AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:16 am

Historia e panjohur e botimit ilegal tė "Lahutės Malcisė" me paratė qė austro-hungarezėt i kishin dhėnė Faik Konicės pėr librin e Filip Shirokės dhe ndihma e At Pashko Bardhit


Fjalimi i panjohur i Aleksandėr Xhuvanit nė varrimin e Fishtės

--------------------------------------------------------------------------------

Presidenti Moisiu, "Nderi i Kombit" pėr Gjergj Fishtėn

Pak ditė mė parė nė kuadrin e 90-Vjetorit tė Pavarsisė dhe festės sė Ēlirimit tė Shqipėrisė nga pushtuesit nazi-fashistė, Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dekoroi me medaljen e artė "Nderi i Kombit", Padėr Gjergj Fishtėn, njėrin prej figurave e personaliteteve mė tė shquara tė historisė sė Shqipėrisė, i cili gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ishte shpallur armik e reaksionar dhe gjithashtu vepra e tij ishte e ndaluar qė nė vitet e para tė pasluftės. Ėshtė pėr t'u pėrshėndetur kjo nismė e Presidentit Moisiu, pėr tė rivlersuar dhe pėr tė vėnė nė vėndin qė u takon shumė prej personaliteteve tė fushave tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė, tė cilėt gjatė periudhės sė regjimit komunist, jo vetėm qė u lanė nė harresė, por ēėshtė mė e keqja, u denigruan dhe u poshtėruan nė mėnyrėn mė tė paskrupullt nga politika dhe propaganda e atij regjimi. Ajo dekoratė e Presidentit Moisiu e akorduar pėr Fishtėn, i bashkangjitet atyre qė poeti, shkrimtari, politikani dhe publicisti i famshėm pati marrė nga Greqia, Turqia, Austro-Hunagria dhe Italia. Shumė prej kėtyre figurave tė ndritura tė historisė sė Shqipėrisė, "Gazeta Shqiptare" ėshtė munduar prej vitesh qė t'i pasqyrojė nė faqet e saj, e do tė vazhdojė qė t'i pasqyrojė ato edhe nė tė ardhmen.


Dashnor Kaloēi

Si vetimė u pėrhap an' e kand tė Shqipnisė lajmi i hidhėt i vdekjes sė poetit t'onė Kombėtar, At Gjegj Fishtės dhe e mahnitun mbeti sot mbarė bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh tė autorit tė "Lahutės sė Malcisė" qė ka kėndue, si dikur Omeri, burrnin e besėn e fist tonė, qė ka ndezė zemrat e Shqiptarėvet, si dikur Tirteu, i vjetėrsisė. E me tė drejtė i kan thėnė Fishtės "Tirteu i Shqipnisė, se sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e Spartanėve pėr luftė, njashtu dhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera kanė mbledhė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashuninė e pamasė pėr truellin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amtare. Kėto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhės si dritė e synit, lavarimi dhe pėrdorimi e saj kanė qenė polet rreth sė cilave shtrihej vepra e ēmueshme e Fishtės. E s'ka kush tjetėr veēse ne arsimtarėve qė kemi pasė e kemi nėpėr duer edhe ua kemi mėsu nxėnėsve poezitė e tij, qė e ēmon ma mirė veprėn zamadhe tė tij, e cila sot si njė far (Dritė) i madh dritėdhanės ka ndriēue mendjen e djelmėnisė sonė, si njė Ungjill shkėndimadh morali ka zbutė e ka edukue zemrėn e saj".

Kėto fjalė tė panjohura deri mė sot, janė fjalėt e para tė Prof. Dr. Aleksandėr Xhuvanit, njėrit prej lėvruesėve mė tė shquar tė gjuhės shqipe, tė mbajtura plot 62-vjet mė parė nė ceremoninė mortore tė varrimit tė poetit tė madh, Padėr Gjergj Fishta, nė qytetin e Shkodrės. Ndonėse Prof. Dr. Aleksandėr Xhuvani gjatė viteve tė regjimit komunist pėr shumė kohė ishte i zgjedhur nė funksionin e deputetit dhe anėtarit tė Kryesisė sė Frontit Demokratik tė Shqipėrisė, edhe pse ai gjatė atyre viteve ishte njė njeri shumė nderuar dhe i respektuar pėr punėn e tij tė madhe nė fushėn e gjuhėsisė, fjalimi i tij nė ceremoninė e varrimit tė Poetit Kombėtar, Padėr Gjergj Fishtės, nuk e pa kurrė dritėn e botimiti, pasi Fishta dhe vepra e tij u ndaluan qė nė vitet e para tė pasluftės. Po ēfarė ka thėnė tjetėr Prof. Aleksandėr Xhuvani nė atė fjalim qė nuk ėshtė bėrė asnjėherė publik qė nga ajo kohė dhe kush ishin personalitetet e tjera tė politikės e artit qė morrėn pjesė apo dėrguan telegrame ngushėllimi nė varrimin e tij? Lidhur me kėtė bėn fjalė shkrimi i mėposhtėm, qė "Gazeta" e boton nė kuadrin e ciklit tė publikimit tė figurave dhe personaliteteve tė spikatura tė histrorisė sė Shqipėrisė, tė cilat u lanė nė heshtje apo u denigruan nga regjimi komunist i Enver.

Pagėzimi i Fishtės nga De Martino

Gjergj Fishta u lind mė 23 tetor tė vitit 1871 nė katundin Fishtė tė zonės sė Zadrimės dhe ishte i biri i Ndokės sė Simon Ndocit e i zonjės Prenda tė Lazėr Kuēit. Pas lindjes sė tij, tė dy prindėrit qė ishin besimtarė tė mė mėdhenj, e dėrguan nė kishė pėr ta pagėzuar ashtu si ishin ritet fetare tė katolikėve. Ai fėmijė i porsalindur pati fatin qė tė pagėzohej nga Padėr Leonardo De Martino, i cili pėrveēse detyrės sė meshtarit qė e kreu deri nė fund tė jetrės sė tij, ėshtė tepėr i njohur edhe si njė nga poetėt e shkrimtarėt mė tė famshėm tė arbėreshve tė Italisė. Padėr Leonardo De Martino e pagėzoi atė fėmijė tė vogėl me emrin Zef, i cili ishte dhe emėri i tij i vėrtetė deri nė periudhėn qė ai u dorzua si prift dhe mori emrin "Gjergj". Mėsimet e para Fishta i mori nė Kolegjin e Troshanit i cili nė atė kohė ishte njė nga mė tė njohurit jo vetėm nė atė trevė tė Shqipėrisė Veriore, por edhe nė Ballkan, pėr faktin se ai ishte direkt nėn administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mėsime disa nga klerikėt mė tė famshėm katolikė tė ardhur apsotafat nga Italia. Pasi pėrfundoi mėsimiet nė Kolegjin e Troshanit ku Fishta u dallue pėr inteligjencėn e tij natyrore tė rrallė, ai u mor nga pedagogėt e tij (fretėrit franceskan) dhe u dėrgua pėr tė ndjekur mė tej studimet nė fushėn e teologjisė nė Bosnjė tė ish-Jugosllavisė, e cila nė atė kohė ishte krahinė e perandorisė Austro-Hungareze. Pas diplomimit nė atė Kolegj Franceskan, ai u kthye nė Shqipėri dhe u caktua si meshtar nė fshatrat e Lezhės ku edhe dha meshėn e parė mė 25 shkurt tė vitit 1894. Nė zonėn e Lezhės e cila asokohe ishte nėn administrimin e Prefekturės sė Shkodrės, Fishta shėrbeu si meshtar pėr disa vjet dhe mė pas u caktua edhe nė disa fshatra tė tjerė si Gomsiqe tė Pukės dhe nė krahinėn e Hotit nė zonėn e Mbi-Shkodrės. Nė vitin 1902 Gjergj Fishta u emėrua me detyrėn e drejtorit tė kolegjeve franceskane tė qytetit tė Shkodrės dhe punėn e parė qė bėri nė ato shkolla, ishte futja e gjuhės shqipe nė tė gjitha lėndėt mėsimore. Nisur nga puna e madhe qė bėri Fishta nė ato vite pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, nė vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Manastirit, qė caktoi dhe alfabetin e Gjuhės Shqipe, ai u zgjodh nė mėnyrė unanime nga tė gjithė delegatėt e tij, si Kryetar i Komisjonit tė atij Kongresi. Nė vitet qė vijuan mė pas, Padėr Gjergj Fishta themeloi revistėn "Hylli i Dritės", tė cilėn e nxorri pėr herė tė parė nė vitin 1913-tė, e cila vazhdoi mė pas deri nė vitin 1944, kur u mbyll nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet. Nga viti 1916-tė e deri nė vitin 1918-tė, Padėr Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetėn "Posta e Shqypnisė" dhe vazhdoi tė ishte antar i rregullt i Shoqėrisė Letrare "Bashkimi" me qėndėr nė Shkodėr, e cila ishte themeluar qė nė vitin 1899. Nė vitet e pas shpalljes sė Pavarėsisė, Padėr Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikės dhe nė vitin 1919-tė, kur u mbajt Konferenca e Paqes nė Paris, ai dėrgua si antar i njė prej delegacioneve shqiptare qė mori pjesė me tė drejta tė plota nė atė mbledhje, ku morėn pjesė shumė delegacione nga vėnde tė ndryshme tė Botės. Nė vitin 1921 nė zgjedhjet e para parlamentare, Padėr Gjergj Fishta u zgjodh deputet i Prefekturės sė Shkodrės dhe pak kohė mė vonė u zgjodh edhe nėnkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion qė mbante, Fishta u dėrgua si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ndėrballkanike qė u zhvilluan nė Athinė, Stamboll e Bukuresht. Po kėshtu nė vitin 1932 ai bėri njė udhėtim tė gjatė prej disa javėsh nė SHBA-sė, ku mori takime me mėrgatėn shqiptare qė ishte vendosur aty dhe shumė prej personaliteteve tė saj.

Konica sponsorizoi "Lahutėn e Malcisė"

Vepra madhore e Padėr Gjergj Fishtės. "Lahuta e Malcisė" e filloi botimin e saj si fillim qė nė vitin 1905 me njė vėllim tė vogėl me titull "Te ura e Rrazhnicės", i cili u shtyp nga shtypshkronja "Vitalini" nė Zarė tė Dalmacisė. Botimi i atij libri tė vogėl nė formė broshure u bė i mundur vetėm nė sajė tė Faik Konicės, i cili i dėrgoi Fishtės, 100 franga ari qė ia kishte dhėnė Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisė pėr botimin e njė libri tė poetit shkodran Filip Shiroka. Duke qenė se nė atė kohė qė u dhanė ato para, Filip Shiroka nuk e kishte pėrgatitur akoma librin pėr botim, e nėse nuk kishte ndonjė vepėr tjetėr pėr t'u botuar nė gjuhėn shqipe, ishte vėnė kusht qė paret duhej tė ktheheshin. Nė atė kohė Faik Konica nė njė letėr qė i dėrgoi Padėr Pashko Bardhit, tė cilin e kishte bashkėpunėtor tė revistės "Albania", e pyeste nėse Shoqėria Letrare "Bashkimi" kishte ndonjė vepėr pėr botim dhe Pashko Bardhi menjėherė e rekomandoi botimin e vėllimit tė Fishtės tė titulluar "Te ura e Rrazhnicės". Pas kėsaj Faik Konica i dėrgoi paratė me postė dhe libri u botua nė mėnyrė ilegale, pasi nė atė kohė ishte e ndaluar me ligj qė nė tokat qė ishin nėn admistrimin e Austro-Hungarisė tė tė botoheshin libra nė gjuhėn shqipe. Botimi i librit u bė i mundur nė saj tė Padėr Pashko Bardhit i cili shkoi tek Ministri Fuqiplotė i Austro-Hungarisė nė Dalmaci dhe iu lut qė tė gjendej ndonjė mėnyrė pėr botimin e librit tė Fishtės. Pasi e dėgjoi deri nė fund, Minsitri austro-hungarez i tha Pashko Bardhit qė emrin e autorit tė mos e vinin nė faqen e parė tė librit, por nė faqen e fundit dhe pėrpara se tė shpėrndahej libri, faqia e fundit tė shkėputej qė andej dhe vetėm ashtu mund t'i shpėtonte ndėshkimit ligjor. Nė kėtė mėnyrė u bė shtypja e atij libri nė vitin 1905 dhe nė tė gjitha kopjet e atij botimi ku disa ekzemplarė ruhen ende dhe sot, nuk figuron fare emri i autorit, Gjergj Fishtės.

Ribotimet e "Lahutės"

"Lahuta e Malcisė" qė ėshtė dhe vepra kryesore e Padėr Gjergj Fishtės, ėshtė njė vėllim me 30 kėngė, e cila u botua e plotė vetėm nė vitin 1937. Pas atij botimi ajo vepėr pati njė jehonė tė madhe dhe nga kėrkesat e shumta qė iu bėnė, Fishta u detyra dhe e ribotoi atė nė vitin 1939. Pas kėtyre dy botimeve, "Lahuta e Malcisė" u ribotua pėrsėri nė vitin 1958 nė diasporėn shqiptare duke u pėrgatitur nga At Daniel Gjeēaj, nė bashkėpunim me Prof. Martin Camajn dhe Dr. Petro Vuēanin. Ai ribotim kishte rreth 700 faqe sepse ishte i paisur edhe me shpjegime dhe komente tė ndryshme. Pėrveē "Lahutės" qė konsiderohet si njė nga veprat mė madhore dhe mė tė arrira tė tij, Padėr Gjergj Fishta shkroi edhe rreth 30 vepra tė tjera, ku mė tė spikaturat janė: "Vallja e Parrizit", "Mrizi i Zanave", "Anzat e Parnasit", "Gomari i Babatasit", "Jerina" etj. Pėrveē kėtyre veprave Fishta bashkėpunoi ngushtė duke shkruar nė tė gjithė shtypin shqiptar tė asaj kohe qė nga "Albania" e Faik Konicės, te "Kalendari" i Mithat Frashėrit, nė "Hylli i Dritės" dhe nė tė gjitha revistat letrare shqiptare. Asokohe Padėr Gjergj Fishta konsiderohej si njė nga polemistėt mė tė spikatur dhe ndėr polemikat e tij mbahet mėnd ajo me titull "Gabove Hilė", nė tė cilėn ai polemizonte me Ministrin e Arsimit, Hil Mosi, lidhur me mbylljen e shkollave private nė Shqipėri. Ai artikull asokohe bėri njė bujė tė madhe nė tė gjithė vėndin dhe i gjithė shtypi shqiptar e komentoi gjatė atė.

Ceremonia e varrimit tė Fishtės

Padėr Gjergj Fishta vdiq mė 29 dhjetor tė vitit 1940-tė nė spitalin civil tė qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e mushkrive. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit ku morėn pjesė me mijra e mijra vetė nga populli i Shkodrės, midis tė cilėve dhe ajka e intelektualve shqiptarė dhe pėrfaqėsues nga tė gjitha shkollat e vėndit. Nė mes shumė fjalimeve qė u mbajtėn nė ceremoninė mortore tė varrimit tė tij e cila u bė nė shkallėt e godinės sė Postės qė qytetit, erdhėn dhe shumė telegrame, ku midis tyre ishin ato tė Prof. Eqerem Ēabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep Mitrovicės, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit. Fjala e fundit nė atė ceremoni madhėshtore, u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani, qė ishte njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Fishtės, e cila ka qenė e panjohur dhe nuk ėshtė botuar asnjėherė deri mė sot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:17 am

In memoriam

Vepra e "Poetit Kombėtar"

At Gjergj Fishta (1871‑1940) njė ungjill i ngrohtė atdhedashurie

"Shqipnia pat nji fat t' madh e t'jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veēse mbas qindra vjetsh tė nji jete letrare, pat tė madhin, tė naltuemin pėrmbi t'gjith, atė, qi u pshtet nė popull t'vetin e n' gjuhen e tij e qi me vjersha t'veta ndezi flak zemrat n'popull, pat zhenin poetike t'At Gjergj Fishtes"

Maksimiliam Lamberc

nga Klajd Kapinova

New York, USA

Njė "curriculum vitae" e shkurtėr e Fishtės

Mėsohet nga burimet familjare, se kishte lindur pas tre vėllezėrve dhe njė motėr tė cilėn e donte shumė. Nė moshėn 7 vjeēare, nis mėsimet e para tė edukatės nė qytetin e lashtė tė traditės kulturore Shkodėr nė vitin 1878. Dy vjet mė pas, vijon mėsimet e rregullta nė Seminarin e Troshanit (shkollė e klerikėve katolikė). 6 vjet mė vonė shkon pėr tė ndjekur studimet nė Bosnje (nė Kuvendin e Sutiekės), ku, merr dijet e qendrushme nė degėn filozofike, ndėrsa nė Kuvendin e Livnos, mėson me adhurim nė linjėn teologjike.

Nė njė ndėr ditėt e ftohta tė 25 shkurtit tė vitit 1894, nė kishėn e Troshanit ēon meshėn e parė, duke qenė i veshun me zhgunin e sandalet e zbathura tė shėn Franēeskut tė Asizit. Nė vitet nė vijim, ishte kapelan nė famullinė e Lezhės, mėsimdhėnės e meshtar nė Kolegjin e Troshanit dhe pėr 12 muaj gjendet nė Gomsiqe tė Pukės. Nė bashkėpunim me abatin e Mirditės, imzot Prenk Doēi, i jep jetė tek themelon Shoqninė Letrare dhe Kulturore "Bashkimi", boton artikuj tė rėndėsishėm e tė mprehtė, duke pėrhapur tė vėrtetėn nė njė numėr sa mė tė madh njerėzish. Ishte i pari qė hapi klasat qytetėse, duke futur gjuhėn shqipe nė mėsim, nė kohėn qė ishte emėruar drejtor i shkollės fillore franēeskane. Mė pas ishte kryetar i Komisionit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe nė Manastir (1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytė revistėn e njohur kulturore‑shkencore "Ylli i Dritės" (Shkodėr, 1913). Ai, hapi Shtypshkronjėn Franēeskane, nga ku nisėn tė dalin rregullisht periodikė tė shtypit katolik dhe kulturorė nė qytetin e Shkodrės. Krijoi lidhje dhe ura bashkėpunimi me tė gjithė albanologėt e njohur evropian asokohe, duke i pasur si bashkėpunėtorė dhe bashkėtrajtues tė shumė temave interesante mbi Shqipėrinė, gjuhėn, visaret e kombit, traditėn, letėrsinė dhe krishtėrimin e hershėm ndėr shqiptarė. Nė bashkėpunim me tė madhin liberator Luigj Gurakuqin (tė cilit i kishte venė nė ambientet e Kuvendin Franēeskan nė Shkodėr njė dhomė pėrsonale nė dispozicion, ku shpesh Gurakuqi strehohej, sa herė qė nga kundėrshtarėt politikė vihej nė rrezik jeta e tij, shėnimi im K.K.), themelon "Komisien letrare" (1916) tė Shkodrės dhe paralelisht me kėtė drejton gazetėn e rėndėsishme "Posta e Shqypnisė".

Pėrvoja e tij e gjėrė nė zotimin pėr ēėshtje nacionale shqiptare bėri tė mundur qė ai me veshjen e fratit, tė pėrfaqėsojė Atdheun e vet, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku, kryeson delegacionin diplomatik.

Duke pėrfaqėsuar denjėsisht alternativėn e opozitės, Fishta ishte deputet i Shkodrės dhe zgjidhet nėnkryetar i Parlamentit. Me dorėn e vet, pėruron hapjen e gjimnazit tė njohur "Illyricum" nė Shkodėr, qė pas vdekjes do tė marrė emrin e tij, por komunistėt e suprimojnė menjėherė me rė ardhur dhunshėm nė pushtet. Nė vitin 1924, merr pjesė nė lėvizjet politike tė kohės, duke qenė pėrkrah opozitės noliste dhe mė pas emigron nė Itali.

Pėr kulturėn e gjerė qė kishte, emėrohet Lektor Jubilar nė Teologji e Filozofi. Mė pas, dy herė ėshtė pėrfaqėsues i delegacionit shqiptar nė Athinė e Stamboll. Pėr 3 vjet me radhė zgjidhet si Provinēial i Urdhėrit Franēeskan nė Shqipėri (ky urdhėr ėshtė ndėr mė tė vjetrat nė vendin tonė, sė bashku me benediktinėt, tė cilėt janė vendosur pėr herė tė parė nė shėk.XII‑XIII, shėnim im K.K.) dhe njė vit para se tė mbyllte sytė ishte akademik i Italisė, njė ndėr titujt mė tė mėdhenj, qė ende se ka fituar asnjė njeri i nacionit tė vet deri mė sot. Pikėrisht pėr kėtė fat dhe nder historiografia komuniste, e anatemoi Fishtėn deri nė pėrbaltje pėr gjysėm shekulli, duke mos thėnė asnjėherė arsyen, se ishte njė atdhetar dhe kundėr shovinizmit pushtues barbar sllav.

5 ditė pas Krishtlindjeve, mė 30 dhjetor 1940 mbylli sytė, ai, qė i hapi sytė gjithė popullit shqiptar. Fishta varroset nė Shkodėr, mes lotėve dhe pikėllimit tė madh tė bashkėqytetarėve, bashkėluftėtarėve tė idealeve tė senjta tė lirisė dhe demokracisė perėndimore, vėllezėrve tė dashur nė Krishtin e Atdheun. Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninė e pasosur, ndodhi ai akti mė antinjerėzor, kur zvarroset nga regjimi ateist i Enver Hoxhės, ashtu sikurse kishin vepruar turqit me eshtrat e Pjetėr Bogdanit autorit tė "Ēetės sė Profetėve", serbėt me babain e grumbulluesit tė zellshėm e kodifikimit tė "Kanunit tė Lekė Dukagjinit" at Shtjefen Gjeēovit dhe sė fundi pėrsėri komunistėt eshtrat e Dedė Gjo Lulit fatosit trim tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe (mė 6 prill 1911) tė cilat me pėrbuzje i hodhėn nė ujėrat e ftohta tė lumit Drin... Pushtuesit e huaj dhe komunistėt trathtarė me gjak e gjuhė shqiptari, kishin njė emėrues tė pėrbashkėt: tė shkatėrronin sa mė themel, ēdo vlerė dhe figurė tė ndritur tė trojeve amtare shqiptare.

6 vjet pas vendosjes sė demokracisė, pėr vlerat e sė cilės ai punoi e jetoi gjithnjė, mė 28 dhjetor 1996, pas 56 vjetėsh rivarroset me njė cerėmoni, ku, merr pjesė gjithė hierarkia e klerit katolik, duke i bėrė edhe njė herė nderim relikeve tė rigjetura tė eshtarave tė tij. Para atyre pak eshtrave qė Zoti deshti t'i ruante, u bėnė nderime e humazhe nė qendėr tė kishės franēeskane dhe filloi puna pėr tė ribotuar serinė e veprave tė tij...


Pa Fishtėn historia e letrave shqipe do tė ishte e mangėt


Esencialisht, pėr tė gjithė franēeskanėt e pėrvujtur, Fishta, ishte njė intelektual dhe klerik i madh. Njė njeri me vizione tė kjarta. Vepra e tij u bė burim frymėzimi dhe dashurie pėr Fe e Atdhe dhe pėrparim, ēka nė mendjen e Fishtės, ato jetonin nė njė unitet, duke e ngritur gjeniun nė nivele tė reja cilėsore, qė i kanė qendruar kohės edhe sot.

Vlerėsime pozitive kishte vazhdimisht sipas kėndvėshtrimeve tė ndryshme, pėr Fishtėn e letrat shqipe, si njohės i kthjellėt i tėrėsisė sė kulturės sė tabanit tė lashtė autentik dhe pėrtej tij. Opinione pozitive kanė shprehur pėrmes pendės dhe mendjes nė kohė dhe nė rrethana tė ndryshme shumė intelektualė tė shquar, albanologė evropianė ashtu dhe bashkėatdhetarėt e tij nė Veri dhe Jug tė Shqipėrisė, shkrimtarė dhe studiues tė kulturės shqiptare asokohe dhe sot.

Kėshtu Karl Shtainmes e krahason Fishtėn me Gėten e Shilerin, ndėrsa francezėt e thėrrasin "Tirteu i Shqipėrisė". Albanologu i njohur italian at Fulvio Kordinjano, qė punoi dhe jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri, radhiti kėto fjalė tė ngrohta zemre: "Pak kush kujtoj, nė letėrsi tė mbarė botės, ia del at Fishtės si poet satirik, si i tillė me nji fui tė ēuditshme ther e pren aty ku djeg". Ndėrsa 5 vjet mė vonė, albanologu i shquar italian, prof. Gaetano Petrotta, me pendėn dhe mendjen e tij ka lėnė tė gdhendur kėtė vlerėsim shumė domethėnės: "Ndėr veprat e kėtij ėshtė shprehur e pasqyruar nė mėnyrė mė tė kthjellėt shpirti i popullit shqiptar. Kėto vepra kanė pėr tė mbetur tė pavdeshme e kanė pėr t'u bėrė poezia e kombit tė Skėnderbeut...". I madhi pėr tė madhin Faik Konica pėr at Gjergj Fishtėn, nė shenjė nderimi dhe respkti tė thellė ka lėnė si dėshmi tė tij vlerėsimin konēiz: "Kot sė koti pėrpiqen grekėt e sotėm tė kėrkojnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotė se "Lahuta" e Gjergj Fishtės". Prof. Ernest Koliqi, thotė: "Fishta, ishte vravashka e shqiptarizmės, e bashkimit nė gjakun dhe gjuhėn e pėrbashkėt". Pėr poetin e pendės, qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė Rilindjen Nacionale, prof. Abaz Ermenji shkruan: "At Gjergj Fishta, ėshtė ndoshta m'i madhi poet shqiptar gjer mė sot. Edhe ky pjesėn mė tė rėndėishme tė veprave tė tij, ia pat kushtuar ēėshtjes nacionale". Nė vitin 1989, At Daniel Gjeēaj (qė kėto ditė ndėrroi jetė), studiues i afėrt, (botues i "Lahutės sė Malcis" nė Itali), jep esencialisht kėtė formulim: "...Fishta, kėndohej pa dijtė se i thojshin emnin; kėndohej pėrse nė kėngėt e tija ishte shqiptar; shqiptari nė doke, nė kanu, nė mitologji, nė folklor, nė aspirata, nė jetė, nė luftė e nė ngallnime". Poeti i madh i valėve tė liqenit tė Pogradecit dhe miku i tij Lasgush Poradeci, e pati cilėsiar bukur meshtarin franēeskan, si: "Shkėmbi i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar". Gjykim tė mirė ka hartuar edhe albanologu dr. Antonio Baldacci, ku midis tė tjerave sintetizon: "At Fishta mund tė thirret apostull i Atdheut tė vet...".

Shkurt e saktė, duke bėrė paralelizėm nė historinė shumėshekullore shqiptare ka lėnė tė shkruar edhe at Augusto Gemelli, kur vlerėson: "Nė historin e Shqypnis, emni i at Fishtes do tė rrijė krahas me atė tė Gjergj Kastriotit. Dy emna kėta, tė cilat janė e do tė mbesin nji flamur i vetėm, nji nxitje e vetme e nji lumni e vetme". Prof. Martin Camaj, shkruan: "...Mua mė ka bėrė pėrshtypje njė gjė nė seleksionimin e shkrimtarėve tė vendit, janė ndalur shkrimtarė qė ishin krejtėsisht tė talentuar ėshtė edhe Fishta, qė ishte shumė i kulturuar nė pikėpamjet e letėrsisė". Kritiku i sotshėm bashkėkohorė dr. Aurel Plasari midis shumė konsideratave pėr jetėn dhe veprėn e Fishtės ka dhėnė edhe vlerėsimin e veēantė: "Gjysmėshekulli qė ka kaluar prej vdekjes sė tij fizike, e ka vėrtetuar jetėgjatėsinė e veprės sė tij letrare, me gjithė kushtet specifike tė vėshtira nė tė cilat i ėshtė dashur asaj tė gjallojė". Dr. Sabri Hamiti, njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė letėrsisė sė traditės dhe bashkėkohores, mbi lirikėn dhe poetikėn nacionale, renditė edhe kėto fjalė nė parathėnien e lirika fishtiane: "...zotėrojnė figurat ambientale dikund edhe figurat historike, por gjithnjė mė tė freskėta janė krahasimet qė dalin nga njė botė elementare shqiptare e shkėmbit, malit, fushės, lules, erės; pra njė botė e tėrė konkrete qė don tė pavdeksohet e tė pėrgjithėsohet nė art". Mbi korpusin e botuar tė veprave tė Fishtės nė Kosovė, tė ndara nė katėr vėllime, shquhet edhe shkrimi hyrės qė shoqėron kryeveprėn "Lahuta e Malcis", shkruar me art nga studiuesi i shquar i ditėve tona dr. Anton Nikė Berisha, ku mund tė kundrohet me endeje parathėnia me titull kuptimplotė: "Vepėr e qenėsisė sė botės dhe shpirtit shqiptar", ku ndėr tė tjera autori dr. Berisha sintetizon: "Rėndėsia dhe vlera e "Lahuta e Malcis" dėshmohet pos tjerash edhe me aktualitetin qė ka kjo sot, qoftė si tematikė, qoftė si pasuri gjuhėsore shprehėse dhe si kuptimėsi: ‑ ruatja e qenėsisė shqiptare, forcimi dhe pasurimi i vetėdijes dhe vetėdijėsimit kombėtar, pėr atė qėllimin e fundit thelbėsor qė del nga gjithė vepra letrare e kėtij krijuesi madhor ‑ pėr mirėqėnien tonė tė sotme dhe tė nersėrme".


Vepra e Fishtės njė ungjill i ngrohtė atdhedashurie

Mund tė thuhet hapur, se kontributi i Fishtės, ėshtė simbol i shqiptarizmit tė kulluar dhe gjithė vepra e tij madhore pėrbėn njė ungjill tė ngrohtė atdhedashurie. Si meshtar i pėrvujtė i popullit tė vet qė e donte dhe e respektonte aq shumė, u nderua, u respektu si bari shpirtėror shembullor nga delet e veta dhe bashkėkohėsit, mbasi si njė shqiptar i vėrtetė ruante besė e burrėri, kishte guxim e trimėri, pėr tė cilat gdhendi me pendėn e fuqishme magjinė e madhe tė veprave qė krijoi mendja e begatė, duke ia bėrė dhuratė krenarie gjithė Shqipėrisė.

Pikėrisht pėr kėto virtyte tė ēmueshme, vepra e "poetit nacional" shpaloset me vizione mjaft tė gjėra, me vlera tė shumta e tė njė rėndėsie tė madhe pėr letėrsinė shqipe. Ajo qė e dallon mė sė shumti poetin si gjeni origjinal, midis shumė tė tjerave ėshtė arsyetimi bindės se: Homeri shqiptar nuk ėshtė aspak transplantim i teologjisė a i parimeve tė Urdhėrit Franēeskan, tė cilit me devocion ai i pėrkiste, por ndryshe, ishte mė shumė se kaq, sepse ishte gjithnjė njė vlerė e re qė ripėrtėrihej e ridimensionohej nė njė sistem origjinal vlerash, qė asnjėherė nuk i kundėrvihej kuptimit esencial kristian, nė veprat e tė cilit identifikohet si njė lloj bagazhi i pasur me vlera ripėrtėritėse bashkėkohore. Pėr me tepėr, kjo dėshmohet nė tėrėsinė e kulturės solide qė kishte pasur fatin e mirė tė merrte Fishta, duke pėrthithur ajkėn kulturore botėrore e nė veēanti atė evropiane dhe e transmetoi nektarin si njė trashėgim tė denjė brez pas brezi pėrmes puplės sė shkrimtarit.

Pohimi i thjeshtė i autorit, shpiegon dushėm mesazhin filozofik tė tij tė shprehur nė veprat "Odisea", "Shėn Franēesku i Azisit", "Kryepremja e Shėn Gjonit", tė cilat janė respektivisht: ngallnjimi i lirisė, vėllazėrimi dhe inifikimi sipas vėshtrimit tė kthjellėt tė doktrinės kristiane. Gjithsesi mund tė pohohet me tė drejtėn e qytetarisė shqiptare, se kryevepra aq shumė e adhuruar nga shumė breza si njė margaritar brilant shkėlqen brenda universit qė shpalosė mendja dhe dora e palodhur e shkrimtarit tė pėrkushtuar tėrėsisht interesave tė nacionit shqiptar. Ky prodhimtar i begatė i fushės sė letrave shqipe, asokohe me tė drejtė ishte pėrfshirė me tė drejtė vlerėsimi, nė listėn e Ēmimit Nobėl, si i nagjishėm nė pendėn artistike, ēka nė kėtė mėnyrė kishte kaluar kufijtė etnikė dhe i pėrkiste tashmė edhe fondit tė artė tė letėrsisė botėore.

Si njė intektual universal, eruditi i gjėrė e i thellė Fishta, ka lėnė gjurmė nė fusha po aq tė vėshtira sa ajo e letėrsisė, ku nė mėnyrė tė dukshme, ėshtė shquar si arkitekt shqiptar me shije tė hollė.

Disa nga projektet e realizuar nga mendja krijuese e Fishtės janė: balli i kishės sė Rubikut, qela e Lezhės. Ndėrsa nė Dukagjin (Malėsi e Madhe) ka mbetur si gjurmė e freskėt dora mjeshtėrore e tij, qė e skicoi nė kartė kishėn e Prekalit, kishėn e "Zojės Rruzare" nė qytetin e Shkodrės, ashtu sikurse projektoi kishės sė Troshanit. Po ashtu Fishta organizon me vetėinsiativė ekspozitėn simbolike me titull kuptimplotė "Rozafat", ku pėr vizitorėt e shumtė ardashės, ofroi 25 punime tė nėnshkruara nga dora e frymėzimit tė padėr Gjergjit.


Kraharori i poetit ruajti tituj nderi e fisnikėrie

Fishta i madh nuk mbeti pa u vlerėsuar nga qarqet e interesuara tė kancelarisė sė kulturės dhe tė civilizimit evropian dhe nga bashkėkohėsit e vet. Ai ėshtė nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrės nė vitin 1011, "Penda e Artė" dhėnė pėr merita tė spikatura nė cilėsi shkrimore dhėnė nga qyteti po aq i Beratit nė vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhėnė nga shteti i Turqisė mė 1912, "Rihter‑Kreuz" tė dorėzuar nga Austro‑Hungaria nė vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtė nė Vatikan mė 1925, medalja me emrin e njė zogu mitologjik "Phoenix" dorėzuar nga shteti i Greqisė nė vitin 1931, etj.

At Gjergj Fishta, duke u vlerėsuar, ka sot njė trashėgimi, njė mal tė tėrė me emrin dhe rrymėn e pastėr gjithsesi tė vlerėsuara sa dhe si duhet. Ekzistenca e plotė e botimit tė tij, do tė nxisė kėrshėrinė e studiuesve letrarė qė t'i qasen kėsaj vepre dhe t'a vėshtrojnė atė mbi bazėn e studimit tė kohės nė mėnyrė sa mė komplekse e mė tė gjithanshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:17 am

FISHTA MEDITANS

Nė kulturėn shqiptare tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XX mendimi teorik‑estetik njeh hopin e parė cilėsor, qė do tė bėhet i ndjeshėm sidomos nė periudhėn mes dy Luftėrash botėrore. Si nė shumė kultura me fat tė ngjashėm, edhe nė atė shqiptare zhvillimi i kėtij mendimi shfaqet me karakteristikė tė parė ndėrthurjen, qė duket si e pėrhershme, mes kritikės letrare dhe asaj tė artit, mes historisė (pėrkatėsisht teorisė) sė dukurisė artistike dhe analizave qė i brendashkruhen estetikės si disiplinė e specializuar.

Faktorėt qė e kushtėzojnė pėrhapjen e ideve estetike, si dhe imponimin e tyre, nė kulturėn shqiptare tė kėtyre dhjetėvjeēarėve, janė tė shumtė dhe tė ndėrlikuar, nė mos edhe tė implikuar me elemente kontradiktore qė mund tė ndikojnė si nė pėrhapjen, ashtu nė zgjerimin e kėtyre ideve. Duke pasur pėr sfond zhvillimin e vetėdijės pėr misionin e artit nė jetėn shoqėrore dhe kulturore, nė letėrsinė (mė shumė se nė artet) shqiptare tė asaj periudhe nisin tė lulėzojnė dhe tė bėhen tė njohura krijime madhore, tė kultivuara, si dhe gojore. Duke iu pėrgjigjur nevojave shpirtėrore tė shoqėrisė shqiptare, por, siē ėshtė e natyrshme, edhe duke i nxitur e madje provokuar ato, krijimtaria letrare‑artistike e periudhės mesdyluftore nė Shqipėri vjen duke i shtuar kėrkesat estetike, si dhe duke u sinkronizuar gjithnjė mė mirė me stadin e ngritur tė konceptit artistik modern europian. Nga ana tjetėr, ėshtė i ndjeshėm nė tė njėjtėn periudhė edhe njė mjedis artistik periferik, pa kritere e kėrkesa estetike, qė fut nė perimetrin e krijimtarisė letrare tonalitete tė rrėgjuara, sentimentalizma tė vjetėruara, tanimė edhe njė barrė keqkuptimesh lidhur me "vlerat" e asaj letėrsie qė quhet "e rilindjes kombėtare". Formėsohet atėherė njė éventail perspektivash qė ndihmojnė nė mėnyrė tė ndjeshme nė mėvetėsimin e fushės sė estetikes, duke ēelur para mendimtarėve shqiptarė njė vis tė dendur problemesh, gjithė pretendime, vėshtirėsi, tė papritura.

Historikisht i bie tė jetė Faik Konica (1876‑1942) i pari teoricien shqiptar qė do t'i japė shtytje vėshtrimit kritik tė punėve nė letėrsinė shqipe, duke u pėrpjekur t'i kthjellojė ato, t'i nxjerrė nė rafshin e vetėdijės kritike dhe, sidomos, t'u japė njė status sa mė aktiv, mė konstruktiv, nė pėrputhje me nevojat konkrete, me dinamikėn e kulturės shqiptare tė kohės. Konica do tė jetė (historikisht) edhe i pari mendimtar shqiptar qė pėrhap ide estetike bashkėkohore nė kulturė pėrgjithėsisht. E kam fjalėn jo aq pėr shkrime deri diku tė njohura, si Kohėtore e letrave shqipe (1906), i cili mbahet pėr dokument i themelimit tė kritikės letrare shqiptare, Letėrsia shqiptare, Shėnim pėr metafizikėn e bektashinjve apo pėr kritikė tė llojit utilitar, si ato recensionale pėr libra tė ndryshėm tė botuara gjithnjė nė Albanian e tij, por pėr shkrime si Skicė e njė metode pėr t'u duartrokitur prej borgjezėve (1903), Sprovė mbi gjuhėt natyrore dhe gjuhėt artificiale (1904), Mistifikimi mė i madh nė historinė e gjinisė njerėzore (1904) etj. Njė njė pjesė e pėrfillshme e mendimit estetik tė Konicės ose nuk pati ndonjė rezonim tė veēantė nė kulturėn shqiptare, ose nė tė nuk u receptua aspak. Atėherė, fill mbas tij, duke filluar prej viteve '10 tė kėtij shekulli, do tė jetė njė tjetėr personalitet proteik i kulturės shqiptare, Gjergj Fishta (1871‑1940), ai qė do tė imponohet nė kėtė kulturė jo vetėm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letėrsisė e, posaēėrisht, estet.

Fillimet e mendimit estetik tė Fishtės mund tė llogariten me Parathānen e shkruar prej tij pėr pėrmbledhjen Visari komtaar. Kāngė popullore gegnishte (Sarajevė 1911) tė V. Prennushit. Mund tė thuhet se me kėtė shkrim nis njė periudhė e parė nė mendimin teorik‑estetik tė tij, e cila do tė lidhet mė drejtpėrsėdrejti me themelimin prej tij tė njėrit nga organet mė tė rėndėsishme tė kulturės shqiptare, sė parės revistė kulturore nė Shqipėri, Hylli i Dritės, nė vitin 1913. Duke filluar prej nr. 2 tė vitit tė parė tė kėsaj reviste, me shkrimin polemik (me vijime) A janė tė zott shqyptarėt me u majtė shtet n'vedi, pėrvijohet nė mėnyrė tė qėndrueshmė, si tipar kryesor i shkrimeve tė tij teoriko‑estetike tė kėsaj periudhe, shtysa polemike.

I shqetėsuar jo thjesht nga libri‑paskuil i njė ish‑kryeministri serb (V. Gjeorgjeviē), por nga njė propagandė e tėrė gazetash tė huaja tė kohės pėr "mbrapambetjen"e popullit shqiptar, "nivelin e ulėt" tė zhvillimit tė tij, "barbarinė" e tij dhe, sidomos, "paaftėsinė" e tij pėr tė ndėrtuar njė shtet tė vetin e pėr jetuar nė tė, Fishta i kundėrvė kėsaj propagande tezat e veta. Kryeteza ndėr to ėshtė se niveli i zhvillimit tė njė populli matet me nivelin e poezisė sė tij, tė ligjeve dhe tė kodit dokesor tė tij, shkurt: me parametra tė sferės psikike tė atij populli. Pėr tė vėrtetuar kėtė, ai shtie nė punė edhe argumente mirėfilli tė rendit estetik: shqyrton (dhe pėrpiqet ta pėrkufizojė) tė bukurėn (pulchrum), duke e ballafaquar atė me tė mirėn (bonum); introdukton nė mendimin teorik‑estetik shqiptar parimet e harmonisė, tė pėrkryerjes, tė rrėgullit t'shestimit (ordo); shpjegon ēėshtjen e "kėndelljes" (diēka mes delectatio dhe voluptas), duke vėnė nė pah kėshtu komponenten hedonike qė e shoqėron detyrimisht artin; rifunksionalizon kategorinė e moēme tė "dritės", ndoshta tė pėrpunuar prej claritas‑it tė Shėn Tomės s'Akuinit apo prej splendorit tė skolastikėve; duke folur pėr njė aftėsi tė posaēme nė tė pėrkapurit estetik, sado kalimthi, fshik njė nga trajtat e teorisė relativiste tė shijes tė pėrpunuar prej traditės empiriste (angleze) dhe kėtu koncepti i tij i "synit tė mendjes" nuk mund mos tė pėrkujtojė "shqisėn morale", "syrin e brendshėm" tė kontit Shaftesbury apo "shqisėn e sė bukurės" tė F. Hutcheson‑it etj. Argumente tė tė njėjtit rend janė shtėnė nė punė, pėr tė mbrojtur identitetin kulturor dhe nivelin e zhvillimit qytetėrimor tė popullit shqiptar, nė Parāthanen e Visarit (1911), si dhe do tė pėrdoren nė tekstin Shqyptarėt e tė drejtat e tyne, shkruar nga Fishta nė Paris (1919) pėr t'u ligjėruar prej Imz. L. Bumēit nė Universitetin e atij qyteti.

Po nė kėtė periudhė zė fill edhe kontributi i tij nė fushėn e kritikės letrare, me shkrime recensionale te Hylli i Dritės (njė ndėrkohė dyvjeēare edhe te Posta e Shqypnķs) pėr vepra tė ndryshme, kryesisht tė letėrsisė shqipe. I pėrftuar me njė strukturė klasike, nė fushėn e kritikės letrare ai fillon tė sqarojė, drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi, njė sėrė konceptesh themelore, duke theksuar dukshėm pėrpjekjen pėr integrimin e letėrsisė, tė kritikės dhe tė historisė sė letėrsisė shqipe nė sitemin e vlerave universale.

Periudha e dytė, qė pėrvijohet pėrfarėsisht nė vitet '20, e ka edhe ajo tė ndjeshme "shtysėn polemike", por tanimė pėr kėtė shtysė mund tė thuhet se funksionon sė brendshmi. Kjo periudhė fillon me shkrime, si Perlindja e Shpirtenve (1921), Kisha katolike ka trajtue kulturėn okcidentale (1923) etj. Mund tė karakterizohet si periudhė e zgjerimit tė bazės sė interesave estetikė tė Fishtės, qė na e dėshmon, pėr shembull, si shkrimi Federata "Vatra" dhe muzika (1923), ashtu edhe skica e pambaruar Pėrmi pesė rende t'arkitekturės mbarė (vitet '20). Duke tejkaluar ēėshtjet e estetikės sė pėrgjithshme, nė tė dyja Fishta studion pėrftimin e dukurisė konkrete tė arteve, duke e shndėrruar shqyrtimin e saj nė njė studimi mbi format, mbi teknikėn dhe mbi pėrmbajtjen shpirtėrore tė krijimit e tė kundrimit, nė kuadrin specifik qoftė tė muzikės, qoftė tė arkitekturės.

Nė kėtė periudhė tė dytė interesat artistikė tė Fishtės hapen edhe nė veprimtarinė praktike. Duke qenė i vetėdijshėm se ekzistimi kombėtar i njė vendi lidhet drejtpėrsėdrejti me ekzistimin artistik tė tij, ai u vihet personalisht organizmit teatror (si regjisor), projekteve dhe realizimeve arkitekturore, deri edhe pjesėmarrjes nė ekzpozita pikture.

Njė periudhė e tretė, qė do tė emėrtohej "e viteve '30", nis po ashtu me shkrime tė konceptuara polemikisht. Por tani ky konceptim ngjan hapur me njė "shkas". I kthjellėt pėr faktin qė nė Shqipėri krijimi artistik (posaēėrisht ai letrar) ka mbėrritur nė njė stad qė kėrkon njė sqarim parimor dhe njė nxitje tė domethėnies sė koordinatave specifikisht estetike tė veprės sė artit, Fishta i vihet punės pėr tė ofruar modelin e njė optike mė tė nuancuar, mė tė eptueshme nė gjykimin e vlerės estetike. Kėtė synon ai tė realizojė pėrmjet polemikash, si Nji atentat shurdhė (1930), Hijeve tė Parnasit (1932), Vjerrsha heroike shqyptare (1935) etj., me anė parathėniesh, si ato pėr Poetėt e mėdhej t'Italķs (1932) apo Kanuni i Lekė Dukagjinit (1933), por edhe shkrimesh tė ndryshme, ndėr tė cilat shėnon kulmin Nė rasė tė Qindvjetit tė dekės sė Wolfangut Goethe (1932). Tė kėrkosh parimin estetik do tė thotė tani pėr tė: tė ballafaqosh kryeveprat duke nxjerrė prej tyre ligjėsitė pėr krijimet e ardhshme.

Duke punuar pėr t'i dhėnė aktit tė vlerėsimit tė veprės letrare (dhe asaj artistike) eptueshmėri, stėrhollėsi dhe rreptėsi, me shkrimet e tij teorike tė kėsaj periudhe ai bėhet shembulldhėnės. Simbas normave tė retorikės klasike, me tekstet e tij estetike (dhe kritike) njofton tė vėrteta thelbėsore tanimė nė formula tė papritura. Ka mundėsi qė njė aftėsi oratorike e lindur, ose e stėrvitur prej profesionit tė predikatorit, ta ketė prirė atė drejt konstruksionesh me njė rregullsi tė pėrkryer, tė pėrkapshme nė nivelin mė tė thellė, tė komunikimit tė ideve. Kėsi konstruksionesh funksionojnė si kanune stilistike (qė tė bėjnė pėr vete me trillin dhe gjallėrinė) pėr tė mbėrthyer vėmendjen e auditorit/lexuesit pėrmjet digresimesh, figurash plastike, metaforash, asociacionesh etj., tė cilat dėshmojnė njė lėvizshmėri (tė frikshme) mendore dhe njė ngarkesė (tė madhe) kulturore, me referime tė hapura nga fusha e arteve. Ka pohime tė tijat, tė kėsaj periudhe, tė cilave mund t'u bėhen verejtje; por kemi tė drejtė tė mendojmė edhe qė Fishta t'i ketė konceptuar "predikimet" e veta estetike (dhe kritike) nė mėnyrė sentencioze, pa ngulmuar gjithmonė nė shpjegimin e tė gjitha mendimeve pikėrisht me qėllimin pėr tė nxitur diskutimin, madje ridiskutimin e vlerave nga njė perspektivė vetjake, pėrmjet njė akti kritik vetjak. Duke qenė prirja e "klasikut" tė formulojė fjali, shprehja e tij ndodh tė bėhet apoftegmatike; atėherė jo e vėrteta ka rėndėsi, por fjalia. (Kjo mund tė jetė e vėshtirė pėr t'u pėrkapur nga lexues tė sotėm, pėr tė cilėt njė propositio nuk ėshtė mė, si nė kohėn e traditės retorike latine, "fjali" nė gramatikė dhe, njėherėsh, "premisė silogjizmi" nė filozofi.) Nė shkrime tė kėsaj periudhe, si dhe te ndonjė i mėparshėm apo i mėmbasshėm, ai qė shkruan duket i kapluar nga njė frymė ludike, nga njė endirė spekulative qė tė rrėmben. Por ėshtė njė lojė qė do kuptuar nė nivelin mė tė lartė, atė klasicist, e cila ka tė bėjė me shprehjen e paformuluar ndonjėherė mė parė, provokuese, me asociacione qė shtyhen deri nė pikėn e nxitjes sė reagimeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:18 am


Nė kėtė periudhė edhe krijimtaria e tij kritike, pavarėsisht formės sė saj, vjen e ngarkohet me peshė filozofike. Eseja magjistrale Nė rasė tė Qindjvjetit tė dekės tė Wolfangut Goethe (1935) mund tė shėrbejė si ilustrim i goditur pėr njė kėsi ngarkese. Duke i veēuar tanimė me saktėsi fushat, pa i vėnė vetes detyrė ta shndėrrojė kritikėn nė estetikė, Fishta nuk ngurron tė pėrdorė koncepte tė afėrta me filozofinė kur bėn fjalė pėr krijim, liri, inventim, imitim, ndjenjė, shije etj. Nė kėtė pikė, marrėdhėniet kritikė/estetikė shtrojnė, nė rastin e Fishtės, njė problem qė ndoshta kurrė mė nuk do tė vijė hera tė shtrohet nė historinė e kulturės shqiptare: "filozofia dhe kritika" apo "filozofia e kritikut"? Fishta paraqitet nė kėtė kulturė si arketip i artistit pėr tė cilin kritika ėshtė filozofi. Ngjan sikur pikėrisht pėr tė ta ketė formuluar Croce‑ja parimin se kritiku, nė mbarim tė hulumtimit tė tij, duhet tė orvatet ta pėrmbledhė gjykimin e vet nė "njė formulė", e cila tė mbetet gjithnjė e hapur, pėr sa kohė nuk pėrjashtohet kurrė njė proces i mėtutjeshėm analize qė ndikon mbi vetė formulėn dhe e modifikon atė. Thuajse nė asnjė rast Fishta nuk synon t'u imponojė lexuesve njė "kanun", njė model tė ngulėt pėr t'u ndjekur me bindje e rreptėsi.

Nė kėtė mėnyrė, Fishta zė nė historinė e letėrsisė shqiptare vendin e njėrit nga mė tė parėt kritikė qė e kupton se, pėr shembull, edhe figura ėshtė njė ndjenjė. Atėherė, duke u ngritur pėrmbi vlerėsimin empirik, ligjėrimi i tij kritik merr edhe vlerė shkencore nė vetvete. "Formulat" e tij, ndonėse pėrfaqėsojnė njė opinion individual dhe jo njė dije universale, bėhen sinteza e njė shijeje ngaqė kritiku punon pėr t'i vėnė themel shkencor opinioit tė tij. Interesi i hulumtimit tė tij qėndron tani jo tek opinioni, por te themeli. Qė Fishta e gjen Faustin jo protagonist tė veprės dhe kryeveprėn e Goethe‑s pa unitet organik etj., kjo pak rėndėsi ka; rėndėsi ka themeli qė ai kėtyre gjykimeve u vė.

Kėshtu Fishta kritik bėhet edhe filozof i veprės sė artit; por jo vetėm filozof, bėhet edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj. Tė kujtohet se, veēanėrisht nė vitet '10 dhe '20, kritiku shqiptar kufizohej duke bėrė historinė e poetit dhe tė veprės sė tij, duke vendosur lidhjet mes artistit dhe veprės sė tij, ose duke u endur nėpėr krahasime leksikore, ēfarė nuk e dallonte shumė nga hulumtuesi historik e filologjik nė pėrgjithėsi. Pak ndryshim kishte, nė njė rast tė tillė, nėse zgjidhej pėr pėr subjekt njė poezi apo njė regjistėr famullie. Me pėrēapjen e vet, Fishta ofron jo vetėm njė shembull tė aktit krijues tė quajtur kritikė ‑ histori letėrsie ‑ komparatistikė, si anė tė tė njėtit proces rekuperimi tė vlerave domethėnėse tė letėrsisė, por edhe njė mėsim mbi lirinė sovrane tė shpirtit tė artistit, mbi aftėsitė e tij pėr shkapėrciminin e kufijve tė tė menduarit konvencional.

Realizimin mė tė rėndėsishėm nė kėtė fushė, jo vetėm pėr kėtė periudhė, por pėr krejt mendimin teorik‑estetik tė Fishtės dhe, ndoshta, edhe pėr traditėn e mendimit estetik shqiptar, e pėrbėn Shenime estetike. Mbi natyrė t'artit (1933), botuar me dy vijime nė Hyllin e Dritės dhe ndėrprerė. Rrafshi i pėrgjithshėm i njė sipėrmarrjeje tė tillė teorike, me pretendimet e njė traktati estetik, synon tani drejt njė shkepjeje tė plotė tė dukurisė estetike prej sferave tė tjera tė pėrafėrta shpirtėrore; ėshtė fjala pėr njė rrokje tė specifikės sė kėsaj dukurie dhe, nė tė njėjtėn kohė, normėzimin (nėpėrmjet aktit kritik) tė krijimit artistik e letrar. Nevojėn e shkepjeje tė tillė tė dukurisė estetike prej njė konglomerati dukurish heterogjene duket se, para Fishtės, e kishte kuptuar vetėm Koniza, ndėrkohė qė pėr tė nuk ka qenė aspak i vetėdijshėm De Rada tek ato qė ai i ka quajtur Parime tė estetikės (1861).

Fati i veprės Shenime estetike nė historinė e mendimit estetik shqiptar tė pėrkujton ēuditėrisht fatin e njė traktati tė famshėm nė historinė e mendimit estetik botėror: tė ashtuquajturit "Longin i rremė". Quajmė kėshtu nė historinė e kėtij mendim veprėn Mbi ngritjen (Peri hypsous), e pėrkthyer nga romakėt si Mbi tė madhėrishmen (De sublimitate), tė cilin ia kanė atribuar gabimisht filozofit helen Longin (rreth 210‑273). Edhe mbasi ėshtė vėrtetuar qė traktati nuk i pėrket Longinit, autori tij i vėrtetė, me gjasė ndonjė hebré i diaporės aleksandrine, ka mbetur pa u zbuluar. Shenimet estetike tė Fishtės, tė nėnshkruara me inicialin A., kanė mbetur pėr mjaft kohė pa u pėrmendur si tė tijat. Deri edhe nė tekstin e tij Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504‑1983 (Prishtinė 1983, Tiranė 1996), duke pėrshkruar Shenimet estetike tė botuara te Hylli i Dritės, I. Rugova nuk e paskėsh identifikuar autorin e tyre (f. 365‑366). Madje dy faqe mė tej, duke pėrshkruar njė artikull tė vitit 1941 tė K. Prelės po te Hylli, I. Rugova shkruan: "Na jepet tė mendojmė se ky autor, Kolė Prela, mund tė jetė autor edhe i artikullit "Shenime estetike", qė e vėshtruam mė lart e qė e nėnshkruante me "A". Kėtė e themi duke u mbėshtetur nė gjuhėn dhe terminologjinė e njėjtė tė kėtyre dy punimeve" (f. 370). Njė konstatim befasues, pėrderisa nė bibliografinė "zyrtare" Vepra letrare e At Gjergj Fishtės, tė hartuar prej sivėllait (franēeskan) tė shkrimtarit, At B. Demės dhe tė botuar nė organin kulturor tė franēeskanėve (Hylli i Dritės) njoftohet shkoqur si vepėr e Fishtės Shenime estetike. Mbi natyrė t'artit (1933). Tė hamendosh qė Rugova tė mos e ketė njohur kėtė bibliografi? Nuk mundesh, mbasi bibliografinė nė fjalė, tė botuar nė pėrmbledhjen At Gjergj Fishta 1871‑1940, vetė Rugova e pėrshkruan nė veprėn e tij shtjellimisht nė f. 350 tė tė njėjtit punim: "37. At Benedikt Dema: Vepra letrare e At Gjergj Fishtės". A ėshtė i njėjti Rugovė ai qė ka shkruar faqet 348‑350 me atė qė ka shkruar faqet 365‑370? Sa kohė nuk do ta shpjegojė ai vetė, lidhur me veprėn e Fishtės do tė mbetet edhe ky njė mister mė shumė. Kalimthi kujtoj se njė estet si J. Mato, kur vendos tė shprehet pėr mendimin estetik tė Fishtės (mė 1996), identifikimin e autorėsisė sė Shenimeve estetike nuk e ka tė vėshtirė.

Traktati i Longinit, i shkruar me gjasė nė shek I (tė e. r.), parqitet sot si njė tekst i ardhur nga njė dorėshkrim i shek. X, me mangėsi dhe i pambaruar. Teksti i Shenimeve estetike, i filluar prej autorit dy herė (mė 1932 dhe mė 1933), vjen gjithashtu i pambaruar. Nuk dimė nėse ai nuk ėshtė mbaruar sė shkruari apo ka mbetur pa u botuar i gjithi dhe pjesa tjetėr e dorėshkrimit nuk gjendet. Historikisht dimė vetėm se, prej atij viti (1933), autorit do t'i duhet tė largohet nga Shqipėria pėr shkak tė "sherrit" me shtetin shqiptar: nėn variantin e mbylljes sė "shkollave private" franēeskanėve u kishin mbyllur liceun zulmėmadh tė drejtuar prej vetė Fishtės!

Hebent sua fata libelli, thoshin latinėt: Ēdo libėr ka fatin e vet. Mund vetėm tė shprehėsh keqardhjen qė njė "fat" i tillė i paskėsh qėlluar edhe njė vepre si Shenimet estetike. Botimi i parė qė njohim i traktatit tė "Longinit" ėshtė ai latin i vitit 1554. Prej tij kanė kanė kaluar dy mijė vjet dhe kush e lexon atė sot mahnitesh prej frymės sė gjallė qė ai sjell. Ėshtė, pra, njė vepėr dymijė vetsh e vjetėr, tė cilės nuk i ndihet aspak myku i skolastikės apo i bibliotekave. Mė shumė se gjashtėdhjetė vjet kanė kaluar nga botimi i traktatit estetik tė Fishtės, ndėrkohė qė me rishfaqjen e tij sot nuk mund tė mos befasohesh prej freskisė sė mendimit, origjinalitetit. Shafqja e helenit tė panjohur nė shek. I mund tė quhet njė mrekulli, aq pėrmbi kohėn e tij ka qėndruar "Longini". Mirėpo, edhe botimi i parė qė prej tij njohim (1554) ka kaluar thuajse pa rėnė nė sy. Mendimi i tij, prandaj, ėshtė quajtur njė "shkėndijė qė nuk ndezi askund". Diē e pėrafėrt mund tė thuhet edhe pėr traktatin e Fishtės dhe rolin e tij nė kulturėn shqiptare. Qė dikur Antikiteti tė paskėsh bėrė komplotin e heshtjes kundėr "Longinit", ėshtė njė nga simptomat mė tė qarta tė bjerjes sė fuqisė intelektuale tė asaj epoke nė sosje e sipėr. Po kėshtu kultura shqiptare, nė hipostazat e trazuara qė kalonte nė vitet '30‑'40 dhe sidomos mbas vitit 1945, duke refuzuar ta dėgjojė Fishtėn, i ka shkaktuar mendimit tė vet filozofik njė nga dėmet mė tė pandreqshme. Nėse "Longini" pati qenė viktimė e traditės sė mediokritetit antik, viktimė e njė tradite tė pashkatėrrueshme mediokriteti, qė ende valavit ngjadhėnjimtar flamurin e rreckosur nė sa e sa beteja, ka rėnė nė Shqipėri edhe mendimi teorik‑estetik i Fishtės.

Duke mos qenė vendi pėr t'u ndalur nė shkaqet se pėrse ėshtė shkruar aq pak mbi kontributin estetik (dhe kritik) tė Fishtės, kujtoj vetėm njė tė vėrtetė: qė mendimi teorik‑estetik i tij nuk ka gėzuar, dhe vijon tė mos gėzojė, simpatinė (apo kuptimin) e shkrimtarėve dhe artistėve shqiptarė. Guximi, kthjelltėsia, niveli i pėrparuar, madje edhe origjinaliteti i metodave tė tij tė punės, si dhe nė pėrgjithėsi larmia e problemeve qė ai diskuton dhe vė nė diskutim, dėshmojnė pa dyshim pėr njė fuqi krijuese qė del jashtė sė zakonshmes. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se pėrse fuqi tė tilla gjallin adversion, nganjėherė edhe ndėr personalitete nė zė tė njė kulture. Madje, vini re: vetė fakti qė adversioni antiFishtė shplallet zhurmshėm, me furi tė tepruar, tė bėn tė dyshosh edhe pėr njė kompleks faji te detraktorėt... Nuk zmadhoj nėse them se nuk kam takuar veēse njė ose dy intelektualė mbi tė 40‑at qė tė shfaqin njėfarė interesi pėr mendimin filozofik tė Fishtės. Pohoj, gjithashtu, se kam takuar shumė tė rinj qė "tė mburren" se nuk e kuptojnė, nuk e marrin vesh ose thjesht nuk e pranojnė mendimin nė fjalė. Nga ana tjetėr, duhet thėnė edhe se mendimi teorik‑estetik i Fishtės numėron admirues mes atyre qė ndeshen rrallė nė botėn kulturore shqiptare; L. Poradeci, qė ia dhuronte veprėn e vet me pėrkushtim: "Poetit militans et meditans", ėshtė vetėm njėri syresh. Njė ngrohtėsi e kuptueshme, njė aderim thuajse pa rezerva, njė gatishmėri e veēantė pėr tė depėrtuar thellė nė kėtė mendim, i bėjnė kėta admirues pėr t'u patur zili.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:19 am

Pėr kulturėn shqiptare, pėrgjithėsisht, nuk mund veēse tė quhet fatkeqėsi fakti qė njė pjesė e mirė e mendimit estetik (dhe kritik) tė Fishtės, ashtu si pjesa mė e mirė e atij tė Konicės, nuk patėn rezonime tė veēanta, u receptuan pak ose aspak dhe, sidomos, u shkėputėn pėrdhunshėm nga rrjedhat normale tė mendimit filozofik shqiptar. Ta pranojmė se nė filozofi vonesat janė katastrofike, ndėrsa shkėputjet ‑ njė rrėnim i vėrtetė.

Po ta krahasosh gjendjen e sotme tė mendimit filozofik me traditėn qė ky mendim ėshtė detyruar tė braktisė, llogaritė e rrėnimit nuk dalin tė lehta. Pėr tė sjellė ndonjė shembull, kujtoj se shkrime si Skicė e njė metode pėr t'u duartrokitur prej borgjezėve (1903), Sprovė mbi gjuhėt natyrore dhe gjuhėt artificiale (1904), Mistifikimi mė i madh nė historinė e gjinisė njerėzor (1904) etj. tė Konicės ruajnė ende origjinalitet mendimi dhe madje aktualitet edhe nė njė kulturė si francezja. Te Mistifikimi, fjala vjen, duke mohuar karakterin "gjuhėsor" tė gjuhėve orientale si tė tilla dhe duke shtjelluar karakterin e tyre kriptografik, duke e trajtuar gramatikėn e tyre si njė "traktat pornografik", madje duke vėnė nė dyshim vlerėn dekodifikuese tė versionit biblik tė "Tė shtėdhjetėve" (Septuaginta) etj., pėrtej bizarive tė kuptueshme pėr kohėn, Konica introdukton njė nga teoritė mė interesante nė kėtė fushė, atė tė strukturave gjuhėsore‑estetike nė orientalistikė. Po kėshtu, te Skica trajton njė subjekt tė mirėfilltė estetik. Nė vijim tė tezave tė ngritura me Sprovėn, duke iu pėrgjigjur partizanėve tė esperantos, gjuhė ndėrkombėtare artificiale, Konica i jep rėndėsi lexuesit, nisur nga trinia: vepėr letrare‑ autor‑ lexues "Ėshtė e pamohueshme ‑ vėren ai ‑ qė individi me formim artistik mesatar (médiocre) dhe pėr mė tepėr i mbushur paragjykime, pra borgjezi mes tė gjithėve, duartroket mė shumė domethėnien morale sesa bukurinė e njė vepre". Me ngulmimin e tij mbi rolin e instancės receptuese nė vlerėsimin e krijimit artistik, Konica bėhet njė nga pararendėsit e asaj qė sot quhet "estetikė e receptimit" etj.

Tė kuptosh njė mendimtar, si dhe njė sistem tė menduari, do tė thotė zakonisht tė vendosėsh lidhje tė tij me mendimtarė tė tjerė, si dhe me sisteme tė tjera tė menduari, tė dyshuara si tė pėrafėrta. Njė procedim i tillė rrallė del huq. Fjala vjen, J. Mato ka menduar se ėshtė "brenda" duke e vendosur lidhjen mes mendimit estetik tė Fishtės dhe "filozofisė kristiane": "Ai pėrqendrohet nė disa teza tė pėrgjithshme tė filozofisė kristiane..."(Krijime, 118) "Tezat e pikėpamjet janė shtjelluar nė mėnyrė origjinale, nė bazė tė filozofisė kristiane..." (po aty, 122). Tė mos jetė nė dijeni pėr atė qė quhet "estetikė kristiane" gjatė Mesjetės dhe, mė tej, "romantizėm kristian" nė estetikė?! Madje edhe pėr rastin kur Fishta analizon trajtat e parme (primordialis) tė sendeve, tė krijuara nga "Shkasi i Parė", pėr estetin e sotėm kėtė e bėn "nisur nga filozofia kristiane" (f. 118). Tė mos e dijė, vallė, esteti i sotėm se parimi i "Shkasit tė Parė" (prima causa) njihet nė filozofi si parim mirėfilli platonik, vetėm sa i rimarrė nga filozofia mesjetare dhe, mė mbas, nga idealizmi gjerman?! Nė rastin e Fishtės, pėr shembull, vėrehet lehtė se si, qysh nė shkrimin e 1913‑s, duke ndarė "nivelet" e zhvillimit qytetėrimor tė popujve simbas pėrkatėsisė nė pesė periudhat e zhvillimit tė arteve tė tyre (I. poezia e hebrejve; II. poezia e indianėve dhe e egjiptianėve; III. klasicizmi nė Greqinė e vjetėr etj.), ai i bėn njė nga zhvillimet origjinale teorisė sė Hegel‑it mbi evoluimin dialektik tė artit nė historinė e kulturės njerėzore. Ndėrkohė, nė shkrime tė tjera mund tė dallosh njė zotėrim tė tezave tė njėrit prej kundėrshtarėve "formalistė" tė Hegel‑it, si J. F. Herbart. Nė polemikat kulturore me "fletoret e Francės", duke vėnė nė dukje lidhjet mes tragjedisė greke, mitologjisė greke dhe riteve fetare, nga njėra anė, shkrimet e Fishtės tė pėrkujtojnė teori qė do tė pėrpunohen pak a shumė nė po atė kohė prej filozofėsh si Jane Harrison nėn ndikimin e teorive tė Sir Frazer‑it. Nga ana tjetėr, me vėnien nė diskutim tė tė dhėnave patologjike, fiziologjike e kraniometrike, me refuzimin e tyre dhe, njėherėsh, me implikimet e qarta kulturore‑antropologjike pėrgjatė argumentimit, Fishta shfaqet si pararendės nė pėrpjekjet pėr pėrpunimin e njė teorie tė pėrgjithme tė kulturės njerėzore ("antropologji kulturore"), e cila do tė realizohet nė vitet '20‑'30 nga E. Cassirer‑ja si teori e neokantine e "formave tė mėdha simbolike" mė kulturė.

Tė gjykuarit historik na ėshtė bėrė aq i natyrshėm dhe duket, nė tė shumtėn e herėve, aq i drejtė, sa nuk ngurojmė ta vėmė nė punė rast e pa rast. Mirėpo, nė rastin e mendimit teorik‑estetik tė Fishtės, si dhe tė sistemit tė tij, nuk besoj se mund tė delet, nėpėr kėtė rrugė, nė ndonjė rezultat me vlerė. I veēanėsuar nė hulumtime, edhe si objekt edhe si metodė, vendosja e lidhjeve tė Fishtės mendimtar bėhet e vėshtirė. A thua se pėrafrimet, nė vend qė ta afrojnė, e largojnė, duke ia huajsuar gjithė sa nė mendimin e tij mund tė ketė origjinale, pra tė papėrafrueshme. Sikurse mėsohet tėrthorazi, prej njė letre tė vetė Fishtės drejtuar njėrit prej detraktorėve tė tij politikė, mė 1922 ai ia ka dėrguar njė nga tezat e veta njė filozofi anglez, tė specializuar pėr estetikė dhe etikė nė Universitetin e Cambridgeit. Nė pėrgjigjen e tij, anglezi shprehet se teoria estetike e Fishtės e ka mbushur me "njė entuziazėm shpirtėror tė vėrtetė", e cilėson kėtė "tė re dhe krejt origjinale", ndėrsa Fishtėn e pėrshėndet si "themeluesin e njė shkolle filozofike shqiptare". Pėr cilėn teori (a tezė) tė ketė qenė fjala, vallė?

"Zonat" origjinale mė mendimin teorik‑estetik tė Fishtės nuk janė tė pakta. Mjafton tė lexosh Shenime Estetike. Mbi natyrė t'artit (1933) dhe ja ku tė mbetet nė mend, nė pikėprerje tė filozofisė me psikologjinė e krijimit, teoria e "dy rruzullimeve". Nė mendjen e njeriut, simbas kėsaj teorie, ekzistojnė dy rruzullime: i dukshmi ose reali dhe ideali, i krijuar prej vetė mendjes pėrmjet fuqisė sė imagjinatės. Me anė tė tė pamit dhe shqisave tė tjera, mendja pėrkap dhe njeh rruzullimin e dukshėm, me ēfarė pėrmbledh ai brenda vetes; me anė tė imagjinatės, mendja grumbullon imazhet e rruzullimit tė dukshėm, me tė gjitha mbresimet qė objektet kanė mundur tė lėnė mbi tė. Nė kėtė mėnyrė mendja, shkallė‑shkallė, krijon brenda vetes rruzullimin tjetėr, atė ideal. Pėr Fishtėn, ky rruzullim ideal ėshtė mė i hapur dhe mė i madh se rruzullimi real, mbasi me anė tė imagjinatės mendja e njeriut mund tė ndajė ose tė bashkojė pjesėt e njė objekti me ato tė njė objekti tjetėr dhe tė pėrftojė kėshtu njė individuum tė ri nė rruzullimin e vet; njė pėrftim i tillė ėshtė, pėr Fishtėn, hipogrifi (kali me fletė) qė nė rruzullimin real nuk ekziston. Duke pėrshkruar rruzullimin ideal tė artistit, ai vė nė dukje se mendja e artistit ka aftėsi mė tė mėdha se tė tjerėt, pėr nga intuita dhe imagjinata, dhe se rruzullimi ideal i tij ėshtė mė i madh e mė i bukur nga ai i tė tjerėve.

Ose, ja njė tezė tjetėr interesante, po nga Shenimet estetike:"Dikush pat pvetė nji herė Rafaelin, tue i thanė se kah aj e nxierte at bukurķ aq tė bindshme tė "Madonne‑vet" tė veta: "Da una certa idea", i pergjegjet Rafaeli. Pra jo prej ndonji ideje tė zakonshme tė sendevet si gjinden nė natyrė, por prej nji ideje tė perftueme neper intuicjon nė mendje t'artistit mbķ sendin, si ky gjindet i smadhuem nė fantazķ. Prandej gabojnė atą qi thonė se arti āsht nji nderndjeksim a imitacjon i natyrės; si mundet me u vertetue puna edhč prej fotografijet, e cilla sugurisht paraqet natyren mā besnikisht se ē'do artist nė nam e nė zā, e me gjith kta ajo nuk āsht art. Mā teper shifet se madhnķn e idés s'objektit tė vepres artstike e sendergjon geni, a se shpirti, substancė individuale, e fjeshtė e arsyetuese ‑ tė thonė shka tė thonė idealistat e materjalistat e ksohohshem, pak a shum nipa e sternipa majmunash, jo aq pse shum nder tą e mbajn vehten se janė rodit tė majmunit, sa per punė qi tė gjith ‑po thue se si majmuni ‑ imitojnė teorķt e straplakne tė kohvet tė kalueme..."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:19 am

Kur lexon kėtė "shenim" plot thellėsi kritike, pyet veten nėse shumė kritikė arti shqiptarė, qė shqetėsohen pėr "teorinė e pasqyrimit" dhe rreken pėr "redefinimin e ēėshtjes sė pasqyrimit", nga vitet '60 e kėndej, madje duke u mburrur pėr meritėn e se e paskėshin "zgjeruar" kėtė teori edhe me "elementin e krijimit" dhe paskėshin shpikur "pasyrimin e transformuar" etj. etj., a sjellin vėrtet ndonjė gjė tė re nė krahasim me atė qė dinte dhe shkruante Fishta nė vitet '30? Apo me mėnyrėn si e parashtronte Fishta teorinė e vet? Me pohimin e tij "rebel" se teoria e imitimit (mimesis) nuk qenkėsh veēse njė "teori e straplakne"?

Pranimi qė nė filozofi vonesat janė katastrofike, ndėrsa shkėputjet ‑ rrėnim i vėrtetė, do bėrė jo pėr tė ndjellė keq, por pėr tė pranuar burrėrisht njė gjendje dhe pėr tė gjetur rrugėt pėr ta ndryshuar atė; ose, sė paku, pėr ta pėrmirėsuar.

Pėr njė student tė sotėm tė letrave, Fishta do tė pėrfaqėsonte njė dukuri sintezė: sintezė e njė morali, e njė bote klasike ("Asnjė art nuk mund tė jetė mė i bukur se klasiku", Hegel) dhe njėherėsh moderne, e njė mitologjie tė tėrė nė kulturėn shqiptare. Pėrmjet Fishtės realizohet te ne sinteza e spekulimeve (spaeculatio) mbi artin, sinteza e rragatjeve tė pasionuara mbi gjuhėn letrare, sinteza e njė mendimi estetik (dhe kritik) tė njė breznie tė tėrė e, sidomos, njė sintezė befasuese prirjesh metafizike dhe pozitiviste tė kohės. Studimi i mendimit tė tij, krahas studimit tė veprės sė tij fikcionale, do tė jepte nė dorė instrumentet mendore jo thjesht pėr tė plotėsuar mėsimdhėnien, por pėr t'i dhėnė njė kah transmetimit tė dijeve shkencore letrare. Fakti qė Fishta ėshtė konstituuar si njė "univers" dijesh, pėr kohėn e tij nuk ishte diēka e jashtėzakonshme. Shkollat klasike, tė cilat sot i quajmė "klerikale", lavronin traditėn e moēme qė fėmijėt, qysh nė moshėn tetėvjeēare, fillonin tė nxenin, pėr shembull, retorikė. Nuk kishte gjė pėr t'u habitur qė njė ēunak si Zefi i Ndokės (Gjergj Fishta), nė moshėn trembėdhjetėvjeēare, tė dinte pėrmendsh Enejdėn e Virgjilit, njėsoj si seminaristi nxėnės i Fishtės tė dinte pėrmendsh Lahutėn e tij. Pėr sistemin formues tė atyre shkollave, tė nxėnėt, tė studiuarit bėhej natyrė e dytė, shndėrrohej nė mėnyrė tė ekzistuari.

Asgjė pėr t'u habitur, pra, po qe se nė "universin" e njė mendimtari si Fishta, tė formuar kėsi mėnyre, rigjallohen mendimtarė tė tė gjitha kohėve, duke filluar nga ata tė Antikitetit, si Demosten, Platon dhe Aristotel, Ciceron, tek ata tė Kohės sė mesme, si Averroes, Shėn Augustin dhe Albert i Madh, Shėn Toma i Akvinit dhe Shėn Bonaventura, tek ata tė Kohės sė re, si Skot, Bossuet, enciklopedistė francezė e racionalistė gjermanė, Rousseau, Taine, Benjamin, Rueb, Herder, Cantu, Müller, Fornari, Lowth etj.; pa harruar antropologė, si Wirkov, Pittard etj., albanologė, si G. Mayer, G. Schirņ, N. Jokl, A. Schmaus. Njė yjėsi e tėrė veprash dhe autorėsh vėrtitet marramendthi nė njė "univers" tė tillė, nga poezia e asiro‑babilonasve te Mahabharata dhe Ramayana, nga Shah‑Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianėve dhe ajo e hebrejve, nga Kėnga e Nibelungėve te Fingali, nga Bibla te Titanomakia e Hesiodit, Ilijada dhe Odisea e Homerit, lirika e Pindarit, tragjeditė e Eskilit dhe ato tė Sofokliut, komeditė e Euripidit dhe ato tė Aristofanit, idilet e Teokritit, elegjitė e Ovidit, Epistulat e Horacit, Enejda dhe Bukoliket e Virgjilit, Komedia Hyjnore e Dante‑s, Libri i kėngėve i Petrarca‑s, Jerusalemi i liruar i Tasso‑s, Satirat e Ariosto‑s, epika e sllavėve tė jugut, Don Kishoti i Cervantes‑it, teatri i Shakespeare‑it dhe ai i Calderon‑it, Osmani i Gundolicit, Parrīzi i bjerun i Milton‑it, komeditė e Moliere‑it dhe ato tė Goldoni‑t, esetė e Metastasio‑s, Parcivali i Eschilbach‑ut, Fausti i Goethe‑s, tragjeditė e Monti‑t, Homazh pėr artet e bukura i Schiller‑it, Atalaja e Chateaubriand‑it, Adelchi dhe Himnet e Shenjta tė Manzoni‑t, poemat e Lord Byron‑it, Pėrrallė dimri e Heine‑s, Kėnga e Gjineshtrės e Leopardi‑t, Shėn Franēesku i Ugheti‑t, kėngėt e kleftėve grekė etj. Por edhe vepra tė artit e artistė tė mėdhenj botėrore, nga Akropoli dhe Partenoni te Fori romak, nga Koloseu i Flavit te Shėn Pjetri nė Vatikan, nga Afėrdita e Fidias tek Apoloni i Belvederes i Rafaelit, Katedralja e Reimsit dhe ajo e Kėlnit, Notre‑Dame‑i Parisit dhe Westminster Abbaye e Londrės, Kisha e Shėn Palit dhe Duomo i Milanos, Madonnat e Morillo‑s dhe harkadat e Bruneleschi‑t, skulpturat e Da Vinci‑t dhe veprat e Bramante‑s, Misererja e Palestrina‑s dhe Introitet e Bach‑ut, Requiemet e Mozart‑it, Meshėt e Vaidana‑s dhe ato tė Heyden‑it, Stabat Materi i Rosssini‑t, Passioni i Beethoven‑it, Parcivali i Wagner‑it, I verbėri i Parzanese‑s etj. etj., a thua pėr tė nė ngulitur nė mendje pėrfytyrimin se krijimet e Artit qenkėshin dyzet ditėt e jetės sė lumnueshme tė Natyrės!

Deri edhe letėrkėmbimi i njė mendimitari tė tillė, prej tė cilit kemi trashėguar (deri sot) vetėm atė tufbėz ruajtur xhelozisht nė arkivin e fshehtė tė mikut tė tij intim At P. Dodaj, paraqitet i endur nė tituj veprash e emra autorėsh, me komente e gjykime, vėrejtje e vlerėsime, madje me njė shpiritė qė tė vizllon parasysh befasisht: "Bonifaci VIII āsht kenė papė, por me gjith kta i duhet me ndejė nė Férr, s'pakut der ditėn e gjygjės, per deri sį aty e ka denue perendija i vogel Dante Allighieri"; "Kam pasė dy rasa me e ndie Gentile‑n n'nji tė pershķm kohe prej dy vjetsh. Thonte pa prā njat send se njat send, qaty se qaty. Nuk di se si, por ia mėshonte mendimit tue zdrypė n'spirale, si me turjelė (a travello), a thue se kje tue birue nė mende. Pra, e din nji send, e thue pa prā, deri sį aj persritet vetė"; "Ktū nė New‑York kam ndie tuj rį vjolinit Arturin Kreisler, prej Wienet, sod me sod mā i madhi vjolinist i botės. Kujtoj se i bite tetė herė mā mirė se aj Frati i Planit nė vjetė 1918..." etj.

Pėrqendrimi i njė mase tė pamatė informacionesh nga fushat e artit dhe tė letėrsisė, si dhe nga mendimi teorik‑estetik botėror, mund tė ngjajė sot vėshtirėsisht i pėrfytyrueshėm pėr njė shkrimtar ose artist tė formuar nė shkollat bashkėkohore. Po tė pėrpiqemi t'i krahasojmė njohuritė e Fishtės me njohuritė e secilit prej nesh, ai mund tė na duket si pėrbindsh. Mund tė thuhet me siguri se, pėr kohėn e tij, ai dinte gjithēka ose thuajse gjithēka nga fushat e artit dhe tė letėrsisė. Ai anglezi (i sipėrpėrmendur) duhej tė kishte nuhatur diēka, kur i shkruante: "Ndoshta Shqipėria e vogėl, qė deri dje ka pasė mbetur jashtė "mullirit" tė qytetėrimit modern, do tė arrijė t'ia mėsojė Europės rrugėn e dijes sė vėrtetė..."

Ėshtė edhe kjo njė arsye pėr tė cilėn mė ėshtė dukur e papranueshme, dhe do tė vijojė tė mė duket e tillė, qė nė strukturat e kurseve tė njė fakulteti tė letrave (a tė filozofisė) tė mungojnė studimet fishteane. Njė kurs i tillė, i studimeve fishteane, do tė funksiononte si shtyllė kurrizore nė njė sistem shkollor me drejtim humanist. Studimet fishteane janė njė objekt qė nxit, qė provokon. Mendimi teorik‑estetik i Fishtės tė qet probleme qė mund t'i kesh kapur me intuitė, por tė cilave nuk u ke dhėnė dot emėr. Zgjidhjet e tij ecin nėpėr atė ravė kulturhistorike (ravė kristiane, po deshi kush), nėpėr tė cilėn vijon tė ēajė kultura moderne europiane. Mendimi estetik (si dhe ai kritik ) i pėrmbledhur nė kėtė antologji paraqitet kėshtu si njė nga dėshmitė magjepsėse tė atij mendimtari tė madh shqiptar, njėrit prej mė tė mėdhenjve qė kultura jonė ndonjėherė ka pasur.

Botimi (dhe ribotimi) i kėtij mendimi bėhet sot kusht i domosdoshėm pėr rishtėnien nė dorė tė vlerave tė fshehura ose tė huajsuara prej kulturės sonė. Nė kėtė kuptim, nė mjedisin tonė kulturor, ku pėr ēdo botim a ribotim libreci flitet si pėr "ngjarje tė rėndėsishme", botimi i kėtij mendimi do ta pėrbėjė, mė sė paku, njė ngjarje. Nuk e di cili ėshtė intervali i botimit dhe ribotimit tė veprave tė mira, ngase ato tė tjerat ribotohen papra ("q'aty se q'aty"), derisa pėrsėriten vetiu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:21 am

Lambertz?i pėr Fishtėn

Dijetari i "Austrisė sė Vjetėr" Maximilian Lambertz (Vjenė 1882 ? Lajpcig 1963) erdhi nė albanologji me pėrgatitje nga gjuhėsia e krahasuar indoeuropiane. Nė fillimet e punės sė tij qe marrė me ēėshtje tė filologjisė klasike greke. Kishte bashkėpunuar disa vjet nė hartimin e veprės Thesaurus Linguae Latinae, mandej qe marrė me hulumtime tė letėrsisė gojore, tė onomastikės, tė mitologjisė etj. Fusha e albanologjisė ajo ėshtė, pa dyshim, ajo ku ai dha pjesėn e vet mė tė vyer tė ndihmės duke studiuar probleme gjuhėsore, posaēėrisht tė dialektologjisė, tė sintaksės, tė leksikografisė, por edhe probleme tė mitologjisė, tė onomastikės, tė letėrsisė gojore, si dhe asaj tė shkruar shqiptare. Simbas njė dėshmie tė Dr. E. Ēabejt, lidhjet e Lambertz?it me kulturėn shqiptare u patėn vendosur prej njė njohjeje tė tij tė rastėsishme tė disa barinj tė anės sė Tebes (Thivės), tė cilėt i ndjeu tė flisnin shqip duke kullotur bagėtinė1. Mendimi im ėshtė se lidhjet Dr. Lambertz?it me kulturėn shqiptare, nė pėrgjithėsi, kanė ardhur prej kontingjencash mjaft mė komplekse nga ato qė E. Ēabej pėrshkruan.

Njė nga aspektet mė pak tė njohura tė kontributit lambertzian nė albanologji, mė sak njė aspekt i shpėrfillur ose, gjithsesi, i mbajtur nė hije, ėshtė ai i gjykimeve, vlerėsimeve e studimeve mbi Gjergj Fishtėn dhe veprėn e tij. Me kėtė pjesė tė kontributit tė tij albanologjik mendoj se lidhet edhe njė ndėr detyrimet qė kultura shqiptare i ka kėtij dijetari.

Pėr veprėn e Fishtės Larmbertz?i duket tė jetė shprehur pėr herė tė parė mė 1913, nė librin e dorės qė botonte atė vit nė Vjenė dhe Lajpcig sė toku me Dr. Gj. Pekmezin: Libėr mėsimi dhe leximi i shqipes2. Nė tė, ndėr pjesėt ilustruese botohet kėnga "Marash Uci" nga Lahuta e Malcķs3. Ndėrsa vlerėsimet e tij tė para pėr veprėn e Fishtės shfaqen nė punimin e vitit 1916 Raport mbi hulumtimin tim gjuhėsor nė Shqipėri nga mesi i majit deri nė fundin e gushtit 1916. Raporti u botua sė pari nė Anzeiger 53, organ i Akademisė Perandorake tė Shkencave tė Vienės4, mandej si broshurė mė vete nė Vjenė5. Sikurse kuptohet edhe nga titulli, teksti ėshtė fryt i njė pune tė autorit nė terrenin shqiptar, gjatė sė cilės ai duket se ka bėrė tė njohur edhe personalisht me Fishtėn; mė pak se njė vit mė vonė ai do tė flasė pėr Fishtėn me "miksķ" dhe "mall". Nė Raportin e tij Lambertz?i e paraqet Fishtėn si "poet gjeni" ("Dichtergenius")6, e vlerėson pėr trajtat origjinale dhe pastėrtinė me tė cilat pėrdor gjuhėn duke u mbėshtetur nė "dialektet e folura dhe tė shkruara tė Veriut"7. Veē vlerėsimit nga pikėpamja gjuhėsore, nė kėtė Raport bėn edhe ndonjė pėrcaktim lidhur me artin e Fishtės, duke vlerėsuar satirėn e pėrmbledhjes Anzat e Parnasit, lirikėn e vėllimeve Pika voeset dhe Mrizi i Zanave, ndėrsa Lahutėn e Malcķs e vlerėson si "kryeveprėn e tij"8. Kujtoj se mė 1916, kur e bėn Lambertz?i kėtė vlerėsim, Lahuta mund tė quhej ende "nė mesin e vet"; botimi i saj pėrfundimtar do tė realizohej mė 1937.



Njė viti mė mbas i pėrket punimi monografik Poezia popullore e shqiptarėve. Njė hyrje nė gjuhėn shqipe. Ai u botua sė pari te Posta e Shqypniės9, e cila delte nė Shkodėr dhe kishte njė ndėr themeluesit vetė Fishtėn. Po atė vit punimi u botua edhe nė Sarajevė10, me nėnshėnimin e Lambertz?it: "Shkodėr, gusht 1917"11. Kėtė botim Lambertz?i ia kushtonte Fishtės, nė gjermanisht dhe nė shqip: "At Gjergj Fishtės, O.F.M., Vjershtarit e Kangtorit tė vepravet trimnijet tė Kombit tė Shqyptarvet me miksi e me mall ket libėr kushton shkruesi"12. Nė kėtė punim autori sillte, mes tė tjerėsh, shembullin e vajit nga Lahuta. Ėshtė fjala pėr vajin e motrės sė Avdi Hisės, tė cilit Vulo malaziasi i merr petka e armė bashkė me tufėn e gjasė. E motra, kur e sheh tė vėllanė nė vig, nis vajtimin qė fillon me vargun "Kur ka dalė qaj hylli i dritės, / O vllau i ?m, o vllį!" (kėnga III: Preja). Lambertz?i dallonte tonin e lartė poetik tė tekstit fishtean, mbėshtetur nė traditėn popullore, si dhe jepte njė pėrkthim tė vargjeve 60?112 nė gjermanisht13. Mė e rėndėsishmja, nė kėtė rast, ėshtė se ai fillonte tė hiqte paralele mes epikės sė Fishtės dhe asaj tė Homerit, duke e krahasuar vajin shqiptar me vajet e Akilit pėr Patroklin, tė Andromakės pėr Hektorin etj.14



Vitet 1916?1917 qenė edhe vite tė pjesėmarrjes aktive tė Lambertz?it nė "Komisķn letrare shqipe", tė krijuar nė Shkodėr me gjuhėtarė shqiptarė dhe austriakė pėr tė zgjidhur problemet e normėzimit tė gjuhės shqipe. Nė kėtė "komisķ" njohja me Fishtėn duhet tė jetė thelluar ende nė njė fushė tjetėr: atė tė gjuhėsisė. Bėn pėrshtypje, pėr shembull, njė tezė e formuluar prej Lambertz?it si nė atė kohė, ashtu mė vonė. Ai shprehej kundėr njė gjuhe tė pėrzier gege?toske, njė gjuhe qė nuk flitej askund, si dhe parashikonte rrezikun e hapjes sė njė hendeku tė thellė midis njerėzve tė zyrės, tė shkollės e tė kulturės dhe njerėzve tė popullit, pra tė njė diglosie artificiale sikundėr ekzistonte (dhe ende ekziston) nė Greqi. E gjitha kjo tė kujton tezėn e Fishtės: "Ajo s'asht gjuhė; ajo asht si mushku, qi s'asht kal as gomar", tezė e formuluar prej shkrimtarit qysh nė njė recension tė vitit 191415 dhe e pėrsėritur shpesh mė vonė.



Mė 1943 Lambertz?i botoi disa tekste dhe libra dore ndėr mė tė rėndėsishmet nė veprimtarinė e tij: Dialektet e gjuhės shqipe16, Libėr leximi i shqipes me njė Hyrje nė gjuhėn shqipe17, vėllimin II tė tij, dhe Gjeneza dhe zhvillimi i letėrsisė nė gjuhėn shqipe18; dy tė fundit tė ribotuara edhe mė 1948. Te Dialektet, duke hequr vijat diverguese dhe ato konverguese qė karakterizojnė dialektet e shqipes, ai pėrshkruante rolin e Fishtės nė gegnishten, e pėrcaktonte atė si themelues tė "koinesė veriore gege" ("nordgegische Koine")19 etj. Nė antologjinė Libėr leximi e paraqiste Fishtėn me disa pjesė: Shen Nkolli e Djalli n'Sh'Njin, Tartufi, Dijsja dhe Marash Uci e Kulshedra nga Lahuta20. Te Bibliografi e shkurtėr e autorėve shqiptarė, qė shoqėronte antologjinė, e cilėsonte Fishtėn si "poeti mė gjenial qė deri mė sot Shqipėria ka dhėnė" ("der genialste Dichter, den Albanien bis heute hervorgebracht hat")21. Nė vėllimin II tė antologjisė ai sillte edhe pėrkthimin gjermanisht tė pjesėve nė fjalė22.



Te Gjeneza dhe zhvillimi i letėrsisė nė gjuhėn shqipe Lambertz?i merrej sė rishti me Fishtėn, duke e cilėsuar "poeti mė i madh shqiptar"23, ndėrsa Lahutėn e quante "epi mė i madh artistik i shqiptarėve, krijuar mbi bazėn e poezisė gojore shqiptare, sidomos mbi teknikėn epike tė rapsodive tė trimėrisė"24. Duke folur pėr famėn e Fishtės si poet, Lambertz?i shėnonte: "Populli i vet e nderoi atė me titullin Poeti kombėtar (nationaler Dichter), por atė, me miratim e nderim, e ēmonin edhe jashtė qysh nė gjallje tė tij"25. Pak a shumė tė njėjtat vlerėsime pėr Fishtėn dhe veprėn e tij Lambertz?i do t'i pėrsėriste edhe nė punimin Shqiptarėt, gjuha e tyre dhe kultura e tyre, tė vitit 194926, si dhe nė punime tė tjera tė mėvonshme.



Viti 1949 nė veprimtarinė shkencore tė Lambertz?it do ta meritonte tė quhej "Viti i Fishtės". Kėtė vit ai botoi nė Lajpcig, si libėr mė vete, studimin monografik Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcķs27. Ky punim ėshtė, pa dyshim, summumi i kontributit lambertzian pėr Fishtėn. Ai paraqitet si rezultat i qasjes graduale tė albanologut ndaj veprės sė poetit shqiptar, por edhe i njohjes sė tij progresive (thuajse 35?vjeēare) me kėtė vepėr. Nė bazė tė tij qėndron tanimė credo?ja e studiuesit, e parashtruar qysh nė hyrje tė monografisė: "Lahuta e Malcķs ėshtė vepra mė e rėndėsishme e letėrsisė shqiptare. Epi ėshtė ngritur nga poezia popullore. Pėrmjet teknikės epike tė baladave dhe rapsodive popullore, tė cilat ende sot jetojnė nė malet shqiptare, poeti paraqet gjenezėn dhe zhvillimin e popullit shqiptar nė tridhjetė kėngė. Epi ėshtė njė minierė pėr folkloristėt dhe historianėt, krejtėsisht pranė popullit, ai qėndron sot nė qendėr tė mendėsisė shqiptare dhe ėshtė i mbushur plot bukuri tė larta poetike. Ai e meriton qė, nėpėrmjet pėrkthimit nė gjuhė tė tjera, tė gjejė hyrjen nė letėrsinė botėrore"28.



Punimi ėshtė konceptuar simbas njė skeme qė mund tė quhet klasike pėr shkollėn austriake tė filologjisė. Shpjegohet pikėsėpari ē'ėshtė lahuta dhe ē'janė kangėt e lahutės pėr shqiptarėt e Maleve. Jepen shkurt specifika tė epikės popullore shqiptare, duke u ballafaquar ajo edhe me epika tė popujve fqinjė. Bėhet njė hyrje e pėrmbledhur nė epin e Mujit dhe tė Halilit, nė mitologjinė e Maleve shqiptare etj. Mandej kalohet nė tė dhėna jetėshkrimore mbi Gjergj Fishtėn, pėrshkruhet veprimtaria e tij si dijetar ("Fishta als Schulmann") dhe si reformues i gjuhės ("Sprachreformer"). Flitet pėr krijimtarinė letrare tė tij, duke kaluar nėpėr publicistikėn e tij, lirikėn dhe satirėn. Mbas kėsaj, bėhet pėrshkrimi i pėrgjithshėm i Lahutės sė Malcķs dhe kėtu fillon sė rishti ballafaqimi i saj me epikėn e lashtė helene, mė sė shumti me epet homerike, duke u trajtuar Fishta tanimė si homerid ("Fishta als Homeride"). Shtrohen kalimthi edhe dy tezat e prejardhjes sė epikės homerike: ajo unitariste dhe ajo analitike. Vjen mbaskėsaj pėrshkrimi i 30 kėngėve tė Lahutės, njė pėr njė. Njė pjesė e madhe e punimit u kushtohet analizės konkrete tė epit fishtean, lėndės sė tij ("Stoff des Epos"), karakteristikave tė tij epike, por edhe lirike, teknikės tregimtare tė nxėnė prej rapsodive tė trimėrisė, treguesve metrikė etj. Mė sė fundi, ballafaqohet struktura e epit fishtean me konceptin virgjilian tė Enejdės, vihen nė dukje implikimet nė ep tė mitologjisė popullore, tė sė drejtės dokesore shqiptare ("Kanuni"), tė sistemit frazeologjik e proverbial shqiptar, pėrshkruhet "bota popullore" nė tė, veēanėrisht bėhen konstatime mbi "nomenklaturėn e trimave" ("Heldenomenklatur") dhe teknikėn psikologjike tė pėrdorur nga autori pėr kalimin nga personat historikė nė personazhet fikcionalė.



Prurjet mė origjinale tė Lambertz?it nė kėtė monografi, posaēėrisht tė rėndėsishme edhe sot pėr t'u thelluar nė studimet fishteane, mė duken kėto:



1) Vendosja e pikave tė pėrkimit mes epikės sė Fishtės dhe asaj homerike dhe, sidomos, caktimi i pikave tė largimit mes dy modeleve epike29.



2) Vėnia nė dukje e elementit lirik brenda lėndės sė pėrgjithshme epike, si njė eksperiment tipik modern nga ana e Fishtės; pėr shembull nė kėngėn XXVI tė Lahutės, me titull Koha e re, tė cilėn Lambertz?i e mbiemėron "Njė idil nė Lezhė" ("Ein Idyll aus Lesh")30.



3) Dėshmitė e rralla, madje unikale, qė ai sjell nga "procesi krijues" i Fishtės. Njė shembull: "Planin e Lahutės sė Malcķs ai e mbajti gjatė nė vete, pa vendosur dot tė hiqte vijėn e parė me penė. Kjo e mundonte dhe ai pati njė kohė tė vėshtirė. Ankohej shpesh se nuk bėnte dot pėrpara nė epin e tij. Por njė natė, ? mė tregonte ai mė vonė, ? ndėrsa vente e vinte i menduar nėpėr korridorin e heshtur tė kuvendit, poshtė e lart para qelės sė vet, dhe mendonte pėr lėndėn e vet epike, papritmas e kaplon njė ndjesi si t'iu kėrleshkėshin flokėt, si tė qenkėsh ngritur nga vetja dhe ja se ku sheh qartė me sy trimat e Malėsisė: Oso Kukėn dhe Marash Ucin, Ali pashė Gucinė dhe Tringėn, Dedė Gjo' Lulin dhe gjithė tė tjerėt; i sheh si kalojnė para tij, si jetojnė, luftojnė dhe vdesin. U sheh petkat dhe kuajt, armėt dhe fytyrat, i dėgjon tė flasin dhe shikon nė varg bėmat e tyre. Atė ēast zgjohet. Ishte pikėrisht mbas mesit tė natės. Vetėm njė copė herė tė shkurtėr qe rrėmbyer nga ekstaza dhe pati besuar se kishin kaluar vite tė tėra. Ai e pati pėrjetuar epin e vet"31.
.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
50_cent

avatar

Male
Numri i postimeve : 49
Age : 37
Registration date : 12/03/2008

MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   Wed Mar 19, 2008 4:22 am

4) Teza e njė organizimi ciklik tė epit, simbas modelit virgjilian, ndoshta mė origjinalja e Lambertz?it mbi kėtė subjekt. Simbas kėsaj teze, Lahuta ėshtė konceptuar me njė strukturė qė ka si bėrthamė ciklin e Oso Kukės; rreth kėtij vjen e mbėshtillet cikli i Kongresit tė Berlinit e i Lidhjes shqiptare tė Prizrenit; kėtij i mbivendoset cikli i luftės pėr Hotin dhe Grudėn dhe, sė fundi, shpaloset cikli i quajtur i "kohės sė re", d.m.th. i betejave tė Dedė Gjo' Lulit etj.32



Monografia Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcķs nuk ėshtė vetėm njė ndėr majat e krijimtarisė shkencore tė Lambertz?it dijetar; pėr kulturėn shqiptare, posaēėrisht pėr studimet mbi Fishtėn, ajo ka mbetur ende e pakapėrcyer, madje e paarritur. Do ta quaj fat tė keq qė kjo monografi vijon tė mbetet e papėrkthyer nė shqip, pra e panjohur pėr lexuesin shqiptar.



Teza tė kėsaj monografie Lambertz?i do t'i rimerrte, mė pak ose mė shumė, edhe nė ndonjė punim tė tij tė mėmbasėm. Tezėn homerike, pėr shembull, do ta shtjellonte mė gjerė nė njė studim tė posaēėm, tė botuar mė 1961 te Shejzat, me titull Ēėshtja homerike dhe epi shqiptar Lahuta e Malcķs33. Kėtu tani objekti nuk ėshtė mė thjesht vepra e Fishtės. Ajo shtihet nė punė pėr tė mbėshtetur, nė debatimin e ēėshtjes homerike, tezėn unitariste nė kundėrvėnie tė asaj analitike, tė shfaqur nė filologjinė klasike prej teorisė sė August Wolf?it (1795) e kėndej. Pėr Lambertz?in Gjergj Fishta me Lahutėn e Malcķs ėshtė njė shembull i kohės sė re pėr tė hedhur dritė mbi ēėshtjen homerike. Simbas tij, si lahutarėt shqiptarė qė deri nė shek. XX kėndojnė "kangė trimash" ose "kreshnikėsh" mbasditeve nėn blire, ndėr dasma ose rreth vatrave, po ashtu 3000 vjet mė parė rapsodėt helenė janė endur brigjeve perėndimore tė Azisė sė Vogėl, ishujve tė Egjeut, nėpėr Kretė e nėpėr krejt sterenė greke, duke kėnduar pėr Paridin dhe grabitjen e Helenės sė bukur, pėr Agamemnonin dhe Menelaun, pėr Ifigjeninė dhe flijimin e saj nė Aullķ, pėr hakmarrjen e Klitemnestrės, flligshtinė nė gjak tė Orestit, martesėn e Peleut me Tetisin, Odiseun dinak dhe Ajaksin ambicioz, miqėsinė e Akilit me Patroklin, qėndresėn dhe rėnien e Trojės dhe me radhė. Kėshtu deri kur u shfaq njė person pėr tė cilin dimė se nė tė ri kishte fituar njohuri tė thella mbi ciklin e kėngėve epike helene, qė pėrafėrsisht mund tė krahasohen me ciklin e kėngėve popullore shqiptare tė Mujit e Halilit. Ai rridhte prej krahinės sė Smirnės, Rodosit, Kiosit etj. Ky person, qė mund ta ketė pasur me tė vėrtetė emrin Homer, patjetėr ka qenė njė gjeni. Besimin e Lambertz?it nė ekzistimin e personit tė Homerit e pėrforconte pikėrisht pėrvoja e krijimit tė Lahutės sė Malcķs. Nė Malet shqiptare, simbas tij, kemi tė bėjmė me "rrethana pėrafėrsisht tė njėjta"; edhe aty na paraqiten kėngė popullore dhe cikle kėngėsh trimėrie, qė janė kėnduar me shekuj nė tė kaluarėn, derisa ėshtė shfaqur njė gjeni qė, duke u mbėshtetur nė to, ka prodhuar epin e vet34. Ashtu si Homeri qė pati njohur nė pėllėmbė tė dorės brigjet perėndimore tė Azisė sė Vogėl, ishujt e Egjeut, Kretėn dhe krejt sterenė greke, pėr Lambertz?in edhe Fishta pati qenė njohės i thellė i Maleve shqiptare ku zhvillohen ngjarjet e Lahutės35. Madje Lambertz?i qe i mendimit se "Gjergj Fishta intuitivisht e kishte kuptuar tė vėrtetėn rreth origjinės sė epopeve homerike, mbasi edhe ai vetė ishte si Homeri"36.



I gjithė ky kontribut nė studimin e veprės sė Fishtės, tė specifikave tė saj kombėtare, por edhe universale, gjeti kurorėzimin e vet afėr fundit tė jetės sė Lambertz?it me botimin gjermanisht tė Lahutės, pėrkthyer prej tij37. Pėr njė njohės tė mirė tė filologjisė gjermanike, por edhe tė epikės fishteane, si E. Ēabej: "Ky pėrkthim ėshtė i vetmi i plotė gjer mė sot dhe ėshtė mė i miri nga pėrkthimet e kėtij epi"38. Po t'i shtohen vlerės sė pėrkthimit edhe vlerat e hyrjes Poeti dhe vepra e tij, si dhe tė Shėnimeve me tė cilat botimi ėshtė pajisur, ėshtė e drejtė ta quash kėtė vepėr tė Lambertz?it "kurorėzim me lavdi" i kontributit tė tij nė fushėn e studimeve fishteane.

Sikurse besoj qė shihet edhe nga sa parashtrova, ky aspekt i shpėrfillur ose, gjithsesi, i mbajtur nė hije i kontributit lambertzian nė albanologji, qė ka tė bėjė me gjykimet, vlerėsimet dhe studimet mbi Fishtėn dhe veprėn e tij, pėrbėn njė rast unikal tė pėrfshirjes nė pėrmasa tė tilla nga ana e njė albanologu tė huaj nė studimin e veprės sė njė figure madhore tė kulturės shqiptare. Pa mohuar kontributin e vyer tė dhėnė nė studimet mbi Fishtėn prej albanologėsh austro?gjermanė (Weigand39, Patsch, Jokl, Stadtmüller40 etj.), ėshtė pa dyshim Maximilian Lambertz?i ai tė cilit i takon tė quhet "themelues i fishtologjisė", meritė tė cilėn do tė duhej t'ia njihnim tė gjithė qė, mbas tij, merremi me studimin e veprės sė Fishtės.

1998

1 E. ĒABEJ: Maximilian Lambertz, nė "Studime gjuhėsore", v. V, Prishtinė 1975, 176.

2Lehr? und Lesenbuch des Albanischen von Dr. Max Lambertz und Dr. Georg Pekmezi, Wien?Leipzig 1913 (pa d.).

3Po aty, 109?113.

4Bericht über meine linguistischen Studien in Albanien von Mitte Mai bis Ende August 1916 von Dr. phil. Maximilian Lambertz, nė "Anzeiger 53. Keiserische Akademie der Wissenschaft in Wien", nr. XX, 122?146.

5Wien 1916, 27 f.

6Po aty, 13.

7Po aty, 13.

8Po aty, 15?16.

9Vjeti 1917, nr. 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 25.

10Die Volkpoesie der Albaner. Eine Einführende studie von Dr. phil. Maximilian Lambertz, Sarajevo 1917.

11Po aty, VII (pa nr.)

12"Pater Geog Fishta, O.F.M., dem in seinem Volkstum wurzelden Nationalen Dichter der Albaner in treuer Freundschaft gewidmet", po aty, V (pa nr.).

13Po aty, 64.

14Po aty, 65.

15Bibliofrafiė. Asdren: Ėndra e lotė, vjerrsha etj., nė "Hylli i Dritės", 1914, nr. 8, 264.

16M. LAMBERTZ: Die Mundarten der albanischen Sprache und ihre Erforschung, nė "Leipziger Vierteljahrsschkrift für Südosteuropa", 1943, Heft 2?4, 123?160.

17 Albanisches Lesebuch mit Einfuhrung in die albanische Sprache von Maximilian Lambertz. I. Teil, Leipzig 1943 (1948).

18M. LAMBERTZ: Das Werden der albanischen Literatur, nė "Leipziger Vierteljahrsschkrift für Südosteuropa", 1943, Heft 2?4, 160?174; ribot. edhe nė "Albanisches Lesebuch...", 373?387.

19M. LAMBERTZ: Die Mundarten..., 138.

20Albanische Lesebuch..., 144?174

21Albanische Lesebuch..., 368.

22II. Teil, Leipzig 1943 (1948), 53?77.

23M. LAMBERTZ: Das Werden..., 170.

24 Po aty, 170.

25 Po aty, 170.

26M. LAMBERTZ: Die Albaner, ihre Sprache und ihre Kultur, nė "Blick nach Osten", Januar?Juni 1949, 3?21.

27Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos "Lahuta e Malcis" (Laute des Hochlandes). Eine Einfuhrung in die albanische Sagenwelt von Maximilian Lambertz, Leipzig 1949.

28Po aty, III (pa nr.).

29E ka trajtuar nė gjerėsi dhe thellėsi A. Berisha: Maximilian Lambertz?i pėr Gjergj Fishtėn si Homeri shqiptar, nė "Hylli i Dritės", 1993, nr. 1, 54?61.

30Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos..., 39.

31Po aty, 12.

32Po aty, 45.

33Die homerische Frage und das albanische Grossepos von Max Lambertz, nė "Shejzat", 1961, nr. 11?12, 385?391; njė pėrkthim shqip nga Dr. R. Krasniqi: Homeri dhe epopeja shqiptare, nė "Shejzat", 1973, nr. 9?12, 332?336.

34Po aty, 386?387.

35Po aty, 387.

36Po aty, 386.

37GJ. FISHTA: Die Laute des Hochlandes, Übersetzt, eingeleitet mit Änmerkungen versehen von Max Lambertz, München 1958, 312 f.

38E. ĒABEJ: Maximilian Lambertz (1882?1963), nė "Sudime gjuhėsore", v. V, Prishtinė 1975, 180.

39G. WEIGAND: Lahuta e Malcķs von Gjergj Fishta , nė "Balkanarchiv I", 1925, 165?275.

40G. STADTMÜLLER: Gjergj Fishta, Albanischer Nationaldichter, nė "Stimmen aus des Südosten", 1942, Heft 9?10, 133?135; po ai: Das albanische Nationalepos, nė "Stimmen aus des Südosten", 1942, Heft 11?12, 171?180
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Elita kombėtare-
Kėrce tek: