AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Fjala e presidentit Topi ne SAmitin e NATO-s ne Bukuresht

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Fjala e presidentit Topi ne SAmitin e NATO-s ne Bukuresht Empty
MesazhTitulli: Fjala e presidentit Topi ne SAmitin e NATO-s ne Bukuresht   Fjala e presidentit Topi ne SAmitin e NATO-s ne Bukuresht Icon_minitimeThu Apr 03, 2008 11:34 am

Shqipėria sot ndodhet nė krah tė vendeve tė cilėt vlerat e demokracisė dhe tė lirisė i kanė busulla tė strategjive tė tyre tė zhvillimit

I nderuar zoti Sekretar i Pėrgjithshėm,
I nderuar President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Shkėlqesi Presidentė dhe Kryeministra,
Zonja dhe zotėrinj,

Jam shumė i nderuar qė ndodhem sot nė Bukuresht pėr tė pėrfaqėsuar vendin tim nė kėtė ngjarje tė madhe. Dėshiroj t’ju sjell mirėnjohjen dhe falėnderimin mė tė thellė tė popullit shqiptar pėr vendimin qė mori sot Aleanca e Vendeve tė Atlantikut tė Veriut.

Sot, vendi im nėnshkruan aktin mė tė rėndėsishėm nė historinė e tij; sot populli shqiptar shkėputet pėrfundimisht nga e kaluara e Jaltės dhe Potsdamit; Shqipėria denjėsisht dėshmon se liria dhe demokracia kthehen nė virtyte edhe nė vendin ku, jo mė shumė se dy dekada mė parė, diktatura mė e egėr nė historinė e pas Luftės sė Dytė Botėrore e kishte kthyer nė institucion dhunėn ndaj lirisė dhe tė drejtės.

Si President i Shqipėrisė, dėshiroj tė falėnderoj tė gjitha ato vende mike, tė cilėt besuan nė kėrkesėn dhe dėshirėn e sinqertė euroatlantike tė popullit shqiptar dhe e mbėshtetėn atė. Kjo ėndėrr, e cila lindi natyrshėm qysh nė ditėt e para tė ēlirimit tė shoqėrisė shqiptare nga komunizmi, u realizua sot nė Bukuresht.

E gjithė shoqėria shqiptare, e gjithė politika shqiptare, mediat dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile nė Shqipėri, janė tė vendosur dhe tė pėrgjegjshėm pėr tė mbėshtetur anėtarėsimin e vendit tė tyre nė NATO.

Shqipėria ndodhet tashmė nė rrugėn e saj tė pakthyeshme pėr tė ndėrtuar njė shtet demokratik dhe tė sė drejtės. Ne jemi tė vendosur tė mos ndalemi pėrpara kėsaj sfide, nė emėr tė njė tė ardhmeje mė tė mirė, mė tė sigurtė dhe mė tė begatė pėr fėmijėt tanė, ku ēdo sakrificė ėshtė e pėrligjur.

Reformat e rėndėsishme politike dhe ekonomike nė Shqipėri, reformat nė sistemin e drejtėsisė, nė sistemin zgjedhor, nė sistemin e sigurisė, nė Forcat e Armatosura, nė modernizimin e institucioneve, reformat pėr ērrėnjosjen e korrupsionit dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar, tė cilat janė kontribut i tė gjitha forcave politike, pozitės dhe opozitės, i tė gjitha qeverive tė mbas vitit 1992, por sidomos i vetė popullit shqiptar, janė procese tė pandalshme, tė qenėsishme dhe tė domosdoshme edhe pėr njė vend anėtar tė Aleancės.

E konsideroj vendimin qė Aleanca mori sot pėr Shqipėrinė si njė vlerėsim dhe besim ndaj tė gjithė angazhimit tė deritanishėm, serioz dhe shumėplanėsh tė vendit tim dhe si njė angazhim madhor qė ne kemi si ndaj vendeve tė Aleancės, ashtu dhe ndaj popullit shqiptar.

Shqipėria ėshtė e gatshme tė bėhet pjesė e rėndėsishme e politikave tė sigurisė dhe demokracisė sė Aleancės si nė planin rajonal dhe nė atė global.

Shtrirja e NATO-s nė rajonin ballkanik tkurr ndjeshėm hapėsirėn e pasigurisė brenda kontinetit evropian.Ajo jep garancinė pėr siguri afatgjatė, pėr zhvillim e mirėqenie si dhe ndihmon nė demokratizimin e vendeve ballkanike, duke u treguar tė vetmen rrugė tė drejtė pėr t'u shkėputur nga e kaluara e tyre e armiqėsisė ndėretnike.

Shqipėria, nėpėrmjet politikės sė saj euroatlantike rajonale, do tė mbėshtesė integrimin e Republikės sė Kosovės nė hapėsirat e sigurisė dhe tė zhvillimit, si dhe do tė jetė e gatshme tė ofrojė kontributet e saj individuale brenda politikave tė NATO-s dhe tė Bashkimit Evropian pėr integrimin e Bosnje-Hercegovinės, Malit tė Zi dhe Serbisė.

Tė nderuar miq,

Shqipėria sot ndodhet nė krah tė vendeve tė cilėt vlerat e demokracisė dhe tė lirisė i kanė busulla tė strategjive tė tyre tė zhvillimit kombėtar, pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė ndritur jo vetėm pėr shoqėritė e tyre, por pėr tė gjitha shoqėritė dhe kombet e botės. Ne jemi sa krenarė, aq edhe tė pėrgjegjshėm pėr kėtė akt.

Dt 03/04/2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
 
Fjala e presidentit Topi ne SAmitin e NATO-s ne Bukuresht
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek: