AbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AbaniaForum

ALBANIA FORUM
 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Historia e Elbasanit (Skampa)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Historia e Elbasanit (Skampa) Empty
MesazhTitulli: Historia e Elbasanit (Skampa)   Historia e Elbasanit (Skampa) Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 12:32 pm

Statistika Koordinatat 41°27' V 40°10' L Popullsia
-dendėsia 120,000 banorė
93 banorė/km² Sipėrfaqja 1,290 km² Administrata Shteti Shqipėria Rrethet Elbasan Prefiksi telefonik +355 (0) 54 Faqe zyrtare Bashkia e Elbasanit Politika Kryetar QAZIM SEJDINI Partia udhėheqėse PS Komunikacioni Targa e automjeteve EL Aeroporti Mother Tereza
25 km nga qendra e Tiranės

Historiku i Elbasanit
Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin e IIte qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e mė vonė me emrin “SKAMPINI” nė varėsi administrative tė Durrahut. Duke qėnė i vendosur ne kryqezimin e rrugėve Veri – Jug dhe Lindje – Perendim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qėndėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti nuk pėrmendet mė dhe njeh shkatėrrimin e tij gjatė migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.

Gjatė pushtimit turk tė Shqipėrisė, pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, Sulltan Mehmeti IIte, nė kthim e rindėrtoi kalanė e vjetėr, pėr ta patur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Nė vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.

Ai shpejt u zhvillua si qėndėr e rėndėsishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipėrisė sė mesme. Zejtaria dhe tregtia mori pėrsėri njė zhvillim te dukshėm duke shtrirė lidhjet dhe ndikimin nė tėrė zonat pėrreth.
Njė zhvillim tė ndjeshėm mori arti postbizantin i pėrfaqėsuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrės (Elbasanit), i cili krijoi njė art kulminant ku spikat me forcė tė vecantė gėrshetimi i shkėlqyer i gjeniut me traditėn vendase. Si vepra tė tij, tė trashėguara deri nė ditėt tona, janė afresket dhe ikonat e kishave tė Shelcanit dhe tė Valshit tė mesit tė shek. XVI. Vazhdues i veprės sė Onufrit pėrmendet Kostandin Shpataraku.

Njė zhvillim tė vrullshėm mori qyteti i Elbasanit nė shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve tė zejeve nė 45 Esnafe. Vlen tė pėrmendet nė kėtė kohė “Kodiku i Esnafeve tė Tabakėve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet ndėr mė tė vjetrit ne Ballkan.

Nė dokumentacionin e kohės, dėshmohet se nė mesin e shekullit tė XVII, Elbasani kishte 2000 shtėpi, 900 dyqane, punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi.

Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashte vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare nė Paris nė vitin 1867 dhe nė Cikago nė vitin 1894 krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkėt, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381 i pasuar me tė tjerė nė periudhat e mėvonshme.

Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qėndėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegėrisht dhe toskėrisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe.
Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare vecojmė Elbasanin si perhapės i mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor.

Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan nje sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas ku detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.
Mė 2 – 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndėr vendimet mė kryesore ka qėnė hapja e Shkolles Normale e cila u realizua me 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqėrisė Pėrparimi e cila do te mbėshteste financiarisht kėtė shkolle. Kjo shkolle ka qėnė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar Shqiptar.

Qyteti i Elbasani konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe clirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavaresisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor 1912, si i pari qytet i Shqipėrise, pjesmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė lėvizjen demokratike antifeudale tė vitit 1921 – 1924, si dhe nė luftėn e Dyte Botėrore.

Gjatė periudhės 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korcėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik.
Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave Shqiptare dhe tė huaja tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.Nė vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunuist dhe qyteti vuajti pėr 45 vjet nga represioni qė donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.

U persekutuan personalitetet mė tė spikatura tė qytetit tė Elbasanit. U vu dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjise sė re . Megjithatė qytetarėt e Elbasanit morėn pjesė aktive nė proceset demokratike tė vitit 1990. Personalitetet mė tė spikatura tė kėtij shekulli pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.
Elbasani ėshtė qytet nė Shqipėri dhe njėherit qendėr e Prefekturės dhe rrethit me tė njėjtin emėr.
Qyteti i Elbasanit ndodhet nė Shqipėrinė e Mesme. Ai shtrihet nė fushėn e Elbasanit, nė krahun e djathtė tė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, i rrethuar nė lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogėl, nė veri dhe veriperėndim nga kodrat e Ullishtave, nė perėndim nga pėrroi i Zaranikės, nė jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Nė anėn perėndimore tė qytetit kalon pėrroi i Zaranikės dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani ėshtė i vendosur midis gjerėsive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perėndimore 19° 03' dhe ndodhet nė njė lartėsi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veēoritė klimaterike tė kėsaj zone janė: dimėr i butė e me reshje dhe verė e nxehtė dhe e thatė.
Elbasani ėshtė njė nga qytetet mė tė mėdha tė vendit me njė popullsi prej rreth 120.000 mijė banorėsh.
Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e mė vonė me emrin Skampini dhe ishte nė varėsinė administrative tė Durrahut (Durrėsit). Duke qenė i vendosur nė kryqėzimin e rrugėve Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qendėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti i Skampinit nuk pėrmendej mė dhe u shkatėrrua nga bullgarėt dhe ostrogotėt gjatė migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.
Elbasani u themelua nga turqit osman nė tė njėjtin vend nė shekullin XV. Pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, sulltan Mehmeti II, rindėrtoi nė kthim nė vitin 1466 kalanė e vjetėr, pėr ta pasur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Kalaja u ndėrtua pėr vetėm 25 ditė dhe nė ndėrtimin e saj ndihmuan 150,000 njerėz.
Nė hyrje tė kalasė, mbi njė pllakė, sulltani shkroi nė turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorė, unė sulltan bir sulltanėsh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do tė thotė “vura dorė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 234
Age : 38
Location : Michigan
Job/hobbies : Admin
Registration date : 09/03/2008

Historia e Elbasanit (Skampa) Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Elbasanit (Skampa)   Historia e Elbasanit (Skampa) Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 12:33 pm

Me kalimin e kohės rreth Kalasė u zhvillua qyteti i Elbasanit.
Nė dokumentacionin e kohės dėshmohet se nė mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtėpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndėrrua nė qendrėn e Islamit nė Shqipėri. Pėr shkak tė pozitės shumė tė favorshme nė rrugėn Egnatia, Elbasani u kthye nė njė qendėr tregtie shumė tė rėndėsishme. Pėrkrah tregtarėve vendas dhe turq nė qytet ishin ngulitur edhe tregtarė grek dhe sllav.
Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare, njėra nė Paris nė vitin 1867 dhe tjetra nė Ēikago nė vitin 1894, krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkė, pistoleta dhe silahe tė prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381 i pasuar nga tė tjerė nė periudha tė mėvonshme.
Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegėrisht dhe toskėrisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe. Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare veēojmė Elbasanin si pėrhapės tė mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan njė sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas, tė cilėt detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.
Mė 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit ndėr vendimet mė kryesore tė tė cilit qe hapja e shkollės Normale, e cila u realizua mė 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqėrisė Pėrparimi, e cila do tė mbėshteste financiarisht kėtė shkollė. Kjo shkollė ka qenė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar shqiptar.
Qyteti i Elbasanit konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe ēlirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor 1912, si i pari qytet i Shqipėrisė, pjesėmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė Lėvizjen Demokratike Antifeudale tė vitit 1921 - 1924, si dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Gjatė periudhės 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korēėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik. Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave shqiptare dhe tė huaja, tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.
Nė vitin 1945 nė Shqipėri u vendos regjimi komunist. Si tė gjithė qytetet e tjerė tė Shqipėrisė edhe Elbasani vuajti pėr 45 vjet represionin e egėr komunist qė donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet mė tė shquara tė qytetit tė Elbasanit. U vu dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisė sė re". Nė proceset demokratikė tė vitit 1990 edhe qytetarėt e Elbasanit morėn pjesė aktive nė to. Personalitetet mė tė shquara tė shekullit tė kaluar pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nasi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, etj.
Banja e vjetėr turke, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit ėshtė restauruar dhe pėrdoret sot si restorant.
Ekonomia
Elbasani ėshtė njė qendėr e rėndėsishme industriale. Elbasani ėshtė qendėr e prodhimit tė hekurit pėr ndėrtim. Nė Elbasan ka gjithashtu edhe njė fabrikė ēimentoje, njė fabrikė tė prodhimit tė ferrokromit, tė oksigjenit, njė kombinat tė pėrpunimit tė drurit etj.
Transporti
Elbasani ndodhet rreth 54 km larg Tiranės, 82 km larg Durrėsit, 70 km nga pika kufitare e kalimit nė Qafė Thanė, 135 km nga qyteti i Korēės etj.
Xhamia e Ballijes
Xhamia e Ballijes ose e cilėsuar si “xhamia Blu e Elbasanit” ėshtė ndėrtuar pas xhamisė sė Nazireshės. Studiuesit mendojnė se ajo ėshtė ndėrtuar nė fillim tė shekullit XVII, nė kohėn kur nė Perandori kishte shkėlqyer si kryearkitekt Sedefqar Mehmet Aga Biēakēiu. Xhamia e Ballijes ėshtė vizituar nga Evlija Ēelebiu. Sipas Ēelebiut, xhamia e Ballijes ėshtė ndėrtuar nndėrmjet vitit 1608 dhe 1609. Elementė pėrbėrės tė saj si salla e faljes, portiku, minareja etj plotėsohen me siluetėn e njė kupole gjysmėsferike me njė tambur poligonal tetėkėndor. Elementi mė tėrheqės i xhamisė sė Ballies ka qenė minareja, e cila pėr nga lartėsia, modelimi dhe ballkoni kanė qenė tė vetmet e kėtij lloji nė Shqipėri. Xhamia e Ballijes ndodhej pranė vendit ku sot ėshtė Teatri Skampa. Komuniteti mysliman i Elbasanit ka pasur shumė kontestime pėr mospėrfshirjen e objektit nė planin urbanistik pėr qendrėn e re tė qytetit. Nė truallin e xhamisė ėshtė vendosur me anė tė planit Urbanistik qė tė jetė njė hapėsirė e gjelbėruar.
Xhamia e Agait
Plani rregullues i qytetit tė Elbasanit e pėrjashtoi atė nga monumentet e kulturės, ndonėse kishte vlera tė veēanta arkitekturore, pasi ekzistenca e saj kishte lidhje me emrat e arkitektėve tė mėdhėnj shqiptarė tė kohės. Xhamia mendohet se ka qenė e projektuar nga Sedefqar Mehmet Aga Biēakciu dhe u ndėrtua disa vite mė vonė. Sipas Ēelebiut, xhamia ėshtė me e re se ajo e Ballijes dhe se kishte njė minare shumė tė bukur. Ka mendime se kjo xhami ėshtė ndėrtuar nė vitin 1640. Xhamia e Agait ka ekzistuar pranė vendit ku sot ndodhet Albtelekom, dhe dy ndėrtesa banimi.
Xhami tė tjera
Ndėr xhamitė monumentale tė Elbasanit pėrmenden edhe: Xhamia e vjetėr e Fatihut. Ndodhej diku afėr portės sė Kalasė. Sot nuk gjenden gjurmė tė saj. Xhamia e Gazit tė Sinanit. Njihej ndryshe edhe si “xhamia e poetėve” pėr shkak se nė tė gjithė muret e saj ishin shkruar vjersha, lėvdata e fjalė profetike nga poetėt dhe udhėtarėt qė vinin nga tė katėr annėt e Perandorisė. Sipas Ēelebiut, nė muret e saj kishte aq shumė mbishkrime sa mund tė formohej njė vėllim me 1500 faqe. Mendohet se ka lidhje me Sinan Pashė Biēakēiun, i cili jetoi nė vitet 1506-1596. Sinan Pasha ishte ushtarak dhe pushtetar i lartė. Ka qenė oficer pallati nė kohėn e Sulltan Sulejmanit, guvernator nė Gaza e Tripoli. Kryevezir mė 1582 dhe guvernator i Damaskut mė 1568. Mendohet se ka financuar ndėrtimin e xhamisė qė njihet me emrin xhamia e Gazit. Pas kėsaj periudhe permenden edhe xhamia e Lepurit , xhamia e Sinan Beut, xhamia e Tabakėve, xhamia e Beqarėve dhe 20 medrese. Sipas kronikanėve xhamitė e zotėroninn njė cilėsi tė tillė ku tė gjitha minaret ishin nė harmoni mes tyre nė tė njėjtėn lartėsi. Xhamitė kanė qenė ndėrtuar nė qendėr tė qytetit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albania.yoo7.com
 
Historia e Elbasanit (Skampa)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sofra Elbasanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AbaniaForum  :: Ēėshtja kombėtare :: Historia shqiptare-
Kėrce tek: