AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 RREGULLORJA E FORUMIT ALBANIA

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

RREGULLORJA E FORUMIT ALBANIA Empty
MesazhTitulli: RREGULLORJA E FORUMIT ALBANIA   RREGULLORJA E FORUMIT ALBANIA Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 12:13 pm

Rregullorja e forumit Albania ėshtė formuluar pėr tė vėnė nė vend misionin e forumit duke u servirur tė gjithė pjesmarrėsve atė qė forumi shqiptar pėrfaqėson dhe pėrēon. Rregullat e forumit janė tė thjeshta, llogjike dhe tė pranueshme nga normativat e etikės nė njė shoqėri demokratike. Kjo regullore ėshtė e nevojshme pėr mirėmbajtjen e forumit, qė ėshtė nė interes si tė antarėve tė thjeshtė, ashtu edhe tė stafit drejtues tė forumit. Pėr antarėt e thjeshtė, rregullorja bėn tė mundur krijimin e njė atmosfere tė kėndshme pėr pjesmarrje, kurse pėr stafin e forumit rregullorja ėshtė e rėndėsishme nė punėn e tyre pėr tė krijuar njė atmosferė tė tillė. Si nė ēdo shoqėri, nė forum do tė ketė njė shumicė qė i pranon rregullat dhe i zbaton ato, ashtu siē do tė ketė edhe njė pakicė qė i shkel vazhdimisht, me apo pa qėllim. Ėshtė detyra e stafit qė t'ua bėjė kėto rregulla tė qarta antarėve dhe tė ndėrhyjė sa herė qė dikush i shkel ato. Pa humbur kohė, le tė rendisim rregullat kryesore tė forumit :


1. Duhet tė shpreheni nė gjuhėn shqipe!

Gjuha shqipe ėshtė gjuha zyrtare e kėtij forumi. Tė gjithė pjesmarrėsit duhet tė shkruajne shqip nė forum. Tė gjitha dialektet e gjuhės shqipe janė tė lejuara por preferohet gjuha letrare shqipe, duke qėnė se ėshtė gjuha mė e lehtė pėr tu kuptuar nga shumica e shqiptarėve. Nderoni veten duke shkruajtur njė gjuhė shqipe tė pastėrt dhe konform rregullave gramatikore dhe tė drejtshkrimit. Ata antarė qė nuk shkruajnė dot gjuhėn shqipe, mund tė lexojnė dhe mund tė shprehen vetėm nė seksione tė veēanta tė forumit tė hapura pėr tė huaj apo shqiptarė qė nuk shkruajnė dot shqip.


2. Nuk duhet te bėni dallime fetare!

Shqipėria ėshtė njė popull me disa komunitete fetare dhe aspak homogjen kur vjen fjala te feja. Duke mbajtur parasysh kėtė fakt nė mendje, ēdo anetar duhet tė tregohet jashtėzakonisht i ndjeshėm nė mendimet apo paragjykimet qė ai mund tė ketė pėr njė fe apo komunitet tė caktuar. Nė forumin shqiptar kėto paragjykime fetare nuk janė tė lejuara dhe masa ekstreme merren nė raste tė tilla. Ne njohim tė drejtėn e cdo shqiptari pėr tė besuar/mosbesuar nė Zot dhe jemi mundur qė tė akomodojmė ēdo komunitet me forumin e tyre. Ēdo besimtar nė forum ka vendin e tij nė komunitetin e tij brėnda forumit shqiptar, por askush nuk duhet tė japi mendime apo provokojė mendimet e njė komuniteti tė caktuar tė cilit nuk i pėrket. Harmonia fetare ėshtė guri themelor i kombit shqiptar.


3. Nuk duhet tė bėni dallime krahinore!

Pavarėsisht se ēfarė paragjykime krahinore ju mund tė keni si person, kur hyni nė forumin shqiptar, kėto paragjykime nuk duhet ti sillni me vete. Ata shqiptarė qė bėjnė dallime midis vėllezėrve tė njė gjaku vetėm se ata vijnė nga krahina tė ndryshme me histori apo tradita tė ndryshme, nuk janė tė mirėpritur nė forumin shqiptar. Tė gjithė ata anėtarė qė bėjnė dallime tė tilla krahinore pėrjashtohen nga forumi. Forumi shqiptar nuk ėshtė hapur pėr tu bėrė tribunė e pėrēarjes kombėtare por njė kuvend i mirėkuptimit kombėtar.


4. Nuk duhet tė bėni dallime politike!

Ēdo anėtar i forumit ėshtė i lirė qė tė ketė bindjet e veta politike, ashtu si ēdo anėtar i forumit duhet tė respektojė bindjet e shqiptarėve tė tjerė, pavarėsisht se mund tė jenė nė kundėrshtim me tė tyret. Forumi shqiptar u jep njė mundėsi tė gjithė antarėve qė nė njė debat demokratik tė shprehin dhe mbrojnė bindjet e tyre konform rregullave tė forumit dhe konform kulturės demokratike. Pėrjashtim bėjnė bindjet komuniste tė cilat nuk mund tė shprehen nė forumin shqiptar pėrveē se nė forumin e hapur pėr kėtė segment tė shoqėrisė. Pėrjashtim bėjnė edhe bindjet politike qė bėjnė thirrje pėr genocid, vrasje nė mase, terrorizėm tė ēfarėdo forme. Propaganda e ēfarėdo forme ėshtė rreptėsisht e ndaluar. Forumi shqiptar u jep njė mundėsi qė tė shprehni mendimin tuaj dhe jo tė propagandoni. Mendimi qė secili prej jush shpreh nuk lartėsohet vetėm nga forca e argumentit, por edhe nga respekti qe ju tregoni pėr mendimin e tjetrit qė nuk mendon si ju.


5. Jo racizmit dhe persekutimit shoqėror!

Duke qėnė se ne shqiptarėt kemi vuajtur mė shumė se kushdo, dhe ende vazhdojmė tė vuajmė pasojat e racizmit, ėshtė kategorikisht e ndaluar shprehja apo mbrojtja e mendimeve raciste qė ngrihen mbi dallime gjenetike, krahinore, racore, orientim seksual, etj. Nuk do tė tolerohet racizmi i drejtuar individėve apo shoqėrive dhe tė gjithė ata qė mbrojnė apo shprehin kėto mendime do tė pėrjashtohen nga forumi. Nuk ka vend nė forumin shqiptar pėr kėto mendime qė mundohen tė lartėsojnė njė grup shoqėror duke derdhur vrer mbi nje grup tjetėr.


6. Respektoni tė drejtėn e autorit!

Ēdo material apo artikull qė sillni nė forum nė lidhje me njė teme tė caktuar diskutimi, duhet tė jetė i shoqėruar me burimin nga ėshtė marrė dhe mundėsisht datėn e botimit. Duhet tė keni gjithmonė parasysh tė drejtėn e autorit mbi materialin dhe secili prej jush duhet ta bėjė kėtė. Nė ato raste kur autori nuk e jep pėlqimin e tij pėr kopjimin apo riprodhimin e materialit, ju nuk mund ta sillni atė nė forum. Ēdo anėtar nė forumin shqiptar ėshtė pėrgjegjės pėr mendimet dhe materialet qė sjell nė forum dhe stafi i forumit do tė ndėrhyje sa herė qė do tė ketė ankesa pėr shkelje tė drejtash tė autorėve. Gjithashtu, tė gjithė ata qė pėrdorin ose kopjojne materiale nga forumi shqiptar, duhet tė shtojnė forumin shqiptar si burim tė materialit tė ripublikuar. Forumi shqiptar respekton tė drejtėn e autorit.


7. Nuk lejohen reklamat ose propaganda!

Nuk lejohen vendosja e reklamave tė faqeve personale nė firmė ose si titull poshtė emrit, por vetėm nė profilin tuaj. Ēdo anėtar ėshtė i lirė tė vendosi nė firmė lidhje temash nė forum, por jo lidhje faqesh jashtė forumit. Tė gjithė ata qė reklamojnė nė forum pa leje pėrjashtohen nė mėnyrė tė pėrhershme nga forumi pa marrė parasysh formėn e reklamimit. Nėse dėshironi tė reklamoni, kontaktoni me stafin e forumit pėr udhėzime dhe tarifa. Gjithashtu, ēdo pėrpjekje pėr tė propoganduar nė forum do tė marri pėrgjigjen e merituar. Forumi shqiptar nuk ėshtė njė mjet propogandistik, por njė kuvend ku secili prej jush ėshtė i lirė tė shprehi mendimin e tij tė lirė dhe jo tė propogandojė mendimin e tė tjerėve.


8. Respektoni tė drejtėn e mbrojtjes sė informacionit personal!

Ēdo anėtar ėshtė vetė pėrgjegjės pėr mendimet apo informacionin personal qė ai ndan me vizitorėt dhe antarėt e forumit. Stafi i forumit garanton mbrojtjen e informacionit personal tė dhėnė gjatė regjistrimit i cili nuk ėshtė publik. Kushdo qė mundohet tė minojė kėtė informacion duke shkelur vullnetin e anėtarit do tė ndėshkohet me pėrjashtim nga forumi. E njėjta masė merret edhe ndaj atyre qė mundohen tė diskretitojnė dhe denigrojnė njė anėtar tė caktuar. Stafi i forumit shqiptar i merr shumė seriozisht kėto shkelje. Ēdo prezantim apo informacion personal nuk mund te hiqet apo lėvizet nga forumi pasi ėshtė publikuar nga vetė anėtari. Konfidenca e informacioneve personale qė shpėrndahet jashtė rregjistrimit ėshtė komplet pėrgjegjėsi e antarėve. Stafi i forumit ju sugjeron qė sipas rrethanave tuaja personale, informacionet personale ti ruani nė konfidencė.


9. Duhet tė respektoni mendimin ndryshe!

Ajo qė tė bie nė sy nė forumin shqiptar ėshtė larmia e temave pėr diskutim dhe larmia e mendimeve tė ndryshme qė gjen nė ēdo temė. Fakti qė ju merrni pjesė nė kėtė forum duhet tė shėrbejė si njė aprovim indirekt i mendimit ndryshe. Kjo do tė thotė se ju keni vendosur qė tė merrni pjesė nė forum nė mėnyrė qė tė shprehni mendimin tuaj dhe tė lexoni edhe respektoni edhe mendimin ndryshe. Nėse e keni tė vėshtirė tė pranoni mendimin ndryshe dhe mundoheni tė impononi mendimet tuaja me forcė, sinqerisht, ju jeni nė vendin e gabuar. Nuk duhet qė tė hyni fare nė forumin shqiptar por duhet tė debatoni e shoqėroheni me ata shqiptarė qė mendojne njėsoj si ju. Arsyeja pėrse e theksojmė kėtė rregull ėshtė se pjesa dėrrmuese e problemeve nė forum lindin pikėrisht nga mosrespektimi i mendimit ndryshe qė shprehet konform rregullave tė forumit dhe etikės sė tė shprehurit.


10. Jo ofendime personale karshi anėtarėve!

Nė forum hyjnė anėtarė tė moshave tė ndryshme, nga krahina tė ndryshme, me besime fetare tė ndryshme, me nivel arsimor tė ndryshem, me tradita tė ndryshme, me botėkuptime tė ndryshme, me eksperienca jete tė ndryshme, me interesa dhe hobe tė ndryshme. Ua bėjmė kėtė gjė tė qartė nė mėnyrė qė tė jeni tė ndėrgjegjshėm me shkallėn e thellė tė diversitetit tė forumit, qė ėshtė dobėsia dhe nė tė njėjtėn kohė madhėshtia e tij. Fakti qė tė gjithė marrin pjesė nė forum tregon qė tė gjithė janė shqiptare. Pavarėsisht nga dallimet dhe diversiteti nė mendim dhe botekuptim, asnjėherė nuk duhet tė cėnoni integritetin e anėtarėve tė forumit sepse nuk jeni duke diskutuar me njė ekran por me mijra shqiptarė nga mbarė bota. Respekti mbi njėri-tjetrin duhet ta mbani parasysh ēdo minutė qė shpenzoni nė forum pasi po respektuat njėri-tjetrin, keni respektuar veten dhe vendin tuaj.


Nė mbyllje...

Kėto janė 10 rregullat e pėrgjithshme tė Forumit Shqiptar. Ēdo anėtar i forumit ėshtė i detyruar t'i respektojė kėto rregulla pa pėrjashtim. Me rregjistrimin nė kėtė forum, ēdo anėtar aprovon qė ka lexuar rregulloren dhe do tė respektojė tė gjitha pikat e lartpėrmendura, si dhe autorizon stafin tė nderhyje sa herė qė tė ketė shkelje.

Kėto janė vetėm rregullat e pėrgjithshme tė Forumit Shqiptar. Disa nga nėnforumet kanė disa rregulla tė veēanta qė janė vėnė si kryetema. Lexoni kėto rregulla para se tė abonoheni nė temat e nėnforumeve, qė tė shmangni keqkuptimet dhe pakėnaqėsitė. Kemi besimin e plotė se ju do ti shikoni kėto rregulla si tė drejta dhe do tė hasim nė mirėkuptimin tuaj, mirėkuptim qė bėn tė mundur mbarėvajtjen e komunitetit mė tė madh shqiptar nė Internet.

Vėrejtjet dhe sugjerimet e anėtarėve tė forumit janė tė mirėpritura por vetėm stafi i forumit rezervon tė drejtėn tė shtojė/heqi/ndryshojė rregullat e mėsipėrme dhe ti pėrforcojė ato nė forum.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
 
RREGULLORJA E FORUMIT ALBANIA
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Misioni i Forumit Albania
» Mjeku i forumit
» Rreth forumit te Folklorit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Projekti dhe shėrbime :: Rregullorja e Forumit-
Kėrce tek: