AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ēfarė ėshtė demokracia?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Ēfarė ėshtė demokracia?   Wed Mar 19, 2008 4:58 am

Jetojmė nė njė kohė kur thirrja pėr liri dhe demokraci jehon nė mbarė rruzullin tokėsor. Evropa Lindore i flaku qeveritė totalitare pothuajse gjysėm shekullore, ndėrsa republikat e ish Bashkimit Sovjetik po luftojnė pėr zėvendėsimin e regjimit komunist gati 75 vjeēar me njė rend tė ri demokratik, tė cilin nuk kanė pasur kurrė mundėsi ta gėzonin mė parė. Por drama qė rrethon ndryshimet e jashtė-zakonshme politike nė Evropė, errėson shkallėn e lartė nė tė cilėn shpresa e demokracisė ka mobilizuar popujt kudo nė botė. Amerika e Veriut dhe e Jugut sot pėrbėjnė praktikisht njė hemisferė ku ka triumfuar demokracia; Afrika po pėrjeton njė epokė tė paparė reformash demo-kratike; nė Azi ka hedhur rrėnjė njė proces i ri e i gjallė demokratizimi.
Njė dukuri e tillė me pėrmasa botėrore pėrgėnjeshtron pretendimet e skeptikėve sipas tė cilėve demokracia e sotme liberale pėrbėn njė produkt unik perėndimor qė nuk mund tė mbartet me sukses nė shoqėritė joperėndimore. Nė njė botė ku demokracia po zbatohet nė vende kaq tė ndryshme si Japonia, Italia dhe Venezuela, institucionet demokratike mund tė pretendojnė me tė drejtė se simbolizojnė aspiratat njerėzore tė mbarė botės pėr liri dhe vetėqeverisje.
Shtėpia e Lirisė (Freedom House), organizatė kėrkimore me qendėr nė Amerikė, boton njė raport vjetor nė tė cilin pėrcaktohet shkalla e lirisė politike dhe e tė drejtave civile pėr ēdo shtet — dy kritere bazė pėr demokracinė. Nė vitin 1990, Shtėpia e Lirisė arriti nė pėrfundimin se 61 prej 167 shteteve sovrane tė botės, ku jeton 39% e popullsisė sė saj, ishin plotėsisht tė lirė. Megjithatė edhe kjo shifėr sot ėshtė e vjetėruar. Ajo nuk pasqyron shtrirjen e plotė tė revolucio-neve demokratike nė Evropėn Lindore, duke pėrfshirė edhe ribashkimin e Gjermanisė; ndry-shimet revolucionare qė pėrfshinė republikat e ish Bashkimit Sovjetik; vendosjen e qeverive tė zgjedhura nga populli nė vende tė tilla si: Nikaragua, Panamaja, Namibia dhe shtetet baltike; dhe planet pėr rivendosjen e demokracisė nė Nigeri. Pėr mė tepėr, era e demokracisė vazhdon tė fryjė nga Mongolia nė Taivan, ndėrsa nė Afrikė nga Senegali, Gaboni e Kongoja deri nė Angolė, madje edhe nė Afrikėn e Jugut.
Megjithatė kjo dallgė lirie qė vihet re gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, nuk pėrbėn kurrsesi garanci pėr suksesin e saj pėrfundimtar. Ēester E. Fini i Ri, profesor i arsimit dhe i politikės shtetėrore nė Universitetin e Vanderbiltit dhe drejtor i Rrjetit tė Pėrsosmėrisė Arsimore (Educational Excellence Network), duke iu drejtuar njė grupi arsimtarėsh dhe zyrtarėsh qeveritarė nė Managua tė Nikaraguas ka thėnė: «Ėshtė mė se e kuptueshme qė populli, pėr nga natyra, parapėlqen mė shumė lirinė sesa shtypjen. Por kjo nuk do tė thotė se sistemet politike demokratike mund tė krijohen dhe tė mbrohen vetė pėr njė kohė tė gjatė. Pėrkundrazi, ideja e demokracisė ėshtė e qėndrueshme, por zbatimi i saj ėshtė i pasigurt.»
Nė ditėt tona, interesat demokratike po pėrtėrihen, por po t'i hedhim njė vėshtrim rrjedhės sė gjatė tė historisė njerėzore qė nga Revolucioni Francez nė fund tė shekullit XVIII deri nė krijimin e regjimeve njėpartiake nė mesin e shekullit XX, do tė vėrejmė se numri i demokracive ka qenė i vogėl dhe pjesa mė e madhe e tyre ka qenė jetėshkurtėr. Njė fakt i tillė nuk duhet tė shkaktojė pesimizėm dhe dėshpėrim, por duhet tė shėrbejė si nxitje. Dėshira pėr liri mund tė jetė nė natyrėn tonė, ndėrsa praktika e demokracisė duhet mėsuar. Nėse ēelėsi i historisė do tė vazhdojė tė hapė dyert e lirisė dhe tė mundėsive pėr ta vendosur atė — kjo varet nga pėrkushtimi dhe menēuria e mbarė popullit vetė, dhe jo nga ligjet e hekurta tė historisė; sigurisht as edhe nga dashamirėsia me tė cilėn paraqiten disa udhėheqės tė vetėzgjedhur.
Ndryshe nga sa mund tė mendohet, njė shoqėri demokratike e shėndoshė nuk ėshtė thjesht arenė ku individėt luftojnė pėr realizimin e qėllimeve tė tyre vetjake. Demokracia lulėzon atėherė kur pėr tė kujdesen qytetarė qė janė tė gatshėm, qė me lirinė e fituar me sakrifica, tė marrin pjesė nė jetėn shoqėrore duke shprehur mendimet e tyre nė debate; duke zgjedhur pėrfa-qėsues qė e kanė treguar veten tė denjė me veprimet e tyre; dhe duke pranuar nevojėn e tolerancės dhe tė kompromisit nė jetėn shtetėrore. Shtetasit e njė vendi demokratik gėzojnė tė drejtėn pėr liritė e individit, por ata mbajnė gjithashtu edhe pėrgjegjėsinė qė u takon pėr ndėrtimin e njė tė ardhmjeje qė do tė vazhdojė tė mbėshtetet nė vlerat themelore tė lirisė dhe tė vetėqeverisjes.

Pėrkufizimi i demokracisė


Qeveria e popullit

Fjala «demokraci» njihet nga tė gjithė, megjithatė demokracia ėshtė njė koncept qė akoma keqkuptohet dhe shpėrdorohet nė njė kohė kur regjimet totalitare dhe diktaturat ushtarake tė ngjashme me to, janė pėrpjekur tė fitojnė mbėshtetjen e popullit, duke i ngjitur vetes etiketa demokratike. Tė frymėzuar nga forca e ideve demokratike, vullneti dhe mendja njerėzore kanė gjetur shprehje tė thellė nxitėse nė histori: nga Perikliu nė Athinėn e lashtė deri tek Vaclav Haveli nė Ēekosllovakinė e sotme; nga Deklarata e Pavarėsisė e Tomas Xhefėrsonit mė 1776 deri tek fjalimet e fundit tė Andrej Sakarovit mė 1989.
Nė fjalor jepet ky pėrkufizim pėr demokracinė: «qeverisje nga populli, ku pushteti mė i lartė i takon popullit dhe ushtrohet drejtpėrsėdrejti prej tij ose prej pėrfaqėsuesve tė zgjedhur prej tij sipas njė sistemi tė lirė elektoral.» Sipas Linkolnit, demokracia ėshtė qeveri «qė i pėrket popullit, del nga populli dhe i shėrben atij.»
Fjalėt «liri» dhe «demokraci» pėrdoren shpesh nė vend tė njėra-tjetrės, por ato nuk janė sinonime. Demokracia nuk ėshtė vetėm njė sistem idesh dhe parimesh mbi lirinė, por pėrbėn gjithashtu njė sėrė praktikash dhe mėnyrash veprimi qė kanė marrė formė nė rrjedhėn e gjatė, dhe shpeshherė tė ndėrlikuar, tė historisė. Me pak fjalė, demokracia ėshtė institucionalizimi i lirisė. Mbi kėtė bazė mund tė pėrcaktohen parimet themelore tė njė regjimi kushtetues, tė cilat i kanė qėndruar kohės, si edhe tė drejtat e njeriut dhe barazia pėrpara ligjit, pa tė cilat njė shoqėri nuk mund tė quhet demokratike.
Demokracia mund tė jetė dy llojesh: demokraci e drejtpėrdrejtė dhe demokraci me pėrfaqėsim. Nė njė demokraci tė drejtpėrdrejtė, ēdo shtetas mund tė marrė pjesė nė nxjerrjen e vendimeve shtetėrore, pa ndėrmje-tėsinė e zyrtarėve tė zgjedhur apo tė emėruar. Shihet qartė se njė sistem i tillė ėshtė shumė i volitshėm, pasi numri 1 individėve qė marrin pjesė nė tė, ėshtė relativisht i vogėl, si pėr shembull nė njė organizatė tė njė bashkėsie, nė njė kėshill fisnor ose nė njė degė lokale tė njė sindikate, ku anėtarėt mund tė mblidhen nė njė dhomė tė vetme pėr tė diskutuar problemet dhe pėr tė marrė vendimet me konsensus ose shumicė votash. Athina e lashtė, vendi i parė demokratik nė botė, arriti tė zbatonte demokracinė e drejtpėrdrejtė me njė asamble tė pėrbėrė nga 5000 deri 6000 anė-tarė — ndoshta numri mė i madh i anėtarėve qė mund tė mblidhen sė bashku dhe tė zbatojnė demokracinė e drejtpėrdrejtė.
Me pėrmasat dhe kompleksitetin e saj, shoqėria moderne paraqet mundėsi tė pakta pėr demokraci tė drejtpėrdrejtė. Madje edhe nė verilindje tė Shteteve tė Bashkuara, ku mbledhja qė zhvillohet nė Nju-Inglėnd pėrbėn njė traditė tė shenjtė, shumica e komuniteteve ėshtė shtuar aq shumė sa banorėt nuk mund tė mblidhen tė gjithė nė njė sallė tė vetme pėr tė votuar drejtpėrsėdrejti pėr ēėshtje qė lidhen me jetėn e tyre.
Nė ditėt tona, forma mė e pėrhapur e demokracisė, si pėr njė qytet me 50 mijė banorė, ashtu edhe pėr shtete me 50 milion banorė, ėshtė demokracia me pėrfaqėsim, nė tė cilėn qytetarėt zgjedhin zyrtarėt qė drejtojnė jetėn politike, hartojnė ligjet dhe drejtojnė programet pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Duke pėrfaqėsuar popullin, kėta individė merren me probleme tė ndėrlikuara shtetėrore, duke u kushtuar atyre, nė mėnyrė tė kujdesshme dhe tė rregullt, kohėn dhe energjitė e duhura, gjė qė nuk mund tė realizohej nga qytetarėt e thjeshtė.
Mėnyrat e zgjedhjes sė kėtyre zyrtarėve mund tė jenė nga mė tė ndryshmet. Kėshtu pėr shembull, nė shkallė kombėtare anėtarėt e organeve legjislative mund tė zgjidhen nga distriktet. Kėshtu ēdo distrikt mund tė zgjedhė njė pėrfaqėsues tė vetėm. Ndėrsa nė njė sistem me pėrfaqėsim pėrpjestimor, ēdo parti politike pėrfaqė-sohet nė legjislaturė sipas raportit tė numrit tė votave tė fituara, me numrin e pėrgjithshėm tė votave nė shkallė kombėtare. Zgjedhjet krahinore dhe lokale mund tė organizohen sipas modeleve kombėtare. Por pėrfaqė-suesit mund tė zgjidhen edhe nė mėnyrė mė tė thjeshtė: duke mos organizuar zgjedhje, por duke marrė mendimin e pėrgjithshėm tė grupit. Pavarėsisht nga mėnyra e ndjekur, zyrtarėt shtetėrorė nė njė vend me demokraci me pėrfaqėsim e ushtrojnė detyrėn nė emėr tė popullit dhe mbajnė pėrgjegjėsi pėrpara popullit pėr veprimet e tyre.

Sundimi i shumicės dhe tė drejtat e pakicės

Demokracia ėshtė sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit tė shumicės. Megjithatė nuk ėshtė e thėnė qė sundimi i shumicės tė jetė patjetėr demokratik. Kėshtu pėr shem-bull, askush nuk do ta quante tė drejtė njė sistem qė lejon 51% tė popullsisė tė shtypė 49% tė pjesės tjetėr nė emėr tė shumicės. Nė njė shoqėri demokratike, sundimi i shumicės duhet tė shoqėrohet me garantimin e tė drejtave tė njeriut, tė cilat nga ana e tyre, i shėr-bejnė mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicave, qofshin ato pakica etnike, fetare, politike apo thjesht individė qė kanė humbur nė njė debat rreth njė ēėshtjeje tė disku-tueshme legjislative. Tė drejtat e pakicave nuk varen nga dėshira e mirė e shumicės, as nuk mund tė mohohen nga vota e shumicės. Tė drejtat e pakicave mbrohen, pasi ligjet dhe institucionet demokratike mbrojnė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve.
Nė njė kumtesė pėr njė seminar mbi arsimin, tė mbajtur nė Poloni, Dajena Reviē, studjuese dhe autore shkrimesh tė ndryshme, sot ndihmėsministre e arsimit nė Shtetet e Bashkuara, shkruan: «Demokraci kushte-tuese ėshtė ajo formė qeverisjeje ku demokracia me pėrfaqėsim zbatohet nė pėrputhje me njė kushtetutė qė kufizon kompetencat e qeverisė dhe u siguron tė gjithė shtetasve tė drejtat themelore. Nė njė shoqėri tė tillė, sundon shumica, ndėrsa tė drejtat e pakicave mbrohen nga ligji dhe nėpėrmjet institucionalizimit tė ligjit.»
Kėto elemente pėrcaktojnė elementet themelorė tė tė gjitha llojeve tė demokracive bashkėkohore, pavarėsisht nga ndryshimet historike, kulturore dhe ekonomike. Elementet themelorė tė qeverisjes kushtetuese — sundimi i shumicės i shoqėruar me tė drejtat e individit dhe tė pakicave, si dhe sundimi i ligjit, mund t'i gjejmė nė Kanada dhe Kosta-Rikė, nė Francė dhe Botsvanė, nė Japoni dhe Indi, pavarėsisht nga ndryshimet e mėdha qė kėto vende paraqesin si kombe dhe shoqėri.

Shoqėria demokratike

Demokracia nuk ėshtė thjesht njė sistem rregullash dhe procedurash kushtetuese qė pėrcaktojnė mėnyrėn e funksionimit tė njė sistemi politik. Nė njė shtet demokratik, qeveria pėrbėn vetėm njė element qė bashkė-jeton nė kuadrin e njė strukture shoqėrore tė pėrbėrė prej institucionesh, partish politike, organizatash dhe shoqatash tė ndryshme. Njė shumėllojshmėri e tillė quhet pluralizėm. Pluralizmi nėnkupton qė grupet e organizuara dhe institucionet tė mos varen nga qeveria pėr ekzistencėn, pėrligjjen dhe autoritetin e tyre.
Nė njė shoqėri demokratike veprojnė me mijėra organizata private, lokale e kombėtare. Shumė prej tyre luajnė rol ndėrmjetėsues midis individėve dhe institu-cioneve komplekse shoqėrore dhe qeveritare, ku bėjnė pjesė edhe ato vetė, duke kryer kėshtu funksione qė nuk i pėrkasin qeverisė dhe duke u dhėnė mundėsi individėve tė ushtrojnė tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e tyre si shtetas tė njė vendi demokratik.
Kėto organizata i pėrfaqėsojnė interesat e anėtarėve tė tyre nė njė sėrė mėnyrash: duke u dhėnė mbėshtetje kandidatėve pėr t'u ngarkuar me detyra shtetėrore; duke marrė pjesė nė diskutime pėr probleme tė ndryshme; dhe duke u pėrpjekur tė ndikojnė nė poli-tikėn shtetėrore. Nėpėrmjet kėtyre organizatave, indivi-dėve u jepet mundėsia pėr tė marrė pjesė konkretisht si nė qeveri, ashtu edhe nė jetėn e komuniteteve tė tyre, si pėr shembull nė organizata bamirėse dhe kisha, shoqata tė mjedisit dhe tė lagjes, shoqėri tregtare dhe sindikata.
Nė njė shoqėri autoritare, tė gjitha kėto organizata do tė kontrolloheshin dhe vėzhgoheshin. Pėr tė ushtruar veprimtarinė e tyre, kėto organizata duhet tė miratoheshin dhe tė pėrgjigjeshin pėrpara qeverisė. Ndėrsa nė njė vend demokratik, kompetencat e qeve-risė pėrcaktohen dhe kufizohen qartė me ligj. Pėr rrje-dhojė, organizatat private janė tė lira nga kontrolli qeveritar. Madje shumė prej tyre nxisin qeverinė dhe pėrpiqen ta vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė pėr veprimet e saj. Organizata tė tjera qė merren me art, me ushtrimin e njė besimi fetar, punė kėrkimore ose ēėshtje tė tjera, parapėlqejnė tė bėjnė njė jetė pothuajse krejtėsisht tė pavarur nga qeveria.
Nė njė jetė politike kaq tė pasur tė njė shoqėrie demokratike, shtetasit mund tė gjejnė tė gjitha mundė-sitė pėr tė bėrė njė jetė tė lirė dhe pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e vetėqeverisjes, pa qenė tė shtypur nga dora e rėndė e shtetit.

------------------------------------

SHTYLLAT E DEMOKRACISĖ

• Sovraniteti i popullit.
• Njė qeveri qė mbėshtetet nė pėlqimin e tė qeverisurve.
• Sundimi i shumicės.
• Tė drejtat e pakicės.
• Sigurimi i tė drejtave themelore tė njeriut.
• Zgjedhje tė lira dhe tė drejta.
• Barazia pėrpara ligjit.
• Zbatimi i drejtė i ligjit.
• Kufizime kushtetuese mbi qeverinė.
• Pluralizmi shoqėror, ekonomik dhe politik.
• Toleranca, pragmatizmi, bashkėpunimi dhe kompromisi.


--------------------------------------

Demokratet e pare

Pavarėsisht se demokracia pėrbėn njė dukuri shumė tė ndėrlikuar, vendi ku ajo u shfaq pėr herė tė parė mund tė pėrcaktohet lehtė: qytet-shteti i Athinės nė shekullin V p.e.s. Athina e Perikliut, e quajtur kėshtu sipas udhėheqėsit tė saj mė tė njohur, shėrbeu si burim frymėzimi pėr breza tė mėvonshėm teoricienėsh politikė dhe burrash shteti. Megjithatė, shumė aspekte tė demokracisė nė Athinė mbeten ende tė pa-kuptueshme dhe tė panjohura.
Institucioni politik qendror nė Athinėn e shekullit VI dhe V p.e.s., ishte Asambleja, qė pėrbėhej zakonisht nga 5000 deri nė 6000 anė-tarė dhe ku mund tė merrnin pjesė tė gjithė qy-tetarėt e rritur meshkuj. (Atje pėrjashtoheshin gratė, skllevėrit dhe tė huajt.) Asambleja mund tė merrte vendime pa asnjė kufizim ligjor pėr ēfarėdo problemi tė brendshėm, thjesht me shumicė votash. Gjyqet drejtoheshin nga juri tė pėrbėra prej 501 qytetarėsh, tė cilėt vendos-nin gjithashtu me shumicė votash pėr fajėsinė ose pafajėsinė e tė paditurit.
Tė bėn pėrshtypje fakti se udhėheqėsit e Asamblesė nuk zgjidheshin, por caktoheshin me short, pasi athinianėt tnendonin se secili prej qytetarėve ishte nė gjendje tė ushtronte njė detyrė shtetėrore. Numri i detyrave tė tilla ish-te i pakėt. Udhėheqėsit kryesorė zgjidheshin pėr njė periudhė njėvjeēare. Por riga ana tjetėr, Athina e Perikliut nuk kishte organizma ekze-kutivė tė rėndėsishėm si presidenti, kryemini-stri, kabineti dhe shėrbimi i pėrhershėm shte-tėror. Pėrgjegjėsia e marrjes sė vendimeve binte pothuajse vetėm mbi anėtarėt e Asamblesė. Kjo ishte njė barrė qė nė kohėn tonė do tė gjy-kohej si e papranueshme.
Duke mos pasur kufizime kushtetuese, Athina e Perikliut prirej nga grupazhi dhe manipulimi prej disa oratorėve dinakė. Nė fund tė fundit, ishte Athina demokratike ajo qė dėnoi me vdekje filozofin Sokrat, duke merituar kėshtu urrejtjen e pavdekshme tė dishepullit tė tij mė tė famshėm dhe njėkohėsisht, tė antidemokra-tit mė tė flaktė, Platos.
Pavarėsisht nga armiqtė dhe dobėsitė e saj, Athina demokratike nuk ishte njė lule e brish-tė. Ajo jetoi pėr afro 200 vjet, duke mundur madje tė mbijetojė edhe pas humbjes nė Luf-tėn e Peloponezit nė vitin 404 p.e.s. me rivalen e saj kryesore, Spartėn.
-----------------------------------------
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ēfarė ėshtė demokracia?   Wed Mar 19, 2008 5:00 am

Te Drejtat

Ne mendojmė se kėto tė drejta vetėkuptohen: tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė; ato i ka pajisur Krijuesi me disa tė drejta tė patjetėrsueshme, nė tė cilat bėjnė pjesė e drejta pėr tė jetuar, e drejta pėr tė qenė i lirė dhe e drejta pėr tė qenė nė kėrkim tė lumturisė. Pėr sigurimin e kėtyre tė drejtave, njerėzit formojnė qeveritė, fuqia e tė cilave buron nga pėlqimi qė i japin asaj tė qeverisurit.

Te drejtat e patjetersueshme

Me kėto fjalė tė paharrueshme tė Deklaratės sė Pavarė-sisė, Tomas Xhefėrsoni parashtroi parimin themelor mbi tė cilin ngrihet njė qeveri demokratike. Qeveria e njė shteti demokratik nuk ėshtė pėr tė njohur tė drejtat themelore tė renditura nga Xhefėrsoni. Qeveria demo-kratike formohet per t'i mbrojtur kėto tė drejta, qė ēdo individ i gėzon nė saje tė ekzistencės sė tij.
Sipas filozofėve iluministė tė shekujve XVII-XVIII, tė drejtat e patjetėrsueshme janė tė drejta natyrore tė dhuruara nga Perėndia. Kėto tė drejta nuk zhduken me krijimin e njė shoqėrie. Madje as shoqėria, as qeveria nuk mund t'i heqė ose «tjetėrsojė» ato.Tė drejtat e patjetėrsueshme pėrfshijnė lirinė e fjalės dhe tė shprehjes, lirinė e fesė dhe tė ndėrgjegjes, lirinė e grumbullimit dhe tė drejtėn pėr mbrojtje tė barabartė pėrpara ligjit. Kjo nuk ėshtė kurrsesi e gjithė lista e tė drejtave qė qytetarėt gėzojnė nė njė shtet demokratik. Shoqėritė demokratike mbrojnė gjithashtu edhe tė drejta tė tilla civile si e drejta pėr proces tė drejtė gjyqėsor. Megjithatė tė drejtat e mėsipėrme pėrbėjnė tė drejtat thelbėsore qė duhet tė mbrojė njė qeveri demokratike. Pėrderisa janė tė pavarura nga qeveria, kėto tė drejta duhen pėrfshirė nė legjislacion. Ato nuk varen gjithashtu as nga tekat e ēastit tė njė shumice elektorale. Kėshtu pėr shembull, amendamenti I i Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara nuk ia jep popullit lirinė e fesė ose tė shtypit; ai e ndalon Kongresin tė nxjerrė ndonjė ligj pėr ndalimin e lirisė sė fjalės, fesė dhe grumbullimit paqėsor. Historiani Leonard Levi ka thėnė: «Individėt mund tė jenė tė lirė kur qeveria e tyre nuk ėshtė e tillė.»
Formulimi i hollėsishėm i ligjeve dhe i procedurave lidhur me tė drejtat themelore tė njeriut ndryshon nga njė shoqėri nė tjetrėn. Megjithatė, ēdo shoqėri demokratike ka pėr detyrė ndėrtimin e strukturave kushtetuese, ligjore dhe shoqėrore, qė sigurojnė mbroj-tjen e kėtyre tė drejtave.

Fjala

Demokracia nuk mund tė jetojė pa lirinė e fjalės dhe tė shprehjes. Tė diskutosh dhe tė votosh, tė mblidhesh dhe tė kundėrshtosh, tė falesh pėrpara Perėndisė, tė sigurosh drejtėsi pėr tė gjithė — tė gjitha kėto varen nga liria e fjalės dhe e informacionit. Kanadezi Petrik Uillson, autor i serisė televizive «Lufta pėr demokraci», shkruan: «Demokraci do tė thotė komunikim: njerėz qė bisedojnė me njėri-tjetrin pėr shqetėsimet e pėrbashkėta e qė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre. Pėrpara se tė mund tė qeverisen, njerėzit duhet tė jenė tė lirė tė shprehen.»
Shtetasit e njė vendi demokratik janė tė bindur se nėpėrmjet shkėmbimit tė lirė tė ideve dhe mendimeve, e vėrteta triumfon mbi gėnjeshtrėn, vlerat e tė tjerėve ēmohen mė mirė, zonat e kompromisit pėrcaktohen mė saktė dhe rruga drejt pėrparimit hapet. Sa mė i madh tė jetė vėllimi i kėtyre shkėmbimeve, aq mė mirė! Eseisti amerikan E.B. Uait shprehet kėshtu: «Shtypi nė vendin tonė tė lirė ėshtė i besueshėm dhe i dobishėm, jo pėr shkak tė cilėsisė sė tij tė lartė, por pėr shkak tė larmisė sė tij tė madhe. Pėrderisa numri i botuesve, tė cilėt e paraqesin tė vėrtetėn sipas mėnyrės sė tyre, ėshtė i madh, neve si popull na jepet mundėsia ta mėsojmė tė vėrtetėn dhe tė jetojmė nė dritėn e saj... Larmia sjell siguri.»
Ndryshe nga sa ndodh nė shtetet autoritare, nė shtetet me qeveri demokratike, pėrmbajtja e fjalės sė shkruar dhe tė folur ėshtė jashtė ēdo kontrolli, diktati apo gjykimi. Demokracia mbėshtetet nė qytetarė tė shkolluar e tė ditur, tė cilėt vetėm duke pėrfituar sa mė shumė nga informacioni i pasur, mund tė marrin pjesė nė mėnyrė sa mė tė plotė nė jetėn e shoqėrisė nė tė cilėn bėjnė pjesė. Padija lind plogėshtinė. Demokracia lulėzon nė saje tė energjisė sė qytetarėve, tė cilėt i ushqen njė burim i pashtershėm idesh, tė dhėnash, mendimesh e hamendjesh.
Ēfarė duhet tė bėjė njė qeveri kur mjetet e informa-cionit ose organizatat e tjera e shpėrdorojnė lirinė e fjalės duke pėrhapur tė dhėna qė sipas mendimit tė shumicės, janė tė rreme, tė neveritshme, pa pėrgjegjėsi apo thjesht tė pahijshme? Pėrgjigjja e pėrgjithshme do tė ishte: «Asgjė!» Qeveria nuk ka pėr detyrė tė merret me gjėra tė tilla. Nė pėrgjithėsi, tė kujdesesh pėr lirinė e fjalės do tė thotė tė lejosh liri fjale akoma edhe mė tė madhe. Mund tė duket paradoksale, por nė emėr tė fjalės sė lirė, njė vend demokratik duhet tė mbrojė nganjėherė edhe tė drejtat e individėve dhe grupeve qė pėrkrahin njė politikė tė atillė antidemokratike qė ėshtė pėr shtypjen e fjalės sė lirė. Qytetarėt e njė shoqėrie demokratike e mbrojnė kėtė tė drejtė, tė nisur nga bindja se nė fund tė fundit, debati i hapur ēon drejt njė tė vėrtete edhe mė tė madhe e drejt veprimeve politike edhe mė tė menēura, sesa kur liria e fjalės dhe e kundėrshtimit shtypet.
Krahas kėsaj, pėrkrahėsit e fjalės sė lirė mendojnė se heqja dikujt sot e lirisė sė fjalės qė sipas mendimit tim pėrbėn fyerje, shėrben si kėrcėnim i mundshėm ndaj ushtrimit nga ana ime tė fjalės sė lirė nesėr, pasi fjalėt e mia mund t'i duken dikujt tjetėr si fyese. Njė ndėr mbrojtjet klasike tė kėsaj pikėpamjeje ėshtė ajo e filo-zofit anglez Xhon Stjuėrt Mill, i cili nė esenė me titull «Mbi lirinė», tė shkruar nė vitin 1859, shfaq mendimin se shtypja e lirisė sė fjalės ėshtė e dėmshme pėr tė gji-thė. «Nė qoftė se njė mendim ėshtė i drejtė, — shkruante ai, — njerėzit humbasin rastin pėr tė zėven-dėsuar gabimin me tė vėrtetėn. Nė qoftė se ai ėshtė i gabuar, njerėzit humbasin... njė perceptim mė tė qartė dhe njė mbresė mė tė gjallė pėr tė vėrtetėn, tė cilat lindin si pasojė e ndeshjes sė kėsaj tė vėrtete me gėnjeshtrėn.»
Rrjedhim i drejtpėrdrejtė i lirisė sė fjalės ėshtė e drejta e njerėzve pėr t'u grumbulluar dhe pėr t'i kėrkuar nė mėnyrė paqėsore qeverisė tė dėgjojė ankesat e tyre. Nė qoftė se populli nuk do tė kishte njė tė drejtė tė tillė pėr t'u grumbulluar dhe pėr t'iu dėgjuar zėri, liria e fjalės nuk do tė kishte asnjė vlerė. Pėr kėtė arsye, liria e fjalės vėshtrohet e lidhur ngushtė, madje pazgjithshmė-risht, me tė drejtėn pėr t'u grumbulluar, pėr tė kundėrshtuar dhe pėr tė kėrkuar ndryshime. Qeveria demokratike mund tė caktojė nė bazė tė ligjeve, kohėn dhe vendin e grumbullimeve dhe tė manifestimeve politike pėr mbrojtjen e qetėsisė, por ajo nuk duhet ta pėrdorė kurrsesi kėtė tė drejtė pėr tė shtypur protestat, ose pėr tė penguar grupet kundėrshtare qė tė shprehin hapur mendimet e tyre.

Liria dhe besimi

Liria e fesė ose nė mėnyrė mė tė pėrgjithshme, liria e ndėrgjegjes, do tė thotė se askujt nuk mund t'i kėrkohet tė ushtrojė njė fe tė caktuar kundėr dėshirės sė tij. Gjithashtu, askush nuk mund tė ndėshkohet nė kurr-farė mėnyre, pse ka parapėlqyer njė fe tė caktuar ndaj njė tjetre ose pse nuk ka zgjedhur asnjė lloj feje. Njė shtet demokratik e konsideron besimin fetar tė individit si ēėshtje plotėsisht personale.
Pėrafėrsisht, liria e fesė do tė thotė se askush nuk mund tė detyrohet nga qeveria tė pranojė njė fe zyrtare tė caktuar. Fėmijėt nuk mund tė detyrohen tė ndjekin mėsimet nė njė shkollė tė caktuar fetare. Askujt nuk mund t'i kėrkohet tė shkojė nė shėrbesa fetare, tė falet apo tė marrė pjesė nė aktivitete fetare kundėr dėshirės sė tij. Duke pasur histori dhe traditė tė gjatė, shumė vende demokratike kanė caktuar zyrtarisht kisha ose fe qė kanė mbėshtetjen e shtetit. Megjithatė, njė fakt i tillė nuk e shkarkon qeverinė nga pėrgjegjėsia pėr tė mbrojtur lirinė e individėve qė kanė besim tė ndryshėm nga feja e njohur zyrtarisht.

Qytetaria: tė drejtat dhe detyrat

Njė shtet demokratik mbėshtetet nė parimin se qeveria ėshtė pėr t'i shėrbyer popullit; populli nuk ėshtė pėr t'i shėrbyer qeverisė. Me fjalė tė tjera, njerėzit janė shtetas tė shtetit demokratik, por jo subjekte tė tij. Ndėrsa nga njėra anė, shteti mbron tė drejtat e shtetasve tė tij, nga ana tjetėr shtetasit tregojnė ndaj shtetit besnikėrinė e tyre. Nė njė sistem autoritar, shteti, duke qenė i ndarė tėrėsisht nga shoqėria, u kėrkon shtetasve tė tregojnė besnikėri dhe t'i shėrbejnė atij, pa qenė i detyruar nga ana e tij, qė tė marrė aprovimin e shtetasve pėr veprimet e veta.
Kur shtetasit nė njė vend demokratik votojnė, ata ushtrojnė tė drejtėn dhe pėrgjegjėsinė e tyre pėr tė vendosur se kush do t'i drejtojė. Krejt ndryshe, nė njė shtet autoritar, akti i votimit shėrben vetėm pėr tė ligjė-ruar pėrzgjedhjet qė janė bėrė paraprakisht nga regjimi. Votimi nė njė shoqėri tė tillė nuk merr parasysh tė drejtat dhe detyrat e shtetasve. Ai pėrbėn veēse njė shfaqje tė imponuar tė mbėshtetjes gjoja mbarėpopu-llore, qė zgjedhėsit i japin qeverisė.
Shtetasit e njė vendi demokratik gėzojnė tė drejtėn qė, sipas dėshirės, tė hyjnė nė organizata tė pavarura nga qeveria dhe tė marrin pjesė lirisht nė jetėn politike tė shoqėrisė nė tė cilėn bėjnė pjesė. Por njėkohėsisht, shtetasit duhet tė marrin parasysh edhe detyrat qė dalin nga kjo pjesėmarrje. Kėshtu ata duhet tė mėsohen me mėnyrėn e trajtimit tė problemeve, tė tregojnė tole-rancė ndaj atyre qė kanė ide tė kundėrta dhe po tė jetė nevoja, edhe tė bien nė kompromis pėr tė arritur njė marrėveshje.
Ndėrsa nė njė shtet autoritar, grupimet vetjake janė tė pakta ose nuk ekzistojnė fare. Ato nuk u shėrbejnė individėve si mjet pėr diskutimin e problemeve apo pėr zgjidhjen e shqetėsimeve tė tyre, por janė levė tjetėr e shtetit pėr t'i mbajtur ata pėrherė tė nėnshtruar.
Shėrbimi ushtarak ėshtė njė shembull tjetėr i tė drej-tave dhe i detyrave tė shtetasve, qė na lė tė kuptojmė kontrastin midis shoqėrive demokratike dhe atyre jode-mokratike. Si nė shtetet demokratike, ashtu edhe nė ato jodemokratike mund tė gjykohet e nevojshme qė brezi i ri tė kryejė shėrbim ushtarak nė kohė paqeje. Por ndėrsa nė shtetet autoritare, kjo gjė kėrkohet me detyrim dhe nė mėnyrė tė njėanshme, nė shtetet demokratike, periudha e shėrbimit ushtarak ėshtė detyrė qė shtetasit e kanė ndėrmarrė nė bazė tė ligjeve tė nxjerra nga qeveria qė kanė zgjedhur ata vetė. Nė ēdo shtet mund tė ketė individė qė nuk e pėlqejnė shėrbimin ushtarak. Por ushtari-shtetas i njė vendi demokratik shėrben duke e pasur tė qartė se ai po shlyen njė detyrim pėr tė cilin shoqėria nė tė cilėn ai bėn pjesė, ėshtė zotuar lirisht. Pėr mė tepėr, ėshtė nė kompetencė tė anėtarėve tė njė shoqėrie demokratike qė tė veprojnė bashkarisht pėr ta ndryshuar kėtė detyrim: ta heqin shėrbimin ushtarak tė detyrueshėm dhe tė ngrejnė njė ushtri mbi baza vullne-tare, siē ka ndodhur nė Shtetet e Bashkuara dhe nė vende tė tjera; ta ndryshojnė afatin e shėrbimit ushtarak, siē u veprua kohėt e fbndit nė Gjermani; ose tė organizojnė, si nė Zvicėr, shėrbim ushtarak rezervė pėr meshkujt si pjesė e rėndėsishme e qytetarisė.
Qytetaria nė rastet e mėsipėrme, nėnkupton njė pėrkufizim mė tė gjerė tė tė drejtave dhe detyrave, si dy anė tė kundėrta tė sė njėjtės medalje. Ushtrimi i tė drej-tave nga njė individ nėnkupton edhe pėrgjegjėsinė qė ka ai pėr mbrojtjen dhe fuqizimin e kėtyre tė drejtave, pėr veten e tij e pėr tė tjerėt. Shpeshherė edhe shtetasite vendeve me tradita nė fushėn e demokracisė e keqkuptojnė kėtė ēėshtje, madje shpesh pėrfitojnė nga tė drejtat, duke harruar detyrat. Benxhėmin Barbėr, ekspert i shkencave politike, shkruan: «Demokracia kuptohet shpesh si sundimi i shumicės, ndėrsa tė drejtat kuptohen pėrherė edhe mė tepėr si pronė perso-nale e individėve dhe nė kėtė mėnyrė, si domosdosh-mėrisht antagoniste me njė demokraci tė shumicės. Por kjo do tė thotė tė mos kuptosh si duhet, as tė drejtat, as demokracinė.»
Ėshtė mė se e vėrtetė se individėt ushtrojnė tė drejta themelore tė patjetėrsueshme si: liria e fjalės, e grumbullimit dhe e fesė, tė cilat pėrbėjnė kufirin pėr cilėndo qeveri tė ngritur mbi baza demokratike. Nė kėtė kuptim, tė drejtat e individit janė pengesė kundėr keqpėrdorimit tė pushtetit nga ana e qeverisė ose nga njė shumicė politike e pėrkohshme.
Por nė njė kuptim tjetėr, tė drejtat, ashtu si individėt, nuk veprojnė tė ndara. Tė drejtat nuk janė pronė perso-nale e individėve, por ekzistojnė vetėm pėr sa kohė kuptohen nga anėtarėt e tjerė tė shoqėrisė. Zgjedhėsit, sipas filozofit amerikan Sidni Huk, janė «rojtarėt mė tė lartė tė tė drejtave tė tyre.» Nga kjo pikėpamje, qeveria demokratike, e cila zgjidhet nga shtetasit dhe pėrgjigjet pėrpara tyre, nuk ėshtė kundėrshtare e tė drejtave tė individit, por mbrojtėse e tyre. Duke pėrmbushur detyrat e tyre, shtetasit e njė vendi demokratik fuqi-zojnė nė tė njėjtėn kohė tė drejtat e tyre.
Duke u shprehur nė pėrgjithėsi, mund tė themi se kėto detyra kėrkojnė pjesėmarrjen e tė gjithėve nė procesin e demokratizimit, me qėllim qė tė sigurohet funksionimi i mbarė i tij. Shtetasit duhet tė rrihen me problemet e rėndėsishme qė dalin pėrpara shoqėrisė, qoftė edhe tė paktėn duke votuar me menēuri pėr kandidatėt e detyrave tė larta shtetėrore. Ka edhe detyrime tė tjera, qė mund tė caktohen me ligj, si pjesė-marrja nė juri gjatė proceseve gjyqėsore, por shumica e tyre janė mbi baza vullnetare.
Thelbi i veprimtarisė demokratike qėndron nė pjesė-marrjen aktive dhe tė lirė tė shtetasve nė jetėn shtetė-rore tė bashkėsisė dhe tė vendit tė tyre. Pa pasur njė pjesėmarrje tė gjerė si mbėshtetje, demokracia fillon tė fishket dhe bėhet mbrojtėse e njė rrethi tė vogėl e tė zgjedhur grupesh dhe organizatash. Por me angazhimin aktiv tė tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, demokracia mund t'i bėjė ballė stuhive tė pashmangshme ekono-mike e politike, qė pėrfshijnė ēdo shoqėri, pa flijuar lirinė dhe tė drejtat pėr tė cilat anėtarėt e saj janė betuar se do t'i mbrojnė.
Shpeshherė, pėrfshirja aktive nė jetėn shtetėrore pėrcaktohet nė mėnyrė tė ngushtė, si luftė pėr pushtet. Por pjesėmarrja e shtetasve nė jetėn politike tė njė shoqėrie demokratike ėshtė shumė mė e gjerė se pjesė-marrja nė fushatėn e zgjedhjeve. Nė shkallė lagjeje ose bashkėsie, shtetasit mund tė marrin pjesė nė komitetet e ngritura pranė shkollave, mund tė formojnė grupe pėr gjithė bashkėsinė nė tė cilėn bėjnė pjesė ose edhe tė venė kandidaturėn pėr funksione lokale. Nė kuadrin shtetėror, krahinor ose kombėtar, shtetasit mund tė japin ndihmesėn e tyre me shkrim e me gojė, nė rrahjen e problemeve shtetėrore, ose mund tė hyjnė nė parti tė ndryshme politike, sindikata apo organizata tė tjera vullnetare. Njė demokraci e shėndoshė varet nga pjesėmarrja e vazhdueshme dhe e hapur e tė gjitha shtresave tė shtetasve, pavarėsisht nga niveli i ndihmesės sė tyre.
Demokracia, shkruan Dajena Reviē, «ėshtė njė proces, njė mėnyrė tė jetuari dhe tė punuari sė bashku. Ajo evoluon dhe nuk mbetet nė vend. Ajo kėrkon bashkėpunim, kompromis dhe tolerancė midis gjithė qytetarėve. Vendosja e demokracisė ėshtė tepėr e vėshtirė dhe aspak e lehtė. Liri do tė thotė pėrgjegjėsi, jo ēlirim nga pėrgjegjėsia.»
Demokracia mishėron idealet e lirisė dhe tė shprehjes sė lirė tė individit, por pėr tė ėshtė e qartė gjithashtu edhe natyra e njeriut. Ajo nuk kėrkon qė shtetasit tė jenė tė gjithė tė virtytshėm, por qė ata tė jenė tė pėrgjegjshėm. Sipas teologut amerikan Rajn-holld Nibur, «Aftėsia e njeriut pėr drejtėsi e bėn demo-kracinė tė mundur, ndėrsa prirja e njeriut pėr padrejtėsi e bėn demokracinė tė domosdoshme.»
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ēfarė ėshtė demokracia?   Wed Mar 19, 2008 5:00 am

Tė drejtat e njeriut dhe qėllimet politike

Nė parim, mbrojtja e tė drejtave themelore tė njeriut pranohet nga tė gjithė. Ajo mishėrohet nė kushtetutat e shkruara nė mbarė botėn, si dhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara dhe nė marrėveshje tė tilla ndėrkombė-tare, si: Akti Pėrfundimtar i Helsinkit (Konferenca pėr Sigurimin dhe Bashkėpunimin nė Evropė — KSBE).
Dallimi midis kategorive tė ndryshme tė tė drejtave ėshtė ēėshtje tjetėr. Kohėt e fundit ėshtė vėnė re prirja, veēanėrisht ndėr organizatat ndėrkombėtare, pėr zgje-rimin e listės sė tė drejtave themelore tė njeriut. Tė drej-tave themelore tė lirisė sė fjalės dhe tė barazisė pėrpara ligjit, u janė shtuar tė drejtat pėr punėsim, pėr arsimim, pėr ruajtjen e kulturės dhe tė kombėsisė dhe pėr nivel tė pėrshtatshėm jetese.
Tė gjitha kėto pėrbėjnė nisma me vlerė, por kur emėrtime tė tilla paraqiten nė kuadrin e tė drejtave, lind prirja pėr zhvleftėsimin e tė drejtave themelore tė njeriut. Krahas kėsaj, ato mjegullojnė dallimin midis tė drejtave qė kanė tė gjithė individėt dhe qėllimeve qė vetė individėt, organizatat e qeveritė duhet tė realizojnė.
Qeveritė i mbrojnė tė drejtat e patjetėrsueshme siē ėshtė liria e fjalės, duke kufizuar veprimtarinė e tyre. Caktimi i fondeve pėr arsimin, kujdesi pėr shėndetin dhe punėsimi i shtetasve kėrkojnė tė kundėrtėn: anga-zhimin aktiv tė qeverisė pėr tė ndėrmarrė veprime dhe programe tė caktuara. Kujdesi i duhur shėndetėsor dhe mundėsitė pėr shkollim duhet tė jenė tė drejta tė lindura pėr ēdo fėmijė. Por realiteti i hidhur tregon se ato nuk janė tė tilla, dhe se mundėsitė e shoqėrive tė ndryshme pėr realizimin e kėtyre synimeve ndryshojnė shumė nga njėri vend nė tjetrin. Duke shndėrruar ēdo aspiratė njerėzore nė njė tė drejtė, qeveritė krijojnė mundėsi pėr shtimin e cinizmit dhe nėnvleftėsimin e tė gjitha tė drejtave tė njeriut.

-------------------------------------------------------
TĖ DREJTAT THEMELORE TĖ NJERIUT


• Liria e fjalės, e shprehjes dhe e shtypit.
• Liria e fesė.
• Liria e grumbullimit dhe e organizimit.
• E drejta pėr mbrojtje tė barabartė nga ligji.
• E drejta pėr proces tė rregullt dhe tė drejtė gjyqėsor
------------------------------------------------------

MAGNA KARTA

Askush nuk do t'i quante mbretin Xhon dhe banorėt e Anglisė demokratė, por megjithatė dokumenti qė ata nėnshkruan nė vitin 1215 nė fushėn Ranimid, pėrbėn gurin themeltar nė historinė e regjimeve kushtetuese.
Baronėt i kishte fyer ajo qė sipas tyre, ishte shpėrdorim nga Mbreti, i ligjit tė vjetėr feudal, qė u kishte dhėnė atyre pavarėsi tė madhe nė marrėdhėniet me mbretin. Kur mbreti Xhon i hodhi poshtė kėrkesat e tyre, ata ngritėn njė ushtri dhe e detyruan atė tė nėnshkruante Mag-na Kartėn («Kartėn e Madhe»), e cila pėrmban 63 nene, shumica e tė cilėve pėrbėn njė listė tė drejtash, nga e cila pėrfitoi kryesisht fisnikėria latifondiste dhe kisha.
Megjithatė, nga njė pjesė e kėtyre tė drejtave pėrfitoi mė vonė nė Angli i gjithė populli. Pjesa tjetėr e tyre shėrbeu si bazė pėr sistemin ligjor anglez. Nė Magna Kartė thuhet pėr shembull se mbreti duhet tė kėshillohet dhe tė marrė pėl-qimin e baronėve pėr tė gjitha problemet me rėndėsi pėr shtetin, pėrfshirė kėtu edhe ngrit-jen e taksave. Nė shekujt e mėvonshėm, mbi bazėn e neneve tė kėtij dokumenti, u vendos qė asnjė ligj nuk mund tė nxirrcj dhe asnjė taksė nuk mund tė ngrihcj pa miratimin e trupit tė pėrfaqėsuesve tė popullit — Parlamentit. (Gja-tė Revolucionit Amerikan, kolonizatorėt qė luftonin pėr pavarėsi, c pėrdorėn kėtc ide kun-dcr Anglisė, duke hedhur parullėn «asnjė taksė pa pėrfaqėsim».) Garancia pėr zhvillimin e njė procesi tė rregullt gjyqėsor dhe pėr njė gjykim nga njė juri e ka gjithashtu burimin te Magna Karta.
Duke qenė se mbretėrit c mėvonshėm arri-tcn tė mos e pėrfillnin kartėn, shndėrrimi i tė drejtave feudale tė Magna Kartės nė tė drejta kushtetuese pėr mbarė popullin kėrkoi disa shekuj. Anglia arriti tė vcndoste njė monarki tė qėndrueshme kushtetuese me Parlamentin, si trupin ligjvėnės tnė tė lartė nė vend; vetėm nė prag tė Revolucionit tė Lavdishėm tė vitit 1688. Shndėrrimi i Parlamentit nė njė institucion demokratik ku populli tė pėrfaqėsohej gjerėsisht, do tė kėrkonte edhe mė shumė se njė shekull tjetėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ēfarė ėshtė demokracia?   Wed Mar 19, 2008 5:01 am

Sundimi I Ligjit

Barazia dhe ligji

E drejta e barazisė pėrpara ligjit, ose siē thuhet shpesh mbrojtja e njėllojtė nga ligji, pėrbėn themelin e njė shoqėne tė drejtė e demokratike. Pavarėsisht nėse janė tė varfėr apo tė pasur, shumicė etnike apo pakicė fetare, aleatė politikė tė shtetit apo kundėrshtarė tė tij, tė gjithė shtetasit kanė tė drejtėn pėr mbrojtje tė njėllojtė pėrpara ligjit.
Shteti demokratik nuk mund tė garantojė se jeta do tė sillet me tė gjithė njėlloj, madje nuk ka as edhe pėrgjegjėsi pėr njė gjė tė tillė. Megjithatė, siē shkruan edhe eksperti i sė drejtės kushtetuese, Xhon P. Frenk, «Shteti nuk duhet tė lerė vend kurrsesi pėr padrejtėsi. Atij i duhet kėrkuar qė tė gjithė shtetasit t'i trajtojė nė mėnyrė tė njėllojtė dhe tė barabartė.»
Askush nuk mund tė vihet mbi ligjin, i cih ėshtė, nė fund tė fundit, fryt i popullit dhe jo diēka e imponuar mbi tė. Shtetasit e njė vendi demokratik i nėnshtrohen ligjit, pasi e kanė tė qartė se, duke qenė ligjvėnės, ata po i nėnshtrohen vetvetes, ndonėse jo nė mėnyrė tė drejt-pėrdrejtė. Kur hgjet 1 vendos populli, i cili mė pas i nėshtrohet atyre — kjo ėshtė nė tė mirė tė ligjshmėnsė dhe tė demokracisė.

Procesi i drejtė gjyqėsor

Xhon P. Frenk thekson se nė ēdo shoqėri, gjatė gjithė historisė, ata qė drejtojnė sistemin e drejtėsisė penale zotėrojnė pushtet tė cilin mund ta shpėrdorojnė ose ta pėrdonn si mjet shtypės. Nė emėr tė shtetit, individėt janė burgosur, janė konfiskuar dhe torturuar, janė internuar dhe ekzekutuar pa kurrfarė justifikimi ligjor, madje shpesh edhe pa padi tė rregullta. Tė tilla shpėrdorime nuk mund t'i lejojė asnjė shoqėri demokratike.
Secili shtet duhet tė ketė fuqi qė tė ruajė rendin dhe tė dėnojė veprat kriminale. Por rregullat dhe procedurat nėpėrmjet tė sė cilave shteti ushtron ligjshmėrinė e tij, duhet tė jenė tė hapura e tė pėrcaktuara mirė dhe jo tė fshehta e arbitrare. Ato nuk duhet tė jenė objekt manipulimesh nga ana e shtetit.
Cilat janė kėrkesat bazė pėr zbatimin e njė procesi tė rregullt gjyqėsor nė njė vend demokratik?
Askujt nuk mund t'i dhunohet banesa dhe t'i kontrollohet nga policia, nė qoftė se nuk ėshtė e pajisur me njė urdhėr gjyqi, ku tė motivohet mirė njė veprim i tillė. Nė njė vend demokratik nuk ka vend trokitja nė derė e policisė sekrete nė mes tė natės.
Askush nuk mund tė mbahet nė gjendje arresti pa njė padi tė qartė me shkrim, ku tė motivohet shkelja ligjore pėr tė cilėn ai dyshohet. Personat e arrestuar kanė tė drejtė jo vetėm qė t'u bėhet e qartė pėrmbajtja e saktė e padisė sė ngritur, por nė bazė tė «urdhrit habeas corpus» duhet tė lirohen menjėherė, nė qoftė se gjykata e gjykon padinė e ngritur si tė pabazė, ose arrestimin si tė pahgjshėm.
Personat e akuzuar pėr krime nuk duhet tė mbahen nė burg pėr njė kohė tė gjatė. Ata kanė tė drejtė tė kėrkojnė zhvillimin e njė gjyqi tė shpejtė e me dyer tė hapura, si dhe tė ballafaqohen me paditėsit dhe t'u bėjnė atyre pyetje.
Autoritetet duhet tė njohin dorėzaninė dhe hrimin me kusht pėr tė akuzuarit deri nė zhvillimin e gjyqit, nė qoftė se gjasat qė i pandehuri mund tė largohet, ose qė mund tė kryejė krime tė tjera, gjykohen si tė pakta. Traditat dhe ligjet e shoqėrisė 1 ndalojnė ndėshkimet «mizore dhe tė pazakonta».
Shtetasit nuk mund tė detyrohen tė dėshmojnė kundėr vetvetes. Ndalohet rreptėsisht ēfarėdollo] vetė-fajsimi 1 pavullnetshėm. Rrjedhimisht, policia nuk mund tė pėrdorė nė asnjė rrethanė torturat dhe keqtraj-timet fizike apo psikologjike. Njė sistem ligjor qė ndalon pohimin me forcė, i heq menjėherė policisė ēdo mundėsi qė tė pėrdorė torturat, kėrcėnimet dhe ēdo formė tjetėr shpėrdorimi si mjet pėr tė nxjerrė tė dhėna, pėrderisa gjykata nuk i pranon ato si dėshmi gjatė zhvillimit tė procesit gjyqėsor.
Askush nuk mund tė gjykohet dy herė, d.m.th. ndaj askujt nuk mund tė ngrihet e njėjta padi dy herė. Cilido qė ėshtė gjykuar nga njė gjykatė dhe ka dalė i pafajshėm, nuk mund tė akuzohet kurrsesi pėr tė njėjtin faj pėrsėri.
Duke qenė se krijojnė premisa pėr shpėrdorim tė detyrės nga autoritetet, ligjet e ashtuquajtura «ex post facto» janė gjithashtu tė papranueshme. Kėto janė ligje qė janė nxjerrė pas kryerjes sė veprimit, duke bėrė tė mundur qė njė person tė akuzohet pėr njė krim, ndonėse veprimi i tij nuk ishte i paligjshėm nė kohėn e kryerjes.
Tė pandehurve mund t'u jepen mundėsi tė tjera pėr t'u mbrojtur ndaj veprimeve shtrėnguese tė shtetit. Kėshtu pėr shembull, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė akuzuarit kanė tė drejtė tė kenė avokat, me tė cilin pėrfaqėsohen nė tė gjitha fazat e procedurės penale, edhe nė qoftė se ata nuk janė nė gjendje tė pėrballojnė shpenzimet pėr njė pėrfaqėsim tė tillė. Policia duhet t'u bėjė tė ditur tė pandehurve tė drejtat e tyre gjatė kohės sė arrestit, pėrfshirė tė drejtat pėr tė pasur njė avokat dhe pėr tė qėndruar tė heshtur (qė tė mos krijojnė mundėsi pėr vetėfajėsim).
Metodė e rėndomtė e ushtrimit tė dhunės ėshtė aku-zimi i kundėrshtarėve tė qeverisė pėr tradhti. Pėr kėtė arsye, pėrkufizimi i tradhtisė si akt i dėnueshėm, duhet tė bėhet me shumė kujdes, nė mėnyrė qė ajo tė mos pėr-doret si armė pėr tė shtypur kundėrshtarėt e qeverisė.
Asnjėri prej kėtyre kufizimeve nuk do tė thotė se shtetit i mungon pushteti i duhur pėr zbatimin e ligjit dhe pėr ndėshkimin e shkelėsve tė tij. Pėrkundrazi, sistemi i drejtėsisė penale nė njė shoqėri demokratike bėhet i frytshėm pėr sa kohė qė zbatimi i tij gjykohet nga populli si i drejtė dhe si mbrojtės i tė drejtave tė individit dhe i interesave shtetėrore.
Gjykatėsit mund tė zgjidhen ose tė emėrohen nė detyrė dhe mund ta ushtrojnė atė pėr njė periudhė tė caktuar ose pėrgjithmonė. Pavarėsisht nga mėnyra se si caktohen nė detyrė, rėndėsi ka qė ata tė jenė tė pavarur nga autoritetet politike shtetėrore, pasi vetėm kėshtu mund tė arrihet paanshmėria nė punėn e tyre. Gjyka-tėsit nuk mund tė shkarkohen nga detyra pėr arsye tė vogla apo pėr arsye thjesht politike, por vetėm pėr krime tė rėnda. Vendimi pėr pushimin e tyre merret nėpėrmjet njė procedure zyrtare, si nxjerrja pėrpara gjyqit (paraqitja e padisė) dhe gjykimi i ēėshtjes pėrpara trupit legjislativ.

Kushtetuta

Themeli mbi tė cilin ngrihet njė shtet demokratik ėshtė kushtetuta e tij — deklarata zyrtare e detyrimeve, kufizi-meve, procedurave dhe institucioneve tė tij themelore. Kushtetuta e njė vendi ėshtė ligji themelor i atij vendi, ndaj tė gjithė shtetasit, nga kryeministrat e deri te fsha-tarėt, i nėnshtrohen neneve tė saj. Kushtetuta, e cila paraqitet zakonisht nė njė dokument tė vetėm tė shkruar, pėrcakton kompetencat e qeverisė kombėtare, garanton njohjen e tė drejtave themelore tė njeriut dhe parashtron mėnyrėn e veprimtarisė sė qeverisė.
Pavarėsisht nga kohėzgjatja dhe vlerat historike, kushtetuta duhet tė jetė e aftė pėr t'u ndryshuar dhe pėrshtatur, qė tė mos mbetet veēse njė fosil i admi-rueshėm. Kushtetuta e shkruar mė e vjetėr nė botė, ajo e Shteteve tė Bashkuara, pėrbėhet nga 7 nene tė shkurtra dhe 26 amendamente. Megjithatė, ky doku-ment i shkruar pėrbėn vetėm themelin mbi tė cilin, gjatė 200 vjetėve tė fbndit, ėshtė ngritur njė strukturė e gjerė vendimesh gjyqėsore, ligjesh, veprimtarie presi-denciale dhe praktikash tradicionale, qė ka bėrė qė Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara tė mbetet gjith-monė e gjallė dhe t'i pėrgjigjet kėrkesave tė kohės.
Evoluimi i njė kushtetute sipas njė modeli tė tillė ndodh nė ēdo vend demokratik. Pėrgjithėsisht ekzi-stojnė dy rryma mendimi lidhur me mėnyrėn e ndry-shimit tė kushtetutės sė njė vendi dhe tė pėrmirėsimit tė saj nėpėrmjet amendamenteve. Sipas njėrės rrymė, duhet pėrdorur njė procedurė e vėshtirė, e cila kėrkon disa shkallė, si dhe miratimin me shumicė votash. Sipas kėsaj mėnyre, kushtetuta mund tė ndryshohet rrallė dhe vetėm pėr arsye tė forta qė gjejnė mbėshtetjen e mbarė popullit. Ky ėshtė modeli i Shteteve tė Bash-kuara tė Amerikės, Kushtetuta e tė cilave pėrbėhet nga njė paraqitje e shkurtėr e parimeve kryesore, kompeten-cave dhe kufizimeve tė qeverisė, sė bashku me njė listė mė tė hollėsishme detyrash, procedurash, si edhe njė sėrė tė drejtash themelore tė shtetasve, tė paraqitura nė Kartėn e tė Drejtave.
Njė metodė shumė mė e thjeshtė pėr nxjerrjen e amendamenteve pėr njė kushtetutė, tė cilėn e zbatojnė shumė vende, ėshtė ajo e futjes nė fuqi tė amendamen-teve vetėm pas miratimit tė bėrė nga legjislatura dhe pas votimit tė bėrė nga populli nė zgjedhjet e ardhshme. Qė tė mund tė ndryshohet nė mėnyrė tė tillė, kushtetuta duhet tė jetė tepėr e gjatė dhe tė ketė njė sėrė nenesh pa dallime tė mėdha nga pjesa mė e madhe e legjislacionit.
Asnjė kushtetutė si ajo e Amerikės, e hartuar nė shekullin XVIII, nuk do tė mund t'i bėnte ballė kohės pa u ndryshuar deri nė fund tė shekullit XX. Po ashtu, asnjė kushtetutė qė ėshtė nė fuqi nė ditėt tona, nuk do tė mund tė qėndrojė deri nė shekullin e ardhshėm pa lejuar vend pėr ndryshime — gjithmonė duke u mbajtur fort pas parimeve tė tė drejtave tė njeriut, tė procesit tė rregullt gjyqėsor dhe tė qeverisė sė ngritur me pėlqimin e tė qeverisurve.

----------------------------------------
Lok dhe Monteskje

Themelet e demokracisė kushtetuese moderne u hodhėn gjatė Iluminizmit Evropian — rrymė filozofike e shekullit XVIII, qė drejtohej kundėr ideve tradicionale shoqėrore, fetare e politike, dhe qė mbėshteste racionalizmin. Dy prej mendimtarėve mė me influencė tė kėsaj rryme kanė qenė filozofi anglez, Xhon Lok dhe juristi e filozofi francez, Monteskje.
Mė 1690, Loku botoi veprėn «Dy traktate mbi qeverisjen», e cila do tė hidhte bazat e nymės sė mėvonshme. Teza e tij sipas sė cilės ēdo qeveri e ligjshme mbėshtetet nė «pėlqimin e tė qeveri-surve», e ndryshoi thellėsisht rrjedhėn e deba-teve politikc dhe nxiti zhvillimin e institucio-neve demokratike.
Me tezėn e tij mbi ligjin e natyrės, Loku ho-dhi poshtė pretendimin se njė formė qeverisje-je, veēanėrisht monarkia, ishte aspekt i njė si-stemi tė epėrm hyjnor. Sipas Lokut, ligji i natyranton tė gjithėve tė drejta themelore, pėrfshi-rė kėtu tė drejtėn pėr tė jetuar, tė drejtėn pėr tė gėzuar njė sėrė tė drejtash dhe tė drejtėn pėr tė pasur pasuri e pėr t'i korrur vetė frytet e punės. Pėr sigurimin e kėtyre tė drejtave, theksonte Loku, anėtarėt e njė shoqėrie tė qytetėruar hyj-nė nė marrėdhėnie me qeverinė e tyre. Shtetasi ėshtė i detyruar t'i bindet ligjit, ndėrsa qeveria ka tė drejtė tė nxjerrė ligjet dhe tė mbrojė ven-din nga ēdo dėm qė mund t'i kanoset nga jash-tė — tė gjitha kėto pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Loku theksonte se kur njė qeveri nuk i zbaton ligjet dhe vepron nė mėnyrė arbitrare, shtetasit kanė tė drejtė ta pėrmbysin dhe tė formojnė njė qeveri tė re.
Teoria e Lokut mbi ligjin e natyrės shėrbeu si burim frymėzimi pėr gjithė brezin e filozofėve tė Iluminizmit nė Evropė dhe nė Botėn e Re, duke filluar qysh nga Zhan Zhak Rusoi nė Francė tek Dejvid Hjumi nė Skoci, nga Ema-nuel Kanti nė Gjermani tek Tomas Xhefėrsoni dhe Benxhėmin Frenklini nė atė vend qė mė vonė do tė quhej Shtetet e Bashkuara tė Ameri-kės. Megjithatė pasardhėsi i parė i tij ishte Monteskje, i cili, ashtu si Loku, kishte besim nė njė formė qeverisjeje republikane tė mbėshte-tur nė pėlqimin e tė qeverisurve, por jo nė njė vend demokratik tė mbėshtetur nė sundimin e shumicės. Nė veprėn «Fryma e ligeve», qė u bo-tua mė 1748, Monteskje mbėshteste ndarjen nė mėnyrė tė barabartė tė pushtetit midis degėve ekzekutive, legjislative dhe juridike tė qeverisė, si mjet pėr garantimin e lirisė sė individit. Du-ke e ndarė pushtetin midis presidentit, Kongre-sit dhe Gjykatave, kjo doktrinė dha gjithashtu njė ndihmesė tė rėndėsishme pėr formimin e bazės filozofike mbi tė cilėn u ngrit Kushtetuta e Shteteve tė Bashkuara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ēfarė ėshtė demokracia?   Wed Mar 19, 2008 5:01 am

Zgjedhjet

Treguesi i zgjedhjeve

Zgjedhjet janė institucioni qendror 1 njė forme demokxatike qeverisjeje. Pse? Sepse nė njė vend demokratik, autoriteti i qeverisė buron i tero nga pėlqimi i tė qeverisurve. Mekanizmi kryesor qė e shndėrron kėtė pėlqim nė autoritet shtetėror, ėshtė mbajtja e zgjedhjeve tė lira dhe tė drejta.
Zgjedhje zhvillohen nė tė gjitha vendet demokratike tė kohės sonė, por jo tė gjitha zgjedhjet janė demokratike. Zgjedhje zhvillohen edhe nga diktaturat e krahut tė djathtė, regjimet marksiste dhe shtetet njėpartiakė, qė tė pėrligjin sundimin e tyre. Nė zgjedhje tė tilla, para-qitet vetėm njė kandidat ose njė listė kandidatėsh, pa pasur mundėsi tjetėr zgjedhjeje. Nė kėto zgjedhje mund tė paraqitet njė numėr kandidatėsh pėr ēdo detyrė shte-tėrore, por nėpėrmjet kėrcėnimeve apo manipuhmeve arrihet tė zgjidhet vetėm kandidati pėr tė cilin ka dhėnė pėlqimin qeveria. Mund tė zhvillohen edhe zgjedhje tė drejta, por vetėm brenda partisė nė pushtet. Kėto nuk janė aspak zgjedhje demokratike.

Kur mund tė thuhet se zgjedhjet janė demokratike?

Xhin Kirkpetrik, dijetar dhe ish-ambasador i Shteteve tė Bashkuara pranė Kombeve tė Bashkuara, ka dhėnė kėtė pėrcaktim: «Zgjedhjet demokratike nuk kanė thjesht karakter simbolik... Ato janė zgjedhje kompetitive, periodike, tė gjera dhe pėrcaktuese, nė tė cilat udhėheqėsit e qeverisė zgjidhen nga shtetas qė gėzojnė liri tė plotė pėr tė kritikuar qeverinė, pėr t'i botuar kritikat e tyre dhe pėr tė parashtruar alternativa.» Si t'i kuptojmė kriteret e parashtruara nga Kirkpe-triku? Zgjedhjet demokratike duhet tė jenė kompetitive. Partitė dhe kandidatėt e opozitės duhet tė gėzojnė lirinė e fjalės, tė grumbullimit dhe tė lėvizjes, tė cilat janė tė nevojshme pėr ta shprehur haptazi kritikėn e tyre ndaj qeverisė dhe pėr t'u paraqitur zgjedhėsve rrugėzgjidhje dhe kandidatė tė tjerė. Vetėm lejimi i opozitės pėr tė propozuar kandidatėt e saj pėr fushatėn e zgjedhjeve nuk ėshtė i mjaftueshėm. Zgjedhjet gjatė tė cilave opozita nuk lejohet tė pėrdorė mjetet e informacionit, mitingjet e organizuara prej saj shpėrndahen, apo gazetat e saj ēensurohen, nuk janė demokratike. Partia nė pushtet mund tė pėrfitojė nga pozita e saj, por megjithatė rregullat dhe mėnyra e zhvillimit tė fushatės sė zgjedhjeve duhet tė jenė tė drejta.
Zgjedhjet demokratike janė periodike. Vendet demokratike nuk zgjedhin as diktatorė, as presidentė tė pėrjetshėm. Zyrtarėt e zgjedhur pėrgjigjen pėrpara popullit dhe nė periudha tė caktuara, duhet tė kthehen te zgjedhėsit pėr tė kėrkuar mandatin pėr ushtrimin e mėtejshėm tė detyrės. Kjo do tė thotė se zyrtarėt e njė vendi demokratik edhe mund tė shkarkohen nga detyra. Pėrjashtim bėjnė vetėm gjykatėsit, tė cilėt, pėr t'i mbrojtur nga ndonjė presion nga ana e popullit dhe pėr tė siguruar paanshmėrinė e tyre, mund tė emėrohen pėrgjithmonė nė detyrė dhe mund tė shkarkohen nga detyra vetėm pėr gabime tė rėnda.
Zgjedhjet demokratike janė tė gjera. Pėrkufizimi i shtetasit dhe i zgjedhėsit duhet tė jetė mjaft i gjerė, qė tė pėrfshijė njė pjesė shumė tė madhe tė popullsisė sė rritur. Njė qeveri e zgjedhur nga njė grup i vogėl dhe i kufizuar zgjedhėsish nuk ėshtė demokratike, sado demokratike qė mund tė duket jeta e saj e brendshme. Njė nga dramat e mėdha tė demokracisė gjatė gjithė historisė ka qenė lufta e grupeve pa pėrkrahje — qofshm kėto pakica raciale, etnike apo fetare, ose gra — pėr tė fituar qytetari tė plotė dhe bashkė me tė, edhe tė drejtėn pėr tė votuar dhe pėr t'u zgjedhur nė detyra shtetėrore. Kėshtu pėr shembull, nė vitin 1787 kur u nėnshkrua Kushtetuta nė Shtetet e Bashkuara, vetėm pronarėt e bardhė meshkuj kishin tė drejtė pėr tė zgjedhur dhe pėr t'u zgjedhur. Kushti pėr tė qenė pronar pasurie u hoq nė fillim tė shekullit XIX, ndėrsa gratė e htuan tė drejtėn e votės nė vitin 1920. Megjithatė deri nė lėvizjen pėr tė drejta civile nė vitet 60 tė shekulht tonė, zezakėt amenkanė nė Amerikėn e Jugut nuk gėzonin ende tė drejta tė plota votimi. Perfundimisht, nė vitin 1971, mc uljen e moshės sė votimit nga 21 nė 18 vjeē, tė drejtėn e votės e fituan edhe shtetasit e rinj.
Zgjedhjet demokratike janė pėrcaktuese. Ato pėrcaktojnė udhėheqjen e vendit. Frenat e shtetit i mbajnė nė dorė pėrfaqėsuesit qė janė zgjedhur nga populli dhe qė i nėnshtrohen hgjeve dhe kushtetutės sė vendit tė tyre. Ata nuk janė thjesht kukulla apo udhė-heqės simbohkė.
Sė fundi, zgjedhjet demokratike nuk kufizohen vetėm nė zgjedhjen e kandidatėve. Zgjedhėsve mund t'u kėrkohet tė vendosin edhe pėr ēėshtje politike drejt-pėrsėdrejti nėpėrmjet votimit nė referendume dhe nisma. Nė Shtetet e Bashkuara pėr shembull, legjisla-turat shtetėrore mund tė vendosin qė ta «paraqesin» ose ta shtrojnė njė ēėshtje drejtpėrsėdrejti pėrpara zgje-dhėsve. Pėr rastet e nismave, vetė shtetasit mund tė mbledhin numrin e duhur tė nėnshkrimeve (zakonisht njė pėrqindje tė numrit tė zgjedhėsve tė regjistruar nė atė shtet) dhe tė kėrkojnė qė ēėshtja tė hidhet nė votė nė zgjedhjet e ardhshme — qoftė edhe nė kundėrshtim me mendimin e legjislaturės ose tė guvernatorit tė shtetit. Nė njė shtet si Kalifornia, sa herė qė votojnė, zgjedhėsit ndeshen me njė sėrė nismash legjislative, duke filluar nga ndotja e mjedisit deri te ēmimet e sigu-rimit tė makinave.

Etika demokratike dhe opozita besnike

Demokracia lulėzon mbi bazėn e ēiltėrsisė dhe tė dhėnies sė llogarisė pėr gjithēka, me njė pėrjashtim shumė tė rėndėsishėm, aktit tė votimit. Qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe qė mundėsia pėr manipulime tė jetė sa mė e vogėl, duhet qė votimi nė njė vend demokratik tė jetė i fshehtė. Nė tė njėjtėn kohė, ruajtja e kutisė sė votimit dhe numėrimi i votave duhet tė bėhet sa mė haptas, me qėllim qė zgjedhėsit tė jenė tė sigurtė pėr saktėsinė e rezultateve dhe qė qeveria tė dalė me tė vėrtetė nga «pėlqimi» i tyre.
Njė nga konceptet mė tė vėshtira pėr t'u pranuar nga disa, veēanėrisht nė ato vende ku marrja e pushtetit ėshtė bėrė me armė, ėshtė ai i «opozitės besnike». Kjo ide ka rėndėsi jetike pėr demokracinė. Nė thelb, kjo do tė thotė se tė gjitha palėt nė njė vend demokratik janė tė zotuara njėlloj pėr mbrojtjen e vlerave themelore tė demokracisė. Nuk ėshtė e thėnė qė rivalėt politikė ta duan patjetėr njėri-tjetrin. Megjithatė ata duhet t'i bėjnė lėshime njėn-tjetrit dhe ta kenė tė qartė se secili prej tyre duhet tė kryejė njė detyrė tė ligjshme dhe tė rėndėsishme. Jo vetėm kaq, por panmet bazė mbi tė cilat ngnhet shoqėna, duhet tė nxisin tolerancėn dhe mirėsjelljen gjatė debateve tė hapura.
Kur zgjedhjet pėrfundojnė, ata qė humbasin duhet ta pranojnė gjykimin e zgjedhėsve. Nė qofte se humbet partia qė kishte pushtetin, ajo e dorėzon atė nė mėnyrė paqėsore. Pavarėsisht se kush fiton, tė dyja palėt duhet tė shprehin gadishmėrinė pėr tė bashkėpunuar pėr zgjidhjen e problemeve tė pėrbashkėta tė shoqėrisė. Pala qė ka humbur, tashmė kundėrshtare politike, e ka tė qartė se nuk ėshtė nė rrezik pėr jetėn dhe nuk e pret burgu. Pėrkundrazi, opozita, qoftė e pėrbėrė nga njė apo nga shumė parti, mund tė vazhdojė tė marrė pjesė nė jetėn e vendit, duke qenė e ndėrgjegjshme se roli i saj ka rėndėsi themelore nė jetėn e njė vendi qė e meriton tė quhet demokratik. Anėtarėt e opozitės nuk i qėndrojnė besnikė praktikave tė veēanta politike tė qeverisė, por ligjshmėrisė bazė tė shtetit dhe vetė procesit demokratik.
Nė zgjedhjet e ardhshme, partitė e opozitės do tė kenė pėrsėri mundėsi pėr tė konkurruar pėr pushtet. Madje njė shoqėri pluraliste ku pushteti i qeverisė ėshtė i kufizuar, krijon premisa pėr t'i paraqitur palės qė ka humbur nė zgjedhje, mundėsi pėr detyra shtetėrore jashtė kuadrit tė qeverisė. Ato qė humbasin nė zgjedhje, mund tė vazhdojnė tė jenė parti opozitare zyrtare. Por ato mund tė vendosin gjithashtu tė marrin pjesė edhe nė procesin dhe debatin politik mė tė gjerė, duke shkruar, duke mėsuar tė tjerėt, apo duke u futur nė njėrėn prej organizatave private tė shumta qė merren me probleme shtetėrore. Nė fiind tė fundit, zgjedhjet demokratike nuk janė luftė pėr ekzistencė, por garė pėr t'i shėrbyer shoqėrisė sa mė mirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ēfarė ėshtė demokracia?   Wed Mar 19, 2008 5:02 am

Kultura E Demokracisė

Kulturė qytetare

Demokracia nuk mund tė barazohet thjesht me institu-cionet e saj. Demokracia e shėndoshė varet shumė nga shkalla e zhvillimit tė kulturės demokratike qytetare. Kultura nė kėtė kuptim, thekson Dajena Reviē, nuk ka tė bėjė me artin, letėrsinė a me muzikėn, por me «sjelljet, praktikat dhe normat qė pėrcaktojnė aftėsinė e njė populli pėr t'u vetėqeverisur.»
«Njė sistem politik totalitar, — shkruan ajo, — nxit plogėshti dhe moskokėēarje. Regjimi pėrpiqet tė farkė-tojė njė qytetari tė bindur dhe tė nėnshtruar. Krejtėsisht ndryshe, kultura qytetare e njė shoqėrie demokratike formohet nga veprimtaria e lirė e individėve dhe e grupeve. Shtetasit e njė shoqėrie tė lirė ndjekin interesat e tyre, ushtrojnė tė drejtat e tyre dhe pėrgjigjen pėr jetėn e tyre. Ata vendosin vetė ku do tė punojnė, se ēfarė pune do tė bėjnė, ku do tė banojnė, nėse duhet tė hyjnė nė ndonjė parti politike, ēfarė tė lexojnė dhe kėshtu me radhė. Kėto janė vendime personale, jo vendime politike.»
Letėrsia, arti, drama dhe filmi — shprehje artistike tė kulturės sė njė shoqėrie — janė gjithashtu tė pavarura nga qeveria. Shoqėria demokratike mund t'i pėrkrahė apo nxisė artistėt dhe shkrimtarėt, por ajo nuk mund tė caktojė kritere artistike, apo tė gjykojė vlerėn e njė vepre artistike, as nuk mund tė ēensurojė njė vepėr tė tillė. Artistėt nuk janė nėpunėsa apo shėrbėtorė tė shtetit. Ndihmesa kryesore qė demokracia duhet t'i japė artit ėshtė liria pėr tė krijuar, pėr tė eksperimentuar, pėr tė zbuluar botėn e mendjes dhe tė shpirtit tė njeriut.

Demokracia dhe arsimi

Arsimi ėshtė pjesė pėrbėrėse jetike e ēdo shoqėrie, sidomos e njė shoqėrie demokratike. Lidhur me kėtė Tomas Xhefėrsoni shkruan: «Nė qoftė se njė komb shpreson tė jetė i paditur dhe i lirė nė kohėn e qytetė-rimit, ai shpreson pėr diēka qė nuk ka ndodhur dhe qė nuk do tė ndodhė kurrė.»
Ndryshe nga shoqėritė autoritare, tė cilat pėrpiqen tė ngulitin njė qėndrim pėr tė pranuar gjithēka nė mėnyrė pasive, qėllimi i arsimit demokratik ėshtė tė formojė qytetarė me botėkuptim tė pavarur, kėrkues e tė arsyeshėm dhe njėkohėsisht me ide mjaft tė qarta pėr teorinė dhe praktikėn e demokracisė. Profesori i Universitetit tė Vanderbiltit, Ēester E. Fini i Ri, nė fjalėn e tij pėrpara arsimtarėve nė Nikaragua ka thėnė: «Njerėzit mund tė lindin tė etur pėr liri personale, por ata nuk lindin tė ditur pėr masat shoqėrore dhe politike qė duhen marrė pėr ta bėrė lirinė tė mundur pėr veten dhe fėmijėt e tyre... Gjėra tė tilla fitohen. Ato duhen mėsuar.»
Sipas kėsaj pikėpamjeje, nuk mjafton tė thuhet se detyra e arsimit nė njė vend demokratik ėshtė thjesht tė shmangė indoktrinimin qė haset nė regjimet autoritare dhe tė realizojė njė mėsim tė paanshėm nga interesat politike. Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur, pasi ēdo lloj arsimi pėrēon, dashur pa dashur, interesa tė caktuara. Nxėnėsve mund t'u mėsohen me tė vėrtetė parimete demokracisė nė frymėn e hulumtimeve tė hapura, tė cilat paraqesin nė vetvete interesa tė rėndė-sishme demokratike. Nė tė njėjtėn kohė, nxėnėsit nxiten tė ngrihen kundėr mendimit tradicional me argumente tė bazuara dhe punė kėrkimore tė kujdesshme. Debatet mund tė jenė tė gjalla. Megjithatė tekstet shkollore mbi demokracinė nuk duhet tė mos i pėrfillin ngjarjet apo faktet e pakėndshme a tė diskutueshme.
«Arsimi luan rol tė veēantė nė njė shoqėri tė lirė», — thotė Fini. «Ndėrsa sistemet arsimore tė regji-meve tė tjera janė vegla tė kėtyre regjimeve, nė njė vend demokratik, regjimi ėshtė shėrbėtor i popullit, i njė populli, aftėsia e tė cilit pėr ta krijuar, mbėshtetur dhe pėrsosur kėtė regjim varet nė shkallė tė madhe nga cilėsia dhe efektshmėria e strukturave arsimore nėpėr tė cilat ai kalon. Mund tė thuhet me tė drejtė se nė njė vend demokratik, arsimi e bėn vetė lirinė tė lulėzojė me kalimin e kohės.»

Konflikti, kompromisi dhe konsensusi

Qeniet njerėzore kanė dėshira tė shumta, ndonjėherė edhe kontradiktore. Njerėzit lakmojnė sigurinė, dhe megjithatė pėlqejnė edhe aventurėn. Ata aspirojnė pėr liri personale, dhe megjithatė kėrkojnė edhe barazi shoqėrore.
E tillė ėshtė edhe demokracia. Duhet vėnė nė dukje se shumė prej kėtyre tė kundėrtave, madje paradoksesh, janė tė pranishme nė ēdo shoqėri demokratike. Lari Dajėmėnd, bashkėbotues i «Revistės sė demokracisė» (Journal of Democracy) dhe bashkėpunėtor i Institutit «Huvėr», ėshtė i mendimit se midis konfliktit dhe marrėveshjes ekziston njė paradoks qendror. Demo-kracia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė sėrė rregullash pėr zgjidhjen e konfliktit. Nė tė njėjtėn kohė, ky konflikt duhet tė zgjidhet brenda caqeve tė caktuara dhe tė sjellė kompromisin, konsensusin apo marrė-veshje tė tjera qė gjykohen nga tė gjitha palėt si tė ligjshme. Theksimi i tepėrt i njėrės anė tė barazimit mund tė rrezikonte gjithēka. Nė qoftė se grupet e vėshtrojnė demokracinė vetėm si njė forum ku ato kėrkojnė realizimin e kėrkesave tė tyre, shoqėria do tė shkatėrrohej nga brenda. Nė qoftė se qeveria ushtron mbi popullin presion tė tepėrt pėr arritjen e konsen-susit, duke e mbytur zėrin e tij, shoqėria do tė shkatė-rrohej nga lart.
Pėrfundimi ėshtė se zgjidhja pėr njė ēėshtje tė tillė nuk ėshtė e vetme apo e lehtė. Demokracia nuk funk-sionon vetvetiu, sapo tė pėrdoren parimet dhe proce-durat e duhura. Njė shoqėri demokratike ka nevojė pėr pėrkushtimin e qytetarėve, tė cilėt duhet ta kuptojnė pashmangshmėrinė e konfliktit dhe domosdoshmėrinė e tolerancės.
Ka rėndėsi tė kuptohet se shumė konflikte nė njė shoqėri demokratike nuk lindin nga njė kundėrvėnie e prerė midis dy pikėpamjeve, ku njėra ėshtė «e drejtė» dhe tjetra «e gabuar», por midis dy interpretimeve tė ndryshme tė tė drejtave demokratike dhe parėsive shoqėrore. Nė Shtetet e Bashkuara, krijohen shpesh debate tė tilla. A ėshtė e drejtė, pėr shembull, qė grupeve tė pakicave qė kanė vuajtur historikisht nga dallimi racial, t'u jepet njė pėrqindje e caktuar vendesh pune? A ka tė drejtė shteti tė shpronėsojė shtėpinė e dikujt pėr tė ndėrtuar nė vend tė saj njė rrugė shumė tė nevojshme? E drejta e kujt duhet tė mbizotėrojė kur shoqėria kėrkon tė ndalojė prerjen e druve, nė emėr tė ruajtjes sė bimėsisė, por nė kurriz tė humbjes sė vendeve tė punės dhe tė rrėnimit ekonomik tė disa bashkėsive tė vogla, pėr tė cilat industria e drurit ėshtė burimi i vetėm i tė ardhurave? A kemi tė bėjmė me cėnim tė tė drejtave tė qytetarėve apo me mbrojtje tė tė drejtave tė bashkėsisė, kur policia kontrollon pa dallim tė gjithė njerėzit, pėr tė penguar kontrabandėn e drogės?
Kėtyre pyetjeve nuk mund t'u pėrgjigjesh lehtė, ndėrkohė qė rregullat e pėrgjithshme tė demokracisė vetėm na udhėzojnė si t'i trajtojmė dhe analizojmė kėto probleme. Nė tė vėrtetė, zgjidhjet qė mund t'u jepen kėtyre problemeve mund tė ndryshojnė me kalimin e kohės. Kjo ėshtė arsyeja qė zhvillimi i kulturės demo-kratike ka rėndėsi shumė tė madhe. Individėt dhe grupet duhet tė paktėn tė tregojnė vullnetin e mirė pėr tė toleruar dallimet midis tyre, duke pranuar se argu-mentet e palės tjetėr janė me tė vėrtetė tė drejta. Palėt e ndryshme qė marrin pjesė nė njė debat, qoftė nė shkallė lagjeje apo parlamenti, mund tė takohen nė frymė kompromisi dhe tė kėrkojnė njė zgjidhje tė veēantė, tė ngritur mbi parimin e pėrgjithshėm tė sundimit tė shumicės dhe tė tė drejtave tė pakicės. Nė disa raste, do tė ishte e nevojshme qė ēėshtja tė hidhej nė votė zyrtarisht, por palėt mund tė arrijnė njė konsensus apo marrėveshje jozyrtatare nėpėrmjet deba-teve dhe kompromisit. Nė tė njėjtėn kohė, kėto prak-tika kanė edhe tė mirėn tjetėr se mbi bazėn e tyre, ngrihet besimi i nevojshėm pėr zgjidhjen e problemeve tė ardhshme.
«Krijimi i koalicioneve, — vė nė dukje Dajena Reviē, — ėshtė thelbi i veprimit demokratik. Ai i mėson grupet e interesuara tė hyjnė nė bisedime me tė tjerėt, tė bien nė kompromis dhe tė punojnė brenda kuadrit tė sistemit kushtetues. Gjatė punės pėr formimin e koalicionit, grupet me mosmarrėveshje midis tyre, mėsojnė si tė diskutojnė nė mėnyrė paqė-sore, si tė ndjekin qėllimet e tyre nė mėnyrė demokra-tike dhe sė fundi, si tė jetojnė nė njė botė tė larmishme.»
Demokracia nuk pėrbėn njė sėrė tė vėrtetash tė njohura e tė pandryshueshme. Ajo ėshtė njė meka-nizėm, nga i cili, njerėzit, sado nė mėnyrė jo tė pėrsosur, mund ta arrijnė tė vėrtetėn nėpėrmjet ballafa-qimit tė ideve, tė individėve e tė institucioneve, dhe kompromisit midis tyre. Demokracia ka karakter prag-matik. Idetė dhe zgjidhjet e problemeve nuk kontro-llohen sipas njė ideologjie tė ngurtė, por provohen nė botėn reale, ku ato shtrohen pėr diskutim dhe ndryshohen, pranohen ose hidhen poshtė.
Vetėqeverisja nuk tė mbron nga gabimet, as nuk i jep fund grindjeve etnike dhe as nuk garanton mbarėvajtjen e ekonomisė. Megjithatė, ajo merr parasysh debatet dhe shqyrtimet qė bėhen pėr gjetjen e gabimeve, i lejon grupet tė mblidhen dhe tė sheshojnė mosmarrėveshjet dhe krijon mundėsi pėr ripėrtėritje dhe investime, qė janė baza e zhvillimit ekonomik.

------------------------------------------------

Karta e tė drejtave dhe tė drejtat e njeriut

Nė verėn dhe vjeshtėn e vitit 1789, brenda njė muaji, u aprovuan dy dekkrata historike mbi tė drejtat e njeriut — Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut dhe tė Qytetarit mė 26 gusht nė Francė dhe Karta e tė Drejtave mė 25 shtator nė Ame-rikė. Tė dyja kėto dokumente u pėrpiluan mbi bazėn e doktrinės sė tė drejtave tė natyrshme dhe tė disa burimeve tė tjera filozofike tė Ilu-minizmit, nė njė kohė kur qėndrimet e Francės dhe tė Amerikės ishin tė pėrafėrta dhe tė paj-tueshme. Por shumė shpejt rragėt e tyre do tė ndaheshin.
Marrėdhėniet e hershme franko-amerikane ishin komplekse dhe jo fare pa kontradikta. Nė kohėn e Revolucionit Amerikan mė 1776, Franca ishte njėkohėsisht qendra e mendimit iluminist dhe vendi ku sundonte monarkia mė e fuqishme e Evropės, ajo e Burbonėve, me oborrin e tyre vezullues nė Versajė. Megjithatė Franca lidhi njė aleancė ushtarake me kolonitė rebele tė Amerikės, pėr tė mposhtur armikun e tyre tė pėrbashkėt, Britaninė e Madhe. Pėr kritikėt francezė tė Regjimit tė Vjetėr, Amerika pėrfaqėsonte, qoftė edhe nė mėnyrė tė papėr-sosur, idealin e tyre iluminist pėr liri nga ēensu-ra, pėr tė drejta tė natyrshme dhe pėr njė riorga-nizim tė pėrshtatshėm tė qeverisė.
Dhjetė vjet mė vonė, amerikanėt mbėshte-tėn nė mėnyrė tė flaktė fazėn e shpėrthimit tė Revolucionit Francez — mbledhjen e Estat Zheneralit, sulmin kundėr Bastijės dhe kriji-min e Asamblesė Kombėtare. Por mbėshtetja e amerikanėve mori fund me ekzekutimin e Lui-gjit XVI dhe me ardhjen nė fuqi tė Mbretėrisė sė Terrorit. Qeveria federaliste konservative nė Uashington u tmerrua nga pėrdorimi i dhunės. «Nė Francė janė mbjellė dhėmbė dragonjsh dhe prej tyre kanė mbirė pėrbindėsha», — vinte nė dukje presidenti i dytė i Shteteve tė Bash-kuara, Xhon Edėms.
Megjithatė, opozita politike qė po shfaqej nė Shtetet e Bashkuara, me nė krye Tomas Xhcfėrsonin, vazhdoi tė mbėshteste republika-nizmin francez. «Kėtu po shkruhet kapitulli i historisė sė ēlirimit tė Evropės», — shkraante Tomas Xhefėrsoni. Idealizimi i mėparshėm i Amerikės prej reformatorėve dhe revolucio-narėve francezė ishte shndėrruar nė vitet 1790, nė idealizimin e Francės prej republikanėve amerikanė.
Nė njė letėr drejtuar Xhefersonit, figura e rėndėsishme e iluminizmit francez, Zonja Hudėto shkruante: «Ndryshimi karakteristik midis revolucionit tuaj dhe revolucionit tonė ėshtė se, duke mos pasur asgjė pėr tė shkatė-rruar, ju nuk kishit asgjė pėr tė dėmtuar.» Revo-lucionet nė Francė dhe nė Amerikė mund tė kenė marrė drejtime krejtėsisht tė ndryshme, megjithatė, nė Kartėn e tė Drejtave dhe nė De-klaratėn e tė Drejtave tė Njeriut, Franca dhe Amerika mbrojtėn nė mėnyrė tė qėndrueshme tė drejtat e individit, tė cilat me kalimin e vite-ve, u pėrhapėn nga kushtetuta polake, qė u nėnshkrua mė 3 maj 1791, deri tc kushtetutat kombėtare qė po hartohen nė ditct tona.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ēfarė ėshtė demokracia?   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ēfarė ėshtė demokracia?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Galeri? Ku ėshtė?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Kultura :: Kulturė demokratike-
Kėrce tek: