AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Odhise Paskali

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Odhise Paskali Empty
MesazhTitulli: Odhise Paskali   Odhise Paskali Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 11:52 am

Odhise Paskali, njė nga themeluesit e skulpturės shqiptare


Stilian Adhami*

Artisti i Popullit, Odhise Paskali mund tė cilėsohet pa frikė si themeluesi i skulpturės shqiptare dhe njė nga personalitetet mė tė rėndėsishme tė artit shqiptar. Odhisea lindi nė vitin 1903 nė Pėrmet. Ai u rrit dhe u edukua nė njė mjedis arsimdashės. Qė nė rini spikati zgjuarėsia, shkathtėsia dhe vullneti i tij pėr studime, aftėsi qė i bėnė tė mundur fitimin e sė tė drejtės sė studimit tė shkollės sė mesme nė Itali, ku u shqua si njė ndėr studentėt mė tė mirė. Po kėshtu, pėrfundon me rezultate tė mira edhe Fakultetin e Letėrsisė e Filozofisė nė Torino dhe mė pas studion edhe pėr histori arti.
Qė nė vitet e hershme, Odhisea dallohet pėr shpirtin e iniciativės. Ai u bė nismėtar pėr krijimin e shoqėrisė “Studenti shqiptar” nė Torino dhe pėr botimin e revistės sė studentėve shqiptarė tė atjeshėm nė vitet ‘20. Ndėrsa nė vitet ‘30 e shohim nismėtar tė shoqatės “Miqt e Arbrit”; si organizator tė sė parės ekspozitė tė arteve figurative dhe tė ēeljes sė Shkollės sė Vizatimit nė Tiranė.
Hapat e para tė karrierės sė Odhisesė janė nė fushėn e publicistikės. Ai u shqua nė estetikė dhe kritikė arti. Shkroi artikuj tė ndryshėm me mendime e meditime pėr artin nė mjaft organe shtypi tė vendit apo tė huaja. Nėse mund t’u hedhėsh njė sy artikujve tė tij tė viteve ‘20, mund tė vėsh re aktualitetin e tyre edhe sot. Sikur kėto shkrime tė autorit tė mblidheshin, mund tė bėhej njė botim i veēantė mbi publicistikėn e tij.
Odhisea dinte t’u pėrshtatej me shumė zgjuarsi situatave nė ēdo kohė. Duke gjykuar se vendi nė vitet ‘20-‘30 kishte mungesė skulptorėsh, me tė mbaruar fakultetin dhe studimet pėr artin, i pėrvishet punimeve plastike, pra artit tė skulpturės pranė ateliesė sė njė skuptori italian realist e monumentalist tė Torinos. Kėshtu ai bėhet skulptori i parė profesionist shqiptar.
Me pushtimin fashist tė vendit, Odhisea si erudit nė fushėn e artit, caktohet anėtar i Institutit tė Studimeve tė atėhershme, por nė mungesė edhe tė porosive tė mjaftueshme, pėr ngritje shtatoresh, detyrohet tė ēelė njė punishte pėr pėrgatitje shkumėsash pėr nevojat e shkollave tė vendit. Me ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit nazifashistė, krahas vazhdimit tė krijimeve skulpturore pėr figurat e rilindasve, nė tematikėn e punimeve tė tij zėnė vend edhe heronjtė e popullit dhe dėshmorėt e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.
Edhe pse Odhisea jetoi nė Pėrmet vetėm 14 vjet dhe shumicėn e jetės 82-vjeēare e kaloi nė Itali dhe nė Tiranė, ai ishte i lidhur me vendlindjen. Pėrveē ecejakeve tė herėpashershme pranė familjes nė periudha tė ndryshme para djegies sė shtėpisė sė tij nė korrik tė vitit 1943 nga fashistėt, ai krijoi nė vendlindje njė sėrė veprash, midis tė cilave skulpturėn e “Partizantit Ēlirimtar”, punėn e grupit skulpturor “Shokėt” nė varrezat e dėshmorėve tė Pėrmetit; bustin e Naimit; tė Nonda Bulkės dhe tė Fanjo Ēiēakos nė qytet; bustet e vėllezėrve Frashėri nė sheshin para Shtėpisė Muze nė Frashėr, bustin e dr. Refat Frashėrit, etj. Kompleksin e varrezave tė dėshmorėve tė Pėrmetit, ai e plotėsoi me tri figura pėr tė pėrjetėsuar edhe tre kushėrinjtė e tij tė parė (Harallamb Papa, Gaqi Vinjau e Foti Adhami). Nė shtėpinė e piktorit tė merituar Aristotel Papa, qė ka mė shumė se njė vit qė ėshtė ndarė nga jeta, ndodhet edhe njė bust i vėllait tė tij, dėshmorit Harallamb Papa, punuar e dhuruar nga Odhisea vite mė parė. Ndoshta ky bust mund tė mos jetė evidentuar nga Galeria Kombėtare e Arteve Figurative.
Odhisea, duke iu kushtuar kryekėput krijimtarisė sė tij, nuk ishte i prerė pėr ēėshtje administrative. Kur u emėrua drejtor i Galerisė sė Arteve aty nga vitet ‘60, ai nuk kishte dėshirė as t’i vinin telefon nė zyrė, pasi zilja e tij e shqetėsonte dhe nuk e linte tė punonte.
Pėrveē punimeve konkrete, ai mbante shpesh shėnime nė formė ditari, qoftė pėr meditime mbi artin qoftė edhe kujtime historike, gjė qė bėri tė mundur, qė njė vit pas vdekjes sė tij mė 1986, tė botohej libri “Gjurmė jete”, njė material nė fakt i shkurtuar e i cunguar.
Ndėrsa janė ngritur mjaft shtėpi muze pėr figura tė shquara tė vendit tonė qė nga Mic Sokoli e Luigj Gurakuqi nė veri dhe tė Vangjush Mio e Hasan Tahsini nė jug ( pavarėsisht se disa prej tyre janė shkatėrruar nga varrmihėsit e kombit) do tė ishte mirė qė kėtij rrjeti muzeor t’i shtohet edhe shtėpia –muze e Odhise Paskalit. Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve ndoshta duhet tė marrė njė vendim pėr tė rindėrtuar shtėpinė e tij nė qytetin e Pėrmetit - njė shtėpi dykatėshe me pak dhoma - dhe nė njė kohė tė pėrshtatshme ajo tė kthehet nė shtėpi muze (ndoshta pėr tė dy skulptorėt e popullit, pėrfshi dhe Janaq Pacon - tė dy pėrmetarė dhe bashkėpunėtorė nė themelimin e skulpturės shqiptare). Krijimi i njė shtėpie tė tillė muze do tė kishte mė shumė vlerė tė bėhej tani qė jetojnė njerėz nga brezi i vjetėr dhe njohin strukturėn e dikurshme tė asaj shtėpie, aktualisht e rrafshuar. Nė kėtė mėnyrė do tė plotėsohej edhe njė dėshirė e Odhisesė, tė cilėn e ka shprehur aty nga vitet ‘60 nė mjediset e Ministrisė sė Arsimit e Kulturės. Ai shfaqi dėshirėn qė nė oborrin e shtėpisė sė tij nė Pėrmet, tė vendosej autoportreti i tij, tė cilin e kishte gati. Por kjo ishte e pamundur nė atė kohė, pasi nomenklatura moniste lejonte qė vetėm pėr udhėheqėsin kryesor tė vendoseshin buste e shtatore pėr sė gjalli. Sot Odhisea kujtohet nga veprat e tij skulpturore, tė cilat flasin vetė dhe kuvendojnė pėrditė me kalimtarėt. Ndoshta njė shtėpi muze, ku tė tregohej historia e jetės dhe veprave tė tij do tė pėrjetėsonte pėr brezat e ardhshėm imazhin e plotė tė kėtij personaliteti tė madh tė artit shqiptar.

Prof. Dr. Stilian Adhami
Anėtar i kryesisė sė shoqatės atdhetaro-kulturore “Pėrmeti”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Odhise Paskali Empty
MesazhTitulli: Re: Odhise Paskali   Odhise Paskali Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 11:52 am

Pėrkujtohet sot nė Galerinė Kombėtare tė Arteve skulptori i njohur


Njė shekull nė daltėn e Odhise Paskalit

Admirina Peēi

Ai kurrė nuk kreu studime pėr skulpturė nė jetėn e tij. Por kjo nuk e pengoi qė ai tė ishte ndėr mė tė mėdhenjtė e skulpturės shqiptare.

Odhise Paskali sė bashku me famėn e artit tė tij ka mbėrritur nė kufirin e moshės ku shėnohet shifra 100. Njė pėrvjetor i veēantė qė pėrkujtohet nė Galerinė Kombėtare tė Arteve me njė miniekspozitė skulpture me 8 vepra tė ndodhura nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Ishte menduar qė pėr artistin e madh nėn kėtė 100-vjetor tė akordohej nga Presidenti i Shqipėrisė edhe titulli "Nderi i Kombit". Por ky titull do t'i akordohet vetėm nė muajin janar pas vdekjes, skulptorit tė sa e sa monumenteve kombėtare, tė shpėrndara nė tė gjithė Shqipėrinė, Odhise Paskalit. Sipas drejtorit tė Galerisė Kombėtare, Abaz Hado, atė ditė do tė zhvillohet edhe njė simpozium shkencor mbi figurėn e artistit. Ndėrsa sot paradite nė pėrvjetorin e lindjes sė tij, pranė kėtij institucioni, pėrveē njė pasqyrimi tė shkurtėr tė kontributit qė Paskali ka dhėnė nė kulturėn tonė, do tė ekspozohen edhe disa punė tė tij, tė ndodhura nė fondin e galerisė. "Janė 8 skulptura qė autori i ka punuar nė periudha tė ndryshme tė jetės sė tij, qė do tė ekspozohen pėr publikun, mes tė cilave figura e njė malėsori e derdhur nė bronz, njė miniskulpturė luftėtari, figura e ish-diktatorit Enver Hoxha nė rini tė tij", thotė drejtori i Galerisė Kombėtare tė Arteve, Abaz Hado, sipas tė cilit, vepra mė interesante qė do tė paraqitet nė kėtė ekspozitė pėrkujtimore ėshtė boceti i statujės "Fundi i Nazizmit", e cila ndodhet nė oborrin e njėrit prej kampeve tė pėrqendrimit "Mathauzen".

E megjithėse, Paskali nuk studioi pėr skulpturė, ai mbetet mė i madhi skulptor shqiptar i tė gjitha kohėrave. Odhise Paskali ishte shkrimtar, gazetar, pėrkthyes, piktor, skulptor. Kishte mbaruar studimet e larta pėr filozofi dhe letėrsi nė Torino, por deri nė vitin 1927 ende nuk e dinte se ēfarė drejtimi do tė merrte jeta e tij. Ai krijonte nė shumė gjini dhe tė gjitha ishin tė arrira. Ndėrsa botonte mendimet e tij nė shtypin e kohės, realizonte edhe skulpturė. Vepra e tij e vitit 1924, "I urituri", do tė bėhej e njohur pėr tė gjithė shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit dhe ky ishte momenti kur u dallua mė sė shumti si skulptor. Njė ndėr kryeveprat e tij mbetet figura e Skėnderbeut, e cila ndryshe nga tė gjitha realizimet e deritanishme, duket se i shkon mė pėr shtat heroit kombėtar. Pėr tė ai ka punuar pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa janė edhe vepra tė tjera tė tij shumė tė njohura si "Flamurtari", "Luftėtari Kombėtar", "Malėsori", "Jeronim De Rada", "Naim Frashėri" etj. Por nė jetėn e tij artistike skulptorit Paskali i humbėn shumė vepra. Mendohet se njė numėr i madh veprash qė i pėrkasin viteve “30-tė gjenden nė Itali, Gjenevė, Maqedoni etj. Shumė janė marrė si plaēkė lufte gjatė pushtimit. Nė vitin 1925, kur sapo kishte pėrfunduar kryeveprėn e tij "I urituri", Odise Paskali, kėrkonte mundėsitė pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Itali, dėshirė tė cilėn mund t'ia realizonte vetėm mbreti. Ai dėrgon nė Pallatin Presidencial dy veprat e tij tė fundit "I urituri" dhe "Fytyrė vajze", vepra qė mė pas mbetėn nė pallatin e Zogut, e mė pas u nisėn pėr nė Itali.



Jeta e skulptorit tė madh

Odhise Paskali lindi nė Pėrmet nė vitin 1903. Studioi pėr Letėrsi dhe Filozofi nė Torino tė Italisė, ku mė pas vazhdoi studimet pėr histori arti nė vitin 1927. Vite mė vonė, nė 1931-shin krijoi shoqėrinė "Miqtė e artit". Nė periudhėn 1932-1937, nė disa qytete tė Shqipėrisė, u ngritėn disa monumente skulpturore, punime tė autorit. Skulptori i Popullit ėshtė i njohur pėr shumė nga punimet e tij, por mbi tė gjitha nė krijimtarinė e vet tė larmishme janė tė njohura veprat: "I urituri", "Lufėtari Kombėtar", "Themistokli Gėrmenji", nė Korēė; "Ushtari i panjohur", "Partizani fitimtar" (Mathauzen, Austri) 1968; Monumenti i Skėnderbeut nė Tiranė me bashkautorė; Bustet: Naim Frashėri, Jeronim De Rada, Vojo Kushi e shumė vepra tė tjera. Pėr tė gjithė ata qė e kanė vlerėsuar, vepra e tij mbetet njė shkollė e vėrtetė arti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Odhise Paskali Empty
MesazhTitulli: Re: Odhise Paskali   Odhise Paskali Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 11:53 am

historia e paskalit
intervista

E bija: Jeta e panjohur me italianen Keti


Odise Paskali, 20 vjet me zemrėn e gruas nė studio

Si i shpėtoi njė operacioni tė Sigurimit


AFRIM IMAJ

“Zemrėn qė ke dashuruar nuk bėn ta lėsh ta tresė dheu”.

I bindur deri nė amshim ndaj kėsaj filozofie tė veēantė, gjeniu i skulpturės shqiptare, Odise Paskali, pas vdekjes sė bashkėshortes, ka ruajtur zemrėn e saj pėr 20 vjet me radhė. Kur e ndjera ka ndėrruar jetė, ia ka shkėputur atė nga kraharori dhe, pasi e ka pėrpunuar mirė e mirė, e ka vendosur nė vendin mė tė dukshėm tė studios sė tij. Pėr herė tė parė ngjarja e rrallė zbulohet nga e bija e artistit tė madh, e cila gjatė njė interviste pėr gazetėn “Panorama”, zbardh misterin e aktit tė pazakontė, qė Paskali nė gjallje e ruajti me fanatizėm nė privatėsinė e tij. Eshtė njė epilog dashurie i padėgjuar dhe nė baladat e hershme. Fati do t’i rezervonte kėtė fund historisė interesante tė dashurisė sė skulptorit mė tė shquar shqiptar me italianen Keti. E lindur diku nga mesi i viteve ‘20, nė auditorėt e Universitetit tė Torinos, dashuria e pastėr mes dy tė rinjve tė kombėsive tė ndryshme do tė mbyllej njė ditė vjeshte tė vitit 1947, nė njė strehė modeste nė Tiranė. Nė ēastet fatale me trupin e pajetė tė sė shoqes nė shtėpi, Odise Paskali do tė bėnte atė qė besonte. Teksa pėrgatiste pėr ta pėrcjellė drejt banesės sė fundit trupin e asaj qė kishte dashur mė shumė nė jetėn e vet, do tė ruante pėr kujtim zemrėn e saj. E bija, Floriana, duke ndriēuar jetėn e panjohur tė tė atit, thotė se zemrėn e Ketit e mbajti pėr 20 vjet nė ballin e studios sė tij dhe ēdo ditė sa futej e dilte prej aty pėrshėndetej me tė nė njė mėnyrė tė veēantė. Nė emėr tė dashurisė sė kėputur nė mes, Paskali kishte daltuar ndėrkaq edhe bustin e Ketit, qė e ruante nė krah tė zemrės. Pėr tė, thotė Floriana, kėndi nė tė cilėn e kishte vendosur ishte diēka i shenjtė dhe hyjnor. Po kush ishte vajza nga Torino qė mori zemrėn e gjeniut tė artit shqiptar? Pse nuk ėshtė njohur nė opinion kjo pjesė e jetės sė Paskalit? Kush ishin njerėzit me tė cilėt ai ndau dhimbjen pėr humbjen e Ketit, bashkėshortes qė donte sa edhe jetėn e vet...


Zonja Floriana! Nė librin pėr babanė tuaj qė keni botuar sė fundmi pėrmendni njė personazh tė panjohur deri tani. Italiania Keti, pėr tė cilin flisni nė kėtė monografi, shfaqet pėr herė tė parė si njė nga bashkėpunėtoret e afėrta dhe njeriu i zemrės sė mjeshtrit Paskali...
Ka qenė njė marrėdhėnie e veēantė e babait tim me Ketin, vajzėn me tė cilėn u lidh kur studionte nė Torino. U dashuruan aty dhe ngritėn srehėzėn nė Tiranė, ku jetuan bashkė pėr vite me radhė. Krijuan njė familje model me njė harmoni tė shkėlqyer, e cila do tė shkonte kėshtu deri nė vitin 1946. Deri nė ēastin fatal, ku Keti do tė ndėrronte jetė papritur nė duart e babait. Ka qenė kjo njė nga dhimbjet mė tė mėdha qė ka pėrjetuar ai. Por gjeti forca dhe e mori veten. Gjithsesi, kujtimeve tė Ketit asnjėherė nuk iu ktheu krahėt. As atėherė kur u martua me nėnėn tonė, as kur u bė baba, as atėherė kur i thirrėn gjysh...
Pra, Keti ka qenė gruaja e parė e babait tuaj. Si ka mundėsi qė pėr tė nuk ėshtė folur kurrė?
Babai e ka pasur tė shenjtė privatėsinė dhe ēdo gjė qė kishte tė bėnte me tė kishte dėshirė tė mbetej pronė e tij. Ai asnjėherė nuk e pa tė arsyeshme pėr t’u treguar tė tjerėve pėr talentin dhe fisnikėrinė e rrallė tė saj. Nė asnjė rast nuk ka bėrė tė njohur pėr opinionin kujtimet intime qė kishte me tė. Po kėshtu edhe dhimbjen pėr humbjen e parakohshme tė saj u mundua ta manifestojė brenda vetvetes. Nė kėtė mes mendoj se, pėrveē principit tė shenjtėrisė sė marrėdhėnieve me Ketin, kishte edhe njė arsye tjetėr, qė e bėnte babanė ta mbante ēdo gjė brenda vetes dhe mos t’i kushtonte shumė publicitet familjes.
Cila mendoni se ka qenė arsyeja tjetėr qė Odiseja e ka ruajtur disi nė fshehtėsi bashkėjetesėn me Ketin?
Kjo gjykoj se ka tė bėjė me kontekstin e kohės kur ata krijuan familjen nė Tiranė. Jemi menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe triumfi i komunistėve do t’u jepte njė lloj sensibiliteti marrėdhėnieve me tė huajt, sidomos me ata italianė, pėr vet aktivitetin e ushtrisė sė Duēes gjatė okupimit fashist tė Shqipėrisė. Ndjeshmėria e njerėzve menjėherė pas luftės, pėr mė shumė ideologjizmi i marrėdhėnieve me tė huajt, padyshim do tė ishte njė rrethanė shtrėnguese pėr familjen e babait, i cili kishte zgjedhur shoqe tė zemrės njė vajzė italiane nga njė familje aristokrate.
Si ua pėrshkruante babai historinė e njohjes me Ketin dhe ēfarė mbani mend nga kujtimet e tij pėr tė?
Historia e dashurisė sė tyre zė fill nė vitet ’20, kur tė dy studionin nė Torino. Ajo, njė vajzė nga njė oborr aristokrat, dhe Odiseja, njė djalė i talentuar qė studionte nė Torino pėr Histori Arti dhe Filozofi. Pas njė njohjeje spontane, tė dy kanė gjetur njeriun e zemrės te njėri-tjetri dhe kanė krijuar familjen, fillimisht nė Itali e mė vonė nė Tiranė. Nga shoqet e Ketit dhe tė babait tė viteve tė shkollės kam pasur rast tė lexoj shumė kujtime, nė tė cilat bėhet fjalė pėr njė dashuri tė pastėr e tė mbėshtetur mbi motive tė qenėsishme.
Pas kėsaj njohjeje tė dy do tė vinin tė jetonin nė Shqipėri.
Nuk kishin mundėsi pėr t’u sistemuar nė Torino, ca mė tepėr kur familja e Ketit kishte kushtet komode dhe njė pozicion tė favorshėm shoqėror atje?
Pėr kėtė kam folur gjatė me babanė. E kam pyetur herė pas here, madje nė ndonjė rast e kam quajtur edhe aventurė vendimin e tyre pėr tė lėnė Italinė e pėr t’u kthyer nė Shqipėrinė e shkatėrruar tė asaj periudhe. Po ēuditėrisht ai nė asnjė rast nuk ndjente pendesė pėr atė qė kishte bėrė, madje shpesh thoshte se njėqind herė tė gjendej pėrpara kėsaj dileme, tė njėqinda herėt do tė vepronte njėsoj. Ishte idealist dhe ēdo gjė nga kėnaqėsitė e veta e lidhte me fatet e atdheut. Njė lloj rilindėsi i lindur. Kėtė ia kishte kuptuar me sa duket edhe Keti, qė nė asnjė rrethanė nuk e vuri nė diskutim vendimin e tij pėr ta kthyer talentin e tyre nė pronė tė vendit tonė.
Pas vdekjes sė Ketit, Paskalit i duhej tė krijonte tė tjera marrėdhėnie. Njė martesė tjetėr me nėnėn tuaj, njė familje tė re nė tė tjera rrethana. A u fashitėn kujtimet e tij pėr dashurinė e parė dhe ēfarė pėrfaqėsonte pėr tė vajza nga Torino, qė i fitoi zemrėn gjatė viteve tė shkollės?
Pėr babanė kujtimet pėr Ketin ishin pjesė e shpirtit tė tij. Unė vėrtet kam ardhur nė jetė shumė mė vonė nga vdekja e saj, por qysh fėmijė mė ka ndjekur imazhi qė mė kishte rrėnjosur babai pėr tė. Pastaj, nga mėnyra se si e kishte vendosur ai profilin e familjes, Keti do tė mbetej gjithnjė nė ballin e vendit. Gjithnjė e re, energjike, e brishtė, e dashur...
Kur thoni nė ballin e vendit, kini parasysh nderimin e Odisesė pėr kujtimin e Ketit?
Kur them nė ballin e vendit, kam parasysh shumė mė tepėr se kaq. Mjafton tė kujtoj qė babai deri ditėn e fundit tė jetės e pati nė ballin e studios sė tij bustin dhe zemrėn e Ketit. Pėr tė prania e tyre nė vendin mė tė dukshėm ishte mjaft domethėnėse. Dhe po t’i vije re mėnyrės sė veēantė si komunikonte me to sa herė futej e delte nga studioja, patjetėr qė do tė emocionoheshe e do tė bije nė mendime. Ishte njė ritual i pėrditshėm. E niste ditėn e punės me pastrimin e bustit dhe ledhatimin e enės sė qelqtė ku ishte zemra e Ketit dhe pas disa ēasteve mbėrthyer mbi to, fillonte nga projekti qė kishte lėnė nė mes. Pėr tė kėto momente ishin tė shenjta, diēka intime e hyjnore njėherazi. Askėnd nuk pranonte ta shkėpuste sadopak nga ky komunikim i heshtur dhe asnjėrin nuk preferonte ta sqaronte pėr atė qė bėnte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Odhise Paskali Empty
MesazhTitulli: Re: Odhise Paskali   Odhise Paskali Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 11:53 am

Me siguri qė bustin e kishte bėrė vetė apo jo?
Bustin e Ketit e kishte bėrė vet, siē thoshte, jo me thonj e me daltė, po me shpirt. Madje jo vetėm kaq, por e mbante veprėn mė tė mirė tė tij. E kanė pohuar kėtė edhe mjaft nga kolegėt dhe njerėzit e shquar tė artit. “Keti” ka qenė njė vepėr e rrallė qė vėshtirė se pėrsėritet...
Pse thoni ka qenė, a nuk ėshtė ruajtur kjo vepėr e rrallė?
Si gjendje inventari ėshtė, po e denatyruar. E denatyruar nė njė mėnyrė profesionale, qė nuk mund tė restaurohet mė. Ka vėnė dorė mbi tė njė dorė e fėlliqur, pikėrisht atėherė kur nė studion e babait vėrshuan si talebanėt disa pseudoartistė, nė kohėn qė babai kishte ndėrruar jetė.
Po kjo “zemra” qė mbante nė studio Paskali, ishte ndonjė punim tjetėr?
Ishte zemra e vėrtetė e Ketit...
Zemra e Ketit? Si ka mundėsi?
Po, po, zemra e saj! Atė e pati ruajtur babai tė balsamosur nė njė enė qelqi. Sa herė futej nė studio atij i dukej se dėgjonte tik-takun e saj. Kur isha e vogėl nuk mund ta kuptoja domethėnien e kėtij rituali, po mė vonė do ta merrja vesh.
Nė ēfarė kushtesh e ruajti Paskali zemrėn e Ketit?
Kjo ėshtė njė histori mė vete, me tė cilėn ai na njohu kur ishim rritur. Vetėm atėherė na ka rrėfyer misterin qė fshihej pas saj. Qysh nga ajo kohė e deri sot nuk kam dėgjuar njė ngjarje tė tillė. Gjithsesi, babai dėshironte qė kjo tė mbetej nė privatėsinė e familjes dhe tė dashamirėsve tė tij. Ishte njė zgjidhje e tij nė emėr tė njė dashurie dhe tė pėrjetėsisė sė saj. Nejse, tė flasim pėr kushtet nė tė cilat babai duhej tė prodhonte kėtė histori...
Si mundi ta ruajė zemrėn e Ketit?
Kur morėn fund pėrpjekjet e jashtėzakonshme tė babait pėr t’i shėruar sėmundjen nė vesh, qė mė vonė do t’i depėrtonte nė tru, duhej ti bėnte pėrcjelljen e lamtumirės. Keti po ikte, por zemrėn e saj qė rrahu kurdoherė me zemrėn e tij ai nuk donte qė ta treste dheu. E dashura e tij qė la ēdo gjė nė vendlindjen e saj pėr t’i qėndruar pranė, tashmė duhej tė tretej nė tokėn e huaj. “Tė paktėn t’i ruaj zemrėn”, mendoi babai dhe me mėnyrėn e tij realizoi atė qė i tha zemra e vet. Nė kuzhinėn e vogėl tė banesės dy-katėshe nė bulevardin “Zogu i Parė”, nė katin e parė tė sė cilės ishte atelia e tij e punės, ngriti laboratorin qė i duhej. Mbylli derėn dhe filloi tė operojė vet mbi trupin e tė dashurės pa jetė. Hapi kraharorin e saj dhe i mori zemrėn. Pasi e pėrpunoi me formalinė, tė cilėn e kishte siguruar mė parė, e futi nė njė enė qelqi tė porositur enkas pėr kėtė punė. Pastaj e vuri nė ballin e studios.
Dhe e ruajti aty pėr shumė vite...
Pėr gati 20 vjet e ruajti nė studion e tij, si njė gjė tė shtrenjtė. Pėrpara saj ndjehej i qetė dhe i ngazėllyer njėherazi. Nuk kishte dėshirė qė kėtė ta bėnte publike. Mjafton ta dinim ne, fėmijėt dhe tė dashurit e tij. Ishte dashuria e tij e kėputur nė mes. Zemra e Ketit ishte imazhi i saj.
A kishte njeri qė e ndihmoi pėr balcamosjen e zemrės?
Jo. Unė thashė qė ai u mbyll i vetėm nė kuzhinė dhe aty manipuloi vet me trupin e Ketit. E kishte mėsuar mė parė fatin e keq tė saj dhe kishte marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr tė pėrpunuar zemrėn, qė do t’ia ruante si kujtim tė pėrjetshėm. Po tė njėjtėn gjė bėri edhe me trupin e saj. E balcamosi vet me merak dhe e veshi me rrobat qė i kishte lėnė amanet Keti. Me njė pėrkujdesje tė veēantė pėrgatiti edhe banesėn e fundit tė saj. Kishte pėrgatitur dy arkivolė qė futeshin te njėri-tjetri. I pari qė mbante trupin e saj ishte metalik. I dyti, brenda tė cilit futej i pari, ishte prej druri. Tė dy arkivolėt nė tė katėr cepat, kishin katėr gypa ajrosje. Po kėshtu edhe nė katėr cepat e varrit tė madh qė i bėri, kishte katėr gypa ajrimi qė komunikonin me vrimat e dy arkivoleve. Pėr shumė vite kjo banesė e veēantė e Ketit hijeshonte varrezat publike tė “Varrit tė Bamit”. Kur do tė zgjerohej qyteti i Tiranės bėmė transferimin e saj prej aty nė Sharrė, aty ku prehet edhe babai...
Pėrveē bashkėjetesės me Ketin, pėr tė cilėn nuk ėshtė folur mė parė, ka pasur ngjarje tė tjera qė nuk njihen pėr Odise Paskalin?
Ėshtė edhe njė ngjarje tjetėr me tė cilėn jemi njohur shumė vonė. Njė ndodhi qė ka tė bėjė me misterin e njė operacioni tė fshehtė tė Sigurimit tė Shtetit, pėr ta futur nė burg si element antiparti. Dikush kishte pėrgjuar nė jetėn e tij, dikush kishte hulumtuar nė dorėshkrimet e tij dhe e kishte denoncuar te operativi i Sigurimit. Qė kėtej kompetenti do tė ndėrtonte skemėn e njė operacioni nė tė cilėn do tė angazhohej edhe ministri i Brendshėm pėr ta prangosur tim atė si tradhtar dhe njeri qė ruante nostalgji pėr jetėn nė metropolet borgjeze tė Italisė. Procedura pėr tė goditur Odisenė arriti deri te Enver Hoxha. Pėr kėtė unė di fare pak. Di qė ende janė gjallė protagonistėt e kėtij operacioni. Ashtu siē ėshtė ende gjallė edhe njeriu qė e kėshilloi. Me sa di ka qenė Xhelil Gjoni, qė e ka mbyllur kėtė histori me njė qortim nė zyrėn e sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės.
...vijon nesėr



Mjeshtri i skulpturės: 60 vjet, 600 vepra

Nė 60 vjet, “Skulptori i Popullit”, Odise Paskali, ka bėrė rreth 600 vepra. Mė shumė se galerinė e gjerė tė personazheve, mjeshtri i shquar ka gdhendur nė bronz historinė e Shqipėrisė, duke bėrė monumentet e tė gjitha figurave tė kombit, qė nga rilindja, pavarėsia, monarkia, Lufta Nacionalēlirimtare e deri te regjimi komunist. “Luftėtari Kombėtar”, “Skėnderbeu”, “Fan Noli”, “Onufri”, “Ahmet Zogu”, “Enver Hoxha”, “Naim Frashėri”, “Flamurtari i Vlorės”, “Ēerēiz Topulli”, “De Rada”, “Pashko Vasa”, “Migjeni”, “Isa Boletini”, “Idriz Seferi” etj. janė vetėm njė pjesė e monumenteve qė ka bėrė Odise Paskali



Esseja e lamtumirės

“Esseja nr.425” Kėshtu e ka cilėsuar nė librin e kujtimeve Odise Paskali njėrėn prej krijimeve spontane, qė ėshtė njohur ndryshe si eseja e lamtumirės. Nė pak radhė mjeshtri i shquar i skulpturės ka hedhur njė mesazh interesant, qė sa herė e lexon tė vė nė mendime. Ja ē’thotė ai: “Lavdia shpesh ndrin kur protagonisti ka vdekur. Njeriu qė luajti njė rol tė nderuar pėr shoqėrinė, i lė asaj trashėgim veprėn, mundin, shpirtin qė shkėlqen i rrethuar me aureole. “Si trashėgim ju lėmė shpirtin tonė” kėndoi Asdreni ynė. Kjo ėshtė lavdia qė lė vlerat e vėrteta tė shkrira nė jetėn e pavdekshme tė kombit”.



Varrmihėsi Shkreta: Mjeshtri me papion, ēdo tė diel vinte te “Varri i Bamit” me pajton

“Ai vinte ēdo tė diel, gjithnjė nė orėn 10:00 dhe rrinte gati gjysmė ore te varri i sė shoqes. Ndizte nga njė qiri te katėr qoshet e tij, vendoste njė tufė tė madhe me lule dhe ikte i pėrlotur”. Kėshtu e nis rrėfimin e tij 80-vjeēari Xhem Shkreta, njeriu qė ka bėrė varrmihėsin e Komunales nė fillimin e viteve ‘50. Ai ėshtė njohur me mjeshtrin e skulpturės krejt rastėsisht, teksa i ka tėrhequr vėmendjen rituali i veēantė i homazhit tė tij.
“Mėngjesin e ēdo tė diele, te hyrja e varrezės do tė shfaqej pajtoni me tė cilin vinte pėrherė”, kujton Shkreta. “Si gjithnjė i veshur ‘shik’ me njė kostum tė zi dhe papion te fyti. Mbante kurora me lule tė bukura nė dorė dhe shpesh mė kėrkonte ta ndihmoja pėr ta shoqėruar te varri i Ketit. Pastaj ecte mė ngadalė. Ngadalė dhe i pėrlotur. Shkonte te strehėza e sė shoqes dhe pėrulej nė gjunjė. Ishin ēastet kur ai nuk donte t’i rrinte njeri pranė. Rrinte gati gjysmė ore ashtu. Kush e di ēfarė bėnte. Si ēohej nė kėmbė, fillonte tė pastronte varrin dhe rregullonte kurorat me lule, qė rrallėkush i kishte atėherė...”.
Pėr vite tė tėra, sipas varrmihėsit Shkreta, Odise Paskali do t’i nėnshtrohej kėtij rituali nė njė mėnyrė gati tė ēuditshme. Kėshtu deri nė ditėn kur “Varreza e Bamit” do tė ēpopullohej, pėr tė ndėrruar destinacion. Pikėrisht atėherė mjeshtri do tė paraqitej nga tė parėt, madje me njė staf tė tėrė. Ndėr njerėzit qė ka marrė pjesė nė zhvarrimin e Ketit ka qenė edhe Xhem Shkreta. I ka tė paharruara mbresat e asaj dite 70-vjeēari qė ka bėrė varrėmihėsin nė vitet ‘50. “Atė ditė profesori ishte tėrėsisht i hutuar, po e mbante veten. Ēdo gjė e bėri me pėrkujdesjen e tij, ashtu siē drejtoi nga afėr edhe rivarrimin nė zonėn e Sharrės”, shton Xhem Shkreta, qė e ka pėrjetuar nga afėr kėtė ritual tė trishtė tė mjeshtrit tė madh tė skulpturės shqiptare.



neser do te lexoni

Rrėfimi i Adriatik Kallullit, studiuesit qė Paskali i besoi redaktimin e librit tė kujtimeve
Si u penalizua mjeshtri i skulpturės shqiptare pėr shkelje tė moralit komunist dhe ideologjisė proletare nė krijimtari
Nostalgjia e artistit pėr idealistin Bled Paskali dhe hulumtimet e ekspertėve tė besuar tė Partisė mbi shfaqjet dekadente nė librin “Gjurmė jete”
Odiseja e veprės sė Paskalit gjatė kontrollit tė fshehtė nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri”
Kush ishin njerėzit qė censuruan kujtimet e gjeniut tė skulpturės dhe ēfarė mbeti nė librin e botuar nga dorėshkrimi i tij
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Sponsored content





Odhise Paskali Empty
MesazhTitulli: Re: Odhise Paskali   Odhise Paskali Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Odhise Paskali
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Kultura :: Arti shqiptar-
Kėrce tek: