "Wilhelmus van Nassouwe", qė ėshtė himni i Holandės, i cili i pėrket vitit 1572

- Himni me fjalėt mė tė vjetra nė origjinė i pėrket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori.

- Himni mė i gjatė nė ekzekutim ėshtė "Marcha de la Patria" i Argjentinės, kompozuar nga Blas Parera nė vitin 1813.

- Himni kombėtar me mė shumė vargje ėshtė ai i Greqisė.


HIMNI KOMBETAR ME 1937

O Flamur, yll i lirisė,
Valėvit me plot shkėlqim;
E prej qiellit t'Shqipėrisė
Tė dėgjohet nė amėshim

HIMNI KOMBETAR
Muzika: E.A. Mario
Teksti: Beqir Ēela

HYMNIT MBRETNOR

Ardhi koha e bekuar
Pėr Shqipėri tė lėftojmė
Mbretin tonė ta nderojmė
Dhe tė vdesim tė gėzuar

HIMNI I MBRETERISE
Muzika: Thoma Nasi;
Teksti: Kristo Floqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:03 am

Hymni i Flamurit Kombtar nga At Gjergj Fishta:

Hartimi i ketij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshmi e ma i guximshmi per Poetin e Kombit.
Malazezet mbas 7 muejsh rrethimi kishin hy ne Shkoder. Megjithese ketyne ju desht me dale, Fuqite Nderkombetare nuk e ngrehen flamurin e Shqypnis. Ishte nata e sh'Antonit dite e kremte 13 qershor 1913. Po mbushej muaji qe Fuqite nderkombetare kishin marre nen kontroll qytetin.
At Fishta keshilluar me disa bashkevellazen (franceskane) te vet kishte vendose me ngrehe flamurin e Shqypnis e ne kete entuziazem kishte hartue edhe hymnin i cili u ishte mesue menjihere femijeve te shkolles franceskane.
Ndersa ne maje te kumbonares se kishes franceskane te Gjuhadolit valvitej flamuri ma se 4 metrash, femijet menjehere u shperndane neper rruget e qytetit tue kendue "Porsi fleta".
Menjehere erdhi urdhni prej sundimtarit te qytetit Kolonel De Philips, qe ta ulnin por franceskanet nu gjegjen kurrsesi.
(Komenti shkruar nga At Viktor Volaj marre nga libri Mrizi i Zanave me poezi te zgjedhura te Fishtes botim i vitit 1941)

HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR

Porsi fleta e ejllit te Zotit
Po rreh flamuri i Shqypnis
E thrret t'bijt e Kastriotit
Me u mbledhe tok ne cete t'ushtris

Bini toske, ju. bini gege!
si dy rrufe qe shkojn tue djege!
A ngadhnjyesa a t'gjith deshmore!
Trima, mbrende! me dore! me dore!

Per mbas flamurit te vet shqiptari
kur rrok armet per t'drejta t'veta
Atje lufta ndezet zhari,
atje armiku vehet m't'lehta

Bini toske... etj

Mbi njate flamur Perendia
Me dore t'vet Ai e ka shkrue
Per shqyptar do t'jet Shqypnia
Kush ua preke, ai kjofte mallkue

Bini toske... etj

Shka? Athue at toke t'bekueme
qi vete Zoti na e ka dhanun
sot me e shkele kamba e poshtnueme
e nji t'hueji na kem me ia lanun?

Bini toske... etj

Ah, JO, kurr. njiqind here para
Kem me u shkri me gra me fmi
Kem me mbete kortare nder ara
se me e shkele lame t'huej n'Shqypni

Bini toske... etj

M'kambe Sokola te Shqypnis
Flamuri yne qe ne ajer po shtiellet
Si pol veshje 'Perendise
Kah na ban hije prej qiellet

Bini toske... etj

Ma mire dekė me u shue nen hije
T'flamurit tone n'fushe t'mejdanit
se me rrnue nji jete robnije
per nen sukuj t'hueje t'ballkanit

Bini toske... etj

Armet e besen na i njeh bota
trima n'za kem pasun t'Paret
Luften ne na e msoi Kastriota
Kė, thue, frike do t'ken shqyptaret?

Bini toske... etj

Urra! djem eh u dhashte e mbara
Sot a kurr me dekė per Atdhe
Flamuri yne qe u nis perpara
ndimo Zot per Atdhe e Fe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:03 am

FLAMURIT TONĖ!


Nėpėr shekuj s“u pėrkule,
O, Flamuri ynė kombėtar,
Ngjyra jote na ka frymėzuar,
Mbi armiq dhe mbi tradhtarė!

Tash, gjarpėrinjtė po zvarrojnė,
Freskinė tėnde ta infektojnė,
Me njė flamur, „multietnik“
Padrejtėsisht, tė injorojnė!

Ēohu Shqiponjė e hapi kthetrat,
Shumė gjarpėrinj ke tek lisi,
Mos lejo t“i copėtojnė flatrat,
Errėsisht, po tė zvetėnohet fisi!

Sulmo, rrufeshėm si kapedane,
Siē bėre shekujve prore!
Mos lejo tė ta shkelin nderin,
Na jep vrulle pėr fitore!

Ah! Si ndryshohet simboli i gjakut,
Pse injorohet simboli i qėndresės,
Po a ndryshohet simboli i nderit,
Pse fyhet simboli i besės?!

Po t“i hiqet koka Shqiponjės,
Pėr t“ju mohuar pamja Flamurit,
Fėmijėt e djepit do tė zgjohen,
Do t“ merr flakė stralli prej gurit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
50_cent

50_cent


Male
Numri i postimeve : 49
Age : 43
Registration date : 12/03/2008

Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:03 am

FAN STILIAN NOLI :

Anės Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.

Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.

Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!

Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Origjina e Himnit te Flamurit Empty
MesazhTitulli: Re: Origjina e Himnit te Flamurit   Origjina e Himnit te Flamurit Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Origjina e Himnit te Flamurit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek: