AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Truri - “ky Top Magjik”!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DarkAngel
Admin
Admin
DarkAngel


Male
Numri i postimeve : 171
Age : 34
Location : -_^
Job/hobbies : Tallje bythe me paramendim
Humor : coool
Registration date : 09/03/2008

Truri - “ky Top Magjik”! Empty
MesazhTitulli: Truri - “ky Top Magjik”!   Truri - “ky Top Magjik”! Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 10:14 am

Truri ėshtė njė ndėr krijesat mė tė ndėrlikuara dhe mė tė ēuditshme tė natyrės nė tokė dhe ėshtė fare pak i shfrytėzuar. Me tė drejtė fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumė ligje tė funksionimit tė trurit, e quajti atė “top magjik” dhe konsideroi se truri do tė mbetet fshehtėsia e natyrės, e cila e fundit do t’i zbulohet njerėzimit.

Pėr t’i kuptuar mė mirė sjelljet e njerėzve, duhet tė dimė mė shumė mbi ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili ėshtė ai gjenerator aq i fuqishėm qė i futė nė funksion gjithė kėto procese psiko-fizike? Kush tjetėr, pos trurit.

Truri ka tėrhequr gjithmonė vėmendjen, jo vetėm tė psikologėve tė sotėm , por edhe tė dijetarėve qė nga kohėt mė tė lashta, sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse shumicėn e sjelljeve. I pėrbėrė nga miliona neurone, truri (sidomos ai i qenies njerėzore) ėshtė organi mė i ndėrlikuar i ēdo gjallese. Shprehur figurativisht ai ėshtė mė i ndėrlikuar se cilido kompjuter i sotėm modern, pra njė superkompjuter biologjik. Sa pėr ilustrim, sėrish figurativ, po e cek se i tėrė rrjeti telefonik botėror, nė krahasim vėllimor me trurin, paraqet vetėm njė kokėrr fasuleje.

Truri ėshtė edhe pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e ndėrlikuar e sistemit nervorė. Ai veēanėrisht luan rol shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e jetė psikike tė njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon organizmin nė pėrgjithėsi; bėnė tė mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv (nėpėrmjet transmetimit tė impulseve nervore) dhe paraqet bazėn fiziologjike pėr tėrė jetėn psikike: pra, ėshtė bartės i tė gjitha proceseve psikike.

Pjesėt kryesore tė trurit janė tri: truri i madh, truri i mesėm dhe truri i vogėl, kurse pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e zhvilluar e tij ėshtė korja e trurit ose siē quhet ndryshe, korteksi. Nė zhvillimin e sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet mė sė voni dhe ajo paraqet rezultatet mė tė larta tė evolucionit. Sipėrfaqja e saj ėshtė rreth 2m2 dhe pėrmban rreth 14miliard elemente qelizore.

Truri i tė porsalindurit ėshtė katėr herė mė i lehtė se ai i njeriu tė rritur. Deri nė vitin e gjashtė truri arrin pėrafėrsisht 90% tė peshės dhe tė proporcioneve tė tij pėrfundimtare. Kėshtu, ndėrmjet moshės 9 dhe 10 vjeēare, truri i fėmijės arrin tė ketė proporcion gati tė njėjtė me atė tė trurit tė tė rriturit. Gjithashtu, ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se pesha dhe mosha e trurit nuk ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me zhvillimin e inteligjencė. Truri peshon rreth 1.5 kg.

Forca e trurit

Siē u tha edhe mė lartė, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga vjetėrsia trurit. Mund qė njeriu nė moshė shumė tė re ose shumė tė vjetėr, tė arrij rezultate fenomenale. P.sh. Gogeni filloi tė merret me art pas moshės 30 vjeēare. Mikeloangjelo, veprat mė madhėshtore i krijoi nė moshėn 80 vjeēare. Edhe Pikaso veprat mė tė mėdha i krijoi n vitet e 90 tė jetės.

Aleksandri i Madh i Maqedonisė i ka njohur me emėr tė gjithė ushtarėt e vet. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar me tė gjithė pa pėrkthyes. Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, pėr njė ditė i mėsoi tė gjithė emrat e anėtarėve tė senatit dhe tė shumė njerėzve tjerė tė Romės, me tė cilėt u taku. Filozofi dhe mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, qysh nė moshėn 10 vjeēare e recitonte Kur’anin pėrmendėsh, ndėrsa nė moshėn 14 vjeēare edhe tė gjitha veprat e Aristotelit. Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV, kishte memorie fantastike: secilėn libėr qė e lexonte dy herė, mund ta pėrsėriste fjalė pėr fjalė. Mocarti si 14 vjeēar, nė kishėn e Shėnė Pjetrit nė Romė, majti nė mendje gjatė kohės sė interpretimit gjithė muzikėn e njė muzikantit tė madh, notat e sė cilės mbaheshin nė fshehtėsi. Indiania, Shakuntala Devi ishte pėr gjashtė sekonda mė e shpejtė se kompjuteri nė zgjidhjen e njė problemi tė ndėrlikuar matematikor (ėshtė fjala pėr vitet e 80-ta) etj.

Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe nė dy gjysmė pjesė: e majta dhe e djathta, kėshtu qė secila anė e trurit kontrollon pjesėn e kundėrt tė trupit: pra, nė qoftė se dėmtohet ana e majtė e trurit, pėson paralizė pjesa e djathtė e trupit dhe anasjelltas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Truri - “ky Top Magjik”!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Shkenca :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek: