AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Sergej Esenin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa

Anisa


Female
Numri i postimeve : 46
Age : 38
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

Sergej Esenin Empty
MesazhTitulli: Sergej Esenin   Sergej Esenin Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 4:44 am

Sergej Esenini pėr veten


Jam njė bir fshatari. Kam lindur mė 21 shtator 1895 nė lokalitetin e Kuzminit tė qarkut tė Rjazanit, po nė gubernėn e Rjazanit.
Qysh nė moshėn dy vjeē, meqė babai ishte i varfėr dhe kishte shumė frymė nė familje, mė dėrguan te gjyshi nga nėna, i cili ishte mjaft nė gjendje dhe kishte tre djem tė rritur beqarė, me tė cilėt kalova gjithė fėmijėrinė. Dajėt e mi ishin djem ēapkėnė dhe kokėkrisur. Kur u bėra tre vjeē e gjysėm, mė hipėn nė njė kalė pa shalė dhe mė lėshuan revan. Mbaj mend qė u tremba shumė dhe u kapa fort pas jeles sė kalit.
Pastaj mė mėsuan tė bėja not. Njėri nga dajėt (dajė Sasha), mė merrte nė barkė, mė zhvishte e mė hidhte si kėlysh nė ujė. Unė pėrplasja krahėt si i ēoroditur e i tromaksur dhe, kur mua gati mė mbahej fryma, ai bėrtiste: „Eh kuēkė! S’je pėr asgjė! Fjalėn kuēkė ai e kishte pėrkėdhelje. Mė vonė nė moshėn tetė vjeē, njė daje tjetėr unė i zėvendėsoja shpeshherė qenin e gjahut, duke notuar nėpėr gjole pėr tė kapur rosat e egra. Isha mėsuar pėr bukuri tė ngjitesha nėpėr pemė. Pėr kėtė ua kaloja tė gjithėve. Kur mėllenjat nėpėr mėshtekna nuk e linin ndokėnd tė flinte, unė ngjitesha shpejt dhe merrja ēerdhet. Njė herė rashė, po nuk pėsova ndonjė gjė tė madhe, u gėrvisha pak nė fytyrė e nė bark, po theva njė shtamė me qumėsht qė do t’ia ēoja gjyshit qė po kosiste.
Midis fėmijėve isha gjithnjė i parė dhe sherrxhi i madh, dhe kthehesha nė shtėpi pėrherė i gervishur. Pėr kėto prapėsira mė bėrtiste vetėm gjyshja, kurse gjyshi mė nxiste nganjėherė edhe vetė pėr sherr dhe i thoshste gjyshes: „Mos e nga moj budallaqe. Ashtu do tė bėhet mė i fortė“.
Gjyshja mė donte me gjithė shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi. Tė shtunave mė lanin, mė prisnin thonjtė e mė lyenin kokėn me vaj, se flokėt e dredhur mezi mė kriheshin. Po edhe vaji s’mė bėnte shumė dobi. Pėrherė bėrtisja e madje edhe tani sikur s’para i pres me kėnaqėsi tė shtunat.
Tė djelave mė dėrgonin gjithnjė nė kishė dhe qė tė siguroheshin se veja vėrtet, mė jepnin 4 kopejka. Dy kopejka pėr naforė dhe dy pėr t’i hedhur te kondizma e Shenjtorit, po unė paguaja vetėm pėr naforėn, kurse te shenjtori bėja sikur hidhja, po s’hidhja gjė dhe ia mbathja nė varrezė e luaja me kalamjtė.
Kėshtu mė kaloi fėmijėria. Kur u rrita, donin tė mė bėnin mėsues fshati, ndaj mė shpunė nė njė eminar fetar, pas mbarimit tė tė cilit duhej tė shkoja nė Institutin Pedagogjik tė Moskės. Pėr fat tė mirė, nuk ndodhi kėshtu. Metodika dhe didaktika mė kishin ardhur nė majė tė hundės dhe as doja tė dėgjoja mė pėr to.
Vjersha kam filluar tė shkruaj herėt, nėntė vjeē, por, me ndėrgjegje tė plotė, krijimtarisė i hyra kur u bėra 16-17 vjeē. Dhe vjersha tė kėsaj moshe i kam botuar nė librin tim tė parė “Pėrshpirtja“.
Kur u bėra tetėmbėdhjetė vjeē, habitesha pse gazetat nuk m’i botonin krijimet qė u dėrgoja dhe befas ia mbatha nė Petėrburg. Atje nuk mė pritėn keq. I pari qė njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, mė rrodhėn djersėt ēurg, sepse pėr herė tė parė po shikoja njė poet tė gjallė. Gorodeckij mė njohu me Klujevin, qė s’ia kisha dėgjuar ndonjėherė emrin. Me Klujevin u bėmė miq tė ngushtė, miqėsi qė e vazhdojmė edhe sot, pavarėsisht se kemi gjashtė vjet pa u takuar.
Tani ai jeton nė Viterg, mė shkruan se ha bukė me krunde e se ka mbetur pėr faqe tė zezė dhe se i lutet Zotit qė tė mos vdesė me turp.
Viteve tė luftės dhe revolucionit, fati mė pėrplasi sa andej kėndej. I rashė Rusisė kryq e tėrthor nga Oqeani i Ngrirė i veriut, e deri nė detin e Zi dhe atė Kaspik, nga Perėndimi nė Kinė, Persi dhe Indi.
Kohėn mė tė mirė tė jetės sime quaj vitin 1919. Atėherė kaluam njė dimėr me 5 gradė temperaturė brenda nė dhomė. S’kishim asnjė shkop dru.
Nė PKR nuk hyra asnjėherė, sepse e quaj veten shumė mė tė majtė.
Shkrimtari im mė i dashur ėshtė Gogoli.
Kam botuar shtatė libra. Tani po punoj mbi diēka tė madhe, tė titulluar „Vendi i horrave“.
Nė Rusi, kur s’kishte letėr, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat nė muret e manastirit tė Pėrkushtimit, ose i recitonim ku tė mundnim nėpėr bulevard. Amatorėt mė tė mirė tė poezive tona ishin prostitutat dhe banditėt. Me ta ishim miq pėrherė. Komunistėt na urrejnė tmerrėsisht.
U dėrgoj pėrulėsisht tė fala gjithė lexuesve dhe pakėz vėmendje pėrpara tabelės „Lutem mos qėlloni!“

Berlin, 14 maj 1922
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sergej Esenin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Kultura :: Letėrsia shqiptare :: Shkrimtarė tė huaj-
Kėrce tek: