AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme ekonomike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 11:59 am

Komisioni i Komuniteteve Europiane, 6,8 milionė euro pėr Shqipėrinė

Kėshilli i Ministrave miratoi dje vendimin “Pėr miratimin nė parim tė marrėveshjes financiare ndėrmjet Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Komisionit tė Komuniteteve Europiane, pėr programin vjetor tė veprimit tė fqinjėsisė “Cards 2004”. Sipas kėsaj marrėveshjeje, ndihma financiare e BE-sė nė mbėshtetje tė procesit tė Stabilizim-Asociimit, pėrveē programit Cards kombėtar pėr Shqipėrinė, pėrfshin dhe asistencėn qė BE-ja u ofron vendeve fqinje nėpėrmjet programeve Interreg, tė cilat financohen nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal. Kjo marrėveshje financiare mbulon financimin pėr vitin 2004, duke vėnė nė dispozicion pėr vendet e Ballkanit pėr tė gjitha programet e fqinjėsisė shumėn prej 15 milonė eurosh. Duke iu referuar ndarjes sė fondit tė tė gjithė programit tė fqinjėsisė pėr vitin 2004, Shqipėria pėrfiton 6,8 milionė euro. Periudha e zbatimit tė marrėveshjes financiare fillon me hyrjen nė fuqi tė kėsaj marrėveshjeje dhe pėrfundon mė 31.12.2011. Kjo periudhė zbatimi do tė pėrfshijė dy faza: njė fazė operative tė zbatimit, e cila do tė fillojė nė momentin e hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes financiare dhe do tė pėrfundojė nė datėn 31.12.2009.


Menaxheri i kėrkimit pranė Qendrės Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare, ACIT, mendon se viti 2005 do tė jetė i vėshtirė nga pikėpamja ekonomike

“Zgjedhjet janė njė faktor shumė i fortė nė Shqipėri dhe ato do tė kenė njė ndikim gjithashtu tė fortė”. Ky ėshtė mendimi i Selami Xhepės, menaxher i kėrkimit pranė Qendrės Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare, ACIT. Xhepa ėshtė pesimist, pėrsa i pėrket gjendjes ekonomike tė vitit tė ardhshėm. Ai mendon se pėrveē zgjedhjeve, janė edhe shumė faktorė tė tjerė negativė. “Natyrisht, jemi njė ekonomi e vogėl dhe e menaxhueshme. Ne nuk mund tė presim kataklizma”, thotė Xhepa, i cili i pėrjashton skenarėt mė tė kėqinj, megjithėse mendon se gjendemi para njė viti tė vėshtirė. “Kur flasim pėr rritjen ekonomike nė kushtet kur nuk i kemi tė gjitha tė dhėnat, detyrohemi tė flasim nė pėrgjithėsi dhe jo konkretisht. E njėjta gjė ndodh edhe me objektivin e rritjes ekonomike prej 6 %, e cila ėshtė kthyer nė njė lojė kungulleshkash: jo gjashtė, por sa!”
Pėrsa i pėrket problemit tė zgjedhjeve, edhe ministri i Financave, Arben Malaj, thotė se “vitin e ardhshėm do tė shohim nėse administrata publike do tė jetė nė gjendje tė pėrballet me presionin e politikės”. Malaj pranon se zgjedhjet pėrbajnė njė kosto qė do ta paguajnė tė gjithė dhe, para sė gjithash, bizneset.
Xhepa, nga ana e tij, rendit konsumin si faktorin mė problematik pėr vitin e ardhshėm. “Investimet pritet tė jenė tė bollshme, por ekonomia shqiptare ėshtė ende e orientuar nga konsumi”, thotė ai, duke iu referuar tė dhėnave tė INSTAT-it, qė e paraqesin konsumin final nė masėn 68 % tė PBB-sė dhe konsumin e popullatės nė masėn 58 % tė PBB-sė. Konsumi i popullatės pritet tė hasė probleme fillimisht nė faktin se rritja e pagave buxhetore dhe pensioneve ėshtė e programuar shumė ulėt, ndėrsa leku i fortė ul vlerėn e tė ardhurave nga emigrantėt. Ulja e konsumit tė popullatės ėshtė vėrejtur gjatė kėtij viti edhe nė importet, tė cilat janė ftohur.
Faktorė tė tjerė problematikė pėr vitin e ardhshėm janė sektori i ndėrtimit qė rrezikon tė mbetet pa punė, si pasojė e mungesės sė lejeve tė ndėrtimit, si dhe sektori i bujqėsisė qė prej kohėsh po zhvillohet ngadalė, si pasojė e mungesės sė politikave shtetėrore. Ndonėse shifrat zyrtare tė turizmit gjatė kėtij viti janė shumė optimiste, situata qė u pa nė bregdet gjatė verės ishte nė fakt shumė negative. Pėr mė tepėr, turizmi ėshtė fusha e parė qė preket nga rėnia e konsumit tė popullatės.


Ngjarjet mė tė rėndėsishme ekonomike qė pritet tė ndodhin nė vitin 2005

Pozitive
· Investimet buxhetore programohen nė masėn 50 miliardė lekė (400 milionė euro), shifra mė e lartė nė histori dhe qė, pėr mė tepėr, pritet tė realizohet pėr shkak tė zgjedhjeve.
· Raiffaisen Bank ka deklaruar se dėshiron tė akordojė deri nė 150 milionė euro kredi pėr vitin 2005, gjė qė pėrbėn njė dyfishim tė kredisė sė re pėr ekonominė. BSH-ja programon rritje tė kreditimit nė masėn 68 %.
· Termocentrali i Vlorės si dhe naftėsjellėsi AMBO pritet tė sjellin investime tė rėndėsishme.
· Ėshtė programuar privatizimi i Albtelekom dhe ARMO, dy kompanitė e fundit me rėndėsi strategjike pėr vendin.
· Sektori i industrisė pritet tė ketė rritje tė fortė tė furnizuar nga energjia elektrike, ēimentoja dhe hekuri pėr eksport si dhe fillimin e punės nė disa miniera tė dhėna me koncesion.

Negative ·
Sektori i bujqėsisė programohet tė ketė njė rritje tė zakonshme, ende larg shfrytėzimit tė resurseve ekzistuese. Situata bėhet edhe mė problematike pėr faktin se gjatė kėtij viti, rritja e sektorit tė bujqėsisė ishte vetėm 3 %, ndėrsa disa produkte tė rėndėsishme si mishi, qumėshti dhe vezėt kanė arritur nė fazėn e ngopjes sė tregut
· Sektori i ndėrtimit pritet tė vuajė plotėsisht pasojat e numrit tė vogėl tė lejeve tė ndėrtimit, (67 % mė pak gjatė gjatėmujorit tė parė tė kėtij viti), ndėrsa disa kompani mund tė pėrfitojnė nga investimet e pritshme tė qeverisė pėr rrugė nė gjashtėmujorin e parė.
· Konsumi pritet tė jetė nė nivele tė pėrmbajtura. Konsumi rezulton i ulėt edhe gjatė vitit 2004, (rėnia e fortė e importeve), qė gjė vjen kryesisht nga ulja e aftėsisė paguese tė popullatės. (Forcimi i lekut ka ulur pėrfitimet e shqiptarėve nga remitancat e emigrantėve).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 11:59 am

Linjat urbane nė Tiranė, shtrenjtohen biletat me dhjete leke


Shtrenjtimi i mjaft shėrbimeve dhe ēmimeve tė produkteve tė ndryshme nė vend, ndėr tė cilat edhe hidrokarburet, nuk kishin si tė linin mėnjanė edhe shėrbimin e qarkullimit urban. Kanė qenė pėrfaqėsuesit e kėtij tė fundit qė nėpėrmjet Shoqatės Kombėtare tė Transportit Urban, kanė paralajmėruar pėr shtrenjtimin e radhės nė biletat e shėrbimit urban, duke nisur fillimisht me kryeqytetin. Ultimatumi i ėshtė dėrguar Bashkisė sė Tiranės nga pronarėt e kėtyre linjave si dhe qeverisė, ku pėrveē vėnies nė dijeni kėrkohej dhe pėrmirėsimi i kushteve tė kėtij lloj shėrbimi deri nė 1 nėntor. Kjo shoqatė, qė pėrfaqėson operatorėt privatė tė transportit urban nė qytetin e Tiranės, pėrfshin 11 linja shėrbimi urban qė disponojnė 225 mjete transporti. Kryetari i kėsaj shoqate, Ferdinand Ibrahimi, ka deklaruar nėpėrmjet njė deklarate nė lidhje me vendimin e marrė, duke e justifikuar kėtė me problemet e shumta qė kanė ulur normėn e fitimit pėr kėta operatorė. Nėpėrmjet deklaratės sė tyre shoqata deklaron se “gjendja e transportit urban ėshtė keqėsuar aq shumė, saqė ndodhemi para faktit dhe ju themi qė ky lloj shėrbimi kaq i rėndėsishėm pėr pushtetin lokal nuk mund tė vazhdojė me kėtė gjendje mjaft tė rėnduar”.

Ankesat e kompanive

Sipas kryetarit tė Shoqatės Kombėtare tė Transportit Urban, Ferdinand Ibrahimi, “50 pėr qind e udhėtarėve janė tė pajisur me abone dhe libreza invalidi, ndėrkohė gjysma tjetėr e udhėtarėve lėvizin me bileta”. Por sipas kryetarit tė kėsaj shoqate, shoqėritė tatohen 20 pėr qind pėr biletat e shpėrndara ndaj udhėtarėve. ”Ndaj fitimi i kėtyre shoqėrive ėshtė shumė i ulėt ose pothuajse fare”, - ka sqaruar Ibrahimi. Drejtuesit e kėsaj shoqate kanė sqaruar se institucionet pėrkatėse duhet tė ndėrhyjnė menjėherė brenda afateve tė pėrcaktuara, nė tė kundėrt do tė merren masa tė njėanshme.

Problemet

Faktorėt qė ndikojnė nė pėrkeqėsimin e kėtij shėrbimi janė tė shumta sipas drejtuesve tė kompanive private tė urbanėve. Njė ndėr mė kryesoret, qė ata e kanė “nė majė tė gjuhės”, ėshtė rritja e ēmimit tė karburantit gati 3 herė mė shumė qė nga viti 2003, si dhe pjesėt e kėmbimit tė mjeteve dhe vajrat lubrifikantė. Ndėrkohė, ka abuzime nė prodhimin dhe ndarjen e aboneve si dhe falsifikimin e tyre, nė veēanti pėr abonetė e pėrgjithshme dhe abonetė e studentėve. Gjithashtu, njė problem tjetėr pėr Shoqatėn Kombėtare tė Transportit Qytetas (SHKTQ) ėshtė shtimi vazhdimisht i personave qė sipas legjislacionit nė fuqi pėrfitojnė udhėtim falas, pėr tė cilėt shoqėritė nuk marrin asnjė lloj subvencioni.

Kėrkesat

Shoqata Kombėtare e Transportit Urban, duke nisur nga kushtet e vėshtira qė shkaktojnė probleme dhe humbje nė aktivitetin e tyre, kanė kėrkuar dy ditė mė parė heqjen e aboneve pėr tė gjitha kategoritė e udhėtarėve, duke kėrkuar qė tė punohet me bileta ditore. Gjithashtu ata kanė kėrkuar dhe rritje tė ēmimit tė biletave deri nė 30 lekė nga 20 lekė qė ato kushtojnė aktualisht, duke kėrkuar pėr kėtė njė vendim tė veēantė tė Kėshillit tė Ministrave. Sipas drejtuesve tė kėsaj shoqate, “situata pa abone tė vazhdojė derisa institucionet pėrkatėse tė pėrgatisin kuadrin ligjor pėr kategoritė e udhėtarėve qė pėrfitojnė udhėtimin falas dhe mėnyrat e subvencionimit tė tyre”. Ndėrkohė, kryetari i kėsaj shoqate ka bėrė dhe njė kėrkesė ndaj Bashkisė sė Tiranės nė lidhje me infrastrukturėn rrugore. “Deri mė 1 nėntor, Bashkia duhet tė krijojė infrastrukturėn e plotė pėr korsi tė veēantė tė autobusėve, nė mėnyrė qė tė rritet shpejtėsia e lėvizjes sė autobusėve tė transportit urban”, - tha Ibrahimi. Ndėrkohė, kjo shoqatė i kėrkon Drejtorisė Tatimore, Drejtorisė sė Kontrollit tė Automjeteve, Drejtorisė sė Policisė dhe Policisė Bashkiake, pėr tė mos lejuar subjektet e palicencuara tė zhvillojnė konkurrencė tė pandershme nė linjat urbane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:00 pm

Qeveria vendos heqjen e TVSH-sė pėr sektorin e ndėrtimit


Qeveria “Berisha” ka vendosur qė tė lehtėsojė disi sektorin e ndėrtimit nė vend, duke i hequr barrėn e taksės sė Tatimit tė Vlerės sė Shtuar pėr ndėrtimet. Kanė kaluar mė tepėr se tre vjet debate mes ndėrtuesve dhe qeverisė pėr tė mos lejuar vėnien nė pėrdorim tė kėsaj takse, qė sipas biznesit ishte shkak kryesor pėr rritjen e ēmimeve nė kėtė sektor. Pėr kėtė arsye qeveria ka vendosur qė tė lėrė nė fuqi vetėm variantin aktual tė ligjit, i cili takson ndėrtimin vetėm nėpėrmjet nxjerrjes sė vlerės sė shtuar, nė bazė tė situacionit tė kostos. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka sqaruar dhe arsyet i dhe qėndrimin e qeverisė nė lidhje me kėtė ēėshtje. “Qeveria ka vendosur moszbatimin e TVSH-sė nė ndėrtim, pasi nuk e ka asnjė vend nė Europė apo Ballkan”, - ka deklaruar ministri i Financave. Ai ka shtuar mė tej se, “ajo ēka mund tė bėjė qeveria ėshtė qė tė studiojė pasojat dhe tė marrė masat pėr parandalimin e atyre gjėrave qė sjellin njė impakt negativ nė ekonominė e vendit. Ne i kemi kompensuar efektet e kėsaj takse me disa elementė tė tjerė nė sektorin e ndėrtimit dhe jemi nė tė njėjtin model dhe standard me disa vende tė tjera”. Por vendosjen e TVSh-sė nė masėn 20 pėr qind nė sektorin e ndėrtimit, e kėrkoi me ngulm dy vjet mė parė Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Por njė kėrkesė e tillė hasi nė kundėrshtimin e fortė tė ndėrtuesve, tė cilėt kėrkuan nga qeveria qė tė mos fuste nė veprim njė taksė tė tillė, pasi ajo do tė rriste automatikisht me 20 pėr qind ēmimin e sipėrfaqeve tė ndėrtuara.





KESH-i siguron energji edhe pėr muajin tetor

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka njoftuar se ka siguruar energjinė elektrike nėpėrmjet importit edhe pėr muajin tetor 2007. Kjo ka bėrė qė pėr drejtuesit e saj, por dhe pėr qeverinė, tė shkarkohet disi ankthi pėr sigurim tė energjisė nė ēdo fillim vjeshte, edhe kėsaj here ishin paralajmėruar kufizime drastike. Sasia e energjisė sė blerė pėr muajin tetor ėshtė 8.5 milionė kilovat/orė, ose 1 milion mė shumė kilovat/orė se muaji shtator. Burime nga KESH-i bėjnė tė ditur se nė fund tė muajit tetor Korporata pritet qė tė zhvillojė edhe tenderin e madh pėr tė siguruar sasinė mė tė madhe tė energjisė pėr dimrin e sivjetshėm. Por rritja e importit nuk pritet qė tė shoqėrohet me ulje tė kufizimeve, tė cilat kanė vijuar tė larta nė tė gjithė vendin sė bashku dhe me faturimet afrofe pėr qytetarėt. Sasia shtesė e energjisė qė do tė blihet nga importi do tė shėrbejė kryesisht pėr uljen e prodhimit vendas, me qėllim qė ai tė ruhet pėr kohė krizash nė kaskadėn e Drinit. Aktualisht nė kėtė kaskadė prurjet e ujit mėsohet tė kenė rėnė dhe bashkė me to dhe prodhimi, qė ka shkuar nė 3 milionė kilovat/orė nga 5 milionė qė prodhohej mė parė, por nė dimėr konsumi i energjisė pritet qė tė dyfishohet, nė njė kohė qė prodhimi dhe importi i deritanishėm mbulojnė njė sasi tė barabartė vetėm me atė tė konsumit tė stinės sė verės.

Doganat, Ministria e Financave largon drejtorin nga konkurset

Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave nuk do tė jetė mė kryetar i komisionit qė pėrzgjedh punonjėsit, tė cilėt do tė rekrutohen kėtej e tutje pėr tė hyrė si pjesėtarė nė shėrbimin doganor. Me vendimin e fundit tė Kėshillit tė Ministrave, pėrbėrja e komisionit tė pėrzgjedhjes sė kandidatėve, pėr tė gjitha kategoritė e nėpunėsve tė administratės doganore, ndryshohet nė mėnyrė tė tillė, qė kryetar i tij nuk do tė jetė mė kreu i kėsaj administrate, por njė nga zėvendėsministrat e dikasterit tė Financave. Nga njoftimi i Departamentit tė Informacionit pranė Kėshillit tė Ministrave mėsohet se, “anėtarė tė tjerė tė komisionit, qė pėrcakton funksionarėt e rinj tė Doganave do tė jenė drejtori i pėrgjithshėm i Politikave Makroekonomike nė Ministrinė e Financave, zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm Administrativ nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave, drejtori i Personelit dhe Shėrbimeve Mbėshtetėse nė Ministrinė e Financave dhe njė pėrfaqėsues i Fakultetit Ekonomik”. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren zyrtare.



“One stop shop”-i, ende i mbetur nė kuadėr premtimi pėr biznesin

Edhe pse qeveria “Berisha” premtoi njė sportel unik pėr regjistrimin e bizneseve tė reja nė vend, “One stop shop”-i i shumėpėrfolur nuk ka nisur si duhet punėn. Sporteli i regjistrimit pritej qė tė ishte njė eliminues i burokracive pėr regjistrimin e bizneseve private, duke shkurtuar kohėn nė njė ditė. Por sipas dėshmive tė qytetarėve, regjistrimi aktualisht kėrkon 30-60 ditė, nga 24 orė qė ishte deklaruar nga qeveria. Nė kėtė qendėr vazhdojnė radhėt e gjata tė qytetarėve qė presin, duke qenė se nė tė janė grumbulluar tė gjitha veprimet qė bėheshin mė parė nė zyra tė ndryshme, si veprimet tatimore, tė punėsimit, sigurimet, e deri te regjistrimi bashkiak. Sipas institucioneve ndėrkombėtare, nė Shqipėri nevojiten mesatarisht 39 ditė pėr tė hapur njė biznes tė ri. Kjo ėshtė cilėsuar si pengesė e dukshme pėr nxitjen e krijimit tė ndėrmarrjeve tė reja. Shėrbimet qė ofron aktualisht Qendra janė 20 dhe pėr tė gjitha ato, nga qeveria ėshtė caktuar njė tarifė fikse, prej 100 lekėsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:00 pm

Energjia, importi pėr 2008-ėn, 242 mln euro

"Shi miliardash" pėr tė siguruar energjinė. KESH, sytė nga bankat private pėr kredi

Shuma e shpenzuar pėr blerjen e energjisė gjatė kėtij viti vendosi rekordin historik, duke qenė disa herė mė e lartė se fondet e shpenzuara vitet e kaluara. Ndonėse ende nuk ka njė shifėr tė saktė, mendohet se totali i shpenzimeve pėr blerjen e energjisė nga importi pėr 2007-ėn do jetė rreth 160 milionė euro. Por pėr vitin qė vjen kjo shifėr pritet tė jetė edhe mė e lartė. Sipas njoftimit zyrtar tė Agjencisė sė Prokurimeve Publike pėr tenderin e hapur tė blerjes sė energjisė, qė do tė zhvillohet nė datėn 31 tė kėtij muaj, fondi limit ėshtė parashikuar 242.4 milionė euro, shumė kjo e barabartė me thuajse 25 pėr qind tė totalit tė eksporteve vjetore tė Shqipėrisė. Me anė tė kėsaj shume, korporata shpreson tė sigurojė energjinė pėr periudhėn 1 nėntor 2007, deri nė 31 dhjetor 2008. Por pėr 2 muajt e mbetur tė kėtij viti vlera e importeve pritet tė jetė diku te 40 milionė euro, ēka do tė thotė se plot 200 milionė euro do tė shkojnė pėr sigurimin e energjisė pėr vitin 2008. Kėto shifra duket se janė bėrė problemi kryesor i institucioneve ndėrkombėtare qė monitorojnė ekonominė shqiptare, qė nė kėtė pikė janė duke bėrė presion mbi qeverinė pėr tė rritur ēmimin e energjisė. Misioni i fundit i Fondit Monetar Ndėrkombėtar vlerėsoi ecurinė e ekonomisė shqiptare pėr vitin 2007, por nuk harroi tė pėrmendė pasigurinė qė mund tė sjellė kriza energjetike dhe goditjet e mundshme tė saj nė ekonomi.

19 milionė euro pėr tetorin

Fondet e mėdha qė shpenzohen pėr blerjen e energjisė nga importi rriten me ritme tė larta nga muaji nė muaj. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se pėr tetorin vlera totale e importeve tė energjisė arrin nė mbi 19 milionė euro. Pėr dy muajt paraardhės, gushtin dhe shtatorin, u shpenzuan respektivisht 17 dhe 16 milionė euro. Nė total, tė tre muajt tė marrė sė bashku bėjnė plot 52 milionė euro, ose e thėnė ndryshe 6.3 miliardė lekė. Vetėm shuma e prokurimeve tė energjisė pėr kėta tre muaj rezulton 1.3 miliardė lekė mė e madhe se ajo qė qeveria i subvencionoi korporatės pėr tė siguruar energjinė. Zyrtarė tė lartė tė KESH bėjnė tė ditur se korporata do i drejtohet sėrish tregut tė kredive pėr tė marrė borxh nga bankat private, pasi ēmimet e larta tė energjisė nuk mund tė pėrballohen edhe nė rast se arkėtimet do tė ishin nė masėn 100 pėr qind dhe humbjet nė nivelin zero. Gjendja financiare e korporatės ngre shumė dyshime pėr tė ardhmen, nė rast se qeveria nuk do tė ndėrhyjė pėr tė rritur ēmimin e energjisė.

Furnizimi

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi se ka mundur tė sigurojė importin e muajit tetor pėr energjinė elektrike duke shkarkuar disi ankthin qė shoqėron ēdo fillim dimri nėse Shqipėria do tė mundet tė sigurojė sasinė e nevojshme tė furnizimit me energji elektrike. Madje, nė tetor sasia e blerė pėr gjithė muajin ėshtė mesatarisht 8.5 milionė kilovat/orė nė ditė ose 1 milion mė shumė se muaji shtator. Nė fund tė tetorit pritet qė korporata tė kryejė tenderin e madh, prej tė cilit pritet tė blejė tė gjithė sasinė e nevojshme tė energjisė pėr vitin 2008, megjithėse pėrvoja e njė viti mė parė tregoi se kjo ka qenė e pamundur. Fatkeqėsisht rritja e importit tė energjisė nuk do shoqėrohet me ulje tė kufizimeve. Burime nga KESH kanė bėrė tė ditur se sasia shtesė do tė shkojė kryesisht pėr tė kompensuar uljen e prodhimit vendas, me qėllim ruajtjen e rezervės nė kaskadėn e Drinit. Prurjet nė Fierzė ditėt e fundit kanė ardhur duke u ulur dhe drejtuesit e korporatės po shqyrtojnė skenarin e zvogėlimit tė prodhimit vendas deri nė 3 milionė kilovat/orė, nga rreth 5 milionė qė ka qenė deri mė tani. Sė bashku me importin, kjo sasi ėshtė e barabartė me konsumin e energjisė nė stinėn e verės, kur nė dimėr kjo kėrkesė dyfishohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:00 pm

Cmimet e karburanteve, rritja nuk ndalet

Tabelat e ēmimeve pikat e karburanteve nė Tiranė janė retushuar disa herė brenda javės

Ēmimet e karburanteve nė vend po njohin rekorde tė reja historike. Njė litėr benzine apo naftė e ēdo kualiteti tani kushton deri nė 8 lekė mė tepėr, nga sa kushtonte vetėm dy muaj mė parė, ēka e rėndon mė shumė xhepin e konsumatorėve. Drejtpėrdrejtė tek drejtuesit e automjeteve dhe makinerive nė prodhim, nė mėnyrė tė indirekte shtrenjtimi ndjehet tek hovi qė kanė marrė ēmimet e mallrave dhe tė shėrbimeve. Vetė importuesit e karburanteve e paraqesin kapjen e nivelit tė shitjeve me ēmim afėr 1.2 euro pėr litėr tė naftės dhe benzinės me ndryshimet negative qė kanė ndodhur nė tregun ndėrkombėtar. Ndėrsa nė tregun vendas njė litėr naftė kushton 140 lekė, ndėrsa njė litėr benzinė rreth 143 lekė. Viktor Nushi, kryetar i shoqatės sė importuesve tė hidrokarbureve thotė se ėshtė i pashmangshėm efekti qe vjen nga tregu botėror. Gjithashtu shitėsit vendas tė karburanteve po pėrballen me vėshtirėsinė e mungesės sė energjisė nė distributorėt e tyre, duke futur nė pėrdorim gjeneratorėt me lėndė djegėse qė tė mos ndėrpresin punėn me klientėt."Kjo rritje e detyruar e kostos ka rritur ēmimin e shėrbimit", thotė Nushi. Ndėrkohė ekspertėt e ekonomisė po e pėrshkruajnė rritjen e ēmimeve nė tregun e hidrokarbureve me elemente spekulative. Sipas tyre efekti i tregut botėror nuk mund tė vijė kaq shpejt nė tregun shqiptar. Gjithashtu ata argumentojnė se importuesit e karburanteve po shfrytėzojnė prej kohėsh rritjen e konsumit tė naftės e benzinės nga vėnia nė punė e gjeneratorėve tė prodhimit tė energjisė elektrike, si nga qytetarėt ashtu dhe nga biznesi e institucionet publike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:00 pm

Dosja e fundit e CIA-s pėr Shqipėrinė

Sipas raportit tė CIA-s, ekonomia e Shqipėrisė vazhdon tė ketė njė rritje me ritme tė ulėta. Numri i njerėzve qė punojnė vazhdon tė jetė ai i njė viti mė parė me 1. 09 milionė banorė, ndėrkohė qė nė kėtė shifėr nuk pėrfshihen 352 mijė emigrantėt qė janė jashtė vendit. Ndėrkohė qė nė 1000 persona 4.54 prej tyre janė emigrantė.

Importi
Nė tė dhėnat e fundit tė CIA-s pėr nivelin e importeve dhe eksporteve nė vend, interesant ėshtė fakti qė mallrat gjermane kanė pėsuar njė rritje duke kaluar ato kineze. Kėshtu niveli i mallrave tė importit nga shteti gjerman arrin nė shifrat 5.7 pėr qind, duke kaluar rreth 2 pėr qind mbi ato kineze. Ndėrsa nė vend tė parė pėr importin e mallrave mbetet pėrsėri fqinji ynė, Italia me 32 pėr qind tė mallrave qė fut nė vendin tonė. Nė vend tė dytė ėshtė shteti grek me 17.8 pėr qind, duke shėnuar njė shifėr tė konsiderueshme. Dhe nė vend tė tretė renditėn mallrat turke. Nė vend tė parė pėr mallrat qė importojmė renditen makineritė dhe pajisjet e tjera, tė cilat zėnė pjesėn mė tė madhe. Nė vend tė dy janė tekstilet dhe nė fund janė ushqimet. Ndėrsa eksportet, sipas raportit tė CIA-s, nuk kanė pasur ndonjė ndryshim tė madhe, duke ngelur nė shifrat e mėparshme. Ne vazhdojmė tė eksportojmė te vendet e tjera prodhime tekstili, metale tė ndryshme si dhe prodhime ushqimore si vaj, fruta, cigare. Sipas raportit, vlera e eksporteve tė vendit tonė pėr vitin 2006 ka kapur njė shifėr prej 763.2 milionė dollarėsh. Vendet ku eksportojmė mė shumė mallra janė Italia me 67.1 pėr qind, Mali i Zi 5.7 pėr qind dhe Greqia me 5.4 pėr qind.
Etniciteti dhe feja
Ndėrsa nė tė dhėnat standarde qė nuk pėsojnė ndryshime qėndrojnė ato qė kanė tė bėjnė me etnicitetin dhe fenė. Shqipėria futet nė kombet qė janė racė e pastėr. Kėshtu, sipas tė dhėnave tė CIA-s, 95 pėr qind e popullsisė ėshtė shqiptare. Mė pas vijnė grekė me 3 pėr qind, tė tjerė janė vlleh, romė, serbė, maqedonas e bullgarė janė vetėm 2 pėr qind. Nga ana tjetėr, feja jep njė pėrqindje tė pandryshueshme nga ajo qė dimė tė gjithė. Kėshtu 70 pėr qind janė myslimanė, 20 pėr qind ortodoksė dhe 10 pėr qind katolikė. Por edhe pse nė kėtė raport nuk thuhet shpesh, shėrbimet amerikane kanė cilėsuar se vetėm 45 pėr qind e shqiptarėve janė praktikantė tė fesė. Ndėrkohė nė lidhje me minoritetin grek, nė tė dhėnat e CIA-s bėhet dhe njė sqarim interesant. Sipas saj, nė vitin 1989 nė statistikat shqiptare ky minoritet pėrfaqėsonte njė pėr qind tė popullsisė, ndėrsa nė vitin 1991 ky numėr arriti nė tre pėr qind tė popullsisė totale.

431 mijė pėrdorues interneti brenda dy muajve

Jo mė kot bota na quan vend nė zhvillim. Nė adresėn e internetit tė Shėrbimit Inteligjent Amerikan (CIA), Shqipėria tregon se ėshtė njė nga vendet qė ka rritjen mė tė madhe tė pėrdoruesve tė internetit. Nėse nė muajin maj kjo shifėr ka qenė 75 mijė, ndėrkohė qė nė muajin tetor kjo shifėr ka shkuar nė 471 mijė pėrdorues tė internetit. Po ashtu, tė dhėnat e fundit tė "Fact Book" nė faqen e CIA-s tregojnė se njė rritje ka pasur dhe pėrdormi i telefonave. Kėshtu nga 1 milion e 225 mijė qė ka qenė numri i pėrdoruesve tė celularėve dy muaj mė parė, kjo shifėr ka shkuar nė 1 milion e 530 mijė tė tillė. Ndėrsa njė nivel rritjeje shėnon dhe mesatarja e jetėgjatėsisė, e cila, sipas CIA-s, pėr vitin 2007 shkon nė 77.6 vjeē.
Raporti
Tė dhėnat fundit pėr Shqipėrinė nė faqen e internetit tė Shėrbimit Inteligjent Amerikan tregojnė se brenda njė kohe tė shkurtėt ka ndryshuar dhe numri i popullsisė. Nga 3.6 milionė banorė qė ky numėr ka qenė pėr vitin 2006, nė tetor tė vitit 2007 ky numėr ėshtė rritur me 523 banorė. Ndėrkohė qė mosha mesatare ėshtė rritur me 0.2 pėr qind. Ndėrkohė qė njė vit mė parė ka qenė 29 pėr qind. Me 0.3 pėr qind ėshtė rritur dhe jetėgjatėsia mesatare e popullsisė, duke shkuar nga 77.3 nė 77.6 pėr qind pėr vitin 2007.
Edukimi i popullsisė
Sipas tė dhėnave tė dosjes sė CIA-s, 86.5 pėr qind e popullsisė dinė tė shkruajnė dhe lexojnė, dhe kjo nis qė nga mosha 9 vjeē. Pra, 13.5 pėr qind e popullsisė sonė ėshtė analfabete, njė shifėr alarmante dhe mė e larta e cilėsuar nė vitet e fundit. Nga kėta duken se mė analfabetė janė femrat se meshkujt.
Teknologjia
Shqiptarėt janė mė shumė sesa tė dhėnė pas teknologjisė. Sipas tė shifrave tė CIA-s, vetėm gjatė dy muajve tė fundit numri i pėrdoruesve tė internetit ėshtė shtuar me njė shifėr prej 396 mijė pėrdoruesish. Ndėrkohė qė nė muajin maj kjo shifėr ka qenė 97 mijė, nė muajin tetor nė futjen e fundit tė informacionit qė ka bėrė nė faqen "Fack Book" CIA, rezulton se ky numėr ka shkuar nė 471 mijė pėrdorues.
Telefonat
Sipas raportit tė CIA-s, shqiptarėt rezultojnė ndėr mė tė pasionuarit pas telefonisė celulare. Vetėm nė dy muajt e fundit ky numėr ėshtė rritur nė mėnyrė tė konsiderueshme. Janė 35 mijė pėrdorues tė celularėve qė janė shtuar gjatė periudhės maj-tetor. Njė rritje pėrdorimi ka pėsuar dhe telefonia fikse. Nga 225 mijė persona qė kanė qenė nė raportin paraardhės, kjo shifėr ka shkuar nė 353 mijė e 600 tė tillė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:01 pm

Buxheti 2008, shpenzimet rriten me 60 miliardė lekė

Buxheti i 2008-s do tė jetė 60 miliardė lekė mė i madh se buxheti i kėtij viti, duke arritur shumėn e 3,8 miliardė dollarėve nga 3,2 miliardė lekė qė ishte kėtė vit. Ritmet e rritjes do tė jenė rreth 19,2 pėr qind mė shumė krahasuar me buxhetin suplementar tė vitit 2007. Shpenzimet kapitale janė parashikuar nė nivelin 105.9 miliardė lekė, nga tė cilat investime me burime tė brendshme 38.9 miliardė lekė dhe me burime tė huaja 66.9 miliardė lekė. Ky nivel i shpenzimeve kapitale ėshtė 51,1 pėr qind mė i lartė krahasuar me vitin 2007, si rrjedhim i rritjes sė burimeve tė huaja tė financimit pėrmes prezantimit tė instrumenteve tė rinj tė borxhit. Sipas kėshilltarit ekonomik tė kryeministrit, Sherefedin Shehu, “shpėrndarja e investimeve tė brendshme ėshtė bėrė me pėrparėsi nė sektorėt prioritarė. Prioritete tė listės sė investimeve janė pėrzgjedhur ato investime, tė cilat kanė qenė vazhdimi i projekteve tė mėparshme”. Kėtu bėn pjesė rruga Durrės-Kukės, aksi Lushnjė-Fier etj., investime qė janė strategjike pėr zhvillimin ekonomik dhe social tė vendit dhe nė pėrputhje me programin e qeverisė. Kėshilltari Shehu thotė se, “investimet qė shoqėrojnė projektbuxhetin 2008 janė tė kompletuara me njė kurrikulum tė plotė, me qėllim pėrzgjedhjen e projekteve tė plota, tė mirėstudiuara dhe nė vlera tė mėdha, duke reduktuar copėzimet e tyre, nė pėrputhje me tė gjitha procedurat e menaxhimit tė investimeve publike”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:01 pm

“Tirana Bank”, kredi pėr shtėpi me zero pėr qind interes

Tirana Bank” njofton daljen nė treg tė formės mė tė re tė kredisė pėr shtėpi, “Kredi pėr blerje shtėpie”, e cila vjen tek konsumatorėt shqiptarė me njė ofertė qė sjell njė ndėr normat mė tė ulėta tė interesit nė vend. Njė kėst i ulet interesi, ėshtė ndoshta gjėja e parė qė ēdo konsumator qė kėrkon kur pėrballet me format e ndryshme tė kreditimit qė ofrohen nga banka tė ndryshme. “Tirana Bank” ka menduar qė tė ēlirojė klientin e saj nga ky mendim, tė paktėn pėr 6 muajt e parė tė shlyerjes sė interesit tė kredisė pėr shtėpi, me njė normė interesi 0 pėr qind. Pra klienti do tė shlyejė vetėm kėstin mujor, pa asnjė norme interesi nga ana e bankės pėr 6 muajt e parė, ndėrsa nė vazhdim ai do tė vazhdojė tė paguajė njė nga normat e interesit mė tė ulėta nė treg, 3.5 pėr qind plus Euribor. Kjo konsiston nė mbėshtetjen e tė gjithė atyre individėve, ēifteve tė reja apo familje qė kėrkojnė tė kenė njė shtėpi tė re, apo tė investojnė pėr tė blerė njė apartament tė dytė, pasi nė shumicėn e kohės ėshtė mė e leverdishme tė investosh nė blerjen e njė shtėpie pėr krijuar njė stabilitet familjar nė tė ardhmen. “Tirana Bank” mbėshtet kėtė iniciativė me kėtė formė tė re kredie, e cila ka kushte tė favorshme jo vetėm nė normat e interesit, por edhe kushtet e tjera, si financim 100 pėr qind i shumės sė kėrkuar nga klienti, kohėzgjatje tė shlyerjes sė kredisė 25 vjet, 0 pėr qind komisione pėr transferimin e kredisė nga bankat e tjera, e mjaft tė tjera. Ndėrsa klienti pėrballet vetėm me kushtet e zakonshme qė duhen plotėsuar prej tij pėr marrjen e kėsaj kredie, si stabilitetit ekonomik me njė pagė tė verifikueshme, hipotekė apartamenti, garanci tė besueshme nga ana e bankės, njė moshė minimale nga 18 vjeē, e tė tjera. Kjo formė kredie iu drejtohet tė gjithė atyre qė kanė ėndėrr tė kenė shtėpinė e tyre e qė janė lodhur duke paguar apartamente me qira, me lehtėsira tė studiuara pėr t’ju ardhur ne ndihmė klientėve sipas nevojave tė tyre.
Rreth “Tirana Bank”
“Tirana Bank”, anėtare e grupit Bankar tė Pireut, nisi tė operojė nė Shqipėri nė shtator tė vitit 1996, si institucioni i parė bankar me kapital privat me licencėn e njė banke universale. Sot kemi njė pozicion tė fortė nė tregun vendas, me 14 pėr qind tė tregut nė kredi dhe asete, tė cilat kapin shifrat e 516.5 milionė euro (30.07.2007) dhe njė total prej 369.4 milionė euro nė depozita.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:01 pm

The Economist pėr Shqipėrinė: Mė nė fund kohė mė tė mira

Duket se perėndimi po ndėrron pėrshtypjen e tij pėr Shqipėrinė.

Nė njė shkrim sensacional nėn titullin “Mė nė fund kohė mė tė mira” ku i kushtohet zhvillimeve tė fundit ekonomike nė vendin tonė, shkruhet se njė bum i papritur po ndodh kohėt ė fundit nė kėtė vend.
“Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh lajme tė kėqija nė Shqipėri shkruhet qė nė fillim tė artikullit si korrupsioni, shteti i dobėt dhe nje krim i forte i organizuar.
Por mė tej pohohet se nė pese vitet e fundit po ndodhin ndryshime dhe njė transformim i papritur.
Vendi i dale nga kaosi i 97 i shkaktuar pas kolapsit te skemave piramidale tani po mbushet me ndėrtime te shumta ku apartamente dhe zyra me ngjyra te ndezura po shtrihen net e gjithe Tiranen.
Rruget po shtrihen dhe rikosntruktohen ne te gjithe vendin thuhet me tej. Madje po rilind edhe Vlora, nje qytet kur dikur mblidheshin kurdet e transportoheshin ilegalisht ne Itali.
Ligji antiskaf thuhet ne artikull ka dhene efktivitetin e vet dhe parate e perdorura dikur ne keto trafiqe tani po perdoren ne menyre te ligjshme ne ndertime dhe biznese ligjore.
Ekonomia informale eshte reduktuat dhe ne hotelet dhe restorantet vendit po pushojne mjaft pushues jo vetem shqiptare por dhe nga Kosova dhe Maqedonia.
Stabiliteti i viteve te fundit ka ndikuar ne hapjen e mjaft bankave te huaja, qe ndihmojnė me kredi te ndryshme.
Kur Bashkimi Europian, vijon artikulli vuri kufizime per emigracionin per punėsimin ky fakt nuk u prit me shqetėsim ne Shqiperi pasi nje numer i madh shqiptaresh jetojne dhe punojne ne perendim.
Mbi 600 mije prej tyre jetojne ne Greqi, me shume se 200 mije ne Itali dhe rreth 200 mije te tjere ne vende te ndryshme. Te gjithe keta emigrante dergojne ne Shqiperi rreth 1 miliarde euro ne vit.
Ka nje angazhim per te goditur krimin e organizuar, thone burime policore, eshte ulur numri i vajzave qe pėrdoreshin per prostitucion. Duke iu referuar shifrave te papunesise, niveli 15 per qind i saj ne Shqiperi eshte me i larte se ne vendet e tjera Europe, thote “Economist” por jo me shqetėsuese se niveli i papunėsisė ne Maqedoni dhe Kosove ku ky nivel eshte me i larte.
Por shqetesimi me i madh i shqiptareve thote revista e njohur ekonomike eshte e ardhmja e ekonomise se tyre.
Parate e emigranteve nuk mund te krijojne shume vende pune, nderkaq shqetėsuese mbetet edhe sjellja e kryeministrit Berisha i cili qe pas ardhjes ne pushtet ka vene ne kontroll te forte jeten publike ne vend.
Analaistet e “The Economist”?jane te bindur se situate poztive e krijuar ne Shqiperi do te ndikoje per mire ne e gjithe Ballkanin.
“Mirėqenia dhe stabiliteti ne Shqipėri”, pėrfundon artikulli i “The Economist”, “eshte i rendesishem per kedo ne Ballkan.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitimeWed Mar 19, 2008 12:02 pm

Taksė e re pėr importin e botimeve tė huaja
Kompania ndėrkombėtare e shpėrndarjes sė shtypit (revistave dhe gazetave), ka kėrcėnuar se nuk do tė dėrgojė gazeta dhe revista nė Shqipėri pas taksės sė re tė aprovuar nga parlamenti shqiptar.
Peter Emod, manaxhar i agjencisė nė Zyrih, i ka dėrguar njė letėr presidentit tė vendit, Bamir Topi duke i kėrkuar ndryshimin e ligjit, i cili vendos 20% taksė mbi tė gjitha produktet e shtypit tė importuara nga jashtė.

Njė kopje e kėsaj letre i ėshtė faksuar edhe zyrės sė shtypit.

“Ligji i ri do tė detyrojė kompanitė e shpėrndarjes tė mos dėrgojnė mė botimet nė Shqipėri. Kjo taksė mund ti japė fund edhe shtypit tė huaj nė Shqipėri” – tha Emod.

Ky ligj mund tė ndikojė gjithashtu edhe importin e librave, sipas agjencisė sė importit Adrion Ltd.

Shtypi i huaj ėshtė ndaluar tė vijė nė Shqipėri para viteve 1990, por duket se kjo situatė po pėrsėritet edhe tani me taksat e reja tė aprovuara nga parlamenti Shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Sponsored content





Lajme ekonomike Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme ekonomike   Lajme ekonomike Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme ekonomike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme Sportive

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Shkenca :: Ekonomi & biznes-
Kėrce tek: