AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Trafikimi i Fėmijėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Trafikimi i Fėmijėve   Wed Mar 19, 2008 4:49 am

Si dukuri , trafikimi i qenieve njerėzore ka qenė i njohur ndėr shekuj.Por format e trafikimit kanė evoluar , duke u bėrė tani pjesė e rėndėsishme e rrjetit tė krimit dhe pėrfitimeve tė shumta materiale.Pjesa mė e pambrojtur e shoqėrisė e pėrdorur pėr trafikim mbeten fėmijėt , tė cilėt trafikohen pėr qėllime tė ndryshme.Ata detyrohen , jashtė vullnetit tė tyre , tė kryejnė punė tė pandershme , detyrohen tė jenė objekt i kėnaqėsive seksuale tė shthurura tė personave tė ndryshėm , e madje detyrohen tė japin edhe pjesė tė trupit tė tyre pėr transplantet e organeve.
Nė tė gjithė botėn , sipas tė dhėnave tė Kombeve tė Bashkuara , numri i fėmijėve tė trafikuar ēdo vit ėshtė 1 milion.Pėrfitimet vjetore nga trafikimi i fėmijėve kapin shifrėn 1.2 miliard euro.
Nėn ndikimin e politikave jo tė drejta , tė njė ekonomie shkatėrruese dhe mungesės sė humanitetit , sot nė zonat e jugut tė globit afro 13 milion fėmijė mė tė vegjėl sesa 5 vjeē vdesin nga mungesa e ushqimit , rreth 200 milionė janė nėn uri tė vazhdueshme , ndėrsa nga institucionet mėsimore largohen rreth 120 milion fėmijė , pasi nė vendet e tyre shkollimi nuk ėshtė i detyruar ose publik.
Episode tė tmerrshme tė njė skllavėrie humane gjen sot anekėnd botės e nė veēanti nė vendet mė pak tė zhvilluara ekonomike.
Shqipėria , qė dikur nuk e njifte dukurinė e trafikimit , sot ėshtė bėrė prej vendeve ku trafikimi kryhet me pėrmasa tragjike.Mund tė themi se kjo dukuri sot ėshtė prej plagėve shumė tė thella qė po kalon populli shqiptar.
Janė me dhjetėra e qindra familjet nė Shqipėri tė cilave u janė zhdukur fėmijėt pa gjurmė , u janė zhdukur vajzat nėn moshėn 18 vjeē dhe shumica kanė pėrfunduar nė rrjetin e trafikimit , duke pushtuar bulevardet dhe rrugėt e shteteve fqinj.

Arsyet e trafikimit tė fėmijėve nė Shqipėri

Periudha e gjatė e paqėndrueshmėrisė politike nė vend , zhvillimi i paktė ekonomik dhe mirėqenia e ulėt sociale , pėr pasojė njė varfėri shumė e shprehur nė masat e gjera tė popullit , janė faktorė kryesor qė nė kėto 13 vjet tranzicioni e kanė karakterizuar Shqipėrinė si njė truall tė pėrshtatshėm pėr nxitjen dhe favorizimin e trafikimit tė fėmijėve.
Periudha ndėrmjet viteve 1992-1998 shėnon lulėzimin me tė madhe tė trafikimit tė fėmijėve , qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite.
Nė formė tė pėrmbledhur , arsyet e trafikimit tė fėmijėve nė Shqipėri janė :
1.Varfėria ,
2.Paqėndrueshmėria politike ,
3.Papunėsia ,
4.Martesat e rreme , divorcet ,
5.Dhuna nė familje ,
6.Niveli arsimor dhe formimi familjar ,
7.Lidhjet ndėrmjet politikės dhe grupeve kriminale ,
8.Niveli i lartė i korrupsionit brenda sistemit tė drejtėsisė ,
9.Humbja e sistemit tė vlerave ,
10.Dėshira pėr njė jetė mė tė mire nė vendet perėndimore ,

Prej shkaqeve prioritare pėr nxitjen e trafikimit mbetet pikėrisht varfėria dhe mungesa e funksionimit tė plotė tė njė shteti ligjor , i cili do ta sanksiononte me dėnime maksimale trafikimin.
Nė Shqipėri , 29.6 pėrqind e popullsisė jeton nė varfėri , ndėrsa gjysma e kėsaj pėrqindje jeton nė kushte ekstreme tė varfėrisė.Mbi 46 pėrqind e shqiptarėve jetojnė nė nivelin e minimumit jetik prej 2 US$ nė ditė , ndėrsa 17,4 pėrqind e tyre nėn nivelin e minimumit jetik prej 1 US$ nė ditė.
Ajo qė e ndihmonte me tė madhe kėtė dukuri ishte edhe fakti se njė pjesė e madhe e viktimave e linin Shqipėrinė me shpresėn e njė jete mė tė mire dhe pėrfundonin nė duart e trafikantėve.
Nė gjendje tė pashpresė dhe nė varfėri tė skajshme , shumė familje ranė dakord qė fėmijėt e tyre nėn moshėn 18 vjeē , qoftė edhe vajza , tė shikonin mundėsinė e njė punėsimi tė ndershėm nė vendet fqinje.
Sot nė Shqipėri ka disa kategori tė rrezikuarish pėr t’u trafikuar ; nė radhė tė parė fėmijėt ( jetimėt , ata qė punojnė rrugėve nė moshė fare tė re , fėmijėt e pėrfshirė nė procesin e gjakmarrjes , fėmijėt e familjeve me dhunė tė vazhdueshme e probleme martesore ) , pėrdoruesit e alkoolit dhe drogės , tė rinjtė qė kanė braktisur shkollėn dhe shumė njerėz me paaftėsi fizike.Kėtu nuk pėrjashtohen edhe grate ( viktimat e dhunės nė familje , gratė e trafikuara mė parė si dhe gratė e veja ).
E tėrė kjo kategori njerėzish ėshtė nė kushte shumė tė pafavorshme pėr mbijetesė materiale dhe pėr integrim nė jetėn normale , andaj shpeshherė janė pre e trafikimit.

Cilėt fėmijė janė mė tė rrezikuar pėr trafikim nė Shqipėri?

Sipas studimeve tė bėra nga CRCA ( Qendra pėr Mbrojtjen dhe tė Drejtat e Fėmijėve ) , konsiderohet se fėmijėt mė tė rrezikuar janė :
Fėmijėt nga mosha 5 deri 18 vjeē ;
Fėmijėt qė vijnė nga familje me probleme sociale dhe tė ardhura tė ulėta ;
Fėmijėt qė kanė braktisur shkollėn ; ose nuk kan shkuar asnjėherė nė shkollė ;
Fėmijėt e lėnė pas dore ; ose tė rritur pa kujdesin prindėror – fėmijėt jetim ;
Fėmijėt qė vijnė nga familje nė tė cilat prindėrit janė tė punėsuar jashtė shtetit ;
Fėmijė qė punojnė ose shesin ;
Fėmijėt romė , ose ata qė vijnė nga grupe tė tjera tė margjinalizuara tė shoqėrisė.
Ajo qė ėshtė shumė brengosėse dhe qė flet mė sė miri se nė Shqipėri ka humbur filli i njė lufte efikase nė mbrojtje tė fėmijėve ėshtė realiteti se shumė fėmijė qė arrijnė t’i largohen rrugės sė trafikimit , qoftė duke i zėnė policia e shteteve fqinje apo edhe duke marrė ndonjė iniciativė personale , pas kthimit nė Shqipėri kthehen sėrish nė duar tė trafikuesve pėr shkak tė mosintegrimit nė shoqėri dhe pamundėsisė sė njė jetese elementare.
Vetėm nė Tiranė mė shumė se 800 fėmijė jetojnė si lypėsa , shitės ambulantė , ilustragjinj , larės tė xhamave tė veturave etj.
Kėta fėmijė , shumica tė pambrojtur apo edhe jetim njė pjesė e madhe e tė cilėve pėrfundimisht ka braktisur shkollėn , rrezikojnė tė bien pre e trafikimit.
Nė Shqipėri afro 45 mijė fėmijė nėn moshėn 18 vjeēare qė punojnė me orar tė plotė ose tė pjesshėm.
Shumica e kėtyre fėmijėve nuk i kanė kushtete e nevojshme nė shtėpi dhe ka prindėr qė nuk kanė mundėsi t’ua sigurojnė kushtet.
Nė kėtė mėnyrė , kėta janė tė detyruar tė mbajnė barrėn e sigurimit tė tė mirave materiale pėr familjen dhe pėr vete.
Duhet ti veēojmė kėtu fėmijėt rom , tė cilėt jetojnė nė kushtet e njė varfėrie ekstreme , kur e tėrė familja ka vetėm profesionin e lypėsit dhe jeton nė tendė , duke mos pasur njė vend pėr t’u strehuar.
Nė Tiranė janė tė shumta rastet kur nėnat nga minoriteti rom pas lindjes dalin sė bashku me fėmijėt pėr tė lypur , kur ende nuk janė mbushur njė javė nga lindja.Ėshtė e dhimbshme tė shikosh njė foshnjė , qė ende s’ka mbushur njė javė , nė njė vapė tė madhe dhe me buzė tė thara tek luhatet nė krahėt e nėnės qė lyp te veturat qė kalojnė.
Nuk duhet tė harrojmė se Shqipėria ėshtė njė vend qė ka ratifikuar Konventėn 182 tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės , e cila e obligon marrjen e masave tė menjėhershme dhe efektive pėr zbatimin sa mė tė shpejtė tė ndalimit dhe luftimit tė formave mė tė rėnda tė punės sė fėmijėve.

Sa bėhet nė kėtė drejtim , qė fėmijėt tė ndihmohen ?! Sa bėhet qė familjet nga jeta e vėshtirė , tė ndihmohen , tė vetmen brengė ta kene . arsimimin , edukimin , shkollimin , kujdesin pėr fėmijėt e tyre me qėllim qė tė mos trafikohen ?!?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Trafikimi i Fėmijėve   Wed Mar 19, 2008 4:49 am

Trafikimi i fėmijėve

UNICEF ndėrmjetėsoi pėr formimin e BKTF, njė koalicion i nėntė OJF qė merren me antitrafikun e qė punojnė bashkarisht sipas njė metode qė mbėshtetet nė katėr parime kryesore pėr tė luftuar trafikimin e fėmijėve. Ky aksion pėrmbledh parandalimin e trafikimit pėrmes rritjes sė ndėrgjegjėsimit, mbrojtjen e fėmijėve qė kanė qenė trafikuar, ndihmėn pėr riatdhesimin vullnetar tė fėmijėve tė trafikuar nė vende tė tjera e qė duan tė kthehen nė shtėpitė e tyre dhe riintegrimin nė shoqėri.

Ne bashkepunojmė ngushtė me qeverinė shqiptare pėr tė zbatuar planin e saj kombetar tė veprimit kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore. Mbi 15000 fėmijė, pjesėtare familjesh dhe mėsues janė kontaktuar me anė tė materialeve edukative antitrafik dhe 1500 fėmijė nė rrezik, tė abuzuar ose tė shfrytėzuar janė riintegruar nė arsimin zyrtar. Mė pak se 10% e tyre e kanė lėnė sėrish kėtė sistem arsimor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Trafikimi i Fėmijėve   Wed Mar 19, 2008 4:50 am

UNICEF: Vazhdon trafikimi i fėmijėve rumunė

Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF, thotė se nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr tė ndaluar shfrytėzimin seksual tė mijėra grave dhe fėmijėve rumunė nė vendet evropiane. UNICEF-i paralajmėron se ky problem mund tė pėrkeqėsohet kur Rumania tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian vitin e ardhshėm.

Gjendja shoqėrore dhe ekonomike e Rumanisė ėshtė pėrmirėsuar qė kur udhėheqėsi komunist Nikolai Ēaushesku u pėrmbys nga pushteti dhe u vra me anė tė revolucionit nė dhjetior tė vitit 1989. Por Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF, thotė se nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr tė ndaluar shumė qytetarė qė tė largohen nga vendi nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.

Pėrfaqėsuesi i UNICEF-it nė Rumani, Pier Popard, thotė se 16 vjet pas revolucionit, rreth 20 pėrqind e fėmijėve rumunė jetojnė nėn nivelin e varfėrisė. Ai thotė se shpesh kėta tė rinj pa pėrvojė bien pre e trafikantėve.

“Varfėria dhe papunėsia nė Rumani nuk ka dyshim qė i bėjnė tė rinjtė tė largohen nga vendi. Dhe vendet ku ata shkojnė janė Spanja, Italia, Franca, por edhe Britania e Serbia, ku vajza tė reja bien pre e njė rrjeti trafiku tė prostitucionit.”

Vitin e kaluar, mė shumė se 2 mijė e 500 viktima tė trafikut u regjistruan zyrtarisht, mes tyre 366 ishin fėmijė. Por pėrfaqėsuesi i UNICEF-it nė Rumani, Pier Popard, thotė se kėto shifra as qė i afrohen realitetit. Ai thotė se numri i grave dhe fėmijėve qė trafikohen nė vende evropiane dhe shiten nė prostitucion ėshtė shumė mė i lartė.

Si pjesė e pėrpjekjeve tė saj pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian, Rumania miratoi disa ligje kundėr trafikimit dhe mori masa tė tjera pėr tė mbrojtur fėmijėt. Por zoti Popard thotė se kėto ligje nuk janė mjaft tė fortė pėr tė shkurajuar personat e angazhuar nė trafikimin e qėnieve njerzore.

Ai shpreh shqetėsim tė madh se nė disa aspekte gjendja pėr Rumaninė do tė pėrkeqėsohet pasi ajo tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian vitin e ardhshėm.

“Rumania do tė ketė njė prej kufijve tė jashtėm mė tė gjatė tė Bashkimit Evropian, mė shumė se 2 mijė kilometra. Serbia, Ukraina, Moldavia janė vende tashmė burimi tė trafikimit dhe Rumania do tė jetė njė vend trazit. Rumania do tė jetė pa dyshim edhe njė vend burimi pėr trafikimin, por edhe tėrheqės i tij. Sapo Rumania tė bėhet pjesė e grupit Shengen pas disa vjetėsh pa dyshim qė do tė marė hov trafikimi i qėnieve njerzore.”

Zoti Popard vė gjithashtu nė dukje se sapo Rumania tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian nuk do tė jetė mė i pranishėm nė atė vend pėr tė vėzhguar zhvillimet nė vend. Ai thotė se agjenci ndihmash tė Kombeve tė Bashkuara, duke punuar me organizata tė pavarura, do tė marin pėrsipėr kėto funksione vėzhguese. Ai thotė se kėto organizata duhet tė marrin masat e duhura pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut tė fėmijėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Trafikimi i Fėmijėve   Wed Mar 19, 2008 4:50 am

Fėmijėt afrikanė, viktimė e skllavėrisė moderne

Nė kohėn kur zbulimi i trafikimit tė fėmijėve afrikanė nga ana e francezėve nė muajin Tetor pati reagime tė shumta, arrestimi i personit tė akuzuar pėr rrėmbimin e 52 fėmijėve nga Guinea Bisau kah mesi i muajt Nėntor, pėrsėri riktheu fenomenin e trafikimit tė fėmijėve nė qendėr tė masmediave botėrore. Tani parashtrohet pyetja se vallė trafikimi i fėmijėve, ėshtė njė metodė e re dhe moderne e skllavėrisė? Nė bazė tė statistikave tė organizatės sė UNICEF-it, ēdo vit mė se 1 milion e 200 mijė fėmijė nė mbarė botėn trafikohen pėr qėllime tė ndryshme. Ky lloj trafiku, e zė vendin e tretė pas trafikimit joligjor tė armėve dhe substancave narkotike. Paaftėsia e qeverive tė vendeve perėndimore dhe qėndrore afrikane si dhe vendeve jugore aziatike dhe Amerikės Latine, ėshtė shndėrruar nė tregun kryesorė tė trafikimit tė fėmijėve nė botė. Si zakonisht trafikimi i fėmijėve realizohet nėpėr vendet tė cilat janė tė preokupuara me tensione dhe pėrleshje etniko-fetare. Nė rrethana krize qeveria qėndrore nuk ėshtė nė gjendje tė kontrollojė situatėn dhe nė kushte tė kėtilla personat profitabil shfrytėzojnė rastin dhe fillojnė tė trafikojnė fėmijė pėr qėllime tė ndryshme personale, seksuale, si punėtorė, ushtarė dhe pėr qėllime tė tjera joligjore. Faktorėt si luftrat civile, thatėsirat dhe fatkeqėsitė natyrore tė cilat janė ndėr shkaqet kryesore tė pėrhapjes sė varfėrisė dhe urisė nė pėrgjithėsi, ka krijuar hapėsira tė mundshme pėr trafikimin e fėmijėve afrikan. Nė disa raste trafikimi i fėmijėve bėhet edhe me pėlqimin dhe dijeninė e prindėrve, kėshtu qė prindėrit pėr shkaqe tė ndryshme si varfėria, janė nė gjendje ty shesin fėmijėt e tyre. Rajoni i Afrikės perėndimore, pėr shkak anarkisė dhe tė luftėrave civile nė Sieraleon, dhe Liberi gjatė dy dekadave tė fundit, ėshtė shndėrruar nė qendėr kryesore tė trafikimit tė fėmijėve. Nė kėtė rajon, pėr fat tė keq fenomeni i trafikimit tė fėmijėve nė mesin e popullatės realizohet me pretekst tė emigrimit tė tyre pėr pune dhe jetė me tė mire nėpėr vendet perėndimore europiane. Mousa Sisoko njėri nga mbrojtėsit e tė drejtave tė fėmijėve thotė: disa vende afrikane pėr tė shkatėrruar dhe eliminuar fenomenin e urrejtur tė trafikimit tė fėmijėve kanė nėnshkruar traktate bashkėpunimi me vendet e ndryshme tė afrikane. Kėto traktate janė nėnshkruar midis vendeve si, Togo, Benin, Nigeri, Senegali, Guinea Bisau, Gambia, Sieraleone, Mali dhe Burkinafaso. Mos ekzistimi i njė ligji tė posaēėm kundėr trafikimit tė fėmijėve ka bėrė qė trafikantėt dhe bandat e ndryshme tė mos ndėshkohen me ligj.

Autoritetet e UNICEF-it, kanė bėrė tė ditur se si pasojė e sėmundjeve vdekjeprurėse si Sida, kanė humbur jetėn mė se 8 milion fėmijė nėpėr pjesė tė ndryshme tė Afrikės jugore dhe lindore, dhe kanė apeluar qė kėto rajone janė shndėrruar nė tregjet kryesore tė trafikimit tė fėmijėve. Hyrja e turistėve tė huajė nėpėr vendet afrikane si Afrikėn Jugore, ka krijuar fenomenin e dhimbshėm tė trafikimit tė fėmijėve. Shumica e vendeve tė rajonit akoma nuk kanė ndėrmarrė hapa konkretė pėr ndalimin e fenomenin tė ligėt tė trafikimit tė fėmijėve. Trafikimi i fėmijėve tė Mozambikut nėpėr tė gjitha vendet fqinje tė Afrikės Jugore, e posaēėrisht nė Afrikėn Jugore gjatė dy viteve tė fundi ka patur njė rritje drastike prej 100 deri mė 1000 fėmijė tė trafikuar. Hulumtimet e fundit tė OKB tregojnė qė mijėra fėmijė nga Mozambiku prej moshės 14 deri mė 24, trafikohen nėpėr rrjete tė ndryshme pėr qėllime seksuale nė Afrikėn Jugore. Trafikimi i fėmijėve realizohet nėpėrmjet rrjeteve tė fuqishme dhe tė organizuara mirė. Kėshtu qė grumbullimi i informacioneve nė lidhje me kapjen dhe dėnimin e organizatorėve tė kėtyre rrjeteve pėr forcat policore ėshtė njė detyrė tepėr e rėndė dhe e ndėrlikuar. Transferimi fėmijėve nga Afrika nėpėr vendet e ndryshme tė botės, ka vėshtirėsuar edhe mė shumė ndjekjen e trafikantėve tė fėmijėve. Nė bazė tė statistikave, mė se 30 mijė fėmijė tė kidnapuar nga pjesėt e ndryshme tė Afrikės Jugore janė transferuar nėpėr vendet e ndryshme tė botės pėr qėllime seksuale. Gjithashtu njė pjesė tjetėr e fėmijėve tė trafikuar janė tė detyruar tė punojnė punė tė rėnda fizike. Shqetėsimi mė i madh ėshtė se grupet mafioze dhe rrjetet e ndryshme tė trafikimit tė fėmijėve nė korniza tė tė drejtave pėr fėmijėt, janė duke realizuar trafikimin e fėmijėve nė kėto rajone. Shoqata humanitare franceze e cila si duket punonte pėr tė ndihmuar fėmijėt refugjatė tė rajoneve tė prekur nga lufta si nė Darfur dhe nė jug tė Ēadit, ka rrėmbyer dhe trafikuar mė se 103 fėmijė afrikan. Nė kohėn kur popullata e Ēadit dhe Sudanit kuptuan se kjo shoqatė ka lidhje mė rrjetin e trafikimit tė fėmijėve, qytetarėt e kėtyre vendeve organizuan protesta anti-franceze. Ligjet e miratuara kundėr krimeve si rrėmbim, pėrdhunim ose abuzim seksual, nuk janė garancė kundėr luftės sė fenomenit tė trafikimit tė fėmijėve. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė vendet afrikane tė ndėrmarrin hapa konkret kundėr kėtij fenomeni kaq tė ligė dhe anti-njerėzorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Trafikimi i Fėmijėve   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Trafikimi i Fėmijėve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Grupmoshat e komunitetit :: Vogėlushėt shqiptarė-
Kėrce tek: