AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 E drejta e autorit nė Forum

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

E drejta e autorit nė Forum Empty
MesazhTitulli: E drejta e autorit nė Forum   E drejta e autorit nė Forum Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:30 am

Pershendetje!

Nisur nga ndjekja e disa ndodhive te ketyre diteve te fundit ne forum, shtyhem te nis kete teme, ne te cilen besoj do te kish vend qe me se pari te pergjigjeshin administratoret e ketij forumi. Behet fjale per te drejten e autorit brenda ketij forumi. Cfare mundesie teknike ekziston qe te sigurohet kjo e drejte per ata qe kane sjelle ketu krijimet e tyre? Cfare masash mund te ndermarre konkretisht administrata e forumit qe te mbrohet kjo e drejte? A e mendon administrata qe me ndermarrjen e masave ne kete drejtim, do te ish e mundur qe t'i rritej vlera ketij forumi?

Pyetjet nuk i kam me tendence negative, por thjesht jane nje shqetesim i imi e besoj dhe i te tjereve qe kane sjelle krijime te veta ketu, ndaj ju lutem te mos i merrni per keq sa kam shtruar (mos i keqinterpretoni).
Besoj kjo teme eshte me interes dhe per personat qe kane sjelle krijime te tyre ne forumin e artit (tek arti i piktures, arti dixhital, artizanati, arkitektura).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

E drejta e autorit nė Forum Empty
MesazhTitulli: Re: E drejta e autorit nė Forum   E drejta e autorit nė Forum Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:31 am

ontrata e forumit me anetaret e tij

Forumi ju ofrojn mundesine te shpreheni e lexoheni per nje publik te gjere, por jeni ju pergjegjes per ate qe shprehni ne forum. Dhe me pergjegjesi kam parasysh vendimin qe ju merrni para se te shkruani ne forum: Duhet ti publikoj poezite e mia ne forumin shqiptar? Duhet te shpreh mendimin tim ne kete teme? Jam konform rregullave te forumit kur postoj kete mendim apo material? Kam shkelur gje te drejten e autorit duke publikuar kete material?


Cfare duhet te kini parasysh ne lidhje me forumin?

Se pari, forumi eshte shume transparent, bile dikush mund te thote se eshte me transparent se sa duhet te jete. Cdo postim ka nje autor, diten dhe kohen kur eshte publikuar dhe nje seri komentesh qe e kane shoqeruar. Kushdo mund ta vertetoje qe X artikull eshte publikuar ne Y dite dhe ne Z ore ne forumin shqiptar nga A anetar i forumit. Transparenca e ben verifikimin e cdo ankese apo shkelje shume te thjeshte, jo vetem per stafin e forumit, por per cdo vizitor ne Internet.

Se dyti, forumi shqiptar ka nje pjesmarrje te madhe dhe te gjere gjeografike qe nga Alaska e akullt e deri ne Zelanden e Re. Kjo eshte dicka shume pozitive dhe shume negative kur vjen fjala tek te drejtat e autorit. Eshte shume pozitive pasi krijimtaria juaj do te lexohet e marri kritika e vleresime nga nje numer i madh shqiptaresh nga mbare bota, nje mundesi qe nuk ta krijon as nje lloj tjeter media shqiptar apo asnje lloj kompani publikuese. Ka edhe nje efekt negativ, qe kushdo mund te lexoje, kopjoje e riprodhoje krijimtarine tuaj duke mos respektuar autorisine tuaj. Kjo eshte dilema me te cilen perballen krijuesit shqiptare, dhe une mendoj qe peshorja anon ne anen pozitive me shume se ne ate negative. Kostoja juaj e publikimit ne forum dhe vjelja e vleresimeve nga publiku shqiptar eshte zero, pa harruar edhe popullaritetin qe krijimtaria juaj fiton ne nje kohe shume te shkurter.

Se treti, ndryshe nga format e tjera te mediave shqiptare, sic jane ato te shkruara dhe elektronike, gjithcka qe publikohet ne forum eshte publike dhe e akumilueshme. Emisionin e djeshem te lajmeve nuk e shikon dot sot. Gazeten e djeshme nuk e lexon dot sot. Por temen e hapur 5 vjet me pare mund ta lexosh shume kollaj edhe sot, bile mund te japesh edhe nje mendim per te sot. Dhe keto materiale jane te kerkueshme jo vetem ne forum por edhe per gjithe vizitoret qe kerkojne nga motoret e kerkimit ne Internet si Google apo MSN apo Yahoo. Kjo ben te mundur qe shume kollaj nje autor te verifikoje nese dikush tjeter ka riprodhuar krijimtarine e tij te publikuar ne forumin shqiptar ne nje forum tjeter, pa marre pelqimin tuaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
 
E drejta e autorit nė Forum
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Kultura :: Letėrsia shqiptare-
Kėrce tek: