AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Stefan Cvajg

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Stefan Cvajg   Wed Mar 19, 2008 4:43 am

Jeta dhe Krijimtaria

Stefan Zweig (i njohur mė shumė si Stefan Cvajg), ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė njohur nė botė i viteve 20-tė dhe 30-tė. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumė biografi tė figurave tė njohura tė historisė sė botės, ndėr tė cilat mė e famshmja ėshtė biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshės Mari Antuanete. Fillimisht veprat e tij u botuan nė gjuhėn angleze nėn pseudonimin 'Stephen Branch' (Stefan Brenc - pėrkthim i emrit origjinal).

Cvajg, lindi nė vitin 1881 nė Vjenė. Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e njė familje bankierėsh italianė. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjė rol nė edukimin dhe formimin e Cvajg. 'Feja ime ishte thjesht njė rastėsi si rjedhojė e prejardhjes sime' - ėshtė shprehur ai gjatė njė interviste. Cvajg studioi filozofi dhe histori letėrsie si dhe ishte pjestar i lėvizjes avangarde “Viena e Re”. Edhe pse esetė e tij botoheshin nė 'Neue Freie Presse', botuesi i sė cilės ishte udhėheqėsi zionist Teodor Herzl, ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit.Cvajg e braktisi Austrinė pas ardhjes nė fuqi tė Hitlerit. Gjatė kėsaj periudhe ai u mbėshtet botėrisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi tė hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat pėr prezantimin e operas sė tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) nė Dresden. Pėr kėtė arsye Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikės sė muzikantit mė tė madh tė kohės sė tij si dhe pas tre shfaqjesh opera u ndalua.

Cvajg studjoi ne Austri, Francė dhe Gjermani. Nė vitin 1904 ai mbaroi doktoratėn pėr filozofi dhe arte tė bukura nga Universiteti i Vienės. Pėrpara se tė vendosej nė Salzburg (1913) ai udhėtoi nėpėr shumė vėnde tė botės. Nė 1914 Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kish dėrguar letra adhurimi qė nga viti 1901. Friderike u bė shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkė, me dy vajzat e saj nga martesa e parė, pėr mė shumė se 20 vjet.

Vepra e parė e Cvajg ishte pėrmbledhja poetike 'Litarė tė argjėntė' (Silberne Saiten) e cila u botua nė vitin 1901 kur ai ishte vetėm 20 vjeē. Mė pas u botua nė Zvicėr, drama e tij kundėr luftės, titulluar 'Jeremiah', tė cilėn ai e shkroi nė vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramė frymezohej nga Lufta e Parė Botėrore dhe u luajt pėr herė tė parė nė Nju Jork nė vitin 1939. Cvajg shkroi dhe drama tė tjera si 'Tersites' nė 1907, njė tragjedi e shkruar nė vargje tė lira si dhe 'Jetė nė det' (Das Hause Am Meer) nė 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile nė Amerikė. Cvajg jetoi pėr gati 20 vjet nė Salzburg edhe pse si gjithmonė kohėn mė tė madhe e kalonte nėpėr udhetime. Gjatė Luftės sė Parė ai punoi nė arkivat e Ministrisė Austriake tė Luftės, por u detyrua te largohej pėr nė Zürich atėherė kur bindjet e tij paqėsore ranė ndesh me bindjet e eprorėve tė tij. Cvajg u bė i njohur fillimisht si poet dhe pėrkthyes (ai zotėronte 5 gjuhė tė huaja, pėrveē hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes sė lashtė) dhe mė pas si biograf, tregimtar dhe novelist. Ai njihet si intelektuali i parė qė hodhi idenė e njė Europe tė Bashkuar, nė vitin 1908.

Cvajg u pėrqėndrua nė mėsimet e Sigmund Freud, ndikimi i tė cilit ndihet nė gjithė krijimtarinė e tij, sidomos nė analizat e tij biografike pėr njerzit mė tė shquar tė tė gjithė kohėrave (filozofė, burra shteti, mbretėr e mbretėresha,shkrimtarė tė shquar etj). Gjatė kohės nė Salzburg, Cvajg filloi tė besonte se persekutimi qė Hitleri po u bėnte hebrejve nė atė kohė, lidhej direkt me vetė Cvajgun. Ai kurrė nuk u shėrua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndėrrua nė paranojė. Kur emigroi nė Angli (jetoi nė Bat dhe Londėr), Cvajg kreu studime pėr librin e tij tė ardhshėm 'Mary, Mbretėresha e Skocisė'. Nė atė kohė ai u takua pėrsėri dhe me Freud, me tė cilin ish njohur nė vitet 20. Nė vitin 1938 ai botoi librin 'Padurimi i zemrės' (Ungeduld des herzens), njė histori e zezė dashurie qė tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinė psikanalitike tė ndjenjės sė fajit, njė liber ku dashuria fajtore kurorėzohet me njė vetvrasje tė dėshiruar e tė kėrkuar nga dy personazhet kryesore tė librit. Ndėrsa nė vitin 1938 Cvajg fitoi nėnshtetėsinė Britanike dhe nė vitin 1940, pas njė turneu tė suksesshėm mėsimdhėnjeje nė pothuajse tėrė Amerikėn e Jugut, ai u vendos nė Brazil.

Cvajg u nda nga Friderike nė 1938 dhe njė vit mė vonė u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij qė nga viti 1933. Charlotte ishte 27 vjeē mė e re se Cvajg. Nė vitin 1941 ata shkuan tė dy nė Brazil. Nė librin 'Brazili- vėndi i sė ardhmes' (1941), Cvajg pėrshkruan bukur historinė, ekonominė, kulturėn e vėndit duke dhėnė pėrshtypje tepėr interesante tė cilat pėrputheshin dhe me thėnien e Amerigo Vespucit kur zbuloi Tokėn e Re, e cila thosh se “... nėse Parajsa egziston nė Tokė, ajo nuk duhet tė jetė shumė larg prej kėtu...” Rėnja e Singaporit nė vitin 1942 pėrforcoi patundshmėrisht bindjen e Cvajgut se nazizmi sė shpejti do tė pushtonte tėrė rruzullin. I zhgenjyer ,i izoluar dhe larg Europės Cvajg kreu vetvrasjen sėbashku me gruan e tij, prane Rio de Janeiro mė 23 Shkurt, 1942. Me urdhėr tė diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit tė Cvajg u paguan nga shteti. Njė ditė para se tė vriste veten, Cvajg dėrgoi nė shtyp librin 'Bota e sė djeshmes', i cili u botua pak muaj pas vdekjes sė tij. Ky libėr kishte tone autobiografike dhe nė njė farė mėnyre dėnon kulturėn europiane, tė cilėn nė ato momente ai e quante tė humbur. Nė libėr ai shkruan : "Shpresoj tja kem arritur qėllimit pėr gjetjen e njė formule tė vetme pėr kohėn kur u rrita, domethėnė para Luftės sė Parė Botėrore, duke e quajtur atė kohė 'Era e artė e sigurisė'."


Libra

* Dashuria e Erika Wald (1904) (Die Liebe der Erika Wald)
* Frika (1920) (Angst)
* Sytė e tim vėllai, pėrgjithmonė (1922) (Die Augen des Ewigen Bruders)
* Amok (1922), novela e tij mė e njohur
* Koleksioni i padukshėm(1926) (Die Unsichtbare Sammlung)
* Refugjati (1927) (Der Flüchtling)
* Ngatėrresė ndjenjash (Verwirrung der Gefühle)
* Histori tė shkurtra (1929)
* Buchmendel (1929)
* Pėrmbledhje (pėrbėhet nga dy volume me histori tė shkurtra) (1936)
* Kujdes nga Pasiguria (1938) (Ungeduld des Herzens)
* Letėr nga njė e panjohur (Brief einer Unbekannten)
* 24 Orė nga jeta e njė gruaje (Vierundzwanzig Stunden aus dem Leben einer Frau)
* Sekrete qė djegin (Brennedes Geheimnis) a short novella, year of original publishing unknown.
* Histori Shahu (Schachnovelle) (1941)
* Helmimi i metamorfozės (Rausch der Verwandlung)



Biografi

* Joseph Fouché (1929)
* Mental Healers (Franz Mesmer, Mary Baker Eddy, Sigmund Freud) (1932; German: Heilung durch den Geist, 1931)
* Pushtuesi i detit: historia e Magellan (1938)
* Nietzsche
* Marie Antoinette (1932)
* Erasmus (1934)
* Romain Rolland: Njeriu dhe krijimet (1921)
* Paul Verlaine
* Balzac (1922) u publikua mė vete si dhe nė njė libėr me tre pjesė: Balzac, Dickens, Dostoeffsky.
* Mary, Mbretėresha e Skocisė dhe ishujt (1935)
* Sebastian Castellio
* Amerigo - Historia e njė gabimi historik (1944)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Stefan Cvajg
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Kultura :: Letėrsia shqiptare :: Shkrimtarė tė huaj-
Kėrce tek: