AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rregullat e nenforumit te muzikes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Rregullat e nenforumit te muzikes Empty
MesazhTitulli: Rregullat e nenforumit te muzikes   Rregullat e nenforumit te muzikes Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:22 am

Komunikimi ne gjuhen shqipe eshte nje nga te vecantat qe na mbledh se bashku ne faqet e ketij forumi dhe njekohesisht eshte dhe nje nga rregullat e tij. Duke patur parasysh kete, deshiroj t'ju kujtoj te gjithe pjesmaresve ne forumin e muzikes, te shkruajne ne shqip. Postimet ne gjuhe te huaj do editohen ose fshihen.

Postimet qe jane replika personale apo jashte tematikes se forumit te muzikes do te hiqen.

Kur sillni artikuj/intervista neper tema te ndryshme apo lajme rreth botes se muzikes, shkruani gazeten nga e keni marr dhe mundesisht emrin e autorit te shkrimit. Ne rast te kundert keto postime do te fshihen.

Nuk lejohen reklamime te faqeve te tjera, vetem nese keto jane faqe personale te vete kengetareve/grupeve.

Uroj qe t'ia kaloni kendshem ne faqet e ketij forumi dhe le te marrim pjese se bashku ne mirembajtjen e tij.

Faleminderit per mirekuptimin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Rregullat e nenforumit te muzikes Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat e nenforumit te muzikes   Rregullat e nenforumit te muzikes Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:22 am

SQARIM

Te gjitha temat apo postimet qe behen ne kete forum ne te cilat jepen adresa faqesh ku mund te shkarkohen albume te artisteve shqiptare, apo qofshin edhe kenge te vecanta, do te fshihen nga forumi dhe personat qe do ti bejne keto postime do te paralajmerohen.

Ju bejme te qarte qe eshte e jashteligjshme te shkarkosh muzike nga artistet shqiptare. Mund te degjoni albume te tyre, por jo ti shkarkoni ne kompjuterat tuaj. Qellimi i seksionit tone te muzikes dhe vete ketij forumi eshte te ndihmoje artistet shqiptare qe te publikojne krijimtarine e tyre ne nje publik shqiptar. Keshtu qe sa here qe degjoni nje album ose kenge qe ju pelqen, shkoni e blini albumin e atij artisti si nje shenje mbeshtetje per te dhe krijimtarine e tij.

Edhe njehere e perseris, te gjitha temat apo postimet ne forum qe japin adresa faqesh ku mund te shkarkohen kenge ne menyret e paligjshme, do te fshihen dhe anetaret do te paralajmerohen pasi eshte paligjshme ta besh kete gje ne forumin shqiptar.

Se cfare beni ju ne Internet apo ne privat, kjo eshte ne doren tuaj por per aq kohe sa merrni pjese ne kete komunitet dhe ne kete forum muzike, duhet te respektoni kete rregull.

Stafi i Forumit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Rregullat e nenforumit te muzikes Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat e nenforumit te muzikes   Rregullat e nenforumit te muzikes Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:23 am

Temat per kengetaret/grupet e ndryshme hapen per te diskutuar opinionet rreth tyre dhe muzikes qe ata paraqesin. Ne ditet e sotme ne faqe te ndryshme te internetit eshte e mundur qe gjithesecili te gjej kengen qe deshiron dhe ta degjoj apo shikoj. Prandaj nuk eshte e nevojshme qe temat apo postimet te mbushen me links te videove. Mund te sillen vetem nese deshironi te ilustroni mendimin tuaj per ate qe jeni duke diskutuar, apo te komentoni se cfare ju ka bere pershtypje ne videon qe po postoni. Video te ndryshme qe ju pelqejne, te cilat deshironi t'i ndani edhe me anetaret e tjere mund t'i postoni (edhe pa komente) ne "Temen e Pershendetjeve" tek Forumi i "Muzikes Boterore"

Pershendetje

P.s Titulli i "Temes Pershendetese" mund te jete i ndryshem, ne varesi te zgjedhjes qe ben hapesi i temes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Rregullat e nenforumit te muzikes Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat e nenforumit te muzikes   Rregullat e nenforumit te muzikes Icon_minitimeMon Mar 10, 2008 5:23 am

Fotografite
Fotografite qe do te kene te shkruar emra te faqeve te tjera nga interneti, do te hiqen, pasi konsiderohen reklama te ketyre faqeve.

Do lejohet vetem nje numer i caktuar fotografish neper tema, pasi numri i madh i tyre e ben te veshtire hapjen e temave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Sponsored content





Rregullat e nenforumit te muzikes Empty
MesazhTitulli: Re: Rregullat e nenforumit te muzikes   Rregullat e nenforumit te muzikes Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rregullat e nenforumit te muzikes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Kultura :: Muzika shqiptare-
Kėrce tek: