AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliCalendarKėrkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Timo Flloko

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Anisa

avatar

Female
Numri i postimeve : 46
Age : 32
Location : grece
Job/hobbies : studente
Humor : fine
Registration date : 19/03/2008

MesazhTitulli: Timo Flloko   Wed Mar 19, 2008 4:47 am

Timo Flloko eshte bere i njohur tek publiku shqiptar si aktor me disa role te spikatura si dhe autor tekstesh i disa kengeve. Kete rradhe ai prezantohet me nje liber me poezi te titulluar Rob i Manive nga dhe jane shkeputur poezite me poshte

URA

Golden Gate
ura e Brooklyn-it
urat mbi lumin Siene
urat e Nilit,
ura e Bunes
urat e Drinit
Ura me e sigurt?
Ura e dashurise,
varur ne perin e dyshimit...!


SYTE

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.


PEJA

Vendlindjes

Peje,
ne ije te Bjeshkeve te Namuna
qe si pleq te moēem
me plisa resh mbi krye,
qiejsh kuvendojne…
Gerryer thelle,
zhuritur,
Gryka e Rugoves.
Lart malet shpinat shtrijne,
murana flijimi,
ku heshtjen e vet ha durimi,
me lote ujevarash,
syte e kalimtareve nginj…

Ka rrjedhur koha lume,
por shtrati i malit s’eshte thare.
Nga padurimi klith:
Me ke pritur heret,
po vij!
Gryka zerin e perpin…
Me peshtjell nje ere, me mpin.
Nderem ne ajri,
dhe me merr harrimi…

Peje,
vendlindja ime,
ne zgrip te pikellimit!...

Peje 1990


PRES

U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri…te pres,
Bej te iki, s’me le zemra,
Se me mban nje shprese.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres…!

Ajo s’vjen …ditet terhiqen,
Mezi, …me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres…!

Ne s’ardhte me, ne s’ardhte kurre,
Prape une do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!

Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes…dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje s’ka… as shprese…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
sweetelbasanllie
Supermoderator
Supermoderator
avatar

Female
Numri i postimeve : 29
Age : 30
Location : tirana
Job/hobbies : shkollare
Humor : coool
Registration date : 15/03/2008

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko   Sat Mar 22, 2008 4:30 am

Anisa ...shume te bukura...mesa duket timoja po kompletohet cdo dite e me shume...me pelqejne tekstet e kengeve te tij...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
King_Arthur

avatar

Male
Numri i postimeve : 363
Age : 32
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko   Sat Mar 22, 2008 4:45 am

dhe mua me pelqen ky aktor Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
bella
Admin
Admin
avatar

Female
Numri i postimeve : 38
Age : 37
Location : Shqiperi
Job/hobbies : live my life
Humor : solare
Registration date : 11/03/2008

MesazhTitulli: Re: Timo Flloko   Thu Mar 27, 2008 12:48 pm

Arti Shqiptar ka nxjerr njerez me bote te madhe shpirterore edhe atehere kur kultura, letersia dhe cdo ne Shqiperin e asaj epoke ka qene e kufizuar e kontrolluar....perseri keta aktor te medhenj, shkrimtar etj...Artiste te paharruar mbeten te medhenj ne mendjet tona.

Timo Flloko eshte nje aktor dhe artist i mrekullueshem per mua...Une kur kam pare intervistat e tij ne televizione kam mbetur e mahnitur edhe nga menyra sesi ai shpreh me fjale dhe me mimike jeten e tij personale dhe profesionale.

E adhuroj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Timo Flloko   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Timo Flloko
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Me prane Njeri Tjetrit :: Kultura :: Letėrsia shqiptare :: Shkrimtarė shqiptarė-
Kėrce tek: