AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė? Empty
MesazhTitulli: Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė?   Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė? Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:17 pm

Per here te pare ne Shqiperi Top Channel do te sjelle ne bashkepunim me kompanine “Endemol”, reality shown me te ndjekur ne mbare boten, Big Brother. Keshtu quhet shfaqja reale qe ka gozhduar prej me se 7 vjetesh miliarda teleshikues ne mbare boten. Big brother eshte nje format televiziv tejet i vecante, i konsideruar edhe si nje eksperiment socio psikologjik. 14 persona qe nuk e njohin njeri tjetrin zgejdhin te jetojne se bashku per mese 3 muaj ne shtepine e Big brother te izoluar nga bota e jashtme dhe nen survejimin e vazhdueshem te kamerave televizive. Ai qe fiton simpatine e konkureneve te tjere dhe per pasoje edhe simptine e teleshikuesve fiton cmimin prej 50.000 euro

Per here te pare Big brother eshte zhvilluar ne Hollande nga Endemol. Suksesi i ketij show qe i menjehershem. Tanime, me shume se 70 vende te botes kane Big Brotherin e tyre dhe me e reja eshte Shqiperia…

Ne sezonine ri televiziv Top Channel do ta paraqese kete reality show ne disa jave te tera transmetimi te drejtperdrejte. Cdo levizje te konkurenteve brenda shtepise teleshikuesit do te mund ta ndjekin 24 ore ne 24 ne dy stacione me dy regji individuale ne platformen Digitalb, e ndersa nje permbledhje me momentet me te bukura brenda shtepise gjate dites do te mund ta ndiqni cdo dite ne Top Channel.

Cdo jave nga shtepia e Big Brother eleminohet nga nje konkurent. Kjo gje atij i transmetohet live ne spektaklin e madh qe do te transmetohet drejtpersedrejti ne Top channel.

I vetmi person qe do te kominkoje me konkurenetet do te jete vellai i tyre i madh, Big Brother, te cilit ata duhet ti binden ne cdo rast.

Konkurenetet e Big brother nuk mund te shohin televizor, te lexojne shtypin, te notojne ne internet, apo te shkruajne letra. Atyre do t’ju lejohet vetem nje sasi e vogel librash per te marre me vete. Shtepia e Big Brother ne Shqiperi po ndertohet nga Top channel me te gjithe paraemtrat e shtepive te Big brother ne bote nen kujdesin e kompanise Endemol. Ajo do te kete nje siperfaqe prej 2000 m2 dhe nje strukture thelbesore.

Edicioni shqiptar i Big Brother do te zgjase 98 dite.

Faza e pare e seleksionimit eshte realizuar ne datat 15 dhe 16 dhjetor. Konkurimi vazhdon. Te gjithe ju qe jeni te interesuar per tu futur ne shtepine e Big Brother do te keni shans te testoheni ne muajin janar.

Qe te behesh pjese e BIG Brother duhet te jesh i bukur ose i shemtuar, i pasur ose i varfer, i ri ose i vjeter, i martuar ose single, me pak fjale qe behesh pjese e Big Brother nuk ka kritere, cdokush mund te jete kokurent, cdpokush mund te jete fitues.

Natyrisht qe te braktisesh punen, familjen, miqte dhe jeten normale nuk eshte e thjeshte, por nga ana tjeter eksperienca ne shtepi ehste e paharrueshme dhe 50.000 euro nuk jane pak.. Nga ana tjeter Big Brother i siguron te gjithe ata te cilet do te lene punen per tu future ne shtepi qe Big brother do ti paguaje ata si te ishin duke punuar ne vendin e tyre te punes per aq kohe sa qendrojne te mbyllur ne shtepi.

Shanset qe do te jape Top channel jane te shumefishta; ne ditet e para te vitit 2008, per te gjithe at ate cilet per nje arsye apo tjeter nuk kane mundur te aplikojne ose e kane rimenduar edhe nje here ne moment te fundit, komisionet perzgjedhese do ti mirepresin derisa rradhet e gjata te mbarojne dhe te gjithe ta keni provuar shansin per tu bere pjese e Big brother...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė? Empty
MesazhTitulli: Re: Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė?   Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė? Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:18 pm

Nisi mbrėmė nė "Top Media" reality-show mė i famshėm nė botė, nėn prezantimin e sė njohurės Arbana Osmani


Mbrėmė nė "Top Channel", DigitAlb e DigitAlb Mobile, nisi reality-show i famshėm, "Big Brother", drejtuar nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani. Formati qė serviret ėshtė ai origjinali qė gėzon njė famė tė jashtėzakonshme nė botė, qysh nga fillimet e tij nė vitet ‘90 nė Holandė. Nė "Top Media", ai vjen me asistencė tė kompanisė "Endemol" qė ka tė drejtat e kėtij reality-show, ndėrkohė qė patenta pėr realizimin e tij ėshtė blerė nga "Top Channel". Mbrėmė u ul perdja dhe u shua misteri i pjesėmarrėsve. Ata janė 14 gjithsej, 7 femra e 7 meshkuj qė variojnė nga 20 deri nė 45 vjeē. Ditė pas dite e javė pas jave, ata do tė bėhen tė njohur pėr publikun deri nė imtėsi e pa dyshim qė me temperamentin dhe formimin e tyre, do jenė pjesė e njė spektakli qė do tė zgjasė 99 ditė. Nė gati tre muaj, ata do tė sprovohen nė shumė forma, ku mė kryesorja ėshtė ballafaqimi dhe jeta me njėri-tjetrin. Do ketė miqėsi, aleanca, afinitete, por dhe pėrplasje, antipatia, kundėrshti e mospėrputhje. Duke llogaritur qė tė gjithė do merren me njėri-tjetrin nė mungesė tė televizorit, celularit, librit e deri dhe orės sė dorės, "burgu" qė do tė krijohet do t‘i shndėrrojė ata nė heronj ose viktima. Dhe kėtė, do ta pėrcaktojnė ata me njėri-tjetrin, ose do tė ketė dhe prej atyre qė e do zgjedhin me vullnet (pėr tė qenė viktimė), duke u larguar vetė nga shtėpia. Lloji i kėtij reality-show i pėrmban tė gjitha ekstremitetet. Nė thelb, "Big Brother", ėshtė njė laborator psikologjik ku nė fund ajo qė kėrkohet tė dihet apo tė njihet pėr ēdo konkurrues, ėshtė koeficienti i lartė i vitalitetit ku pėrfshihet durimi, aftėsia komunikuese; pėr tė folur ose heshtur, pėr tė pėrballuar provokime ose pėr t‘u bėrė i dashur pėr tė gjithė. Ėshtė pra njė lloj minijete qė konturohet brenda disa hapėsirave tė ngushta dhe ku me hir e pahir tė ofrohet njė fat, mbi tė cilin duhet tė ngadhėnjesh. Nė rastin konkret pėr tė fituar 50 mijė euro, qė ėshtė ēmimi i vėnė pėr atė qė do tė mbetet i fundit nė shtėpi. Ambientet e "Big Brother" janė rreth 20m metra katrorė dhe nė to ka njė soxhorno, banja, disa dhoma dhe njė kopsht. Llogaritet qė kostoja e organizimit tė "Big Brother Albania" nė bashkėpunim mes Top Media e kompanisė sė njohur "Endemol", tė ketė shkruar nė rreth 2 milion euro. Sipas organizatorėve, standardet e realizimit janė mė tė lartat pa asnjė diferencė mė ato qė aplikohen nė disa vende tė botės pėr reality-shoė-n nė fjalė.

Pjesėmarrėsit e atyshėm janė pėrzgjedhur nga katėr audicione, nė mes tė mbi 2 mijė e 500 aplikantėve nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia e disa vende tė Evropės ku ka shqiptarė. Janė zgjedhur duke parė tek ata karakteristikat e veēanta dhe shprehitė e ndryshme.

Ēdo tė shtunė nė mbrėmje, nga ora 20.45 e deri nė orėn 23.30, nė njė spektakėl tė drejtuar nga Arbana Osmani, siē publiku e ndoqi mbrėmė, do tė eliminohet nga njė konkurrent. Votimi pėr ta do tė jetė me sms nga publiku, pasi dy prej tyre tė jenė nominuar pėr t‘u larguar nga shtėpia nga deklarimet e njėri-tjetrit nė mėnyrė tė fshehtė.

E gjithė jeta e atyshme pėr 99 ditė e net me radhė, do tė jetė e vėzhguar nga 60 telekamera. Ndėrsa transmetimi do tė realizohet me anė tė dy regjive. Nga pikėpamja e teknologjisė sė realizimit dhe transmetimit, gjithēka i pėrket fjalės sė fundit, thonė organizatorėt.

Sakaq, publiku mund ta ndjekė "Big Brother" nė dy kanale nė DigitAlb e DigitAlb Mobile, si dhe nė "Top Channel" ēdo ditė nga ora 17.55 e deri nė orėn 18.05, ku do tė serviret pėr publikun njė ekstrat i zhvillimeve ditore.

Reality-shoė "Big Brother", konsiderohet si ndėr mė tė suksesshmit nė botė me njė shikueshmėri rekord. Nė Shqipėri atė e sjell pėr herė tė parė "Top Media". Nė kėtė mėnyrė, kjo kompani shėnon njė tjetėr arritje tė madhe nė fushėn e produksioneve televizive dhe spektakleve.



Tė dhėna


Cmimi i parė i "Big Brother Albania", ėshtė 50 mijė euro


Kostoja e organizimit tė kėtij reality-show mes Top Medias e kompanisė "Endemol", ka shkuar nė rreth 2 milion euro


Ambientet e "Big Brother Albania", janė rreth 2 mijė metra katrorė


Standartet e teknologjisė audiovizuale tė realizimit dhe transmetimit, janė tė fjalės sė fundit


Janė 60 telekamera qė rrokin ccdo aspekt tė lėvizjeve brenda nga ana e konkurrentėve, tė lidhura me dy regji
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
 
Big Brother, ēfarė mendimi keni pėr tė?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pst pst zgju jeni apo ja keni keput gjumit? Zgjohuni se erdha (:
» Cfare ndjeni kur kuptoni se bini ne dashuri??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Shtypi dhe politika :: Aktualitete shoqėrore-
Kėrce tek: