AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:09 am

SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE, ME I LASHTI I BOTES

Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
Cool Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte


[b]Ja se ē'simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, ēfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se ē'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veēanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe ēelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se ēfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

Simboli i shqiponjes gjate shekujve
Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko?druide.

Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes boteve", ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).
Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.

Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.

Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:09 am

Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Nje rast i veēante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veēanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veēante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per te pare se ē'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se ēfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ē'thone dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.

Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.

Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e ēon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi."

Herodoti do te shkruante per Feniksin:
"Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveē rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."

Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

Ēfare eshte Masoneria, ē'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa ēifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:

"Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diēka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.

Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."

Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siē jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne artikullin me titull "Fshehtesia masonike: Ēfare eshte sekrete e ēfare jo?" shkruan:
"Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto ēeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla ēdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veēante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ē'simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ē' eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:10 am

Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6)
Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin.

Ne Egjyptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.

Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

"Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe puplash me ngjyre te ndezur.

Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)". Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?
Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, ēka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme.

Duhet pasur parasysh se Shen Pavli themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire.

Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene "shqiponje". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

Qe shqiptaret te jene "pronaret e ligjshem" te simbolit te shqiponjes me dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim te tille. "Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?ili.
Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate ilire fjala "ALP" do te thote i bardhe.

Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veēante perderisa nuk e identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka (shqiptar).

Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).

Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.

Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me mbreterine Hitite.

Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: "The Kingdom of the Hittites(Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: "Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveē Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

Mes gjuheve semitike, prapashtesa ?ili, tregon thjesht Zotin." Hititet dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje arkeologjike.

Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane "pronaret e ligjshem" te nje simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te antikitetit.



Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e ketij proēesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.

Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

"Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."

Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan:
"Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare." Pra nese kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i ēuditshem eshte se feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ē'thote nje prej emrave me te njohur te studimit te historise dhe teologjise.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave.

Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: "Feniksi eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte edhe rrenje e feniks, FE_=cikel.

Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit."

Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:10 am

Ēfarė pėrfaqėsojnė dy kokat e shqiponjės?

Vitore Nela

Jemi disa grupe ku mblidhen shqiptaret emigrante ketu ne Fildelfia, sipas lokaleve te ndryshme qe kemi ēelur. Midis bisedave linden idera te ndryshe per ēeshtjen: "Ēfare perfaqesojne dy kokat e shqiponjes se flamurit tone? Disa e dine se jane dy krahinat e Shqiperise qe ne kohen e Skenderbeut, disa se ato perfaqėsojne veriun dhe jugun ose gege dhe toske, pikerisht per te verteten qe eshte nje dhe jo dy, cilen duhet te pranojme? Besojme se gazeta “Shekulli” me rubriken e saj “KONTAKT”, do te na ndihmoje ne kete drejtim. Pershendetje nga emigranti Ligor Luarasi, SHBA.

I dashur lexuesi ynė Ligor! Ne tė “Kontakt”, pasi lexuam e-mailin tuaj, kontaktuam me njė prej historianėve tanė, qė ka studiuar periudhėn pėrkatėse, prof. Kasem Biēoku. Ai na shpjegoi se asnjėra nga tė vėrtetat qė ju njihni, nuk ėshtė e vėrtetė. Sipas profesorit, shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori Kostandin dhe mė pas u bė traditė vendėse nė tė gjithė Ballkanin. U pėrdor edhe nga Skėnderbeu, pėr tė treguar se ishte pėrfaqėsues i sundimit paraosman. Kush ėshtė rrjedha historike? Profesor Kasem Biēaku tregon: Nė lashtėsi ka qenė shumė i pėrhapur totemizmi (lloj besimi qė adhuronte kafshėt dhe shpendėt, duke i konsideruar si mbrojtės dhe themelues tė njerėzimit). Shqiponja ėshtė konsideruar si bashkudhėtare e perėndive dhe vetė perėndi. Ajo dhe luani janė konsideruar kudo si mbretėr, pėrkatėsisht tė shpendėve dhe tė kafshėve, pėr kėtė arsye figura e shqiponjės dhe luanit janė mė pėrfaqėsueset nė heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja ėshtė simbol pushteti, guximi dhe lartėsimi shpirtėror. Ka qenė simbol pushteti perandorak, prandaj ėshtė dhe nė heraldikat e shumė vendeve.

Shqiponja me dy krerė ėshtė pėrdorur si simbol qė nė shekullin VII para erės sonė nė Turkmenistan. Shqiponja e zezė me njė kokė ėshtė pėrdorur si simbol nė perandorinė romake dhe me pėrhapjen e Krishtėrimit u pėrdor edhe nga kisha.

Shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori me origjinė iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojės, duke i krijuar perandorisė romake dy qendra administrative; Romėn dhe Kostandinopojėn dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatė sundimit tė perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bė bashkimi i dy kishave dhe si simbol i pėrbashkėt kishtar u bė shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nėpėr kishat mesjetare tė Shqipėrisė dhe Ballkanit. Nė shekullin XX nė perandorinė Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahė gjysmė tė hapur dhe vazhdoi tė shfaqej ashtu.

Nė Shqipėri, si simbol pushteti, shqiponjėn e kanė pėrdorur familjet sundimtare shqiptare tė mesjetės si Kastriotėt, Arianitėt, Muzakajt, Topiajt Gjurashėt po ashtu edhe Ēernojoviēėt e Malit tė Zi. Duke pėrdorur shqiponjėn si simbol tė pushtetit tė tyre, dėshmohet se kėto familje kanė qenė funksionare tė larta gjatė Perandorisė Bizantine.

Me shembjen e Perandorisė Bizantine nė vitin 1453, shohim qė nga Skenderbeu u pėrdor edhe ngjyra e flamurit tė Bizantit dhe me kėtė donte tė tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithėse i bėri dallime qoftė stemės dhe flamurit, pėr ta dalluar nga ai i Bizantit. Nė vulėn e Skėnderbeut, ku ėshtė shqiponja dykrenare, ndėrmjet dy krerėve tė saj ėshtė vendosur njė yll me 6 cepa. Mbi kėtė yll ėshtė njė yll tjetėr me 8 rreze.
Kurse nė stemėn e Kastriotėve qė ėshtė gdhendur 2 herė nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Kostandinit, ylli ėshtė me 8 cepa dhe mbi krerėt e shqiponjės janė dy kurora mbretėrore. Me kėto simbole Skėnderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjė qė e kemi tė shprehur nė epigrafin e Alfonsit nė njė kishė tė Valencias nė Spanjė. Pra shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur masivisht nga sundimtarėt si simbol pushteti dhe mund tė konsiderohet traditė romako- bizantine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:10 am

Qė nė shekullin VIII p.e.s. Hesiodi poeti fshatar nga Sparta, e quajti Dodonėn si "qendėr tė pellazgėve",
kurse Herodoti e quajti tė gjithė krahinėn e Dodonės "Pellazgji". Straboni vinte nė dukje se qindra vjet para lindjes sė Jupiterit tempulli i Dodonės ishte quajtur "Jovi i gjithėpushtetshėm dodon pellazg". Prej andej, nga malet e Akrokerauneve, ai gjuante me rrufe, tė cilat binin nė detin Adriatik, nė Himarė, pak poshtė Vlorės.
Po atje, ai pėshpėriste urtėsinė e tij pėrmes shushurimės sė gjetheve tė lisave tė shenjtė. Me Dodonėn lidheshin dy simbole.
I pari ishte shqiponja. Nė gėrmimet qė u bėnė nė Dodona mė 1875 nga Karapanos, nė gurin e tempullit u gjet e skalitur njė shqiponjė dykrenare , e cila pėr njerėzit e lashtė pėrfaqėsonte lajmėtarin e Zeusit. Simboli tjetėr qė lidhej me Dodonėn ishte lisi i shenjtė, i cili gjendej me shumicė aty; pėrmes shushurimės sė gjetheve tė tij Zeusi shprehte vullnetin e vet.
" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 79-80

Shqiponja dykrenare vjen nga Pellazget e lasht (paraardhesit e Ilireve, Thrakve, Dardaneve apo Trojaneve, Makedoneve, Epiroteve etj. etj.), dhe emri Shqiptar si dhe fjala shqiptoi (shqiptoj) kan prejardhje nga emri Shqiponjė. Dhe me vone eshte perhapur ky Simbol edhe neper ato vendet qe jan cekur me lart nga ju. (qe me siguri eshte perhapur nga Pellazget apo Shqiptaret)

Gjergj Kastrioti "Skenderbeu" kishte dy simbole te Zėu-sit, Shqiponjen dykrenare dhe koken e dhijes (apo ciapit). Skenderbeu dinte shume me teper se ne sot per shqiptaret ne kohen e tije, pasiqe ai ishte rritur, edukuar dhe shkolluar ne oborrin e Sulltanit, pra ne zemer te Byzantit, per Skenderbeun me siguri nuk ishin te mbyllura dyert e shkrimeve te vjetra Byzantine sikur qe jan sot per neve te mbyllura (per te mos dalur ne drite e verteta mbi Shqiptaret), kjo eshte arsyeja se percka ai kishte dy Simbole te Zeusit dhe e quante veten dhe populin Shqiptar pasardhes te Alexanderit te Madh, Pirros dhe te Epiroteve.

Kjo e argumenton edhe faktin qe te ashtuquajturat "Perendi Greke" jan ne fakt Perendi Shqiptare, dhe kjo tregon se perēka kundershtohet rreptesisht ky fakt, si dhe fakti qe fjala Shqiptare vjen nga fjala Shqiponje qe do te thot Bijtė e Shqipės (Bijtė e Shqiponjės), e jo nga fjala Shqiptoj siē deshirojne te tjeret (armiqt e shqiptareve) qe te na ishte.

Pra si gjithmone eshte e kunderta nga ato qe thone te tjeret per neve, te cilet me qellim te keq i largojne gjerat shume larg nga e verteta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:11 am

I pėrkasin periudhės 1910-1920. I kanė koleksionistė

Flamuri shqiptar, cilat janė pesė versionet e rralla

Anila Mema

Pesė flamuj tė rrallė shqiptarė, tė hershėm, tė ndryshėm nga versioni me tė cilin krenohet sot Shqipėria prezantohen pėr herė tė parė nė gazetėn tonė.

Nuk janė tė parėt dhe as tė vetmit qė ekzistojnė nė arkiva tė ndryshme shqiptare, qofshin kėto private apo shtetėrore. Janė vetėm pesė prej tyre, qė koleksionistė tė rrallė shqiptarė i ruajnė mes objekteve tė tyre. Nėse do t’i shihni, nė pamje tė parė do t’ju duken tė njėjtė mė flamurin ekzistues, por versionet sigurisht kanė ndryshime mes tyre. Ndryshon datimi. Format, pėrmasat, materiali po ashtu. Njėri i qėndisur mbi beze, tjetri i stampuar mbi copė atllasi, me xhufka e pa xhufka. Kėta flamuj janė modele tė prezantuar nė kohė tė ndryshme. Ata qė depozitojnė kėto lloje flamujsh janė njė grup koleksionistėsh, kryesisht anėtarė tė Federatės sė Koleksionistėve nė Shqipėri. Tė pestė janė tė rrallė, tė lashtė, por jo tė vjetėr. Koleksionistėt kanė ditur t’i mbajnė mirė, edhe pse i pėrkasin gati njė shekulli mė parė. Janė pesė flamuj tė ndryshėm shqiptarė, qė gjithsecili do tė donte t’i shihte, pse jo dhe tė kishte ndonjėrin prej tyre. Por mė mirė se ata, koleksionistėt, askush nuk ua di aq vlerat qė mbartin ato. Relike tė tilla kanė vite qė grumbullojnė dhe nuk do tė tundoheshin asnjėherė pėrballė njė shume tė majme qė iu ofrohet.

* * *
Vangjo Ilo, i biri i atdhetarit dhe patriotit tė njohur Spiridon Ilo, ėshtė njėri prej tyre. As pėr 15 mijė euro nuk do ta lėshonte nga duart njėrin prej flamujve qė i ati i ka lėnė trashėgimi. Nė tė vėrtetė ka dy, tė cilėt datojnė nė vitin 1914. I ka realizuar babai i tij, Spiridoni, nė Amerikė. Janė tepėr tė mirėmbajtur dhe Ilo i ruan ato me mjaft fanatizėm. Tė dy modelet e flamujve qė Ilo ka nė shtėpinė e tij janė prodhuar brenda katėr viteve 1914 deri nė 1918. Syresh tė tilla ka pasur edhe mė shumė, deri para se i ati tė ndahej nga jeta. Koleksionisti tregon se si Spiridoni, pas largimit nga Shqipėria nė vitin 1914 drejt Amerikės, filloi tė prodhonte flamuj shqiptarė. Por tė vetmit qė i kanė mbetur janė njėri me pėrmasa 176 metra me 72 centimetra dhe tjetri mė i vogėl, 30 me 20 centimetra. Sipas tij, tė dy janė flamuj qė pėrbėhen nga material bezeje, mbi tė cilėn ėshtė stampuar edhe shqiponja dykrerėshe, nga vulat e posaēme pėr kėtė proces. “Im atė nė Amerikė i ka punuar tė gjithė flamurėt nė beze, mbi tė cilėn ka stampuar edhe shqiponjat e zeza. Stampimin e tyre nė atė kohė e bėnte me vulat prej druri dhe metali me formėn e shqiponjės. Vula lyhej me bojė tė zezė dhe pastaj shqiponja stampohej mbi bezen e kuqe”, shprehet koleksionisti Ilo. Por versionet e tij janė tė rrallė. Shqiponjė dykrenare nė flamurin e parė ka 14 flatra, ndėrsa bishti vjen nė njė formė tė stėrzgjatur; kurse flamuri me pėrmasa mė tė vogla ka 11 flatra.
* * *

Njė tjetėr version flamuri ėshtė edhe ai qė Shpėtim Sala dhe veēanėrisht i biri, Gledi, mbajnė mes koleksioneve tė ndryshme tė trashėguara nga gjyshi. Ai i pėrket vitit 1918. Copa e flamurit ėshtė atllas i kuq dhe mbi tė ėshtė qėndisur me dorė shqiponja e zezė. Shqiponja ėshtė dykrerėshe dhe ka trembėdhjetė flatra. Edhe kėmbėt e shqiponjės janė tė qėndisura mė dendur nė krahasim me flamurin e sotėm shqiptar. Sipas Salės, ky lloj flamuri ėshtė botuar si skicė nė gazetėn “Korēa” nė 28 nėntor 1920. Modeli origjinal qė Sala mban nė shtėpi ka pėrmasa 37 me 30 centimetra. “Qė nga viti 1962, kėtė flamur tė rrallė e mbajmė ne nė shtėpi, tė cilin mė parė e ka pasur gjyshi, Sali Sala, patriot i njohur, pjesė e ēetave tė Themistokli Gėrmenjit”, shton ai. 18-vjeēari korēar, Niko Kotherja, i ka vėnė njė detyrė tė rėndėsishme vetes, tė koleksionojė. Dhe ka vite qė e bėn kėtė punė. Mes objekteve tė rralla, ai ruan edhe dy flamuj, fotografitė e tė cilėve po i botojmė pėr herė tė parė. Njėri prej tyre ėshtė i pėrmasave 29.5 me 19.5 centimetra. Ai ėshtė njė objekt qė ėshtė trashėguar nė familje si diēka e rrallė dhe e shtrenjtė pėr gjyshin e Nikos. Nė anėn e pasme tė tij dallohet e shkruar viti 1910, por edhe diēka tjetėr qė mė pas ėshtė fshirė. Nga studimi qė Nikoja i ka bėrė kėtij objekti, por edhe nga konsultimet me studiues mė tė vjetėr, ka arritur nė konkluzionin se ai ndryshon nga flamujt kombėtarė qė qarkullonin nė vendin tonė rreth vitit 1910. Shqiponja e kėtij flamuri ėshtė e pikturuar me ngjyrė tė zezė me pak nuancė tė brendshme dhe nė sy e nė kėmbė ka njė qėndisje tė vogėl me pe tė verdhė. Nė pjesėn anėsore tė krahut tė majtė tė tij zbukurojnė dy xhufka, pėrsėri me mėndafsh tė verdhė. Sipas Nikos kjo ngjyrė nė flamur tregon aristokraci, fisnikėri, pastėrti. Ai deklaron se ky ėshtė flamuri mė i vjetėr i gjendur nė Korēė.

* * *
Flamuri i dytė i pėrket njė periudhe mė tė vonshme. Ai ėshtė gjetur nga Nikoja nė njė familje tė vjetėr korēare. Teksa e sheh me kujdes vėren se ai ėshtė i punuar me fije deveje tė kuqe dhe tė zezė dhe ėshtė rrethuar me thekė rreth njė trekėndėshi e njė katėrkėndėshi tė bashkuar me njėri-tjetrin. Pėrmasat e tij janė: gjatėsia 25 centimetra dhe gjerėsia 29 centimetra, bashkė me thekėt. Teksa pėrqendrohesh tek forma e shqiponjės vėren disa ndryshime nga flamujt e tjerė, qė kanė qarkulluar nė vendin tonė nė dekadat e para pas shpalljes sė pavarėsisė. Nė tė dyja anėt ai ka nga 5 flatra, ndryshe nga flamuri qė sot ėshtė miratuar si simbol i kombit dhe qė nė ēdo anė ka nga 9 flatra. Dy kokėt e shqiponjės ai i ka mė tė zgjatura, kėmbėt janė gjithashtu mė tė gjata dhe forma e trupit tė shqiponjės ka gati formėn e njė trekėndėshi. Ky lloj flamuri, sipas tij, ėshtė pėrdorur pas vitit 1912, pra pas shpalljes sė pavarėsisė sė vendit tonė. Ata vendoseshin nė qoshe tė dhomave tė banimit ose mbi oxhak.



Niko Kotherja rrėfen historinė e tyre. Kur datojnė

Dy flamuj nė duart e 18-vjeēarit koleksionist
“Ja cilat janė versionet e prejardhjes sė tyre nė Korēė”

Eshtė vetėm 18 vjeē, maturant i liceut dygjuhėsh italisht–shqip, pranė shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja “Faik Konica”. Me dėshirėn pėr t’ju pėrkushtuar studimit tė historisė dhe kulturės sė vendit e popullit tė tij, e ka nisur koleksionimin e vlerave historike dhe kulturore qė herėt. Kur ishte nė shkollėn 8-vjeēare filloi tė zgjedhė e ruajė me fanatizėm objekte tė vjetra, qė dėshmonin aspekte tė ndryshme tė historisė e kulturės sė familjes sė tij, tė trashėguara nga e kaluara. Pinjoll i familjes sė njohur patriotike Kotherja nga Elbasani, por e transferuar rreth gjysmė shekulli mė parė nė Pogradec dhe Korēė, ka hulumtuar e grumbulluar objekte historike dhe materiale dokumentare e kulturore, qė dėshmojnė pėr vlera kombėtare. Krahas krijimit tė koleksionit, ai vazhdimisht ka studiuar historinė e popullit shqiptar dhe sidomos atė tė Qarkut tė Korēės. Ndonėse tepėt i ri, shkon i ftuar nė sesione e simpoziume shkencore, pėrurime librash apo mbledhje pėrkujtimore, ku shpesh edhe referon tema tė ndryshme historike. Shkruan poezi, boton shkrime tek gazeta e shkollės, ka bashkėpunuar me botime tė studimeve tė tij nė tre vėllime bibliografike, tė botuara dhe pėr to dhe shumė tė tjera ėshtė konsultuar me materiale e botime historike tė Arkivit Shtetėror e tė fondit tė Bibliotekės Shkencore nė Tiranė. Ėshtė pranuar anėtar i Federatės sė Koleksionistėve Shqiptarė dhe ka letėrkėmbim me shumė figura tė shquara tė historisė dhe kulturės shqiptare. E pazakontė pėr njė 18-vjeēar, por Niko Kotherja tashmė e ka bėrė zgjedhjen e profesionit tė tij tė ardhshėm, do t’i pėrkushtohet studimit tė historisė dhe kulturės sė popullit e vendit tė tij. Nė fondin e koleksionit tė Nikos, ku renditen rreth qindra dokumente tė shkruara, tė botuara, letėrkėmbime, dėshmi, krijime e botime artistike, ka edhe mbi 60 objekte tė ndryshme kulturore e historike. Mes tyre gjenden edhe dy flamuj, simbole tė kombit tonė, tė cilėt u pėrkasin viteve tė ndryshme. Njėri i pėrket vitit 1910. Por si ka ardhur nė qytetin e koleksionistit? Nikoja rendit disa versione. Mes tė tjerash shprehet: “Mendoj se ėshtė pėrgatitur para vitit 1910, ndoshta nė prag tė shpalljes sė konstitucionit, (shpallja e Hyrjetit, Kushtetutės sė re), qė ndodhi nė korrik tė vitit 1908. Flamurin mund ta kenė sjellė tregtarėt korēarė qė vozitnin me karvanėt e tyre plot me mallra nga shtete tė ndryshme tė Evropės e deri nga Amerika e largėt. Rrugė e dytė e mbėrritjes sė kėtij flamuri nė Korēė mund tė jetė edhe sjellja nga patriotėt korēarė, nė prag tė organizimit tė Mitingut tė Shkronjave Shqipe. Duke parė me kujdes fotografinė e kėtij Mitingu, tė bėrė nga Petro Dhimitri apo Petro fotografi siē ėshtė bėrė i njohur ai pėr historianėt, nė 14 shkurt tė vitit 1913, nė Kodrėn e Shėndėllisė nė Korēė, vėrej se gjithė pjesėmarrėsit mbajnė nė dorė nga njė flamur qė i ngjan pikėrisht kėtij flamuri, ē’ka tė krijon mendimin se edhe ky mund tė jetė njė prej tyre. Rruga e tretė e mbėrritjes sė tij mund tė jetė ajo qė ka fiksuar patrioti Mihal Grameno nė kujtimet e tij, tė shkruara pėr kohėn kur ēeta patriotike e Ēerēiz Topullit dhe Mihal Gramenos ushtronte veprimtarinė e saj luftarake, nė tė cilat mes tė tjerash shkruan: “Ēdo shqiptar qė takonim rrugės i dhuronim nga njė fotografi tė Skėnderbeut dhe nga njė flamur. Pra nuk pėrjashtohet mundėsia qė ky flamur tė jetė njė prej kėtyre flamujve”. Kurse flamuri i dytė, sipas tij, i pėrket vitit 1912.



Eshtė i vitit 1918. i trashėguar nga gjyshi
Sala, njė flamur nga koha e Themistokli Gėrmenjit

Si ēdo koleksionist, pėr tė cilin shumė gjėra janė tė vlefshme dhe tė rralla, edhe nė koleksionin e familjes Sala nuk mund tė mungojė njė flamur shqiptar. Sigurisht jo ai, ekzistuesi, qė sot e njohim tė gjithė. Gjyshi i tyre, Sali Sala, u ka lėnė trashėgimi njė flamur tė rrallė tė vitit 1918, historinė e tė cilit askush nuk e di saktė. “Eshtė njė flamur i vitit 1918. Natyrisht ka tipa tė ndryshėm, por ky qė disponojmė ne ėshtė botuar edhe nė formė skice nė gazetėn “Korēa” nė 28 nėntor 1920", shprehet Glendi Sala. Nė koleksionin e familjes sė tij, ky objekt nuk ėshtė mė i hershmi, assesi, por nė krahasim me tė tjerat ka mė shumė vlerė se gjithēka. Eshtė i kuq flakė, me format 37 dhe 30 centimetra, copa e tė cilit ėshtė atllas. Shqiponja dykrenore e qėndisur mbi kėtė flamur tė vitit 1918 ka katėrmbėdhjetė flatra. Ndėrsa kėmbėt janė mė tė plotėsuara gjatė qėndisjes, me pe tė zi tė trashė. “Gjyshi e ka pasur kėtė flamur qė nė rininė e tij, ndėrsa ne si familje e kemi qė nga viti 1962 nė shtėpi. Ai ka qenė patriot i njohur me ēetat e Themistokli Gėrmenjit, nuk ka qenė delegat, por merrte pjesė nė to. Unė nuk mund tė them dot historinė e saktė, se ku dhe si ra ky flamur nė duart e tij. Nuk mundėm ta merrnim vesh sa kohė ai ishte gjallė”, shton Sala.



Prodhime tė patriotit pas vitit 1914
Historia e familjes Ilo, si prodhonin flamuj shqiptarė

Eshtė i gatshėm tė tė flasė pėr flamujt e tė atit. Pėr tė janė objekte qė nuk mund t’u vėrė ēmim, ndonėse koleksioni i tij pėrbėhet edhe nga gjėra tė tjera tė rralla, siē janė pullat postare, kartolinat, vulat, librat etj. 75-vjeēari Vangjo Ilo nis tė rrėfejė me njė zė tė ngadaltė, por plot pasion. Nuk kėrkon ta pyesėsh, ai e di mirė ē’duhet tė thotė pėr to, flamujt qė prej dekadash trashėgon nga i ati. Janė dy, tė rrallė dhe tė bukur. Tė stampuar me vulat e renditura sipas madhėsisė nė raftet e tij me koleksione. “Im atė i ka bėrė kėta flamuj gjatė periudhės 1914-1918, nė kohėn kur iku nė Amerikė. Ai nė copėn prej bezeje tė kuqe ka stampuar shqiponjėn dykrenare, qė vėrehet edhe nė flamur. Kėto janė dhe vulat e asaj kohė, - tregon njė seri tė tillash, tė bėra prej druri dhe metali. - Kėto lyheshin me bojė dhe me tė stampohej shqiponja”, thotė Ilo, teksa nė duar mban njėrin prej tyre, mė tė madhin nė pėrmasa. Pėr tė tregon se ėshtė kopje e atij qė u ngrit nė Vlorė nė vitin 1912. “Nga kėta dy flamuj, im atė mė pat thėnė se ky ėshtė ai qė u ngrit nė Vlorė mė 1912 me rastin e shpalljes sė pavarėsisė, meqenėse origjinali i flamurit nuk ekziston, pėr tė cilin unė mendoj se ėshtė djegur”, shton ai. Ilo rrėfen se i ati, patriot i njohur, atdhetar, Spiridon Ilo, ėshtė marrė me prodhimin e flamujve vetėm pas vitit 1914, kur mbėrriti nė Amerikė pėr tė dytėn herė. “Kėta flamuj im atė i ka sjell nė 1926, kur ėshtė kthyer nga Amerika. Aktivitetin pėr prodhimin e tyre e ka vazhduar qė pas mbėrritjes atje deri nė vitin 1918. Tanimė pėr mua kėto janė relike, pėr tė cilėt nuk dua tė vendos vlerė”, shprehet koleksionisti, i cili nuk ka munguar nė asnjė aktivitet qė Federata e Koleksionistėve shqiptarė ka bėrė nė Shqipėri e jashtė saj. Iloja ėshtė tashmė nė pritje tė ofertave tė reja, pėr ekspozita apo veprimtari patriotike, qofshin brenda apo jashtė vendit. Pėr to nuk ndjen lodhje. Aq mė tepėr tė tė rrėfejė nga e para historinė e tė atit, me tė cilin krenohet.
“Im atė ka qenė njė nga patriotėt e Rilindjes kombėtare. Ai ėshtė marrė qė nė 1908 me “Bandėn e lirisė”, ku ka kėnduar; ka qenė nė Rumani mė 1906, pastaj ėshtė larguar pėr nė Amerikė, ku ka bashkėpunuar me Sotir Peēin, Fan Nolin etj. Atje ka qenė pjesė e shoqėrive patriotike “Malli i mėmėdheut”, “Besa-Besė”, “Vatra”. Nė vitin 1908 im atė ėshtė kthyer nė Shqipėri dhe njė vit mė pas ėshtė nisur drejt Rumanisė. Ndėrkohė nė 1912 ėshtė kthyer bashkė me Ismail Qemalin nga Rumania, ku u vendos edhe shpallja e pavarėsisė. Flamuri ėshtė sjellė prej andej dhe nuk ėshtė qėndisur nga Marigoja. Ajo ka qėndisur ndoshta ndonjė thekė, por jo flamurin”, shprehet i bindur Ilo, i cili tregon se ka pasur edhe replika tė ndryshme pėr kėtė deklaratė tė tij, tė cilėn nuk e bėn pėr herė tė parė. Megjithatė, nuk do tė bėj histori, atė ua lė historianėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:12 am

Flamuri i Shqipėrisė ėshtė flamuri kombėtar shqiptar, njė flamur me fushė tė kuqe dhe njė shqiponjnė dykrenare tė zezė nė mes. Flamuri shqiptar e ka prejardhjen nga nga njė vulė e heroit kombėtar shqiptar Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i cili i udhėhoqi shqiptarėt nė njė kryengritje tė pėrbashkėt nė shekullin XV kundėr perandorisė osmane duke i sjellė trojeve shqiptare pavarėsinė pėr njė kohė tė shkurtėr (1443-1478). Shqiponja ishte pjesė e emblemės sė familjes Kastrioti e cila e ka zanafillėn nė perandorinė bizantine.
Shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori Kostandin dhe mė pas u bė traditė vendėse nė tė gjithė Ballkanin. U pėrdor edhe nga Skėnderbeu, pėr tė treguar se ishte pėrfaqėsues i sundimit paraosman. Kush ėshtė rrjedha historike? Profesor Kasem Biēaku tregon: Nė lashtėsi ka qenė shumė i pėrhapur totemizmi (lloj besimi qė adhuronte kafshėt dhe shpendėt, duke i konsideruar si mbrojtės dhe themelues tė njerėzimit). Shqiponja ėshtė konsideruar si bashkudhėtare e perėndive dhe vetė perėndi. Ajo dhe luani janė konsideruar kudo si mbretėr, pėrkatėsisht tė shpendėve dhe tė kafshėve, pėr kėtė arsye figura e shqiponjės dhe luanit janė mė pėrfaqėsueset nė heraldikat (stemat, shenjat) e vjetra. Shqiponja ėshtė simbol pushteti, guximi dhe lartėsimi shpirtėror. Ka qenė simbol pushteti perandorak, prandaj ėshtė dhe nė heraldikat e shumė vendeve.

Shqiponja me dy krerė ėshtė pėrdorur si simbol qė nė shekullin VII para erės sonė nė Turkmenistan. Shqiponja e zezė me njė kokė ėshtė pėrdorur si simbol nė perandorinė romake dhe me pėrhapjen e Krishtėrimit u pėrdor edhe nga kisha katolike.

Shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nga perandori me origjinė iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojės, duke i krijuar perandorisė romake dy qendra administrative; Romėn dhe Kostandinopojėn dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatė sundimit tė perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bė bashkimi i dy kishave dhe si simbol i pėrbashkėt kishtar u bė shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nėpėr kishat mesjetare tė Shqipėrisė dhe Ballkanit. Nė shekullin XX nė Perandorinė Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahė gjysmė tė hapur dhe vazhdoi tė shfaqej ashtu.

Nė Shqipėri, si simbol pushteti, shqiponjėn e kanė pėrdorur familjet sundimtare shqiptare tė mesjetės si Kastriotėt, Arianitėt, Muzakajt, Topiajt, Gjurashėt, po ashtu edhe Ēernojoviēėt e Malit tė Zi. Duke pėrdorur shqiponjėn si simbol tė pushtetit tė tyre, dėshmohet se kėto familje kanė qenė funksionare tė larta gjatė Perandorisė Bizantine.

Me shembjen e Perandorisė Bizantine nė vitin 1453, shohim qė nga Skenderbeu u pėrdor edhe ngjyra e flamurit tė Bizantit dhe me kėtė donte tė tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithėse i bėri dallime qoftė stemės dhe flamurit, pėr ta dalluar nga ai i Bizantit. Nė vulėn e Skėnderbeut, ku ėshtė shqiponja dykrenare, ndėrmjet dy krerėve tė saj ėshtė vendosur njė yll me 6 cepa. Mbi kėtė yll ėshtė njė yll tjetėr me 8 rreze.

Kurse nė stemėn e Kastriotėve qė ėshtė gdhendur 2 herė nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Kostandin Kastrioti, ylli ėshtė me 8 cepa dhe mbi krerėt e shqiponjės janė dy kurora mbretėrore. Me kėto simbole Skėnderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjė qė e kemi tė shprehur nė epigrafin e Alfonsit nė njė kishė tė Valencias nė Spanjė. Pra shqiponja dykrenare ėshtė pėrdorur masivisht nga sundimtarėt si simbol pushteti dhe mund tė konsiderohet traditė romako- bizantine.

Gjatė kohės sė Rilindjes, aktivistėt e saj tė tė gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nėn hijen e kėtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri nė kohėn e krijimit tė shtetit tė parė shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit nė Vlorė, dhe krijimin e shtetit tė parė tė shqiptarėve bėhet edhe standarizimi i flamurit kombėtar shqiptar i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetėror i qeverisė sė parė tė Shqipėrisė. Ky flamur llogaritet si njė ndėr elementėt kryesore tė kombit tė tyre. Nė Shqipėri dhe Kosovė janė bėrė disa ndryshime tė flamurit kombėtar dhe janė pėrdour si flamuj shtetėror apo administrativ nga qeveri e sisteme tė ndryshme. Ndėr ndryshimet e bėra nga shqiptarėt kanė qenė ndryshimet qė i janė bėrė shqiponjės nė nivel kombėtar, ndėrsa ndryshimet tjera kanė humbur diku nė histori si ndryshimet qeveritare, partiake, lokale etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:12 am

Udhetimi i panjohur i flamurit

Te gjitha studimet historike, kujtimet dhe shkrimet e mevonshme, kur behet fjale per pavaresine e Shqiperise bashkohen ne nje pike te vetme: Mbremjen e 19 nentorit 1912. Ndersa ngjiste shkallet e anijes austriake "Baron Bruck", Ismail Qemali, dhe e gjithė shpura qe e shoqeronte ishin te qarte se po shkonin drejt pavaresise se Shqiperise.

Siē ndodh shpesh ne keto raste, nje deshmi e vogel e mbetur qe nga ajo kohe, nuk le me shteg per interpretime. Ne nje interviste, qe i dha gazetes me te madhe italiane te kohes, "Piccolo", perpara nisjes, Ismail Qemali deshmonte gjithe strategjine e tij: "Shpallja e pavaresise eshte e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropes faktin e kryer. Do te krijohet nje qeveri e perkohshme dhe ndoshta, une do te jem kryetar. Ju siguroj se per idene e pavaresise jemi te gjithe ne nje mendje". Por, Ismail Qemali, nuk kishte folur per ate qe kishte ndodhur gjate udhetimit te tij te trazuar nga Stambolli ne Bukuresht e prej ketu ne Budapest e Vjene. Nuk kishte komentuar as takimet gjysme te fshehta me personalitetet me te rendesishme te politikes se jashtme te atyre vendeve dhe padyshim as faktin se ne Shqiperine gjysme te pushtuar nga fuqite ballkanike, qe i kishin shpallur lufte Turqise, ishte krijuar tashme nje komitet, qe merrej me pergatitjen e pavaresise. As ne kete interviste dhe as ne nje tjeter, qe i kishte dhene po ate dite nje gazete te njohur austriake, ai nuk kishte sqaruar se si kishte ndodhur realisht qe ideja e autonomise, me te cilen ai qe nisur nga Stambolli dhe per te cilen kishte biseduar me autoritetet e Portes se Larte, ishte shnderruar tashme ne nje pavaresi te kulluar nga Turqia. Ne te vertete, gjithe misteri i Pavaresise se Shqiperise dhe gjithe kulisat qe e shoqeruan ate, me shume sesa ne udhetimin e mundimshem te Ismail Qemalit per nė Shqiperi, qendrojne ne turin qe ai beri ne fillim te nentorit ne Evrope.

NGA REFUZIMI I SULLTANIT TEK ANIJA "BARON BRUCK"

Me 1909, kur Ismail Qemali refuzoi dy here rresht postin e Ministrit te Drejtesise dhe me pas ate te Ministrit te Brendshem te Perandorise Turke, ai kishte vetem nje ide te cilen i'a komunikoi sulltanit, ne takimin e tyre direkt: Shpalljen e autonomise se Shqiperise nga perandoria turke dhe emerimin e nje shqiptari, mbase edhe te tijin, ne krye te shtetit te ri qe pritej te lindte. Sulltani, duket se, nuk ka qene shume entuziast per kete ide, perderisa Ismail Qemali u largua nga pallati i tij pa asnje premtim konkret. Por, dy vjet me vone, ai nuk hezitoi t'i perseriste idene e tij, Qamil Pashes, vezirit te madh te perandorise dhe nje prej miqve te tij te vjeter. Fatkeqesisht, Vezir Pasha nuk ishte ne dijeni te zhvillimeve qe priteshin ne rajon dhe ai perseri kembenguli qe Shqiperia te mbetej pjese e Perandorise. Shqetesimi me i madh i tij, por edhe i patrioteve, ishte se nje largim nga Turqia, mund te dėrgonte ne copetimin e Shqiperise. Siē doli me vone kjo ide ishte krejtesisht e gabuar. Ne nentor 1911, ndersa ndodhej ne nje udhetim ne Trieste, Ismail Qemali u ftua nga Koloneli Bekir, te takonte Princin e Malit te zi, Mirko dhe me pas edhe Mbretin Nikolla.

Takimi i mbajt ne Kotorr dhe oferta ishte fare e qarte. Shqiperia ftohej te luftonte ne anen e fuqive ballkanike kunder Turqise dhe ne kete rast, perfitimi i saj do te ishte i madh. Ismail Qemali nuk e ka sqaruar asnjehere se cila ka qene pergjigjja e tij per kete oferte, por ai ka sqaruar se me te marre vesh arsyen e ka refuzuar takimin me Mbretin Nikolle. Ai ishte tashme i qarte me ate qe po ndodhte dhe vazhdimisht gjate vitit 1912 i kishte perseritur Qamil Pashes shqetesimin e tij. Kjo duhet te jete bere me e mprehte ne tetor te 1912, kur nderkohe kishte filluar lufta ballkanike dhe kur shtetet aleate po korrnin fitore ndaj Turqise. Ka qene pikerisht kjo kohe, kur Ambasadori i Austro-Hungarise ne Stamboll ra ne kontakt me nje sere patrotesh shqiptare atje dhe ju sugjeroi atyre idene e nje shteti autonom shqiptar edhe pa pelqimin turk. Ismail Qemali duhet te kete qene nder me entuziastet per kete ide, por si nje zyrtar i vjeter i Perandorise, ai nuk hezitoi te vinte ne dijeni Vezirin Qamil Pasha dhe Ministrin e Brendshem, kusheririn e tij, Ferid pashe Vlora. Ismail Qemali i sqaroi ata se koha qe ai kishte sherbyer perandorise mori fund dhe se ai po nisej t'i jepte Shqiperise zgjidhjen me te mire te mundshme.

Ajo qe nuk eshte sqaruar asnjehere, ne gjithe situaten qe i priu pavaresise shqiptare, eshte roli i patrioteve dhe feudaleve vendas ne te. Eqerem bej Vlora, kusheri i Ismail Qemalit dhe nje nga figurat e njohura te politikes shqiptare te mevonshme, ne kujtimet e tij shkruar dhe botuar diku ne vitet 60-te, sqaron se qe ne fillim te korrikut 1912 ne Shqiperi qene ngritur komitete per pavaresine dhe se kusheriri i tij, Syrja bej Vlora kishte mandatin e popullit te Vlores per nje Kuvend Kombetar, qe ne muajin gusht 1912. Ismail Qemali duhej te ishte ne kontakt te vazhdueshem me ta, nisur edhe nga fakti se ne muajin qershor-korrik, ai kishte qene pak dite ne Vlore. Por, pavaresisht nga situata ne Shqiperi dhe kontakti qe Ismail Qemali mbante ketu, ai u nis realisht per ne Bukuresht ne fillim te nentorit 1912. Me Qamil Pashen nuk kishte arritur asnje kompromis, me perjashtim te premtimit qe nese Fuqite Ballkanike hynin thelle ne territorin shqiptar, ai te shpallte autonomine dhe Porta e Larte ta njihte kete vendim te popullit shqiptar.

Me 3 nentor 1912, kur mberriti ne Bukuresht, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, gjeten nje situate krejt te ndryshme nga ajo qe sundonte ne Stamboll. Kryeqyteti i rumuneve ishte perfshire nga euphoria dhe te gjitha organizatat shqiptare qe vepronin atje, qene te vendosura per pavaresine. Fati i separatisteve shqiptare ishte se ata njiheshin me sy te mire nga qeveria e kohes, per te mos thene se stimuloheshin nga ajo. U desha fare pak kohe, qe Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte perfundimisht e humbur dhe se pavaresia ishte e vetmja zgjidhje. Per me teper, komuniteti i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte kete akt te kryer tashme. Disa perfaqesues te tij qene derguar ne Korce dhe krahinat e jugut per te pregatitur situaten dhe nga te gjithe bashke ishte mbledhur nje shume jo e vogel, qe do te sherbente si thesari i shtetit te pare shqiptar. Ne Rumani kishin pergatitur flamurin, i cili do te ishte simboli i shtetit shqiptar dhe nje bande muzikore, qe do te kendonte himnin kombetar. Kjo duhet te kete qene pak a shume atmosfera mbremjen e 5 nentorit 1912, kur ne Hotel Kontinental, me luksozi i Bukureshtit, filloi mbledhja e perfaqesuesve te kolonive shqiptare dhe delegacionit qe vinte nga Stambolli.

Ne studimet e mevonshme dhe ne tekstet zyrtare te historise, pak ose aspak permendet kjo ngjarje qe ne te vertete perben hapin e pare dhe kryesor per Pavaresine e Shqiperise. Fatmiresisht, shume prej pjesmarresve te asaj mbledhjeje, jetuan deri vone dhe nje pjese kane lene edhe kujtimet e tyre. Ato kujtime qe bashkohen ne nje pike: mbledhja vendosi njezeri per pavaresine e Shqiperise dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij te kontaktonte perfaqesuesit diplomatike te Fuqive te Medha dhe te merrte aprovimin e tyre per kete vendim. Dy dite me vone, i perforcuar edhe me kater perfaqesues te Kolonise se Bukureshtit, delegacioni u nis per ne Viene. Ne kujtimet e tij, Sejfi Vllamasi, nje nder personazhet me te rendesishme te politikes shqiptare te mevonshme, tregon se ne momentin e largimit, Kristo Meksi i la ne dore Ismail Qemalit nje cek prej 500 mije franga ar, dhurate e Kryeministrit rumun Taqe Junesku, sebashku me urimet e tij. Shqiptar me prejardhje, Junesku kishte menduar se kjo shume mund te perdorej per shpenzimet qe do t'i dilnin delegacionit deri ne momentin e mberritjes ne Shqiperi.

Delegacioni sapo kishte mberritur ne Viene, kur Ismail Qemali gjeti ne hotel nje telegram nga miku i tij i vjeter, konti Andrassy. Ai e ftonte ne Budapest, duke sqaruar se vec cmalljes, nje mik kerkonte ta takonte me nxitim. Ismail Qemali la ne Vjene delegacionin dhe nje dite me vone mberriti ne Budapest. Njeriu qe donte ta takonte ishte Konti Hadik, ish nensekretar shteti, i cili po ate nate e ftoi per darke ne shtepine e tij. Ne darken e rezervuar, vec Kontit dhe Ismail Qemalit, ndodhej edhe Konti Berchtold, Ministri i Jashtem i Austro-Hungarise dhe nje nder njerezit me te fuqishem te diplomacise evropiane. Konti ishte i hapur me te. Me fare pak fjale i shpjegoi se: Shqiperia kercenohej nga fqinjet, se ky kercenim ishte fatal dhe se Austro-Hungaria ishte e gatshme te nxiste dhe te mbeshteste pavaresine e Shqiperise. Me nje sjellje te hapur, Konti Hadik, i shpjegoi se qeveria e tij, kishte biseduar edhe me ate Italiane dhe Gjermane dhe se te treja keto bashke nuk e shihnin me sy te mire nje shtrirje te Malit te Zi dhe Serbise ne jug te Ballkanit. Ai e sqaroi se delegacioni nuk duhej te humbiste kohe dhe u tregua i gatshem te pranonte kerkesen e vetme qe Ismail Qemali i beri ate nate. T'i vinte ne dispozicion nje vapor qe do t'i shoqeronte per ne Durres. Nje dite me vone, ne Viene, delegacioni takoi Ambasadorin italian Avana. Ky i qendroi
po atij konstatimi te Kontit Berchtold dhe kerkoi qe gjate qendrimit ne Trieste, delegacioni te takonte disa perfaqesues te qeverise italiane. Me 18 nentor 1912, delegacioni mberriti atje. Ne port i priste nje vapor i quajtur "Baron Bruck" dhe nisja per ne Shqiperi qe parashikuar per te nesermen.

Situata ne vend kishte ndryshuar mjaft qe nga vera, kur Ismail Qemali kishte qene aty. Mbi te gjitha, lajmet qe vinin vjeteroheshin rruges dhe askush nuk e dinte se cfare po ndodhte realisht. Patriotet shqiptare, te vene ne dijeni nga telegramet e Luigj Gurakuqit kishin filluar pergatitjet per Kuvendin Kombetar, por me shume se tre te katertat e Shqiperise qene te pushtuara nga Fuqite Ballkanike. Ushtria turke ishte shpartalluar dhe rekrutet e saj vertiteshin fshatrave dhe qyteteve, si turma endacakesh. Vete delegacioni kishte menduar qe ngritja e flamurit te behej ne daten 22 nentor ne Durres. Me sa duket te gjithe kishin menduar te evitonin levizjet e metejshme neper Shqiperine e ndezur nga lufta dhe faktin qe Durresi gjendej ne nje pozicion te favorshem per te gjithe delegatet qe priteshin te vinin. Por situata ne qytet ishte shume me ndryshe nga c'pritej. Deti ishte zėnė nga flota greke, ndersa ne qytet, nje kompromis i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit, i kishte prishur shanset per nje kuvend real.

Delegacioni, i cili vinte nga Trieste, duket se e ndjeu kete qe ne momentin e pare dhe nenshtytjen e disa patrioteve, qe kishin dale per t'i pritur dhe vazhdoi rrugen drejt jugut. Po ate dite, te gjithe qytetet e Shqiperise, u lajmeruan telegrafisht te nisnin delegatet e tyre per ne qytetin e Vlores. Po ate dite, Ismail Qemali u vu ne dijeni se komandanti Turk i Janines kishte nxjerre nje urdher arresti per te, ndersa mbasdite, po ai komandant, njoftoi te gjitha autoritetet lokale te prisnin me nderime delegacionin shqiptar dhe t'i krijonin atij kushte per te kryer misionin fisnik. Askush nuk e kuptoi kete ndryshim te shpejte, por per te shmangur cdo keqkuptim, delegacioni shmangu rrugen kryesore dhe u nis drejt Vlores neper nje rruge te perbaltur fshati. Delegacioni i shtuar rruges edhe me delegatet e Shqiperise se Mesme dhe te atyre zonave nga kalonte mberriti ne mbremjen e 27 nentorit 1912 ne Vlore. Situata ishte ne qytet krejt e ndryshme nga ajo e Durresit dhe ne kujtimet e tij, Ismail Qemali e kujton keshtu: "Nje zjarr i shenjte patriotizmi kishte pushtuar qytetin tim te lindjes, entuzizmi dhe gezimi na pershendesnin kudo. Shkurt, u ndodha i rrethuar nga 83 delegate, myslimane e te krishtere, te mbledhur nga cdo ane e Shqiperise se pushtuar ose jo nga fuqite nderluftuese".

Delegacioni u vendos ne shtepine e Xhemil bej Vlores, kusheriri i Ismail Qemalit. Ishte po ajo shtepi, ku plaku kishte lindur 71 vjet me pare. Eqerem bej Vlora eshte nga te paktet deshmitare qe ka arritur te vizatoje naten ne ate shtepi. "U mblodhem te gjithe ne selamllek dhe si gjithmone ne keto raste rremuja sundonte gjithcka. Problemi ishte se disa krahina nuk kishin derguar delegate. Ose ata nuk vinin dot, ose nuk kishte pasur mundesi per t'u bere mbledhje perfaqesimi. Zgjidhja u gjet vone, kur u vendos qe perfaqesues me autoritet te atyre krahinave, qe gjendeshin ne Vlore, te pajiseshim me mandat per ne kuvend". Kuvendi i hapi punimet te nesermen ne mengjes, date 28 nentor 1912, po ne shtepine e Xhemil bej Vlores. Ēuditerisht, nuk filloi ne mengjes, me shpresen se Isa Boletini, perfaqesuesi i Kosoves qe ndodhej rruges do te mberrinte ne kohe. Por nje lajm, sipas te cilit, anijet luftarake greke i qene afruar portit, i beri delegatet te nxitojne. Gjithcka dihet per ate kuvend eshte procesverbali, qe u botua pak kohe me pas ne organin zyrtar te qeverise se Vlores: "Perlindja e Shqiperise".

Pas nje fjale te shkurter te Ismail Qemalit, 40 delegate te ardhur nga te gjitha trevat e Shqiperise, me vullnet te lire dhe pa dallim feje, vendosen qe Shqiperia te behet me vehte, e lire dhe e pavarur. Procesverbali, origjinali i te cilit fatkeqesisht nuk gjendet me, pasqyron gjithe emocionin e atij momenti. U ftuan te firmosin te gjithe, edhe ata qe mund ta benin kete vetem ne turqisht dhe tre vete qe ishin analfabete dhe qe e bene kete, duke vene gushtin me boje. 30 minuta me vone, nje perfaqesi u shfaq ne ballkonin e shtepise se vjeter te Xhemil bej Vlores. Flamuri qe Spiridon Ilo e kishte sjelle me vete nga Bukureshti dhe qe Marigo Pozio e kishte zbukuruar me theke u vendos ne murin e ballkonit nga vete Ismail Qemali. Ishte ora 15:12 minuta, kur me se fundi, Shqiperia shpalli pavaresine nga Truqia. Nje ore me vone, shteti i ri kishte qeverine e tij. Kryetar u zgjodh Ismail Qemali dhe zv. Kryetar, Dom Nikolle Kacorri. Ne daten 1 dhjetor 1912, me perjashtim te Greqise, te gjitha fuqitė evropiane dhe ballkanike, njohen vullnetin e popullit shqiptar per te jetuar "me vehte, i lire dhe i pavarur".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 38
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   Wed Mar 19, 2008 4:13 am

KUSH E SOLLI FLAMURIN?

"Flamurin qe ngriti Ismail Qemali ne Vlore e kam sjelle une nga Bukureshti, duke e mbajtur ne gji". Kjo fjali e shkurter dhe e harruar ne kujtimet e Spiridon Ilos, njerit prej firmetareve te aktit te pavaresise duket se vetem vone ka filluar te provokoje kureshtjen e historianeve dhe njerezve te shtypit. Per shume vite me rradhe, versioni zyrtar ishte i ngrire dhe mbi te qene mbeshtetur te gjitha versionet artistike apo perkujtimore. "Flamuri qe Ismail Qemali ngriti ne ballkonin e shtepise se tij, u qendis nga korcarja Marigo Pozio, qe jetonte ne ate kohe ne Vlore. Marigoja e qendisi ate brenda nates". Ky eshte pak a shume shpjegimi zyrtar, qe jepet nder te tjera edhe ne tekstin e Historise se Shqiperise. Por, versioni i shnderruar ne legjende, nuk i kenaq te gjitha interpretimet. Versioni me i mundshem dhe me i vertetuari kohet e fundit eshte ai qe del nga gjithe kujtimet e pjesmarresve ne Kongresin per shpalljen e Pavaresise. Flamuri, qe Ismail Qemali ka ngritur ne Vlore dhe qe simbolikisht shenon pavaresine dhe krijimin e shtetit modern shqiptar, eshte po ai qe zbukuronte podiumin e Hotel Kontinentalit ne Bukuresht, mbremjen e 5 nentorit 1912. Takimi i Ismail Qemalit me patriotet Shqiptare te Bukureshtit, vendosi realisht shpalljen e pavaresise, qe do te behej realitet 23 dite me vone ne Vlore. Te gjitha burimet shenojne se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjate gjithe udhetimit, ai e ka mbajtur me vete. Por, Spiridon Ilo ishte djali i tezes i Marigo Pozios. Mbremjen e 27 nentorit, ai ka bujtur ne shtepine e saj ne Vlore dhe sipas deshmive, Pozio ka qendisur brenda nates theket e flamurit dhe zbukurimet e shqiponjes.

Spiridon Ilo, sebashku me Mustafa Krujen, duhet te jete nje nga firmetaret e fundit te aktit te pavaresise qe jetoi deri vone. Vdiq ne Korce ne vitin 1950. Deri ate dite jeta e ketij rilindasi te fundit kishte qene ajo e nje patrioti mergimtar. Ne moshe te re u vendos ne Bukuresht, ku ne ate kohe kishte nje koloni shqiptare me origjine nga krahine e tij te lindjes, Korca. Ne Rumani u lidh me shoqatat atdhetare dhe pati rol aktiv ne to. U njoh nder te tjera si kompozitor dhe kengetari i pare i kenges se njohur "Eja mblidhuni ketu, ketu". Pas mbledhjes se 5 nentorit 1912, shoqeroi Ismail Qemalin ne udhetimin e tij drejt Vlores. Korca, e rrethuar nga greket, e caktoi delegat te sajin ne Kuvendin e Pavaresise dhe emri i tij dallohet mes firmetareve. Jetoi pak ne Korce dhe me 1913 u largua si pasoje e sulmeve te andarteve. Me 1916 shkoi ne SHBA, ku hapi nje kafene ne Nju Jork. Po atje regjistroi disa pllaka me muzike shqiptare, te cilat duhet te jene nder fondet me te rendesishme, qe kane mbetur ende. Pas SHBA-sė u kthye ne Rumani dhe me 1926 u vendos perfundimisht ne Korce. Ne vitet e mbreterise punoi si taksa mbledhes. Jetoi ne Korce deri ne vitin 1950, kur edhe vdiq.

TE GJITHA ENIGMAT E PAVARESISE

* Askush nuk e di se ku gjendet origjinali i aktit te shpalljes se pavaresise firmosur mbasditen e 28 nentorit 1912 ne Vlore. Te gjitha hulumtimet e bera nga studiues te apasionuar, humbasin ne vitin e larget 1937. Sipas me te suksesshmit te tyre, Artan Lame, kopja origjinale ishte me 1937, prone e Lef Nosit, edhe ai firmetar i aktit dhe nje koleksionist i famshem i apasionuar nga Elbasani. Me rastin e 25 vjetorit te shpalljes se pavaresise, Mbreti Zog pergatiti disa kopje te aktit me ngjyra dhe ia shperndau ato firmetareve, qe kishin mbetur gjalle. Me 1944, Lef Nosi u pushkatua si kolaboracionist, ndersa koleksioni i tij, kryesisht u shkaterrua. Deri me 1944, ai dispononte ne Banken Shqiptare nje kasete sigurie, ne te cilen duket se ruante edhe dokumentin me te vlefshem te
historise se shqiperise. Nuk dihet se cfare eshte bere me kaseten dhe nuk dihet se cfare eshte bere me aktin origjinal.

* Por, edhe kopja e mbetur qe nga 1944, nuk u shfaq e plote. Mbi te u montuan dy foto te cilat mbulonin firmen e Mid'hat Frasherit dhe ate te Mustafa Krujes. Per me shume se 50 vjet, madje edhe me 1997, e vetmja kopje qe pasqyrohej ne shtyp dhe ne albumet historike ishte ajo e fallsifikuara.

* Deri me sot, askush nuk mund te thote se sa kane qene firmetaret e aktit te pavaresise. Numri i firmave ne fund te tekstit nuk perputhet me numrin e delegateve qe permenden ne organin zyrtar te kohes, "Perlindja e Shqiperise". Kjo eshte vetem njera ane. Jo te gjithe ata qe kane firmosur kane arritur te identifikohen. Se paku kater firma ne turqisht dhe disa te tjera ne shqip nuk dihet se te kujt jane. Me shume se 9 firma ne total nuk identifikohen dot, duke e bere Shqiperine padyshim te vetmin vend ne bote qe nuk njeh ekzekutuesit e pavaresise se saj. Ose, qe ka vetem nje njohje gjysmake te tyre.

* Nuk egziston asnje foto, qe te dokumentoje kete akt. Fotoja e vetme qe tregon Ismail Qemalin me flamur ne dore, eshte bere nje vit me vone, me rastin e nje vjetorit te shpalljes se pavaresise. Gjate festimeve me kete rast.

* Dhe se fundi, pjesa me e madhe e njerezve, qe u bene protagoniste te shpalljes se pavaresise nuk patėn ndonje fat per t'u shenuar ne shtetin qe ngriten ate dite. Madje, ishin ata te paret qe u bene viktima te tij. Nje pjese, perfshi dhe Ismail Qemalin, u perzune nga Shqiperia ose u detyruan te behen emigrante politike ne vite dhe kohe te ndryshme. Nje pjese, qe mbeten gjalle, u pushkatuan me 1944 nga komunistet. Vetem pak prej tyre mbyllen syte ne shtepite e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek: