AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Misioni i Forumit Albania

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Misioni i Forumit Albania Empty
MesazhTitulli: Misioni i Forumit Albania   Misioni i Forumit Albania Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 12:16 pm

MISIONI I FORUMIT

Forumi ėshtė njė inisiativė private e njė grupi tė rinjsh shqiptarė qė punojnė e mėsojnė nė Perėndim. Forumi ėshtė konceptuar si njė vendtakim i shqiptarėve nga mbarė bota pėr tė diskutuar mbi njė spektėr tė gjerė tematikash shqiptare. Forumi ėshtė i hapur pėr tė gjithė shqiptaret qė tė thonė fjalėn e tyre pėr fatet e kombit dhe pėr problemet qė ata hasin nė shoqeritė ku jetojnė.


- Mbajtja gjallė e Gjuhės Shqipe

Forumi shqiptar si gjuhė zyrtare ka gjuhėn shqipe me tė gjitha dialektet e saj. Duke qenė tė ndėrgjegjshėm qė njė numėr i madh shqiptarėsh jetojnė, punojnė e mėsojnė prej vitesh nė emigracion, forumi ndihmon nė mbajtjen gjallė tė gjuhės shqipe nė rradhėt e emigrantėve shqiptarė. Nėse nė punė e nė shkollė keta emigrante dėgjojnė e flasin vetėm njė gjuhė tė huaj, nė forumin shqiptar ata duhet tė lexojnė e shkruajnė shqip, nė mėnyrė qė tė marrin pjesė nė tė. Forumi ėshtė njė dhurate e jashtėzakonshme pėr tė gjithė ata fėmijė shqiptarė qė po rriten nė emigracion dhe nuk kanė mundėsi te tjera pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Jane me qindra shqiptarėt qe falė frekuentimit tė forumit kanė arritur qė tė mendojnė e shkruajne sėrrisht shqip.


- Ruajtja e Unitetit Kombėtar

Ate qė nuk e ka mundėsuar dot politika dhe politikanėt shqiptarė e ka realizuar forumi shqiptar. Motoja e forumit shqiptar ėshtė "Shqiptarė tė bashkuar, pėr njė Shqipėri tė bashkuar!" Bashkimi kombėtar i shqiptareve fillon me ribashkimin shpirtėror te tyre, pasi kemi jetuar tė ndarė pėr njė kohė tė gjatė nga njėri-tjetri. Forumi shqiptar ėshtė i vetmi komunitet shqiptar nė botė nė tė cilin do tė gjeni duke diskutuar sė bashku shqiptarė nga tė gjitha trojet etnike shqiptare. Kufijte ndarės apo largėsia fizike nuk ekzistojnė nė forumin shqiptar. Tabutė e pėrcarjes nė rradhėt e shqiptarėve janė flakur tej me kohė nė forumin shqiptar. Nė forumin shqiptar do te gjeni vetem shqiptarė.


- Ruajtja e Harmonisė Fetare

Duke qėnė se shqiptarėt u pėrkasin besimeve tė ndryshme fetare, ruajtja e harmonisė fetare duke i mėshuar tolerances fetare ėshtė njė prej misioneve tė forumit. Toleranca fetare nė forum ėshtė konceptuar duke krijuar forume tė pavarura pėr gjithė komunitetet fetare nė vend. Nė keto forume besimtarėt mund tė mėsojnė mė shumė mbi besimin e tyre duke bashkėbiseduar me bashkėbesimtaret. Ndryshe nga inisiativat e tjera fetare shqiptare nė kėtė drejtim, ne nuk marrim pėrsipėr tu imponojme antarėve te forumit as nje fe tė caktuar dhe as njė unifikim fetar falls. Forumi shqiptar njeh tė drejten e cdo shqiptari pėr te besuar e praktikuar fenė qė secili zgjedh. Toleranca fetare ushqehet pikėrisht duke u prere udhėn sulmeve fetare drejtuar komuniteteve tė caktuara fetare dhe duke u krijuar besimtarėve shqiptarė njė kėnd ku ata mund te mėsojnė mė shumė mbi fene e tyre dhe tė rriten shpirtėrisht.


- Ruajtja e Trashėgimisė Kombėtare

Trashėgimia kombėtare ėshtė e shenjtė pėr cdo shqiptar. Ajo pėrmbledh trashėgiminė kulturore, artistike, historike qė shqiptarėt kanė trasheguar nga brezi nė brez pėr mijra vjet. Ėshtė e njė rėndėsie tė jashtėzakonshme pėr krijimin e identitetit kombėtar edhe tek brezat e rinj njohja e kėsaj trashėgimie kombėtare. Njė nga vlerat mė tė mėdha tė kėtij forumi ėshtė pikėrisht publikimi i vlerave tė trashėgimisė sonė kombėtare nė mėnyre qė cdo shqiptar tė ketė mundėsi tė njihet me to. Njohja me zakonet, doket, traditat, historinė, veshjet, muzikėn, letersinė, artin, folklorin shqiptar ėshtė e vetmia rrugė pėr tu njohur dhe krijuar identitetin kombėtar tek cdo shqipar. Duke ruajtur kėtė trashėgimi si tė shenjtė, ne ruajmė tė pacėnuar identitetin tonė kombėtar qė na dallon nga cdo popull tjetėr nė botė.


- Promovimi i Vlerave Demokratike

Duke qėnė se vetė nismėtarėt e forumit kanė njohur nga afėr prej vitesh vlerat dhe principet e shoqėrive me njė tradite demokratike nė Perėndim, njė prej objektivave tė kėtij forumi ėshtė promovimi i vlerave dhe principeve demokratike edhe nė rradhėt e shqiptarėve. Tradita demokratike nė shoqerinė shqiptare ėshtė njė traditė e re ende e brishtė dhe jo fort e zhvilluar. Ne besojmė se ėshtė pėrgjegjėsia e brezave tė rinj tė shqiptarėve qė tė importojnė nė shoqėrinė shqiptare ato vlera dhe principe qė garantojnė liritė themeltare tė cdo shtetasi dhe i hapin rrugėn progresit shoqėror. Mėnyra se si ne kemi zgjedhur ta bėjmė kėtė ėshtė duke dhėnė shembullin tonė nė forum duke marrė pjesė nė tė dhe duke ngritur zėrin tonė pėr problemet qė pėrballen shqiptarėt kudo nė botė. Duke dhėnė shembullin tonė, jemi tė bindur qė shqiptarė tė tjere do ti bashkohen nismės tonė. Nė kėtė mėnyrė edhe ata shqiptarė qe nuk kanė patur fatin tė mėsojnė e jetojnė nė njė shoqėri demokratike, do tė mund tė njihen me vlerat dhe principet e saj. Demokracia pėr shqiptarėt nuk duhet tė vazhdoje tė jetė vetėm njė fjalė qė tingėllon bukur, por duhet tė kthehet nė njė mėnyrė tė menduari e tė jetuari si njerėz tė lirė.


Mesazhi qė pėrcjell Forumi

Pikat e mėsiperme pėrbejnė nė vetvete mesazhin qė percjell forumi tek cdo shqiptar qė e viziton atė. Ftojmė gjithe shqiptaret qė tė marrin pjesė nė forum duke u njohur me mendimet e bashkėkombasve dhe duke shprehur edhe mendimin tuaj. Diversiteti i mendimeve dhe debati i ngritur mbi respektin reciprok garanton evolimin e ideve dhe emancipimin e gjithė shoqerisė. Ju garantojmė qe sa herė qė do tė hyni nė forum, do te mėsoni dicka te re duke zgjeruar keshtu bagazhin tuaj kulturor. Nė tė njėjtėn kohė, forumi ju ofron njė mundesi ideale pėr tė shprehur mendimet dhe krijimtarine tuaj pėr nje publik tė gjerė shqiptar.

Stafi i forumit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
 
Misioni i Forumit Albania
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RREGULLORJA E FORUMIT ALBANIA
» Mjeku i forumit
» Rreth forumit te Folklorit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Projekti dhe shėrbime :: Pyetje - pėrgjigje-
Kėrce tek: